Saturday, October 30, 2010

Piramida me dy kulme

Edmond Arizaj
Nuk e di shkakun real pse kryeministri kembengul fort ne rrezimin e nje piramide dhe ndertimin e nje parlamenti. Nuk e di as shkakun real pse kryetari kembengul akoma me fort ne mos prishjen e piramides. Por di shume mire, shkakun pse dua te prishet piramida, por mos te ndertohet nje Parlament, qe pavaresisht arkitektures, serish do te jete nje piramide, vecse me dy maja. Imagjinoni, turma deputetesh, nje nga nje, apo dy nga dy, qe dalin me nxitim nga kryesia e Kuvendit, me telefona ne vesh, ca me buzeqeshje, ca te nervozuar, kalojne me hap, apo me nxitim ato pak metra bulevard, per t'u hedhur ne krahun tjeter, ne Parlamentin e ri. Vetem bllokimi i rruges per te kaluar 140 deputetet do te ishte nje stres me vete, i perjavshem. Qytetareve nuk do t'u mbetej tjeter, vecse trotuari prane piramides se sotme. Vetem pak njerez, te zgjedhur pikerisht nga populli, do te gezonin nje hapesire te pamate te po ketij populli, ndersa atij do t'i linin kenaqesine e vezhgimit nga ekrani. Nje bllok i ri me disa ngjyra kete radhe!? Nuk i duhet me askujt. A duhet prishur? Megjithese syri eshte mesuar tashme, ashtu si me shume cudira te tjera qe kane ndodhur kaq sa vjet ne Tirane, piramida eshte katandisur per te ardhur keq. E zhveshur dhe e zhvoshkur, e zvjerdhur dhe e pshurrur nga te gjitha anet, piramida nuk ka asgje funksionale, te bukur, apo terheqese. Nuk mendoj se kundershtaret me te eger te regjimit te Hoxhes, atyre qe kaluan vite te tera burg, apo atyre qe regjimi u ka marre jete njerezish, e kane hale ne sy piramiden. Sepse ajo, ashtu si eshte katandisur, nuk simbolizon as fundin, kur diktatura jepte shpirt, e jo me kulmin e fuqise se saj. E, 40 vjet egersi, s'mund te harrohen edhe me zhdukjen e 40 piramidave. Por nje varr i madh ne mes te kryeqytetit (piramida ne vetvete eshte nje varr i madh, sipas egjiptologeve) sigurisht ta vret syrin. Nje varr pastaj i vjedhur e i rrembyer eshte akoma me i zymte e deshperues. Por edhe masonet, te dashuruar pas simbolit te piramides, nuk do ta pranonin nje piramide te leshuar, te rene e te rregjuar. Piramida eshte e shemtuar, nuk ka asnje funksion, prisheni. Por pse duhet me doemos te ndertohet nje Parlament ne vend te saj? Fjala e lire mund te degjohet fare mire edhe qe nga rrethinat e Tiranes, teknologjia e mundeson kete. Prej kaq vitesh e dime shume mire se brenda cdo parlamenti shqiptar, ka ekzistuar nje piramide, me dy maja te ndryshme. Nuk eshte se godina e re, sado e bukur, sado e lustruar, sado shkelqyese dhe verbuese te jete, do te ndryshoje gje, serish dy maja do te jene, ne nje trup. A nuk mund te mendohet dicka tjeter, qe s'ka fare lidhje me politiken. Mor po dicka qe kur ne trotuar te kalojne te majte e te djathte, te mos nisin te shajne me vete. Akuzohet perdite me te drejte prej kaq vitesh kryetari i bashkise se Tiranes per zenien e hapesirave me ndertime, vetem me ndertime pallatesh. Dakord, ndertesa e parlamentit nuk eshte prone private, por gjithsesi nuk eshte e qytetareve. Perse duhet bere e njejta gje, sado fisnik te jete mendimi per shkuljen e imazhit te njeshit te fjales dhe nguljen e imazhit te fjales se lire. A mund ta mendosh sa I vogel do te ndihej qytetari, sa I pavlere, sa inferior kur te kalonte mes kryeministrise, kryesise se Kuvendit, dhe parlamentit te ri, nje perqendrimi kaq te madh pushteti. Njesoj si egjiptiani i vjeter para piramides se Keopsit. Nuk po them se duhen studime, debate, e gjera te tjera qe gjasme te mbushin mendjen per transparencen. Tirana ka kaq vite qe ndertohet pa asnje transparence dhe askush nuk ka kerkuar as debate e as studime. Madje behen prova me bllokime rrugesh e hapje digash, a thua ne kryeqytet jetojne kavie. Por Tirana ka boll beton per qytetar. Tirana eshte e ngopur me ndertesa pushteti. Kryeqytetasit i shohin aq shpesh shtetaret sa do te ishte e tepert t'i shihnin edhe ne shetitjet e pasdites duke u bllokuar rrugen. E per me teper duhen menduar edhe protestat para parlamentit te ri. Per kryeministrin do te ishte me me vlere t'i dhuronte Tiranes dhe qytetareve te saj nje ambient qe te tjere ia kane rrembyer prej vitesh. Kjo do te ishte zhdukja reale e imazhit te diktatorit. Njerez qe shetisin e qeshin mbi bazen gjigante te piramides se tij.

No comments: