Saturday, March 9, 2013

Dritëro Agolli: Shqipëria? Gomari para kalit…

Xhevdet ShehuNjë bisedë me shkrimtarin Dritëro Agolli: Shqipëria sot? Gomari para kalit…
Rrëfimi i patriarkut të letrave shqipe: Nga përgjigja me fabul për situatën e sotme politike te raportet e së shkuarës me Enver Hoxhën e Mehmet Shehun. Pse ka zmadhuar një fotografi me Mehmet Shehun dhe kush i kërkoi të sajonte një libër me autograf për enver Hoxhën pasi Hoxha kishte vdekur.
Pse përmend Ilir Metën e Azem Hajdarin kur thotë që nuk ka lidhje mes heqjes së imunitetit dhe antikorrupsionit.

1903: ÇËSHTJA SHQIPTARE në sytë e shtypit spanjoll

Ani Rusi
Çfarë shkruante shtypi spanjoll 110 vjet më parë mbi përpjekjet shqiptare e ndërkombëtare për të pasur më në fund një shtet shqiptar? Sa e njohur ishte kauza në Spanjë dhe cili ishte roli i Austro–Hungarisë, fqinjëve tanë dhe Europës. Kush ishte mëtonjësi spanjoll i fronit të Shqipërisë?  

Në fakt artikulli nis me një shprehje të një autori italian, analist në zë për kohën e vet i çështjeve politike ndërkombëtare, dhe autor i një vëllimi që vetëm një vit kishte që ishte nxjerrë në

Fino, kryebashkiaku i panjohur, që Berisha e “kurorëzoi” 110 ditë kryeministër

Nga: Përparim Halili Berisha u detyrua të dorëzoj ‘çelësat”, prej presionit të popullit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. Qeverisjen e tij e morri në dorë një socialist i panjohur nga Gjirokastra, me detyrë kryetar bashkie i qytetit, i panjohur më parë si figurë publike as brenda PS. Qeveria e Pajtimit Kombëtar ishte qeveria që drejtoi Shqipërinë gjatë periudhës 9 Mars 1997-29 Qershor 1997. Ajo u krijua si pasojë e ngjarjeve të vitit 1997, të nxitura nga falimentimi i skemave piramidale. Kjo qeveri erdhi 1 javë pas dorëheqjes së qeverisë së Aleksandër Meksit, më 2 Mars 1997. Kjo qeveri u krijua falë vullnetit politik të partive kryesore të vendit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare.

Friday, March 8, 2013

“Nano ik” apo “Nano eja”?

Nga Hamza HATIKA
Fushata elektorale e 23 qershorit duket se po rithërret edhe një herë “Nano eja!”. E ky duket se do të rikthehet jo me ngut në ringun e politikës shqiptare, tanimë jo si një arbitër, që mund të vendosë mbi fatin e palëve ndërluftuese. Presidenca mbetet një mollë e ndaluar dhe test kuptimplotë se revanshi s’është utopi dhe ai duhet të rikthehet me një vend në parlament për të shkarkuar bateritë cinike dhe mllefin e akumuluar.
“Nano ik”, me sa duket, iku bashkë me mitingjet madhështore të Berishës

Thursday, March 7, 2013

Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja!

Josip Broz Tito është një nga figurat më kontroverse të historisë jugosllave. Ai ishte komunist, agjent, një ushtar, sekretar, politikan dhe presidenti i përjetshëm i RSFJ-së. Jeta e tij sociale është pak a shumë e njohur, por ana tjetër e tij, romantike, mbetet ende një mister. Ajo çka dihet është se i donte gratë e tij, e ndonjëherë edhe të huajat. Zyrtarisht thuhet se ishte martuar katër herë dhe se kishte shumw dashnore!?
"Gruaja e tij e parë ishte rusja Pelagija Belousova, e cila ishte vetëm 15 vjeçe kur u martua me të. Ai atëherë ishte rob në Rusi. U martuan dhe e patën djalin Zarko. Janë shpërngulur në Kroaci, por ajo pas një kohe kthehet në Rusi,

Sunday, March 3, 2013

Shtegtari që udhëton për te vetja

Gjergj Meta
Kam zgjedhur fjalën peregrinus për të titulluar rubrikën time të përjavshme në Mapo Weekend. E mora hua këtë fjalë prej Benediktit XVI, i cili mbrëmjen e datës 28 shkurt 2013, dita e fundit e Pontifikatit të tij, e përdori për të përkufizuar vetveten, në copëzën e fundit të jetës së tij. Më ngjiti kjo fjalë menjëherë, pasi thotë shumë. Në fund të fundit të gjithë, në një mënyrë a tjetër, kemi brenda nesh trajtat e shtegtarit. Zgjedhja e një fjale nga ky Papë për rubrikën time, ka për qëllim të shprehë edhe krejt afeksionin tim për këtë njeri, që në thjeshtësinë e tij, në sytë e gjithë globit, tregoi madhështi. Fjala latine peregrinus vjen nga ndajfolja peregre që ka në përbërje fjalën per, e cila do të thotë “nëpërmjet”, “nëpër”, “ndër” dhe ager, që do të thotë “fushë”.

TOPALLI, TAKIM ME STRUKTURAT E PD-

Partia Demokratike e Shkodres ka zhvilluar mbledhjen e saj pa praninë e mediave, ku e pranishme ka qënë edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli. Në këtë mbledhje merrnin pjesë drejtuesit e PD-së në Rrethin e Shkodres, deputetet, anëtaret e kryesisë dhe kryetaret e komunave dhe Bashkive, të rinjtë e FRPD- së, si dhe përfaqësues të grup-seksioneve të partise demokratike.

Pika doganore e Grabomit. Malazezet avancojnë me punime, pjesa shqiptare ende jo

Shqipëria me Malin e Zi kanë nisur  zbatimin e një sërë projektesh të rëndësishme sic është hapja e pikës së kalimit kufitar në Grabom të Kelmendit që do bëjë të mundur lidhjen e Podgoricës me Plaven e Gucinë për 75 km nga 250 km që është aktualisht.
Nga ana e Malit të Zi në zonëne Trieshit është asfaltuar segmenti rrugor prej rreth 1 km deri në kufi ndërsa pala shqiptare ende nuk ka nisur punën për këtë segment që është rreth 3 km nga segmenti kryesor. Nga ana tjetër është duke u punuar nga Fondi Shqiptar I Zhvillimit për aksin rrugor Hani I Hotit- Vermosh.

Thursday, February 28, 2013

5 mite mbi zgjedhjen e Papes



Prapa dyerve të mbyllura, të shkëputur nga bota e jashtme, ata do të zgjedhin liderin, i cili do të ketë ndikim jo vetëm në Kishën Katolike, por në gjithë planetin. Gazeta 'Washington Post', shkruan për disa keqinterpretime që mund të karakterizojnë procedurën e zgjedhjes.
vatikani
Së pari, Papa Benedikiti ka dhënë dorëheqjen, në vend që të qëndrojë në detyrë deri në vdekje, kështu që ai mund të ndikojë kardinalët të zgjedhin dikë si ai. Në Uashington, popullata ka prirje të dyshojë në shpjegimet e politikanëve që japin dorëheqje për asgjë, por në rastin e dorëheqjes së papës, shpjegimi për përkeqësimin shëndetësor duket të jetë i saktë.

Benedikti ka bërë të ditur se nuk mund të kryejë më punën e tij dhe ai duhet të nderohet për dorëheqjen nga pushteti në të mirë të kishës. Pas dorëheqjes, ai do të largohet nga Roma, për të shmangur dyshimet rreth

Olli: Rama i kishte premtuar të dyshuarit Frroku se do ta bënte deputet

Ministria e Brendshme nëpërmjet zëdhënësit të saj Leonard Olli, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
Në deklaratën e tij, Leonard Olli u shpreh se :
“Ndërsa të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit janë angazhuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike, Rama dhe rilindasit e tij, të turrur si hiena për të ushqyer politikën e tyre nekrofile, bëjnë sikur qajnë duke derdhur lotë krokodili, për të ndjerin kryekomisar Lamajn, që në dhjetra raste e kishin cilësuar si bandit.
Rama u shfaq sërish para publikut në mbrojtje së

Fjalët e fundit të Benedikti XVI: “Jam shtegtar i thjeshtë, që fillon etapën e fundit të shtegtimit të tij mbi tokë”. Në orën 20.00, Selia Vakante

“Faleminderit, të dashur miq. Jam i lumtur që ndodhem mes jush, rrethuar nga bukuria e Gjithësisë, Krijim i Zotit, e nga simpatia juaj, që më bën shumë mirë. Faleminderit për miqësinë e dashurinë tuaj!” Këto qenë fjalët e para, që Benedikti XVI u tha besimtarëve, që e kishin mbushur plot e përplot oborrin e Pallatit Apostolik të Kastel Gandolfos.
“Ju e dini se kjo ditë e imja është e ndryshme nga të mëparshmet: do të jem Papë i Kishës Katolike deri në orën 8 të mbrëmjes, pastaj jo më. Tani, jam thjesht një shtegtar, që fillon etapën e fundit të shtegtimit të tij në këtë botë. Dua të punoj akoma me zemër, me dashuri, me lutje, me reflektime, me të gjitha forcat e brendshme, dua të punoj për të mirën e përbashkët, për të mirën e Kishës e të njerëzimit. Dhe e ndjej se simpatia juaj më mbështet. Të shkojmë përpara së bashku me Zotin, për të mirën e Kishës e të botës. Faleminderit!”

Vrasja e Dritan Lamajt, telefonata që zbuloi vrasësin



Arben Frroku
Ka qenë telefonata me një të njohurin e tij në Greqi ajo që e ka tradhtuar vrasësin e kryekomisarit Dritan Lamaj, duke bërë që policia të vihej në ndjekje të tij, për ta vënë në pranga pasditen e djeshme në Selanik. Arben Frroku i ka telefonuar një të afërmi të tij, për ta njoftuar se po nisej drejt Greqisë. Në bazë të të dhënave që ofron sistemi TIMS, ata kanë dalë nga Shqipëria në orën 21:24 të mbrëmjes së të dielës.

Autori dhe viktima, dikur miq
Biznesmeni Arben Frroku dhe komisari Dritan Lamaj kishin qenë kohë më parë

Mynih 1979, një dëshmi befasuese për Sali Berishën



gazeta dita cover
Rrëfimi befasues i një ish-dëshmitari të një takimi sekret në Mynih në 1979 ku u mor një vendim mbi të ardhmen e “tri shteteve-valvula” ndër të cilat edhe Shqipëria. Pjesë të kësaj dëshmie  kanë qarkulluar nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare në mesin e viteve ‘90, më pas është heshtur… 60 000 000 $, do t’i jepeshin Grigorovit të Shkupit për formimin e “thithës-shtet” të pavarur… 20 000 000 $, për njerëz brenda oborrit të Hoxhës – shkruan autori. Dhe më pas përshkruan një takim në Parkhotel të Mynihut me kontaktin e Shqipërisë që erdhi nga Franca.. “Takuam një njeri me sjellje shërbëtori… Na priti, duke bërë përkulje teatrale” Ky njeri quhej… Sali Berisha (!)
Libri që po citojmë sot është botuar në 1995. Pjesë të tij kanë qarkulluar për disa vjet nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare, më pas është heshtur. Takimi për të cilin flitet në libër është kryer në vitin 1979. Në tekst bien në sy dy