Në fund të përrallës, gjithnjë një gjysh a gjyshe u thotë fëmijëve
atë që duhet thënë, për të mos i lënë të vdesin në injorancë, përralla
me lesh, e mira prej nesh! Nëse hulumton në internet pas korporatës SIVA
PARTNERS të shfaqet një shtëpi luksi me pishinë, më poshtë një sallë
konferencash pa njeri dhe një adresë 780 Third Avenue, 9 flor. New York.
Për krye të kësaj shfaqjeje shfaqet një emër në të parë asociativ,
Mohammad Ali si bossi i korporatës e më poshtë është e pashmangshme një
foto e investitorëve njujorkezë me të vetmin njeri publik në botë,
kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Për të krijuar kështu fuqinë e
imazhit.
I njëjti grup investitorësh virtualë kishte zbarkuar me pompë edhe në Prishtinë, për t’u dhënë shpresë të rreme fukarenjve ballkanikë. Mungesa e mekanizmave mbikëqyrës institucionalë dhe etikës së pushtetit si dhe mungesa e sensit për realitetin financiar u krijon hapësirë ideale korporatave fantome jo vetëm vendore, por edhe ndërkombëtare për ngritjen të skemave piramidale dhe shpëlarje parash. Pritja e SIVA PARTNERS në Prishtinë nga zyrtarët e lartë qeveritarë (në video shihet zëvendëskryeministri Pacolli në hotelin e tij “Diamond”) e dëshmon ose naivitetin e skajshëm të udhëheqësve politikë kosovarë, ose lehtësinë e padurueshme për “të bërë” para nga një rrenë klluqe!
Por si e hëngri karremin Qeveria shqiptare dhe kryeministri Berisha duke u bërë personazh i kësaj storie “banditësh financiarë”? Lutfi Dervishi, drejtor ekzekutiv i TI-Albania (Transparency International) na tregoi këtë “përrallë” miliardëshe nga e cila të shkon lëng nga goja.
“S’e vrau mendjen kush, sepse vinin si amerikanë, ndonëse shumat fiktive të investimeve me të cilat operonte ky grup ishin spektakulare, saqë “kishin turpëruar” edhe FMN-në duke premtuar 10 miliardë dollarë investime në Ballkan vetëm për vitin 2012, nga dy miliardë në Shqipëri dhe Kosovë!?” Mjafton të kesh informacion se cila është qasja dhe shkalla e besueshmërisë së një populli dhe shteti ndaj SHBA-së, pra mjafton të jesh amerikan për të ndërmarrë mision shpëtimtar mashtrues, ose për ta ngritur një skemë piramidale në një vend në transicion. Mjafton të kesh një zyrë (një adresë) dhe t’i deponosh 150 dollarë amerikanë për ta themeluar një korporatë virtuale për t’iu shitur vendeve ballkanike si fuqi investuese marramendëse, që kap shifrat miliardëshe. Në këtë rast mashtruesit duhet të kujdesen që të kenë ndonjë emër bombastik krahas adresës, sepse popuj dhe shtete naive nuk hulumtojnë më tutje për identitetin, seriozitetin dhe fuqinë e korporatës që u shfaqet në derë për t’ua zgjatur dorën e shpëtimit.
Një gazetar hulumtues, John Holland (redaktor në OCCRP- Organizata për raportim të krimit të organizuar dhe korrupsionit) zbulon se ky grup është fantom, virtual dhe se përmes mashtrimit synon të ngrejë skema piramidale në vendet e painformuara ose në ato vende të cilat i ka dërrmuar korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke shfrytëzuar ose paaftësinë e shtetarëve, ose duke i përfshirë vetë ata në krim të organizuar…
SIVA PARTNERS në këtë rast është kujtuar ta gjejë edhe një amerikan me origjinë shqiptare si ekzaminues i tregjeve investuese në rajon. Emri i tij është plasuar në internet si Pjerin Lumaj ose Gurraj, ndërkaq që në pozitën e bashkëkryesuesit dhe drejtorit menaxherial figuron emri Mohammad Ali! Ideja e parë që i krijohet secilit ballkanas të shkretë kur e lexon këtë emër “bombë” është ish-kampioni botëror në boks Casisus Clay i konvertuar si Mohamed Ali. Mirëpo gazetari Holland ka hulumtuar identitetin e këtij njeriu dhe prapa këtij emri nuk i është përgjigjur asnjë person real në New York. Fillimisht ai arrin te një e dhënë se ky njeri ishte një specialist i kirurgjisë plastike në Virginia të ShBA-së, por me të arritur atje, del se në këtë shtet nuk ka një qytetar amerikan rezident që mban këtë emër, sepse ai ishte zhdukur para dhjetë vjetësh!
Të dhënat e mëtutjeshme gazetarin e shpijnë edhe më larg, në Pakistan, ku ky njeri e dyshohet se merret me zejen e vjetër, krim të organizuar, duke ngritur skema piramidale në krahinat e humbura të këtij vendi. Po ashtu dyshohet se përmes mashtrimit, ky njeri ka krijuar një pasuri të majme, rreth 2, 5 miliardë US dollarë në asete.
Një plan i detajuar për këso skemash korruptive këtij farë Ali &Co “i dhezi” në Tiranë dhe në Prishtinë. Lajmi u dha në televizionet publike të te dyja shteteve, duke mësyrë të rrisin kredibilitetin e qeverive të dy vendeve se si “po i lulëzojnë” ekonomitë e mjera të vendeve të tyre !? Vendi ku kallxohen përralla me mbretër dhe qypa me lira (një portal në Prishtinë para do kohësh e pati publikuar lajmin se hiç më pak se Donald Tramp dëshiron të investojë miliarda në Kosovë) është i shkretë. Ndërsa prijësit politikë janë mashtrues popujsh!
Për një qytetar të edukuar mirë, lajmi i RTK-së për investime sa dyfishi i buxhetit shtetëror të Kosovës vetëm brenda vitit 2012 siç pretendonte grupi fantom me seli në internet (sic!) ose mund të merret si gabim logjik, ose thjesht e kupton se është një mashtrim. Por për politikanët e paaftë, ky spektakël medial është shprehje e synimit për të mbajtur pushtetin personal mbi rrenën ose thjesht është “derë e vogël” për t’u përfshirë në botën e krimit të organizuar. Tjetër shpjegim kjo nuk ka.
Tashmë është muaj i pestë i vitit ’12 dhe asnjë lajm tutje s’erdhi nga SIVA PARTNERS. Si duket ia kanë ndier erën se gazetarë hulumtues u kanë rënë në gjurmë mashtrimeve të tyre dhe, me gjasë, janë fshehur në tollovitë e zhurmshme të pjesës tribal të Pakistanit, në Peshavar…
Në anën tjetër qeveritarët shqiptarë dhe kosovarë, ndoshta presin t’u vijnë partnerët e tyre nga interneti me thasët plot para në Tiranë dhe Prishtinë, për ta realizuar parajsën e tyre në tokë. Tregim i bukur për infantilë në pushtet!
Fundi i narracioneve të tilla për investime miliardëshe duhet të jetë legjendar, jo dashakeqës, por thjesht letrar: “Përralla n’shkallë, dukati n’ballë!
Marrë nga Koha Ditore

No comments:
Post a Comment