Ministria e Brendshme nëpërmjet zëdhënësit të saj Leonard Olli, ka
reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
Në deklaratën e tij, Leonard Olli u shpreh se :
“Ndërsa të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit janë angazhuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike, Rama dhe rilindasit e tij, të turrur si hiena për të ushqyer politikën e tyre nekrofile, bëjnë sikur qajnë duke derdhur lotë krokodili, për të ndjerin kryekomisar Lamajn, që në dhjetra raste e kishin cilësuar si bandit.
Rama u shfaq sërish para publikut në mbrojtje së
policisë së shtetit, por në fakt a nuk ishit ju zoti Rama që dërguat kasnecin Tahiri për të organizuar protesta kundër punës dhe detyrës së kryekomisar Lamajt në Kombinat? A nuk ishit ju që e dërguat atë në mbrojtje të të akuzuarit? A nuk ishte Tahiri yt që jepte konferenca pa fund për shtyp duke akuzuar shefin e komisariatit si bandit dhe kriminel? Zoti Rama sqaro opinionin publik përse vetëm dy javë më parë ju e takuat të dyshuarin Frroku dhe i premtuat se do ta bënit deputet? Përse e fshihni faktin se të nesërmen e takimit tuaj i dyshuari shkoi në Shkodër dhe filloi hapjen e zyrave elektorale? Zoti Rama sqaro qytetarët shqiptarë përse pas takimit tuaj me të dyshuarin Tahiri ka darkuar dhe biseduar në një lokal nga ora 20:30 deri në ora 02:30 të mëngjesit dhe se për çfarë shtë biseduar në atë darkë të stërgjatë? Përse gjithë ky ngut për të përgojuar një foto të bërë para dy vitesh, tani pikërisht në mes të proçesit hetimor? Përse nuk u pohon shqiptarëve se qëllimi yt i vërtetë është prishja e hetimit dhe mbrojtja e të dyshuarit për vrasjen e kryekomisarit? Zoti Rama ki kurajon të pranosh para shqiptarëve se kryetari i njësisë nr. 6 në Kombinat , i zgjedhuri yt është ortak në biznese me të dyshuarin. Pranoje dhe ti sikundër e pranon Tahiri faktin se lokalin e të akuzuarit e kishte bazën e tij në Kombinat dhe aty organizonte fushatën politike. Edhe ky rast me gjithë përpjekjet e tua të pafundme lidhjet e tua dhe të kupolës tënde me krimin, një fakt të cilin nuk mund ta fshihni dot më. Përpjekjet e tua megjithëse ogurzeza do të dështojnë.
Policia e Shtetit është e vendosur që me çfardo kosto dhe çfardo çmimi të përballet me krimin, ta godasë dhe ta mposhtë atë në çfardo forme që ai shfaqet. Në këtë betejë ajo do të triumfojë dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të Ministrisë së Brendshme, qeverisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë.”

No comments:
Post a Comment