Sot në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, anëtarë të komunitetit
LGBT (lezbike, gay, biseksualë, transeksualë) kanë zgjedhur kryeqytetin e
Shqipërisë, Tiranën për paradën e tyre.
Aktiviteti i tyre nisi rreth orës 09:30, ndërsa fjalën e mori i pari Ambasadori i parë i Ambasadës Pink në vendin tonë Altin Azizaj, i cili deklaroi se Shqipëria po nis një kapitull të ri, atë të respektimit të cdo komuniteti.
Ndërkaq edhe myslimanët kanë paralajmëruar sot një protestë paqësore ndaj homoseksualëve. Sipas njoftimit të Forumit Mysliman Shqiptar do të organizohet një manifestim me rastin e ditës së familjes.
AMBASADORI HOLLANDEZ: U SUPRIZOVA NGA DEKLARATA E SPAHISË, KA ENDE INJORANCËAmbasadori hollandez në vendin tonë, zoti Henk Van den Dool deklaroi sot se është ndjerë i suprizuar nga deklaratat e kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia në adresë të tij, për faktin se ai është pjestar i kabinetit të qeverisë dhe jo njeri i thjeshtë.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve ai falenderoi kryeministrin Berisha për mbështjetjen e tij, ndërkohë u shpreh i keqardhur se dikush është fyer teksa ai ka folur për vlerat e përbashkëta europiane.
“Këto deklarata nuk i dëgjon cdo ditë dhe kam qënë i suprizuar, dhe sigurisht dhe një nga këto cuditë e mija është se deklarata nuk është bërë nga një qytetet i thjeshtë, por një anëtar i qeverisë. Mua më ka ardhur keq dhe ende më vjen keq se duke folur për vlerat e përbashkatë europiane paskam fyer”, deklaroi ambasadori.
Ambasadori hollandez, thekson se ngjarjet e fundit diskriminuese ndaj komunitetit LGBT tregojnë se ka ende injorancë për homoseksualizmin. Sipas Van den Dool paragjykimi vjen nga mungesa e informimit.
“Jam i kënaqur të them se Shqipëria ka nënshrkuar të gjithë konventat europiane dhe ka një ligj të fortë kundër diskriminimit, duke përfshirë dhe diskriminimin seksual. Ngjarjet e fundit kanë treguar se ka ende injorancë për homoseksualizminm. Të ngresh cështje për homoseksualët pritet me paragjykim dh qeshja. Frika dhe paragjykimi rezulton nga mos informimi. Tregojini kush jeni”,- u shpreh ambasadori hollandez.
FILLORETA KODRA: FUSHATË TË GJËRË ANTIDISKRIMINIMI
Zv. Ministrja e Punës, Filloreta Kodra e pranishme në celjen e këtij aktiviteti, deklaroi se “Ministria ka hartuar një program pune për rishikimin e legjislacionit, ndërsa do të ndërmarrë një fushatë të gjërë antidiskriminimi”, sic tha ajo.
Kodra deklaroi se duhet bashkëpunim më i gjerë mes shoqërisë civile, mediave e institucioneve në luftën kundër diskriminimit të këtij komuniteti.
Ajo deklaroi më tej se “të gjithë para ligjit janë të barabartë”.
AMBASADA PINK: SHQIPËRIA KAPITULL TË RI Ambasadori i parë i Ambasadës Pink, Altin Azizaj në celjen e festivalit të diversitetit, ftoi cdo shqiptarë të jetë pjesë e tij dhe të ngrejë lart flamurin LGBT si shenjë e respektimit të të drejtave njerëzore dhe mosdiskriminimit të këtij komuniteti.
“Ky është një manifestim publik për një botë të lirë, të hapur dhe të denjë, që vendi të shkëputet nga bota e vjetër. Sot hapet i pari festival i diversitetit. Ne kërkojmë të jetojmë me nder dhe barazi si gjithë qytetarët e tjerë.
Sot Shqipëria po shkruan një kapitull të ri, është Shqipëria e demokracisë dhe lirisë ku respektohen të drejtat dhe barazitë themelore të njeriut, respekton komuinitetin LGBT. Ne jemi kundër diskriminimt dhe homofobisë. Kjo është Shqipëria e re ku cdo komunitet jeton në paqe dhe harmoni. Komuniteti LGBT ka jetuar dhe do jetojë në këtë vend pavarësisht paragjykimeve. Cdo kush prej nesh beson tek vletrat, tek familja dhe morali”, tha ai.
Azizaj deklaroi më tej se, “Do të adresojmë të gjitha mangësitë ligjore që pengojnë sot këtë komunitet”.
SOT NE TIRANE PARADA GAYSot në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, anëtarë të komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksual,transeksual) kanë zgjedhur kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën për paradën e tyre. Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë është një përkujtim i heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, bërë nga OBSH, më 17 maj 1990.
Dje në Tiranë është zhvilluar edhe ekspozitën "Kukafshehti", e para e këtij lloji që adreson jetën dhe dashurinë e komunitetit gay, si pjesë integrale e shoqërisë shqiptare. Ekspozita ishte iniciativë e Aleancës Kundër Diskriminimit, LGBT, ndërsa mësohet se nuk ka marrë pjesë asnjë politikan shqiptar, përveç përfaqësuesve të përfaqësive diplomatike në vendin tonë.
Mësohet se shumë prej ambienteve ku do të zhvillohen këto aktivitete do të 'blindohen' në mënyrë që të mos krijohen incidente. Masat që janë marrë nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT kanë ardhur për shkak të debateve të forta që nisën në lidhje me zhvillimin e një parade gay në Tiranë. Veç policisë private, kryetarët e këtyre shoqatave kanë zhvilluar edhe një takim me drejtues të Bashkisë së Tiranës dhe u kanë kërkuar mbështetjen e policisë bashkiake për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve.
Kujtojmë se, përkujtimi i kësaj dite nga ky komunitet, nuk është pritur mirë në vendin tonë. Madje nga Partia e Legalitetit ka pasur deklarata shumë të ashpra drejtuar LGTB. Kreu i saj Ekrem Spahia ka bërë shpeshherë deklarata që kjo paradë të mos mbahej në vendin tonë, cënon moralin e shoqërisë shqiptare, siç tha ai.
Spahia shkoi deri aty sa kërkoi edhe shpalljen non grata për ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në vendin tonë, zoti Henk Van den Dool.
Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare i ka cilësuar të papërshtatshme deklaratat e tij, ndërsa ka deklaruar se Shqipëria është një vend i lirë dhe si i tillë respekton çdo komunitet.
Po dje edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi bëri thirrje t’i jepet fund këtyre deklaratave diskriminuese të bëra nga politikanë të caktuar.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment