Skuadra e Velipojës mori tri pikë shprese ndaj gramshiotëve, duke u rikthyer bindshëm në luftën në zonën e ftohtë
Nga Gjergj Kola
Ada- Gramshi 3-0
Shënues: Puka 59’, Nika 62’ (11-metërsh), Erkoçeviç 65’
Ada: Dervishaj, Nika, Tota (El. Doçi 54’), Rusi, Çoba, Ferlushkaj, Ed. Doçi, Zefi (Jacaj 68’), Drabeja , Puka (Mujeci 76’), Erkoçeviç Trajner: R. Kulli
Gramshi: Koçi, Kaloshi, Basriu ( Bello 72’ ), Mehmeti, Kote, A. Çerkrezi (Latifi 46’), Duka, Kuqi, Lena , Marishta (Goga 67’), Lezi. Trajner: G. Stojku
Gjyqtarë: S. Bogdani, F. Elezi, F. Lama (Durrës)
Kartona të verdhë: Ferlushkaj 56’/ Kaloshi 34’
Nga Gjergj Kola
Ada- Gramshi 3-0
Shënues: Puka 59’, Nika 62’ (11-metërsh), Erkoçeviç 65’
Ada: Dervishaj, Nika, Tota (El. Doçi 54’), Rusi, Çoba, Ferlushkaj, Ed. Doçi, Zefi (Jacaj 68’), Drabeja , Puka (Mujeci 76’), Erkoçeviç Trajner: R. Kulli
Gramshi: Koçi, Kaloshi, Basriu ( Bello 72’ ), Mehmeti, Kote, A. Çerkrezi (Latifi 46’), Duka, Kuqi, Lena , Marishta (Goga 67’), Lezi. Trajner: G. Stojku
Gjyqtarë: S. Bogdani, F. Elezi, F. Lama (Durrës)
Kartona të verdhë: Ferlushkaj 56’/ Kaloshi 34’
Ada merr një fitore të merituar në
Velipojë përballë Gramshit. Një fitore e thellë, e cila u siglua në
pjesën e dytë të takimit. Protagonisti kryesor ka qënë sulmuesi Edison
Puka. Ai ka shënuar jo vetëm golin e parë të të këtij takimi që hapi
oreksin e vendasve, por ka meritën e tij në dy golat e tjerë të shënuar
nga kjo skuadër. Pjesa e parë e takimit ka nisur më e mirë për ekipin e
Adën, ku përgjatë gjithë kësaj pjese, skuadra e drejtuar nga Ritvan Klli
ka patur mundësi të mira për shënim. Që në minutën e 3-të ka qënë Nika
që me një goditje dënimi ka kërcënuar portën mike, por topi ka kaluar
ngjitur me shtyllë e djathtë pingule. Në minutë e 10-të është
Erkoçeviç që gjuan fort, por grushton portieri mik. Në minutën e 21-të
janë miqtë me anë të Mehmetit që nga 20 metra gjuan fort, por pret pa
problem Dervishaj. Në të 15-ën minutë, regjistrohen edhe dy raste të
mira për vendasit. Më pare, Puka në minutën 30-të, pas një aksioni
përsonal, heziton me portën e boshatisur për të dërguar topin në
rrjetë. Dhe vetëm 8-të minuta më vonë në të 38-tën është Erkoçeviç që i
vetëm me portierin mik ka kaluar topin mbi traversë. Barazim në këtë
pjesë ka kënaqur tej mase ekipin mik nga Gramshi. Pjesa e dytë ka
nisur ashtu si e para me raste të mira për shënim të vendasve, por edhe
me një lojë më të mirë nga miqtë nga Gramshi. Megjithatë, vendasit
shënojnë tri herë në portën mike, pikërisht në momentet më të mira të
tyre, kur edhe pse kishin një epërsi më të lehtë teritoriale se ekipi i
Adës. Ka qenë minuta e 59-të e takimit dhe Puka pas një kundërsulmi të
shpejtë ka shënuar golin e parë për ekipin tij. Vetëm 3 minuta më pas,
është ky lojtarë që pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon një 11-metërsh
që është kapiteni Nika, i cili e kthen në gol. Nuk kanë kaluar as tri
minuta dhe është përsëri Puka që me një inkursion nga e djathta, nxjerr
të vetëm para porte Erkoçeviç, I cili nuk e ka të vështirë të shënojë,
3-0. Një rezultat i fiksuar në gjashtë minuta dhe që nuk do të
ndryshonte deri në fund të takimit, pavarësisht se miqtë nga ana e tyre
kanë kërkuar që të shkurtojnë diferencën e golave. Një fitore shprese
për ekipin e Adës, që po vuan shumë në këtë sezon.
Trajneri i Adës, R.Kulli: “Natyrisht që jam tepër i kënaqur me lojën
që kanë zhvilluar djemt e mi. Ishte një fitore e bukur dhe për më tepër
me shumë gola. Në pjesën e parë ekipi pati pak nervozizëm. Për këtë
fola me lojtarët dhe falë lojës së mirë të pjesës së dytë arritëm të
marrim këtë fitore tejët të vyer. Është e vërtetë që në pjesë të dytë
vendosen episodet, por mund të them se ne e merituam këtë fitore”.
No comments:
Post a Comment