Bastian Shvajnshtaiger nuk ka asnjë dyshim për
titullin këtë sezon. Edhe pse rezervohet për këtë temë, në mënyrë
indirekte zv/kapiteni i Bajernit e shpreh hapur dominancën e skuadrës së
tij. Gjatë një interviste për “Abendzeitung”, Shvajnshtaiger përpiqet
t’u kundërpërgjigjet kritikëve, zbeh rivalitetin me konkurrentët e tjerë
në Bundesligë, si dhe parashikon një fitore me goleadë ndaj Hanoverit.
Elozhe skuadrës “Nëse vjet u treguam të dobët nga ana psikologjike, sivjet nuk ka shanse të tensionohemi apo të humbim toruan. Skuadra është e blinduar nga porta deri te sulmi, kështu që jemi të përgatitur të kryejmë misionin tonë deri në fund. Vërtet rivalët tanë po përpiqen të na konkurrojnë,
por nuk besoj se rivaliteti me ta do jetë si vjet. Ne jemi super dhe pa ndonjë rivalitet të madh në Bundesligë. Këtë do ta vërtetojmë shumë shpejt. Dortmundi dhe Shalke po përpiqen të na ngacmojnë, por unë mendoj se u mjafton të marrin pjesë në Champions. Kjo i bën mirë Bundesligës”, – u shpreh Shvajni.
Presion Hanoverit Shvajnshtaiger nuk ka hezituar të flasë edhe mbi rivalin e radhës, Hanoverin. Nëse do bazoheshim te statistikat, Hanoveri më mirë t’i kursente shpenzimet e kësaj transferte, pasi humbjen e ka në xhep. Në 23 ndeshje në “Alianc-Arena”, Bajerni ka fituar 20, 2 herë ka dalë barazim dhe është mposhtur një herë (0-1, 2006). Pesë ndeshjet e fundit, bavarezët i kanë fituar me një golavarazh: 20 të shënuar dhe 2 të pësuar, duke treguar qartë goleadën. Zv/kapiteni i Bajernit, Shvajnshtaiger, i vlerëson ndërkaq miqtë duke i krahasuar me Gjermaninë e 2010-ës, por thekson se nuk do të kenë mëshirë. “Hanoveri luan futboll të bukur dhe e ka të integruar mjaft mirë lojën e kundërsulmit. Është e ngjashme me atë të Gjermanisë 2010. Në këtë sistem, rreziku më i madh vjen nga Shlaudraf. Por, nëse Hanoveri konkurron me të tjerët, me ne s’do të ketë shanse. Nuk do tolerojmë të biem në grackën e tyre. Mendoj se të gjithë ne jemi të bindur që të paktën deri në fund të fazës së parë nuk do të ketë më ndalje për ne”, – nënvizoi Shvajnshtaiger.
Përgatiti: ENIAR IBRO

No comments:
Post a Comment