- Nga Frank Shkreli
Më 20 dhe 21 Maj në Çikago të Shteteve të Bashkuara mbahet
samiti ose mbledhja e nivelit të lartë e udhëheqsve të vendeve anëtare të
NATO-s, për takimin e 25-të aleancës së Atlantikut Verior. Presidenti Barak Obama do të presë udhëheqsit
e vendeve të NATO-s në qytetin e tij Çikago, ku do të bisedohet për të ardhmen e aleancës ushtarake,
duke u përqëndruar kryesisht , mbi gjëndjen në Afganistan, por edhe mbi
sfida të tjera me të cilat përballet këjo organizatë në shekullin 21. Nevoja
për të siguruar se aleanca ka aftësitë dhe mundësitë për të mbrojtur
popujt dhe territoret e vendeve anëtare si edhe doemosdoshmëria për forcimin
dhe zgjerimni e rrjetit të partnerëve të NATO-s anë e mbanë botës, është gjithashtu në rendin
e ditës. Sepse, sipas vet aleancës, si një mjet i pazëvendsueshëm stabiliteti, NATO nevojitë të ruaj kapacitetet që ka tani
dhe të mbrojë sigurinë dhe vlerat e vendeve anëtare, ndërkohë që përpiqet të
krijojë mundësi për partneritete edhe me vendet
jashtë rajonit të Atlantikut Verior.
Pritet që në tubimin e Çikagos, NATO të vendosë për
tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani
mbrenda mbarimit të vitit 1914, ndërkohë që do të angazhohet që të
zhvillojë një partneritet afatgjatë me popullin e atij vendi. Këjo, sipas ekspertëve, ndodhë sepse në vendet demokratike anëtare të NATO-s
nuk ekziston më një përkrahje për luftën në Afganistan dhe si rrjedhim politika
duhet patjetër të reflektojë dëshirën e shumicës së popullit të vendeve
anëtare, qoftë këtu në Shtete e Bashkuara, qoftë në Evropë.
Ekspertët thonë se afati i tërheqjes së forcave të aleancës
perëndimore nga Afganistani duhet të zbatohet, me qëllim që t’i dërgohet një
mesazh qeverisë afgane se nuk mund të varet përgjithmonë nga Amerika.
Njëri nga këta ekspertë Shanë Kej, pranë universitetit Uellsien në
shtetin Ohajo, i tha Zërit të Amerikës se ‘’Afganët duhet të marrin përsipër përgjëgjësinë për
mbrojtjen e vendit të tyre.’’ Në
mbledhjen e Çikagos, NATO do të vendosë gjithashtu mënyrat për trajnimin,
konsultimet dhe ndihmat për forcat
afgane, gjatë tranzicionit dhe pas tërheqjes së forcave të aleancës nga
Afganistani, si pjesë e ndihmave të përgjithëshme ndërkombëtare për atë vend. Në fillim të këtij muaji, Presidenti Obama
tha se koalicioni ushtarak përendimor do të caktojë objektivin që vitin që
vjen, forcat afgane të kryesojnë operacionet luftarake, anë e mbanë vendit.
Një çeshtje tjetër delikate në samitin e Çikagos do të jetë
buxheti dhe financimi i operacioneve
ushtarake të aleancës. Publiku
dhe Kongresi amerikan kanë filluar të tregohen të pa durueshëm me vendet
anëtare të NATO-s që nuk kryejnë detyrimet e tyre financiare ndaj
aleancës. Kryetari i Komisionit të
Punëve të Jashtëme i Kongresit Amerikan
, Xhon Kerri i përmblodhi më së miri shqetsimet amerikanenë lidhje me këtë
çeshtje, duke thënë se ‘’të gjithë ne e kuptojmë se këjo është një kohë
kursimesh, por është një periudhë kursimesh për të gjithë, dhe si rrjedhim ne
do të detyrohemi të përcaktojmë prioritetet, duke vendosur se çka është me e
rëndësishme dhe çka është më pak e rëndësishme’’.
Disa informacione interesante në lidhje me këtë takim të
nivelit të lartë në Çikago janë të një natyre kombëtare dhe ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Anders
Rasmussen tha se tubimi në Çikago është më i madhi në historinë e aleancës, ku
po marrin pjesë rreth 60-vende dhe organizata, përfshirë Kombet e Bashkuara,
Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe disa vende të Azis Qendërore, ndër të
tjera. Zoti Rasmsussen u citua në median
amerikane se takimi në Çikago do të ‘’demonstrojë se i gjithë komuniteti
ndërkombëtar ka përgjegjësi për gjëndjen në Afganistan dhe në rajon.’’
Siç duket Rusia, megjithëse e ftuar për të marrë pjesë, ajo
nuk do të jetë e pranishme në një nivel
të lartë me justifikimin se Presidenti Putin do të jetë i nxënë me formimin e qeverisë së re, por dihet se
marrëdhënjet mes Moskës dhe NATO-s nuk kanë qenë shumë të mira kohët e fundit
dhe si rrejdhim Rusia do të pëfaqësohet nga një diplomat në Çikago.
Mirëpo, sipas shtypit amerikan, Izraeli nuk është i ftuar të
merrte pjesë, me hamendjen se Turqia mund të ketë bllokuar pjesëmarrjen izraelite në takimin NATO, por
Sekretari i Përgjithëshëm Rasmussen duke hedhur poshtë këto pretendime, tha se
Izraeli nuk u ftua sepse nuk bën pjesë në misjonet e NATOs në Afganistan dhe në
Kosovë.
Por ndoshta lajmi më i rëndësishëm nga takimi i nivelit të
lartë të NATO-s në Çikago këtë fund jave do të jenë protestat e mëdha që grupe
të ndryshme kanë në plan të bëjnë gjatë zhvillimit të punimeve të samitit. Një demosntrues u citua nga rrjeti televiziv
amerikan Foks se po bëhen plane të mëdha, ‘’do të ketë luftë në rrugët e
Çikagos’’, shtoi ai. Në përgjigje të
këtyre protestave të paralajmëruara nga protestues e demosntrues të të gjtiha
ngjyrave, policia e Çikagos ka njoftuar planet për të bllokuar rrugë dhe zona
të tëra të qytetit për të ndaluar protestuesit që të pengojnë ose të ndërpresin
punimet e mbledhjes së nivelit të lartë.
Ironia e këtyre protestave është se organizatorët kundërshtojnë
një aleancë që siguron dhe mbron me çdo kusht, jo vetëm të drejtën e
tyre për të demonstruar në Çikago, por ata janë edhe kundër një aleance e cila përveç
popujve të vedneve anëtare, ajo u ka ardhur në ndihmë shumë popujve në përpjekjet e tyre për të
siguruar lirinë, siç ishte rasti i Libisë kohët e fundit.
Me mbarimin e luftës së ftohët, misjoni afatgjatë i NATO-s
është më pak i qartë se ç’ishte gjatë asaj periudhe , kur misjoni i aleancës
ishte kryekput mbrojtja nga kërcënimet e Bashkimit Sovjetik dhe të komunizmit ndërkombëtar.
Nuk është e rastit që çështja kryesore e
samitit në Çikago është gjëndja në Afganistan dhe mënyra se si aleanca duhet të manexhoj tërheqjen e forcave të sajë nga ai vend. Tërheqja e NATO-s me nder nga ai vend, gjatë
këtij tranzicion për të cilin vendosë
aleanca këtë fund jave në Çikago,
ka mundësi të vendosë të ardhmen
e organizatës NATO për të dekadat e ardhëshme.
No comments:
Post a Comment