Nga Vladimir Karaj
Historia e pashkruar e krimit prej mosndëshkimit, prej heshtjes apo rënies së sistemit efikas të drejtësisë penale në vend. Vala e dhunës, ku thuajse çdo ditë ekzekutohen njerëz, ngre pikëpyetje mbi vrasësit e “mëshiruar” nga gjykatat, mbi qytetarë të harruar mes konfliktesh të pazgjidhura apo mbi heshtjen kolektive të një shoqërie që po përballet dhunshëm me pasojat e tranzicionit të gjatë
Shqiptarët nuk janë çmendur më shumë se popujt e tjerë rreth e rrotull. Vapa (sado të duket e lidhur) zor se mund të fajësohet për burrat, gratë e fëmijët që sharrohen nga breshëri kallashnikovi apo përfundojnë humnerave, të ekzekutuar me plumb pas koke. Atëherë kush e ka fajin për valën e dhunës që ka përfshirë vendin?! A ka një fajtor që mund ta kryqëzojmë dhe pas kësaj të pushojmë me ndërgjegje të qetë, se e zgjidhëm këtë punë?! Pse një 18-vjeçare vendos në një moment të vrasë?… Një vëzhgim i përciptë në listën e gjatë të vrasjeve të fundit në Shqipëri, të shtyn të mendosh se vendi po çmendet, por ndërsa thellohesh në motivet dhe historitë e krimeve, gjërat bëhen më të logjikshme dhe nuk mund të justifikohen thjesht me çmenduritë, varfërinë apo xhelozitë e natyrës njerëzore. Në fakt, ndërsa lexon historitë e më shumë se 70 viktimave prej janarit të këtij viti, të krijohet ideja se krimi në Shqipëri nuk është i çmendur dhe i atypëratyshëm: ai është i ngadaltë e ndonjëherë shumë i ngadaltë dhe i menduar. Numri i atyre që vriten në një grindje të çastit apo në një moment çmendurie është gjithmonë e më i rrudhur përballë atyre që vriten dhe vrasin pas një historie të gjatë konfliktesh të pazgjidhura apo krimesh të pandëshkuara. Më shumë se 60 për qind e vrasjeve të këtij viti, janë krime që, sipas motiveve të zbardhura prej policisë, rrjedhin prej konflikteve që vijonin prej vitesh, raste të dhunës në familje që mbyllen me vrasje, ose vijnë për shkak të krimeve të mëparshme të padënuara apo dënuara lehtë.
Krimi prej mosndëshkimit
Ministria e Drejtësisë ka vite që ankohet, kohët e fundit edhe me shkresa publike si ajo për prokurorinë e Korçës, për gjykatës dhe prokurorë mëshirëmëdhej. Burime nga kjo ministri thonë se numri i atyre për të cilët jepet dënimi minimal, apo numri i atyre për të cilët aplikohen masa lehtësuese është në rritje dhe po ashtu është në rritje numri i personave me precedentë penalë që, pasi dalin në rrugë, vriten në vetëgjyqësi apo kryejnë krime të tjera. Në rangun e arsyeve që sjellin vrasje, kjo është ndoshta edhe më e rënda. Në listën e krimeve prej janarit e deri tek ai më i fundit në Elbasan, ku u vranë babë e bir, numri i personave që kanë pas vetes një histori gjyqi të mbyllur në mënyrë të çuditshme bie dukshëm në sy. Lulash Qarri, i cili u bë viktimë e hakmarrjes në Shkodër muaj më parë, kishte vuajtur rreth 11 vjet për një vrasje, ndërsa pas lirimit ishte rehabilituar, madje edhe zgjedhur në funksione publike. “Mëshira” e gjykatësve në këtë rast ka qenë shumë më e madhe se ajo që mund të përballonin të dyshuarit për vrasjen e tij: djemtë e viktimës që ai kishte shkaktuar para rreth 12 vjetësh. Nga ana tjetër, një vrasje e vitin 2005 vazhdon të shkaktojë viktima në Elbasan. Të fundit, atë e bir, Gentian e Nezir Beqiri, ndërsa autorët e krimeve dalin çuditshëm prej qelive për të përfunduar më pas të vrarë apo duke vrarë sërish. Gentian Beqiri, i cili ishte edhe shenjestra e atentatit, ishte lënë në arrest shtëpie edhe pse akuzohej për një vrasje dhe gjithashtu kishte në shpinë një tentativë arratisje nga qelitë e Sarandës. Në anën tjetër, Agustin Mandrea, duhej të ishte duke vuajtur një dënim të rëndë prej të paktën 18 vjetësh ditën kur u përplas e më pas ekzekutoi dy vëllezër në Rrëshen. Por ai nuk ishte në qeli dhe jo sepse ishte arratisur. Në mënyrë të çuditshme, ishte lënë i lirë.
Rasti tipik i këtyre lirimeve është ai i të akuzuarit dhe të dyshuari kryesor për vrasjen e një 38-vjeçareje në Tiranë, një i ri i cili rrugën për në qeli e kishte bërë të zakonshme. Policia thotë se ai ishte arrestuar disa herë për vjedhje me dhunë, grabitje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa nga arkivi i gjykatës së Tiranës provohet se Aldo Hoxha ka dalë dy herë para gjyqit. Arrestimi i tij i fundit ishte thuajse 1 vit më parë, ku u kap pasi qëlloi në ajër me kallashnikov pas një grindjeje me persona të tjerë. Po si ka gjasa që ai ishte i lirë? Vendimi i gjykatës, i dhënë në dhjetor të vitit që shkoi, e lironte të riun pasi kishte bërë vetëm 6 muajt e paraburgimit edhe pse për të prokuroria kishte kërkuar 2 vjet dënim. Teorikisht ai duhej të ishte në qeli ditën që, sipas policisë, u ndodh pranë Fushës së Aviacionit dhe qëlloi me thikë 38-vjeçaren Tafa, duke i shkaktuar vdekjen. Arsyet e vendimit të butë ishte “pendesa”. Por i dyshuari i policisë kishte qenë edhe më parë në dyert e gjykatës. Ai ishte arrestuar për tentativë grabitje në vitin 2008, prokuroria kishte kërkuar për të si i mitur që ishte një dënim të lehtë 6 muaj, por gjykata e faktit, duke tejkaluar edhe kërkesën e avokatit, që kishte kërkuar një ndëshkim më të butë (pranim fajësie), ka dhënë pafajësinë. Çështja u dërgua nga prokurori në Apel dhe ky i fundit njohu fajësinë, por pezulloi dënimin. Ajo që e bën këtë rast tipik është fakti që në çështjen e dytë ndaj këtij personi nuk është mbajtur parasysh fakti që ai ishte përsëritës në krim.
Krimi prej heshtjes
Në dukje, vrasja e Fiqiri Muçës nga 18-vjeçarja Nazime Visha është një krim i ndërmarrë në momentin e fundit. Por nëse historia e çiftit është ajo e një marrëdhënie 4-vjeçare, atëherë krimi ka filluar më herët. Ai me shumë gjasa ka filluar kur mësuesit e shkollës së Zall Bastarit vendosën 4 vjet më parë të mbyllin gojën kur Fiqiri Muça erdhi dhe ua mori në klasë nxënësen, njëkohësisht viktimën dhe vrasësen e vet. Pse heshtën mësuesit? Ndoshta sepse shqiptarëve nuk u pëlqen të përzihen në punët e të tjerëve. Ata heshtën ashtu siç heshtin mjaft prej nesh kur shohim burra të rrahin paq në mes të rrugës gratë e tyre, apo kur prej frikës apo prej mungesës së vullnetit lejojmë në heshtje të fortët e qytezave apo lagjeve të shëtisin me pisqolla në brez. Rasti i Kërrabës mund të duket si i vetmi në listën e gjatë të krimeve që vijnë prej mungesës së denoncimit, por edhe pse është e vështirë të përgjithësohet numri i krimeve që mund të ishin shmangur, nëse do të ishte ndërhyrë më shpejt apo nëse do të kishte pasur denoncime më të hershme është mjaft i madh.
Krimi prej mosndërhyrjes
Mosndërhyrja vjen menjëherë pas heshtjes dhe është më e rëndë për shkak se përfshin përgjithësisht struktura të policisë dhe të shtetit. Avokati i Popullit bëri shembull tre punonjës të policisë së Pukës, që megjithëse kishin dijeni për një konflikt dhe kishin marrë kallëzime, vendosën të mos e bëjnë punën e tyre. Por a janë vetëm ata? Në fakt, vetëm në Qarkun e Shkodrës, përveç dy viktimave të familjes Markaj janë të paktën dy viktima të tjera që mund të ishin shmangur, nëse policia do të kishte vepruar për të ndaluar agresorët apo ndërmjetësuar në konflikt. Gëzim Alia, nga fshati Vukël, nuk do ta kishte ekzekutuar kunatin e tij nëse dikush në strukturat ku ai kallëzoi do t’i kishte ndjekur seriozisht denoncimet që ai kishte bërë ndaj viktimës. Gëzim Alia thotë se vrau pasi ishte kërcënuar, ndërsa vrasja nuk ishte aspak një vendim i momentit. Ashtu si në mjaft raste të tjera, bëhej fjalë për një konflikt të hershëm që nuk shuhet dhe megjithëse përplasjet mes palëve janë të dhunshme ndërhyrjet e vakëta të policisë lejojnë përshkallëzimin deri në pikën pa kthim të vrasjes, që si në rastin e konfliktit mes familjeve Shkreta e Llani, vijon të shkaktojë viktima. Pikërisht rasti i fundit është një shembull mos ndërhyrje ose mungese vullneti për të ndërhyrë. Hakmarrja që filloi pas vrasjes së një fëmije 9-vjeç në një pritë, në fakt e kishte zanafillën në një sherr në vend publik me mjete të rënda, pas të cilit policia mund edhe të kishte ndërhyrë. Është e vështirë të bësh kasandrën apo të përgjithësosh rastet të kësaj natyre, por gjasat, që ndërhyrje më aktive të policisë menjëherë pas denoncimit të konflikteve do të shmangnin vrasjet, janë të mëdha.
Krimi në familje dhe ai i nderit
Dy prej krimeve më të përsëritura gjatë këtij viti dhe ndoshta më të vështirët për t’u parandaluar janë krimet e nderit dhe ato brenda në familje. Numri i vrasje për këto kategori është mbi 20, ndërsa motivet janë përgjithësisht xhelozia, sherre të vazhdueshme. Vrasja më e rëndë e kësaj natyre ishte ajo që ndodhi pak kohë më parë në uzinën e armëve në Poliçan. Vladimir Guri u qëllua nga Shpëtim Dervishi, pasi ky i fundit kishte ngacmuar, sipas dëshmitarëve, bashkëshorten e tij. Dervishi pas kësaj ngjarje vrau veten. Raste të tjera të këtij krimi kanë ndodhur në Tiranë në janar, ngjarje që përfshiu dy punonjës policie dhe një tjetër në Fier. Ndërkohë rastet më të rënda të krimit në familje është vrasja në Tropojë nga gruaja e bashkëshortit dhe një të riu që mendohet se kishte lidhje me gruan. Një tjetër krim i rëndë ndodhi në një zonë të thellë të Shkodrës, ku babai vrau vajzën 14-vjeçe, sepse nuk iu bind.
Krimi që nuk kursen as fëmijët
6 fëmijë, më e madhja Marije Quku 17 vjeç dhe më i vogli vetëm disa ditësh, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve nga të rriturit, ndërsa një 9-vjeçar u plagos rëndë. Indrit Llani 9 vjeç, Marie Quku 17 vjeç, nuk ishin shënjestrat të para të autorëve të krimit, por u vranë pa u diferencuar prej të rriturve në dy raste të ndryshme. Vajza në një sulm hakmarrës me të cilin nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë dhe djali në një pritë organizuar për babain dhe xhaxhain e tij. Xhevit Lamaj 13 vjeç, ishte vetë shenjestra e krimit të një 22-vjeçari, i cili e qëlloi atë me thikë pasi ishte grindur dhe sharë me të vëllanë bashkëmoshatar. Ndërkohë Marjana Bregu 14 vjeç dhe foshnja e familjes Biba në Tiranë u vranë nga baballarët, e para për motivin banal të mosbindjes dhe në rastin e dytë për shkak të dyshimit të babait të arrestuar se fëmija nuk i përkiste atij. Në Vlorë, Jurgen Lukaj 8 vjeç, humbi jetën i qëlluar nga një plumb rikoshet gjatë një grabitjeje. Një tjetër 9-vjeçar u plagos rëndë nga daja në Shëngjin, pasi ky i fundit i vrau nënën dhe babain italian pas një sherri për pronën.
Konfliktet e pronësisë dhe vrasjet për hakmarrje
Të dy këto motive krimi janë shpesh të lidhur me njëri- tjetrin, ndërsa përbëjnë, sipas statistikave të përvitshme të policisë, rreth 1/3 e krimeve në vend. Krimet për pronën, rrjedhojë e parregullsive, lëvizjeve të popullsisë dhe kryesisht ndarjes së tokës sipas ligjit 7501, janë edhe burim kryesorë i vrasjeve të mëvonshme për hakmarrje, ndërsa sipas studimeve të policisë konflikti për pronësi është ai më i shpeshti në Shqipëri dhe ai që ka shkaktuar edhe numrin më të madh të viktimave. Çështjet e pronësisë mbeten ende të pazgjidhura në vend dhe konfliktet prej tyre kryesisht mes fisesh fqinje apo edhe brenda të njëjtit gjak janë ndër motivet kryesore të krimit në vend. Ndërkohë në të paktën 5 raste hakmarrja u ka marrë jetën personave të afërm me autorë të krimeve për të cilët merrej hak.
Vrasja e foshnjës
Hysen Biba, 31-vjeç, i cili në Shqipëri punonte si kasap, vrau të birin e sapolindur duke e hedhur nga dritarja e katit të katërt të maternitetit, pasi, siç ka pohuar në polici, dyshonte se ai nuk ishte i tiji dhe se e shoqja e kishte tradhtuar. Biba më herët kishte dhunuar dhe dëbuar nga shtëpia gruan shtatzënë. Vrasja që tronditi opinionin është ende në hetim, ndërsa familjet kanë kërkuar edhe një analizë ADN-je të foshnjës së vdekur, për të vërtetuar atësinë e tij.
Masakra në Pukë
Dy vëllezër janë vrarë, ndërsa katër persona mbetën të plagosur në një pritë ku fisi Permarkaj qëlloi kundër komshinjve të tyre Markaj, pas konfliktit që këta kishin prej vitesh për disa metra tokë mes shtëpive të tyre në një fshat të Pukës. Tre punonjës policie janë pezulluar pasi akuzohen nga Avokati i Popullit se kishin dijeni për kërcënimet mes fiseve, por nuk kishin ndërhyrë për të zgjidhur atë.
Hasmëria që vazhdon…
Indriti Llani 9 vjeç dha shpirt në duart e s’ëmës, i sharruar prej plumbave të një atentati hakmarrës, pas një sherri banal mes të rriturve të familjes Llani dhe asaj Shkreta. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mamurras dhe sipas policisë në këtë atentat mbeti i plagosur rëndë edhe xhaxhai i 9-vjeçarit Muharrem Llani, që ishte dhe shenjestra e atentatit. Babai i fëmijës së vrarë Jetmir Llani është shpallur ndërkohë në kërkim, për vrasjen e 71-vjeçarit Mark Shkreta, babai i dy vëllezërve që u arrestuan për atentatin ku humbi jetën i biri. Shtëpia e familjes shkreta u hodh në erë me eksploziv pak kohë pas kësaj vrasje të dytë.
Vriten gjysh e mbesë
Një 70-vjeçar dhe mbesa e tij u vranë në një breshëri kallashnikovi nga dy persona, që u hakmorën ndaj vrasjes së një 60-vjeçari dy vjet më parë nga nipi i viktimës. Gjysh e mbesë, Kolë dhe Marije Quku, kanë mbetur të vdekur pas sulmit nga persona të fisit Prroj, të cilët edhe pse të akuzuar nuk janë arrestuar. Autori i vrasjes, për të cilën ndodhi hakmarrja, ndodhet ndërkohë i dënuar në burg, por kjo duket se nuk ka qenë e mjaftueshme për fisin tjetër që ka qëlluar mbi të moshuarin dhe mbesën, pavarësisht se këta nuk kishin lidhje me krimin e mëparshëm.
Krimi në shifra
12
vrasje që nga fillimi i këtij viti, janë identifikuar nga policia si krime mafioze apo larje hesapesh, pjesa më e madhe e tyre mbeten pa autorë, ndërsa në të gjitha rastet bëhet fjalë për persona me precedentë penalë dhe të gjykuar kryesisht për trafiqe dhe krime të rënda. Një pjesë e tyre të liruar, pasi kanë vuajtur vetëm disa vite burg.
10
vrasjet që mund të përfshihen në kategorinë për nder në listën e krimeve nga janari deri në gusht të këtij viti. Pjesa më e madhe përfshijnë një marrëdhënie jashtë martesore, ndërsa disa prej tyre kanë motiv edhe ngacmimin e thjeshtë.
10
janë rastet e vrasjeve brenda familjeve, kryesisht burra që kanë vrarë gratë pas grindjeve dhe xhelozisë. Rastet më të rënda janë ato të dy baballarëve që vranë fëmijët. I pari një vajzë 14 vjeçe dhe i dyti djalin ende foshnje.
8
janë raste të krimit prej konflikteve të pronësisë, me më shumë se 14 viktima. Rastet më të rënda janë vrasjet e dy vëllezërve Markaj në Pukë, vrasja e një adoleshenteje dhe gjyshit të saj në Shkodër dhe vrasja e dyfishte e vetëvrasja në Shëngjin, ku Sandër Ndoj qëlloi mbi motrën kunatin dhe veten, duke plagosur rëndë edhe nipin e tij.
3 janë raste të vrasjes në grabitje e sipër, dy prej të cilëve kanë ndodhur në Tiranë. Rasti ekstrem ishte ai i grabitësit serial Viktor Gushi, që akuzohet për disa plagosje dhe dy vrasje. Rasti më i fundit ishte ai me viktimë Fatbardha Tafajn. Rasti i tretë është ai i Vlorës, ku humbi jetën një fëmijë 8 vjeç.
4 janë raste të vrasjes së personave që po tentonin vjedhje, që janë qëlluar nga rojet apo pronarët e pikave që ata synonin të grabisnin.
Numri i vrasjeve* dhe koeficenti i vrasjeve për 100 mijë banorë** në Shqipëri prej vitit 1995, sipas shifrave të raportuara nga policia dhe përllogaritjeve nga Zyra për Drogën dhe Krimet në Kombet e Bashkuara.

1995 | 1996 | 1997 | 1998 | 1999 | 2000 | 2001 | 2002 | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 |
6.7**
|
8.0
|
49.9
|
18.6
|
16.1
|
9.0
|
6.8
|
7.5
|
4.6
|
3.8
|
4.2
|
2.8
|
3.3
|
2.9
|
2.7
|
4.1
|
3.8
|
210*
|
248
|
1542
|
573
|
496
|
275
|
208
|
231
|
144
|
119
|
131
|
87
|
105
|
93
|
85
|
127
|
117
|
No comments:
Post a Comment