Nga ANDI TANKU
Debutimi me Kombëtaren në miqësoren kundër Kamerunit duket se e ka karikuar së tepërmi sulmuesin shkodran, i cili në takimin e djeshëm midis Spartës së Pragës dhe Teplices ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij. Bala është aktivizuar si titullar dhe ka realizuar në minutën e 83-të të sfidës, pikërisht në atë moment kur dukej se loja po shkonte drejt barazimit, duke i dhënë kështu fitoren Spartës së Pragës që ndodhet vetëm 1 pikë larg vendit të parë në kampionat.
Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar një ndeshje me nivel të lartë duke luftuar në çdo duel ajror dhe për më tepër duke dalë fitues në përballjet me mbrojtësit kundërshtarë. Goli i realizuar në sfidën e djeshme është i dyti në kampionat për Balën, pas atij të shënuar kundër Slovakos. Me këtë paraqitje, bomberi 21-vjeçar rrit së tepërmi besimin e trajnerit të Spartës së Pragës, duke i shtuar më tepër mundësi vetes për të qenë titullar edhe në sfidat e ardhshme me klubin Çek.
Elis Bakaj edhe një herë tjetër ka qenë protagonist për ekipin e Çornomorets. Mesfushori kuqezi ka rezultuar deçiziv duke dhënë pasimin për gol në barazimin 1-1 që skuadra e tij ka arritur në fushën e Haverla Zakarpatias. Në minutën e 72-të të takimit, Bakaj ka arritur të japë një asis për shokun e tij të ekipit, Politilo, ndërsa ky i fundit ka shënuar golin e barazimit. Me performancën e djeshme, mesfushori shqiptar ka treguar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën e Çornomorets, e cila gjendet në pozicion të favorshëm në tabelën e klasifikimit dhe është në luftë për një vend në Kupat e Evropës.
Alban Meha nuk ka qenë i gatshëm për ekipin e tij, Paderborn, gjatë takimit që këta të fundit kanë zhvilluar dje në fushën e Aalen, të cilin e kanë fituar me rezultatin 1-0. Fantazisti i Përfaqësueses sonë ka pësuar një dëmtim para takimit me Kamerunin dhe është detyruar të lërë grumbullimin e Kombëtares.
Mërgim Mavraj edhe një herë tjetër nuk ka mundur të shmangë humbjen në Bundesligë dhe tashmë gjendet në vendin e parafundit, duke rrezikuar të kthehet në kategorinë nga e cila erdhi këtë sezon. Furthi, ku aktivizohet Mërgim Mavraj, i cili mban edhe shiritin e kapitenit është mposhtur dje nga Borusia Dortmund me rezultatin 3-1.
Hyka mund Kukelin Skuadrat ku aktivizohen dy futbollistët e Kombëtares sonë janë vënë përballë njëra-tjetrës dje në një sfidë që ka përfunduar me fitoren 2-0 të Luzernës, në fushën e Zyrihut. Jahmir Hyka ka luajtur për 90-minuta, ndërsa Burim Kukeli nuk gjendej as në stolin e rezervave për Zyrihun.
Debutimi me Kombëtaren në miqësoren kundër Kamerunit duket se e ka karikuar së tepërmi sulmuesin shkodran, i cili në takimin e djeshëm midis Spartës së Pragës dhe Teplices ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij. Bala është aktivizuar si titullar dhe ka realizuar në minutën e 83-të të sfidës, pikërisht në atë moment kur dukej se loja po shkonte drejt barazimit, duke i dhënë kështu fitoren Spartës së Pragës që ndodhet vetëm 1 pikë larg vendit të parë në kampionat.
Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar një ndeshje me nivel të lartë duke luftuar në çdo duel ajror dhe për më tepër duke dalë fitues në përballjet me mbrojtësit kundërshtarë. Goli i realizuar në sfidën e djeshme është i dyti në kampionat për Balën, pas atij të shënuar kundër Slovakos. Me këtë paraqitje, bomberi 21-vjeçar rrit së tepërmi besimin e trajnerit të Spartës së Pragës, duke i shtuar më tepër mundësi vetes për të qenë titullar edhe në sfidat e ardhshme me klubin Çek.
Elis Bakaj edhe një herë tjetër ka qenë protagonist për ekipin e Çornomorets. Mesfushori kuqezi ka rezultuar deçiziv duke dhënë pasimin për gol në barazimin 1-1 që skuadra e tij ka arritur në fushën e Haverla Zakarpatias. Në minutën e 72-të të takimit, Bakaj ka arritur të japë një asis për shokun e tij të ekipit, Politilo, ndërsa ky i fundit ka shënuar golin e barazimit. Me performancën e djeshme, mesfushori shqiptar ka treguar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën e Çornomorets, e cila gjendet në pozicion të favorshëm në tabelën e klasifikimit dhe është në luftë për një vend në Kupat e Evropës.
Alban Meha nuk ka qenë i gatshëm për ekipin e tij, Paderborn, gjatë takimit që këta të fundit kanë zhvilluar dje në fushën e Aalen, të cilin e kanë fituar me rezultatin 1-0. Fantazisti i Përfaqësueses sonë ka pësuar një dëmtim para takimit me Kamerunin dhe është detyruar të lërë grumbullimin e Kombëtares.
Mërgim Mavraj edhe një herë tjetër nuk ka mundur të shmangë humbjen në Bundesligë dhe tashmë gjendet në vendin e parafundit, duke rrezikuar të kthehet në kategorinë nga e cila erdhi këtë sezon. Furthi, ku aktivizohet Mërgim Mavraj, i cili mban edhe shiritin e kapitenit është mposhtur dje nga Borusia Dortmund me rezultatin 3-1.
Besart Berisha ka hyrë në
historinë e Brisbane Roar si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave
të kësaj skuadre. Me golin e realizuar në fitoren prej 4-2 kundër
Sidneit, Besarti ka arritur shifrën e 25 golave në total me fanellën e
klubin australian. Bomberi shqiptar arriti të shënojë dy herë në këtë
takim, por njëri gol iu anulua. Goli i tij ishte vendimtar në ndeshjen
kundër Sidneit, ku aktivizohet edhe ish-ylli i Juventusit, Del Piero,
por ai ishte gjithashtu edhe goli më i bukur i takimit.
Debatik Curri është aktivizuar si zëvendësues në ndeshjen që ekipi i
tij ka zhvilluar kundër Sivasporit, sfidë që përfundoi me rezultatin
1-1. Mbrojtësi kuqezi ka hyrë në lojë në minutën e 44-të, kur rezultati i
takimit ishte 0-1 në favor të Sivasporit.Hyka mund Kukelin Skuadrat ku aktivizohen dy futbollistët e Kombëtares sonë janë vënë përballë njëra-tjetrës dje në një sfidë që ka përfunduar me fitoren 2-0 të Luzernës, në fushën e Zyrihut. Jahmir Hyka ka luajtur për 90-minuta, ndërsa Burim Kukeli nuk gjendej as në stolin e rezervave për Zyrihun.
No comments:
Post a Comment