Ndër të famshëm mund të gjejnë jo pak histori që lindin në çdo kënd
të botës dhe famën e gjejnë në rrugëtimin e tyre në Amerikë, por mund të
ndodhë edhe ndryshe.
Mel Colm-Cille Gerard Gibson ai që njihet si Mel Gibson-i i Hollivudit, u lind më 3 janar 1956 në Peekskill, Nju Jork. Ishte 12-vjeç kur prindërit e tij u zhvendosën në Sydney të Australisë dhe Gibson vijoi studimet në Institutin Kombëtar të Arteve Dramatike në Australi ndaj edhe personifikohet me këtë vend.
Pasi u shfaq në “Mad Max”, në serialin “Lethal Weapon” dhe disa produksione të tjera të bujshme e të suksesshme hollivudiane, Gibson kishte një tjetër sfidë përpara, regjinë. Edhe pas kameras provoi shijen e suksesit. Ai është edhe producent jo pak i suksesshëm ndërsa shkrimi i skenarëve të filmave është gjithashtu një tjetër pasion i aktorit që nuk deshi të ishte veçse një interpret në jetë por kineast.
Vitet e para dhe fillimi i karrierës
Gibson u lind në Peekskill, Nju Jork dhe është një ndër 11 fëmijët e familjes së madhe që prindërit e tij deshën të kishin. Për arsyen se nëna e tij ishte irlandeze, edhe Mel Gibson ishte shtesas amerikan dhe irlandez njëherazi. Për arsye ekonomike, familja e tij u zhvendos për të jetuar në Australi. Gibson i mëvonshëm i kinemasë asokohe ishte veçse 12-vjeç, i detyruar të linte shkollën në Amerikë dhe të ripërshtatej në një shoqëri tjetër, në atë australiane.
Një zhvendosje që në fakt sa i takon edukimit të Mel Gibson ishte e jashtëzakonshme sepse ai mori mësime nga njerëz të ditur. Herën e parë që u shfaq në ekran, Gibson mori nga kritikët vetëm komente pozitove, madje më shumë se kaq, ai u krahasua me yje të kinemasë. Ishte viti 1982 kur Vincent Canby shkroi: “Gibson na kujton Steve McQueen-in në kohën e tij të rinisë së hershme. Mund të them se ai ka cilësitë e një ylli”. Sido ta ketë thënë, në çdo lloj konteksti, u provua se vërtet Gibson e kishtë gëzofin e një ylli të kinemasë.
Shfaqja e Gibson në serialin “Mad Max”dhe “Lethal Weapon” bënë që ai të fitonte cilësimin si një hero i vërtetë i filmave aksion. Më pas radhën e pati protagonizmi në drama humane përfshi edhe Hamletin, për të vijuar më pas me role komike si ato në filmat “Maverick” dhe “What Women Want”. Por ja qe këto nuk i mjaftonin një ndër aktorëve më të famshëm të mëvonshëm të Hollivudit. Ai kaloi nga aktrimi, pas kameras…në rolin e regjisorit dhe më pas të producentit. Ishin filmat “The Man Ëithout a Face” në vitin 1993 , “Braveheart” 1995 të parët, për të vijuar më pas me filmat “The Passion of the Christ” në vitin 2004 dhe “Apocalypto” në vitin 2006.
Skena e teatrit dhe ekrani australian
Gibson studioi në Institutin Kombëtar të Arteve Dramatike në në Sydney të Australisë andaj edhe skena ishte pasion e domosdoshmëri për të. Studentët e kësaj shkolle kishin pedagogë më të mirët e teatrit britanik dhe tradita angleze ishte një pikë e fortë e saj. Si student, Gibson dhe aktorja Judy Davis interpretuan rolet e tragjedisë “Romeo and Juliet”. Por Gibson interpretoi edhe rolin e mbretëreshës Titania në një produksion eksperimental të pjesës së famshme të Shekspirit, “Ëndrra e një nate vere”. Menjëherë pas diplomimit në vitin 1977, ai filloi menjëherë të punojë për xhirimet e “Mad Max” por nuk hoqi dorë asnjë moment nga pasioni i tij, skena e teatrit dhe ju bashkua kompanisë teatrore shtetërore të Australisë së Jugut, Adelaide. Një rol i arrirë i Gibson-it është edhe ai i karakterit të Estragon-it në dramën famëmadhe të Sammuel Becket-it, “Duke pritur Godonë”. Prej kohës kur ishte student, ai interpretoi në filmin “Summer City”, rol për të cilin ai fitoi 400 dollarë që nuk ishin pak për një student. Por vetëm pak kohë më vonë, ai mundi të ishte protagonist në “Mad Max”, produksion i vitit 1979 për të cilin u pagua plot 15 000 dollarë. Pasi përfunduan xhirimet e filmit, Gibson vendosi që t’i kushtohej teatrit dhe të ishte pjesë e turneut të kompanisë teatrore më të cilën punonte. Gjatë kësaj periudhe ai qëndroi në një apartament 30 dollarësh në javë me bashkëshorten e tij të ardhshme, Robyn. Po gjatë kësaj periudhe kur i ishte kushtuar njësoj si kinemasë edhe teatrit, aktori Mel Gibson u shfaq edhe në ekranin e televizionit australian në rolin e një moderatori, më pas në serialin “The Sullivans”. Më pas Gibson ju bashkua kastit të filmit aksion të Luftës së Dytë Botërore, “Attack Force Z” i cili pati premierën vetëm në vitin 1982 kur Gibson tanimë ishte shndërruar në një yll ndërkombëtar.
Mbërritja në Hollivud
Mel Gibson pas një karriere tepër të suksesshme në Australi, kinema, teatër e televizion, në vitet 1990 preku Hollivudin, ëndrrën e çdo artisti. Filmi i parë amerikan në të cilin ishte protagonist si Mark Rydell i vitit 1984 në filmin “The River”. Në vitin 1985, pasi ishte angazhuar në disa filma të regjisorëve të famshëm australianë dhe amerikanë, vendosi të tërhiqej për të qëndruar në Australi për t’ju përkushtuar projekteve që i kishte lënë atje përgjysmë ndërsa angazhohej në Amerikë. Tre filma të bujshëm të aktorit, “Bird on a Wire”, “Air America” dhe “Hamlet” u publikuan të tre në vitin 1990. Gjatë këtyre viteve, Gibson alternoi rolet mes komerciales dhe projekteve personale dhe ishte një ndër aktorët e lakmuar të regjisorëve të Hollivudit. Në vitin 2000, Gibson interpretoi në 3 filma, secili prej tyre arriti të arkëtojë më shumë se 100 milionë dollarë. Ata janë “The Patriot”, “Chicken Run” dhe “What Women Want”. Në vitin 2002, Gibson u shfaq në filmin dramë që ka në qendër Luftën e Vietnamit, “Ëe Ëere Soldiers” dhe në filmin “M. Night Shyamalan’s Signs” i cili u shndërrua në filmin që ka arkëtuar më shumë gjatë gjithë karrierës së tij. Gjatë promovimit të këtij filmi Gibson deklaroi: “Unë nuk dua të jem më një yll filmash por personazh i tyre, në ato filma që kanë një skenar për të qenë, që të flasë për jetën”. Në vitin 2010 Gibson u shfaq në “Edge of Darkness” i cili e riktheu atë në rolin e protagonistit në kinema ku mungonte prej vitit 2002.
Producenti e regjisori Gibson
Pas suksesit të tij në Hollivud me serialin “Lethal Weapon”, Gibson filloi të kërkonte më shumë ndaj edhe hodhi hapat e parë për të qenë një producent i suksesshëm dhe një regjisor i pëlqyer. Me partnerin e tin Bruce Davey, Gibson themeloi “Icon Productions” në vitin 1989 dhe produksioni i tyre i parë ishte “Hamlet”. Ndërsa kjo shtëpi filmike i shërbente atij për të realizuar filma sipas ambicieve të tij artistike “Icon” nisi gjithashtu të bënte edhe produksionin e disa filmave të tjerë, ndonëse jo shumë ambiciozë. Por Gibson ende nuk mjaftohej me këto që kishte mundur të arrinte deri tani, andaj edhe deshi të provonte regjinë e filmit…dhe ashtu bëri…! Falë regjisorëve me të cilët kishte punuar, veçanërisht George Miller, Peter Weir dhe Richard Donner, Gibson kishte mundur të mësonte diç nga arti i regjisurës…dhe ishin pikërisht ata që e kanë influencuar artistin në mënyrën e të bërit regji filmi.
Debutimi si regjisor i Gibson daton në vitin 1993 me filmin ” The Man Without a Face” dhe dy vjet më pas pati premierën “Braveheart”, film i cili do të thotë shumë në karrierën e Mel Gibson sepse i dha trofeun OSCAR si regjisori më i mirë në vitin 1995. Aktori tanimë regjisor i suksesshëm deshi që të realizonte edhe një verion të ri të filmit “Fahrenheit 451″ por në vitin 1999 u tha se projekti nuk mund të realizohej përfundimisht për shkak të disa telasheve që nuk mundën të tejkalonin. Më pas Gibson duhej të ishte regjisor i një vënie në skenë të Hamletit, interpretuar nga aktori Robert Doëney, Jr dhe kjo ndodhi në Los Anxhelosin e janarit të vitit January 2001. Por ja që as ky projekt nuk qe i mundur dhe këtë herë qenë telashet e aktorit me drogën ato që bënë të dështonte ky projekt. Në vitin 2004 pati premierën filmi konroversal “The Passion of the Christ” ku Gibson ishte edhe bashkë skenarist ndërsa në vitin 2006 ai qe regjisori i filmit aksion-aventurë ” Apocalypto” i dyti në karrierën e tij ku përfshiheshin jo pak dialogje në gjuhë që nuk ishte anglishtja.
Jeta private
Gibson dhe bashkëshortja e tij Robyn Denise Moore janë takuar në fund të viteve 1970 fill pas përfundimit të xhirimit të filmit “Mad Max”, kohë kur Rovyn ishte asistente e një stomatologeje dhe Gibson një aktor gati anonim i kompanisë teatrore ku punoi për disa vite.
Çifti lidhi kurorë në një kishë katolike romake në Forestville, New South Wales. Nga martesa e tyre 26-vjeçare lindën 7 fëmijë, 2 vajzë dhe 6 djem. Mel dhe Robyn Gibson i dhanë fund martesës së tyre më 29 korrik 2006 duke jetuar veç në nisje, vite pasi Gibson kishte pasur jo pak telashe me zyrtarët për drejtim makine nën efektet e alkoolit dhe më pas pati telashe edhe me lëndët narkotike. Dokumentet e divorcit u depozituuan më 13 prill 2009 me jo pak telashe dhe konflikte sa i takon ndarjes së pasurisë. Pas firmosjes së divorcit, Gibson tha: “Si gjatë martesës sonë ashtu edhe në këtë periudhë divorci, ne kemi dashur të ruajmë fshehtësinë dhe familja jonë do të vijojë të mbetet kështu, e qetë dhe e paqetë por larg syve të mediave”.
Disa imazhe e treguan aktorin në një plazh në Malibu teksa qëndronte i përqafuar me pianisten ruse Oksana Grigorieva. Ishte dhjetori i vitit 2011 kur u finalizua divorci i tyre me një kosto financiare të jashtëzakonshme për aktorin, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në Hollivud, plot 400,000,000 dollarë. Më 28 prill 2009, Gibson u shfaq për të parën herë në tapetin e kuq me të dashurën e tij, artisten Grigorieva. Ajo ishte nënë e një djali, fryt i raportit me aktorin Timothy Dalton, më pas solli në jetë vajzën e Gibson-it të cilën e pagëzuan Lucia dhe që erdhi në jetë më 30 tetor 2009. Prill 2010. tanimë lajmi ishte publik që Grigoriva dhe Gibson ishin ndarë dhe vetëm 2 muaj më vonë, artistja rusë kërkoi nga gjykatë që Gibson të qëndronte larg vajzës së tij sepse përbënte rrezik për të. Më pas ajo e kërcënoi duke i kërkuar shuma marramendëse të hollash në këmbim të heshtjes se aktori kishte ushtruar dhunë mbi të. Ja që Gibson nuk u bind dhe Grigorieve hodhi në rrjet një video ku ai e qëllonte, e mjete të forta dhe në sy të vajzës së tyre vetëm pak muajshe. Nuk mund të ndodhte ndryshe, tanimë Gibson ju nënshtrua hetimeve për ushtrim dhune ndaj ish-partnere së tij, një histori nga e cila aktori doli pa lagur…! Ndërkaq, ai kishte marrë përsipër të gjitha shpenzimet që vajza e tij të ketë një jetë ku s’duhet t’i mungojë asgjë.
Investitori Gibson
Aktori i suksesshëm është edhe një investitor për t’u pasur zili. Pronat e patundshme janë ‘sporti i tij i preferuar”. Ndaj edhe në pronësi ka disa prona në Malibu, të tjera në Kaliforni dhe disa të tjera në Kosta Rika. Për të mos folur për ishullin privat në Fiji dhe disa prona në and properties in Australi. Në dhjetor 2004, Gibson shiti fermën e tij 1.2 km2 në Kieëa Valley të Australisë për 6 milionë dollarë, njëherësh bleu ishullin Mago bë Fiji nga një korporatë japoneze për plot 15 milionë dollarë. Banorët e një jete në këtë ishull protestuan kundër kësaj blerjeje…por ata ishin zhvendosur kahera dhe Gibson-it ju desh të bënte vetëm një premtim, që do të bënte gjithçka në favor të mjedisit në këtë ishull krejtësisht të pazhvilluar.
Filantropi Gibson dhe pikëpamjet politike
Gibson dhe ish-bashkëshortja e tij kanë kontribuar ndër vite me shuma të konsiderueshme të hollash për shtresat në nevojë duke u shndërruar në një çift të konsoliduar bamirësish. Ata janë donatorët më të mëdhenj të “Healing the Children”. Duke ju referuar Cris Embleton, një ndër themeluesve të këtij fondacioni, çifti Gibsons ka dhënë miliona dollarë për nevojat shëndetësore të fëmijëve që jetojnë në varfëri ekstreme në të gjithë botën.
Gibson ka dhënë një donacion pre 500,000 dollarësh për “El Mirador Basin Project” për të mbrojtur një pyll të paprekur në Amerikën Qendrore dhe për të stimuluar kërkimet arkeologjike në disa zona të paeksploruara. Lista e fondacioneve ku Gibson ka kontribuar është e gjatë dhe një ndër organizatat është “Angels at Risk” e cila ka gjetur përherë mbështetjen e artistit i cili ka qenë i ndjeshëm ndaj të rinjve që vuajnë varësine e drogës dhe alkoolit, për shkak edhe të telasheve personale.
Sa i takon pikëpamjeve të tij politike, Gibson asnjëherë nuk ka reshtur së thëni gjithçka mendon në publik duke dënuar shpesh politikat e vendit ku fitoi famën dhe pasurinë.
E bujshme ndër të tjera ka qenë një deklaratë e aktorit për revistën “Playboy” në vitin 1995 ku ka thënë se Presidenti Bill Clinton është një oportunist i profilit më të ulët dhe se dikush ishte duke i thënë atij se çfarë të bënte.
Gibson është gjithashtu një ndër artistët amerikanë të cilët kanë dalë hapur Luftës në Irak dhe kanë sulmuar drejtpërdrejt Presidentin George Bush për këtë luftë.
Akuzat për homofobi
Artisti Mel Gibson ndër të tjera e ka gjetur veten në mes të sulmeve nga Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit gay dhe lesbike (GLAAD) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtues së kësaj shoqate e kanë akuzuar aktorin për deklaratat e tij homofobe në një intersitë të dhënë në vitin 1991 për gazetën spanjolle “El País”, në të cilën Gibson ka bërë komente kundër homoseksualëve. Reaksioni u shtuar edhe më shumë kur artisti as që e çoi ndërmend të kërkonte ndjesë dhe tha se kishte thënë gjithçka mendonte në atë intervitë dhe se nuk bëhej fjalë për ndonjë gafë. Megjithatë, ‘mendjehapuri’ Gibson pranoi që të kishte 10 aktivistë të GLAAD-it, veçse këta ishin regjisorë dhe regjisore, gjatë një seminari.
Aty ishte hera e parë, pas disa vitesh kur kishte dhënë intervistën që Gibson, duke ju referuar asaj që kishte thënë vite më parë për “El País”, tha: “Nuk duhej t’i kisha thënë ato që thash por kisha pirë pak vodka para dhe gjatë intervistës”, një shfajësim i këndshëm ky i aktorit.
Abuzimi me alkoolin dhe shkelja e ligjit
Gibson e ka rrëfyer vet faktin se ai ka nisur të konsumojë alkool kur ishte vetëm 13 vjeç.
Siç rrallë mund të ndodhë, në një intervistë të vitit 2002, Mel Gibson ka pranuar se nën efektein e alkoolit ai është një manjak depresiv. Janë telashe këto që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë jetës dhe në vitin 1984 ai ka provuar të qëndrojë i izoluar për 3 muaj me radhë pasi ka drejtaur automjetin e tij në gjendje të dehur. Pak më vonë është tërhequr në fermën e tij për thuajse 1 vit që të mund të rehabilitohej megjithatë asgjë nuk e ka mbajtur larg alkoolit aktorin. Pavarësisht gjithçkaje ai mundi të ishte një aktor i lakmuar në Hollivud. Madje ka pasur persona në gjigandin e kinemasë ata që janë përpjekur ta ndihmojnë aktorin të marrë veten.
Në vitin 1991 ai kërkoi ndihmë profesionale dhe në vitin 1992 më në fund ai pranoi të shtrohej në Qendrën Shëndetësore të Hollivudit dhe tha: “Alkooli është diçka që e ka përndjekur familjen time. Është diçka pranë meje. Njerëzit kthehen prej tij dhe kjo është një mrekulli”.
Pavarësisht përpjekjeve të herë pas hershme, Gibson asnjëherë nuk i shpëtoi dot alkoolit dhe më 28 korrik 2006 ai u arrestua pasi po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, çka është ilgale dhe rëndë e dënueshme në shumë prej shteteve të SHBA-ve. Ndonëse më shumë se një herë ka qenë në klinika rehabilitimi, Mel Gibson as që do të mos jetë i varur nga alkooli.
Role në kinema
1977 Summer City
I 1979 Tim Tim
1980 Mad Max
1981 Mad Max 2
1982 The Year of Living Dangerously
1984 Mrs. Soffel
1984 The River
1984 The Bounty
1985 Mad Max Beyond Thunderdome
1987 Lethal Weapon
1988 Tequila Sunrise
1989 Lethal Weapon 2
1990 Hamlet
1990 Air America
1990 Bird on a Wire
1992 Forever Young Capt.
1992 Lethal Weapon 3
1993 The Man Without a Face
1994 Maverick
1995 Pocahontas
1995 Braveheart
1996 Ransom
1997 FairyTale: A True Story
1998 Lethal Weapon 4
1999 Payback
2000 What Women Want
2000 The Million Dollar Hotel
2002 We Were Soldiers
Signs Rev. Graham Hess
2003 The Singing Detective Dr. Gibbon
2004 Paparazzi
2010 Edge of Darkness
2011 The Beaver
2012 Get the Gringo
2013 Machete Kills
Filma si regjisor
1993 The Man Without a Face
1995 Raveheart
2004 The Passion of the Christ
2006 Apocalypto
Filma si producent
1992 Forever Young
1995 Braveheart
2000 The Three Stooges, TV
2001 Invincible, TV
2003 Family Curse, TV
2003 The Singing Detective
2004 The Passion of the Christ
2004 Paparazzi
2005 Leonard Cohen: I’m Your Man, TV
2006 Apocalypto
2008 Another Day in Paradise, TV
Filma si skenarist
2004 The Passion of the Christ
2006 Apocalypto
2012 Get the Gringo
Role në teatër
Le Chateau d’Hydro-Therapie Magnetique by Helmut Bakaitis, Sydney 1976
Mother and Son by Louis Esson – NIDA Theatre, Sydney 1977
The Hostage by Brendan Behan – NIDA Theatre, Sydney 1977
Once in a Lifetime by Kaufman and Hart – NIDA, Sydney 1977
Oedipus the King by Sophocles – Adelaide Festival of the Arts, 1978
Cedoona by Roger Pulvers – Adelaide Festival of the Arts, 1978
The Les Darcy Shoë by Jack Hibberd – Adelaide, 1978
Romeo and Juliet by William Shakespeare – Perth & Sydney,
Ëaiting for Godot by Samuel Beckett – with Geoffrey Rush
On Our Selection by Bert Bailey and Edmund Duggan – Sydney 1979
No Names, No Pack Drill by Bob Herbert – Sydney 1981
Death of a Salesman by Arthur Miller as Biff – Sydney,
Love Letters by A. R. Gurney – Telluride, Colorado, 1993

No comments:
Post a Comment