Friday, November 23, 2012

Topi: Duhet rotacion politik, pushteti i përjetshëm është model komunist

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka akuzuar nga Shijaku qeverinë aktuale se po përpiqet të nënshtrojë institucionet e pavarura kushtetuese, duke theksuar se atë që nuk arriti ta bëjë në pesë vjet, arriti ta fitojnë në pesë ditë, si një sinjal negativ për standardet e demokracisë në Shqipëri.
Topi ka nënvizuar rëndësinë e një rotacioni politik, pasi sipas tij asnjë politikanë nuk mund të rrijë me çdo kusht dhe pafundësisht në pushtet.
“ Në asnjë vend perëndimor një politikan
nuk mund të rrijë me çdo kusht dhe pafundësisht në pushtet. Përjetësia është tipar i liderëve komunistë, jo demokratikë. Historia ka treguar se nuk ka pushtet të përjetshëm dhe se kam bindjen e plotë se më 2013 vota e lirë qytetare do ti japë fund këtij modeli të kalbur despotizmi”, ka thënë Topi.
Për kreun e FRD-së drejtuesit e partive të vjetra kanë marrë peng fatet e vendit dhe janë fajtorë për ndryshimet kushtetuese, degradimin dhe konfliktin politik në vend si dhe për sistemin e akuzave reciproke, të cilat i adresojnë njëri- tjetrit.
23 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

No comments: