Autori dhe viktima, dikur miq
Biznesmeni Arben Frroku dhe komisari Dritan Lamaj kishin qenë kohë më parë
miq të ngushtë. Por ë 25 shtator 2012, Arben Frroku kishte denoncuar zyrtarisht përplasjen me Dritan Lamaj, në atë kohë shef i komisariatit në 6 në kryeqytet. Biznesmeni nga Puka në padinë e tij pretendonte se Lamaj kishte ushtruar dhunë ndaj tij, gjë që e kishte detyruar të mjekohej në spital. Frroku është pronar i disa prej lokaleve të basteve sportive “Xhoi Loto”, disa bareve “Inkas Cafe” dhe aksioner kryesor i klubit sportiv “Tërbuni”
Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, në afërsi të vendit të njohur si “Vasil Shanto”. Policia ka shoqëruar djalin e Arben Frrokut, Gran Frroku, i cili një vit më parë ishte në qendër të mediave për shkak të një denoncimi që i bëri forcave të policisë numër 2 për ushtrim dhune, denoncim i cili u përfshi edhe në një raport të Avokatit të Popullit, që rekomandoi marrjen e masave për policët që ushtruan dhunë mbi të rinjtë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet: “Siç jeni vënë në dijeni, ditën e djeshme rreth orës 18.20’, në Tiranë, është vrarë me armë zjarri Kryekomisar Dritan Lama, me detyrë specialist në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Hapura në Policinë e Shtetit. Në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, nga grupi i posacëm hetimor, në përbërje të të cilit janë ekspertë të strukturave kundër Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe Prokurorë të Krimeve të Rënda, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale të kryera ka rezultuar se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë janë shtetasit:
- Arben Preng Frroku, vjeç 44, banues në Tiranë.
- dhe Jakë Mark Jaku, vjeç 31, banues në Tiranë.
Në sajë të masave të marra dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me autoritetet policore Greke, është bërë i mundur ndalimi i këtyre dy shtetasve në qytetin e Selanikut, në Greqi. Nga analizimi i ngjarjes dhe i provave të administruara nga grupi hetimor është arritur në konkluzionin se vrasja e Kryekomisar Dritan Lama, është kryer nga autorët e dyshuar për shkak të detyrës si punonjës policie. Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në banesat e autorëve të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Jakë Jaku dhe Ndue Jaku është gjetur e sekuestruar një arsenal armësh, përkatësisht:
- 1 armë zjarri, snajper
- 2 armë zjarri automatike, tip kallashnikov
- 1 armë zjarri pistoletë, tip Bereta
- 2 armë gjahu,
- një sasi e konsiderueshme fishekësh e municione të llojeve të ndryshme etj.
Po ashtu u gjetën e sekuestruan rreth
- 529 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë,
- 396 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë,
- si dhe rreth 35 gram lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Në vijim të hetimeve të kryera është gjetur dhe automjeti, me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët e dyshuar të krimit”.
No comments:
Post a Comment