Shkruar nga Kreshnik Mersinllari
Ky tollon i kohës së Komunizmit që ishtee autorizimi për të blerë
djathë ishte i ngjashëm me atë për të blerë sallam ose mish të grirë.
Ai u bë hit në Facebook gjatë ditës së djeshme kur mori brenda pak
orësh dhjetëra shares dhe qindra pëlqime e komente, ndërsa shqiptarët
kujtuan makthin e viteve 1980.
Megjithëse mbi historinë e komunizmit është shkruar shumë, shkrimet
kanë qenë bajate. Në dijeninë time nuk ka patur ndonjë analizë të saktë
të sistemit të tolloneve ushqimore. Rrjedhimisht, siç ndodh rëndom me
historinë tonë, ne duhet të bazohemi te kujtimet për të kuptuar çfarë ka
ndodhur, shkruan diaryoftirana.com.
Bazuar pjesërisht në kujtime të tilla mbi tollonet dhe çmimet, por
bazuar edhe në statistikat e vjetarëve statistikorë të viteve ’80, kemi
hartuar këtë tabelën e mëposhtme, e cila përmbledh pak