Ani Rusi
Çfarë shkruante shtypi spanjoll 110 vjet më parë mbi përpjekjet shqiptare e ndërkombëtare për të pasur më në fund një shtet shqiptar? Sa e njohur ishte kauza në Spanjë dhe cili ishte roli i Austro–Hungarisë, fqinjëve tanë dhe Europës. Kush ishte mëtonjësi spanjoll i fronit të Shqipërisë?
Në fakt artikulli nis me një shprehje të një autori italian, analist në zë për kohën e vet i çështjeve politike ndërkombëtare, dhe autor i një vëllimi që vetëm një vit kishte që ishte nxjerrë në
qarkullim nën emrin “L’Albania”( 1902). Ai ishte italiani Ugo Ojetti, i cili citohej të thoshte se: “Autonomia e Maqedonisë do ta shkëpuste krejt Shqipërinë jashtë Turqisë”. Në fakt shumëçka duhet parë në kontekstin e kohës, ku tashmë çështja maqedonase e ajo shqiptare shiheshin si të pandara në përpjekjet e tyre për t’u shkëputur nga perandoria osmane. Risia është se Spanja, ashtusikurse edhe në ditët e sotme, vlerësohej si një aktore fare e painteresuar ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Sot, për arsye që nuk lidhen direkt me shqiptarët, ajo nuk njeh akoma Republikën e Kosovës.
Kurse dikur, fiks 110 vjet më parë, rezultonte se vetëm disa segmente mediatike spanjolle apo dhe spanjishtfolëse, duke e trajtuar problemin vetëm nga disa këndvështrime thjesht humane, folklorike, apo si një përkrahje të një beteje tjetër për të larguar përfundimisht pushtimin osman të Europës, po interesoheshin për ecurinë e çështjes shqiptare. Është interesant të konstatosh se shtypi spanjoll të jetë marrë disi më shumë se sa ç’kemi menduar dikur për fatet e Shqipërisë në fund të shekullit 19-të dhe fillimshekulli 20-të. Kjo, në dukje pasi ajo lidhej me përpjekjet e një njeriu të vetëm, i cili po investonte prej kohësh në ngjitjen në fronin shqiptar, dhe për këtë i duhej pikësëpari suksesi në një përpjekje që do të mund të prodhonte një komb, një shtet me kufinj dhe një kurorë të gjithëpranuar, nga faktorë të brendshëm e të jashtëm.
Ky ishte njeriu që pretendonte të ishte pasardhës i familjes së Kastriotëve, i njohur si Kalorësi i Jerez-it, Don Juan Pedro Aladro, i njohur tashmë nga historiografia jonë zyrtare. Duket se ai gëzonte një prestigj në rrethet aristokratike të kohës në Spanjë, Francë e Itali, pavarësisht se ndërmarrja e tij cilësohej në disa ambiente edhe si “aventureske”. Emrin e tij e kemi hasur në fakt, sidomos në periudhën e viteve 1900-1913, kur ai shihet të luftojë fort në përmbushjen e qëllimit të tij, i cili realisht nuk u sos kurrë.
Artikulli i botuar në “Revista Contemporanea”, më 15 maj 1903 të Madridit, ka vlera të veçanta jo vetëm nga sasia e madhe e informacionit që lëvron, por edhe nga thellësia e cilësia e shtjellimit, analiza e gjerë dhe përfundimet e parashikimet interesante, të cilat na bëjnë të mendojmë se edhe pse Spanja, sipas vetë autorit, ndaj kësaj çështjeje ndjehej “e huaj”, tashmë kishte ardhur koha që ajo ta njihte më mirë e të ndikonte në fitoren e kësaj kauze. Artikulli nën titullin origjinal “Çështja shqiptare” (La Cuestion Albanesa) botohet për herë të parë në shqip dhe autori i saj, Juan Ruiz Castillo, rezulton të ketë shkruar edhe herë të tjera për çështjen shqiptare, duke sjellë në dritën e botimit edhe një historik të përpjekjeve shqiptare për liri e pavarësi, si dhe detaje që ndër të tjera të bëjnë të mendosh edhe se cilat ishin për kohën qëllimet e vërteta të Austro-Hungarisë, Italisë, Rusisë, Greqisë etj.
Mbi rolin e kësaj të fundit, shumë interesant është pohimi i dhimbshëm që sillet pikërisht në fund të artikullit, ku thuhet se: “Duke qenë se Komiteti shqiptar i Bukureshtit mëtonte t’i dëftonte Evropës mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe, kërkoi dhe gjeti, ndër të tjera vepra të përzgjedhura, edhe në fjalor të një dijetari shqiptar, i cili i kishte kushtuar njëzet vjet pune të imët mbledhjes dhe renditjes së 40.000 fjalëve. Konsulli grek në Durrës, sapo vihet në dijeni nga burime të fshehta se dorëshkrimi kishte rënë në dorë të Komitetit, thërret të birin e autorit së bashku me dy njerëz të tjerë të shquar, dhe u propozon atyre botimin e tij me shpenzimet e qeverisë greke, si dhe duke u ofruar një shumë të madhe si shpërblim. Mirëpo, sapo shtie në duart e tij dorëshkrimin, i denoncon tre shqiptarët pranë qeverisë osmane si anëtarë të Komitetit revolucionar. Kështu, Porta e Madhe i burgos ata, ndërsa dorëshkrimi dërgohet në Athinë”.
Kontributi i këtij autori, edhe pse me shumë vonëse, duhet njohur e vlerësuar në tërësinë e tij e t’i shërbejë realisht historiografisë shqiptare, pasi tek J. Ruiz Castillo, përveç të tjerash, vërehet qartë këmbëngulja dhe serioziteti për t’i paraqitur një publiku në mënyrë shumë profesionale, të vërtetat që lidheshin me një vend e rajon, që në dukje ishte shumë larg kufinjve e interesit spanjoll. Po ashtu, artikulli i tij ishte edhe një thirrje ndaj shurdhërisë së Europës për t’u marrë sa më parë me këtë çështje e për të pranuar në gjirin e saj një komb të ri, atë shqiptar. Më poshtë, përmbajtja e plotë e artikullit të tij:
Sipas opinionit të përgjithshëm, në një kohë jo shumë të largët, në Ballkan do të ndodhin ngjarje shumë më të mëdha dhe të bujshme se ato me të cilat jemi përballur deri më tash. Ndonëse Spanja do të vazhdojë të mbetet e huaj ndaj tyre, për nga jehona që ato do të kenë ashtu edhe për nga çështja e drejtësisë universale që rasti i Shqipërisë do të shtrojë, menduam se do të ishte me vlerë ta ndriçonim paraprakisht gjykimin e lexuesve të kësaj reviste me një sërë faktesh historike dhe të dhënash mbi këtë vend thuajse krejtësisht të panjohur nga publiku ynë. Kjo përmbledhje do të hedhë dritë si mbi ndërlikimet e problemit në lidhje me politikën evropiane, ashtu edhe mbi historinë dhe zhvillimin e lëvizjes revolucionare kundër Turqisë, që nga zanafilla e saj deri në ditët e sotme.
Në kryerjen e kësaj pune na nxit edhe një tjetër rrethanë. Bëhet fjalë për interesin e veçantë që i jep çështjes shqiptare fakti që protagonist i saj është një bashkatdhetar i yni, kalorësi i shquar nga Jerez-i Z. Juan Pedro Aladro.
Nga ana tjetër, nëpërmjet të dhënave tona, do të ndreqen edhe ato gabime e fantazira të nxjerra së fundmi nga shtypi kombëtar gjatë publikimit të lajmeve mbi ngjarjet nga Shqipëria. Në to, si për nga mosnjohja e plotë e çështjes ashtu edhe për nga prirja që kemi si jugorë për të jashtëzakonshmen, realiteti vishet me ngjyresa kalorësiake, ndërsa personaliteti i Z. Aladro dhe sipërmarrja e tij tejet fisnike, përshkruhen me nuanca aventureske. Ndërkohë që e vërteta është se prej shumë vitesh tashmë ai i kushton kësaj çështjeje gjithë talentin e tij të rrallë, përpjekjet e veprimtarisë së tij të palodhur, si dhe zemrën e tij të mbarsur me dashuri ndaj idealeve të larta të drejtësisë.
Në atë kohë kolonia e shqiptarëve që kishin gjetur strehë në Itali duke u çliruar nga zgjedha turke, hodhi hapin e parë për rimëkëmbjen e kombit dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Që nga ajo periudhë u shtuan dukshëm patriotët, që brez pas brezi, i bashkuan përpjekjet e tyre individuale për një vepër të përbashkët: krijimin e një hapësire në mendjen botërore, për emrin e këtij vendi i cili, deri në atë kohë, nuk njihej përveçse nga udhëtarët e rrallë që përshkonin gadishullin ballkanik, nga misionarët e Kishës Katolike, nga ndonjë poet ëndërrimtar, si dhe nga refugjatët e kolonive të Italisë.
Gjithsesi, periudha më e fuqishme dhe efikase e fushatës mund të thuhet se nisi vetëm pak para gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Botimi i një gazete shqiptare në Napoli në vitin 1848 qe shenja e parë e kësaj fushate. Ajo gazetë që u quajt Shqiptari i Italisë, vendosi një komunikim të qëndrueshëm dhe të ngushtë ndërmjet të gjithë patriotëve, si ata të Rumanisë, të Egjiptit dhe të gjitha vendeve të tjera ku kishte mërgimtarë të përmallur për kombin e tyre të pafat. Kështu mori hov entuziazmi, dhe fill pas kësaj gazete u botuan me shpejtësi një sërë të tjerash në gjuhën shqipe, të cilat shfaqeshin dhe zhdukeshin si të ishin meteorë. Më pas në Bukuresht, Belgjikë, Itali, Egjipt, Sicili, Greqi dhe Dalmaci panë dritën gjer njëzet e kusur gazeta të tjera, shumica e së cilave vijojnë sot e kësaj dite. Ashtu si ajo nismëtare, edhe këto të fundit ishin politike, letrare, historike dhe filologjike, duke kontribuar kësisoj të tëra në sipërmarrjen e shenjtë kombëtare.
Mirëpo, asnjëra prej tyre nuk pat një veprimtari aq të fuqishme dhe pjellore si revista e quajtur Flamuri i Arbërit, që u botua në gjuhën shqipe dhe italiane nga vetë themeluesi i gazetës Shqiptari i Italisë, Jeronim De Rada. Një njeri i lavdishëm, me një veprimtari intelektuale të jashtëzakonshme dhe një talent krijues sa të larmishëm aq edhe origjinal. Po ashtu edhe vepra e tij, e cila ka marrë lëvdatat e jo pak figurave të dorës së parë brenda botës intelektuale, përfshin me një fuqi të mahnitshme poezinë, politikën, filozofinë, historinë, estetikën, gjuhësinë dhe gazetarinë.
Kjo revistë u prit në Evropë me një përkrahje të pazakontë, duke arritur të ketë abonuesë në Itali, Francë, Gjermani, Austro-Hungari, Greqi, Turqi, Rumani, Shqipëri, Egjipt, Shtetet e Bashkuara, Argjentinë dhe Azi. Ndërmjet abonuesëve mund të përmenden personalitete të larta të politikës, letërsisë dhe shkencës, të tilla si Mommsen, Dora d’Istria, Meyer, Podhorszky, Samogy, Nicoluçi, Cesar Cantu, Kerbaker, Stier, Bucholtz, Benloeë e të tjerë.
Që prej asaj kohe, duke përkuar me disa ngjarje popullore që shpërthyen në Shqipëri dhe për të cilat do të flasim më tutje, lufta e pendës në të cilën u përfshinë të gjithë shqiptarët me merita të larta intelektuale (në krye të cilëve ngrihet figura e Jeronim de Radës, për gjeniun e tij të padiskutueshëm) mori një karakter aq të gjallë e të shndritshëm, saqë ideja e kombit shqiptar e hedhur si një klithmë për drejtësi kundrejt diplomacisë evropiane, i detyroi popujt dhe Parlamentet të diskutojnë për të, duke e ndarë kësisoj botën politike në dy kampe. Ajo zgjoi po ashtu edhe kureshtjen e shkencëtarëve të cilët iu përkushtuan, ndër të tjera çështje, edhe historisë, gjuhës, dokeve, zakoneve, këngëve popullore, pasurisë së nëntokës dhe bukurisë së maleve e luginave të Shqipërisë. Kjo ushqeu kësisoj shpresat për shpëtimin e atdheut, që ndonëse nën pushtetin turk nuk u nënshtrua duke mallkuar fatin e tij apo duke ëndërruar i dorëzuar çlirimin e ardhëm.
Më pas, nuk do të vonojnë të grupohen dhe organizohen të gjitha forcat e shpërndara, aq sa tashmë, përballë një çështjeje është shtruar, e gjithë bota e qytetëruar pyet veten për herë të parë: A janë të drejta aspiratat e shqiptarëve?
Parimi i kombësisë së popujve, është ngulitur aq thellë në ndërgjegjen e gjithë njerëzimit si një aksiomë aq e padiskutueshme, saqë fakti që në ditët tona vijon të ekzistojë ende një vend që i nënshtrohet sundimit të tjetrit, nuk mund të pranohet veçse si një anakronizëm absurd apo si një mbeturinë barbarie.
Për më tepër, kombi shqiptar është më se i dallueshëm dhe evident. Raca shqiptare është më e lashta në Evropë. Shqiptarët u vendosën në bregun Verior të Adriatikut, në kohë parahistorike. Ata janë pasardhësit e pellazgëve, atyre që Homeri i quante “hyjnorë”. Gjuha e tyre sipas Max Müller-it, e njohur siç duhet, mund të jetë çelësi i sekreteve të mëdha historike, duke qenë se përbëhet nga mbetje të gjuhës së stërlashtë pellazge dhe nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër evropiane. Historia e Shqipërisë është gjithashtu një histori e veçantë, dhe të tilla janë edhe doket e zakonet e saj.
Është e vërtetë se ky vend i pafat që prej pesë shekujsh vuan me radhë pushtimin grek bullgar dhe turk, por është po aq e vërtetë se kurrë nuk i është dorëzuar humbjes së lirisë dhe se, nën të gjitha zgjedhat, ka ruajtur në mënyrë tejet shembullore deri më sot karakterin e tij, pa pësuar kësisoj qoftë më të voglën gërvishtje apo njollë në shkëlqimin e vet. Shqiptarët zotërojnë në përgjithësi cilësi të mrekullueshme luftarake dhe në kohë paqe kanë ditur të tregojnë epërsinë e tyre përkundrejt fqinjëve serbë, bullgarë dhe rumunë, të cilët qeveria turke i ka mbajtur deri dje në gjendje barbare por që sot, tek fryn era e lirisë, me shpejtësi po vihen në të njëjtën lartësi me kombet më të qytetëruara.
Një udhëtar i huaj me nam, i cili përshkoi viset shqiptare gjatë verës së kaluar, pasi rendit emrat dhe veprat e disa shqiptarëve që kanë arritur të shquhen në luftë, politikë, shkencë dhe arte, flet me një entuziazëm të madh edhe për gjendjen e atyre vendasve, duke pohuar se janë guximtarë, plot gjallëri, këmbëngulës, të përkorë e të sinqertë. Më tej ai shprehet se elementët moralë të shqiptarëve, janë ato të gjithë atyre popujve të përzgjedhur nga historia për një të ardhme të lavdishme. Këta individë nuk kërkojnë tjetër veçse një ideal që t’i bashkojë dhe t’i shndërrojë në një komb kompakt, dhe ky ideal, i cili ka nisur të zgjohet në mendjet e tyre, është ai i rifitimit të së drejtës për jetë…
Dy janë kufizimet më të mëdha për çështjen shqiptare. Nuk është vetëm pengesa e hekurt e sundimit osman ajo që ia ndal hapin aspiratës së atij vendi, por është edhe burracakëria e diplomacisë së kombeve evropiane që ia ka vështirësuar triumfin kësaj çështjeje. Shqipëria është vënë në shënjestër të disa shteteve, të cilat janë tërësisht në mosmarrëveshje mes tyre.
Anglisë, që mbron Bosforin prej kusarisë së sllavëve dhe që ëndërron të zotërojë një pjesë të majme të tregtisë së gjerë me Azisë së Vogël (e cila aktualisht është në dorë të sllavëve dhe gjermanëve), i leverdis më së shumti ruajtja e Status quo-së në Ballkan. Franca, nga ana tjetër, druhet që nëse aspirata e shqiptarëve do të mbytej përgjithmonë nën pushtetin e ndonjë qeverie evropiane që kërkon aneksimin e vendit, tregtia e saj me Orientin do të duhej të shpallte falimentimin dhe po ashtu ndikimi i saj në Gadishullin Ballkanik do të shuhej. Përkundër prirjeve të Anglisë dhe Francës, Italia (e cila duke hulumtuar në historinë e Sicilisë, Romës, Venedikut dhe Napolit, zbuloi se një herë e një kohë bregu i Shqipërisë ishte italian dhe që deti që e ndan nga ky vend i përkiste asaj) beson se gjendja aktuale nuk i leverdis aspak dhe kërkon njohjen dhe pavarësinë e kombit shqiptar, për sa kohë që aneksimi i Shqipërisë është i pamundur.
Mirëpo ka edhe të tjerë faktorë të cilët ndikojnë në këtë çështje diplomatike. Nga traktati i Shën Stefanit, dhe pas tij nga ai i Berlinit, shqiptarët humbën një pjesë të territorit të tyre, i cili kaloi në duart e Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë që këto tri fuqi synojnë ndarjen e plotë të Shqipërisë.
Greqia mëton Epirin dhe Maqedoninë, duke u mbështetur në argumentin se në lashtësi këto territore ishin helene, dhe se i përkasin asaj si pjesë e trashëgimisë së Aleksandërit të Madh. Ndonëse është botërisht e qartë se ky shtet nuk ka një nocion shumë të qartë mbi këtë të drejtë, për sa kohë që në një rast ka bërë pazare të fshehta me Austrinë dhe Serbinë mbi ndarjen e Shqipërisë, dhe aty u ra në ujdi që t’i jepeshin territore të tjera nga ato që sot i shpall si të vetat. Serbia mëton Serbinë e Vjetër, e cila për shkak të një gabimi historik dhe etnografik, mendohet nga disa se shtrihet deri brenda kufijve aktualë të Shqipërisë. Ndërkohë që në të vërtetë Serbia e Vjetër, e cila sot është e mbushur me shqiptarë, në Lashtësi i përkiste kombit shqiptar dhe serbët e kanë pushtuar atë vetëm në Mesjetë. Nga ana tjetër Mali i Zi, i cili që prej Traktatit të Berlinit zien nga një dëshirë e paprecedent për ekspansion, kërcënon vazhdimisht kufirin shqiptar me rrezikun e një pushtimi. Kësisoj me mbështetjen e Rusisë, së cilës Mali i Zi i përulet në mënyrë servile, nxitet përhapja e sllavizmit që synon të përpijë si Shqipërinë ashtu edhe vendet e tjera ballkanike.
Megjithatë, është faktori austriak ai i cili vesh rëndësinë më të madhe, si për nga pretendimet tejet të rrënjosura ashtu edhe për nga veprimtaria cilësore, së cilave vështirë se mund t’u kundërvihesh duke qenë se i tejkalojnë kufijtë diplomatikë dhe, siç do të shohim më tutje, mbërrijnë në një pikë ku çdo debat bëhet i pamundur. Austria ushqen një dëshirë shekullore për t’i zgjeruar më tej zotërimet e saj në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kësisoj, me sytë e drejtuara për nga portet e Selanikut dhe Vlorës, ajo përparon në brendësi të Gadishullit Ballkanik duke shtrirë nëpër të ndikimin e saj. Në kundërshtim me marrëveshjen e kërkuar nga Rusia, sipas së cilës situata në Ballkan nuk do të duhej të lëvizë së paku për momentin, qeveria e Vjenës, duke parashikuar edhe mundësinë e një të papriture, vijon të punojë pareshtur, në mënyrë që të përgatisë shpirtrat e shqiptarëve për aneksimin e plotë të vendit, ditën kur do të kur do të bien kambanat e mortit për Turqinë. E tillë qe, deri para disa vitesh, çështja shqiptare përkundrejt politikës së kombeve të huaja. E rrëfyer këtu në vija të trasha, ashtu siç e lips vetë zanati ynë.
Mbi këtë bindje mbështetet edhe parimi i famshëm divide et impera i qeverisë osmane. Një parim ky, i zbatuar me shumë zell që në fillimet e sundimit, në çdo plan të jetës së shqiptarëve. Por veçanërisht dhe çka është më e rëndësishmja, mbi ndërgjegjen e tyre fetare. Porta e Madhe në kohën kur e pushtoi Shqipërinë, pa se ky vend ishte me prejardhje katolike, ndaj dhe i imponoi fenë muhamedane. Po ashtu, duke përkrahur më pas ngulimet bullgare, vllahe, greke dhe serbe, ndikoi në vendosjen dhe zhvillimin e ortodoksisë.
Kësaj përçarjeje kaq të thellë dhe të qenësishme, siç vërtetohet edhe nga zhvillimet aktuale, shtetarët turq i kanë shtuar edhe të tjera ndasi tepër kobzeza. Një udhëtar, mbi këto çështje shprehet si vijon: “Qeveria e Sulltanit, në përputhje me politikën e saj përçarëse, e mban një provincë apo vilajet, si atë të Shkodrës, të lirë nga detyrimet e taksave dhe nizamit, ndërsa një tjetër të shtypur nga administrata e rëndë dhe gjakatare e një valiu (guvernatori), si ai i Janinës. Në Veri, një ditë mbështet apo mbron myslimanët kundër katolikëve, ndërsa ditën tjetër nxit propagandën ortodokse në Epir. Një herë ndihmon shqiptarët kundër bullgarëve në kufijtë e Maqedonisë, më pas i cyt shqiptarët kundër vëllezërve të tyre në Serbi të Vjetër.
Duke u shpallur në mënyrë hipokrite, rojtare e flaktë e Shqipërisë së Madhe në çështjet ndërkombëtare, nga brenda përpiqet të nxisë urrejtjen mes rajoneve fqinje, apo mes një qyteti dhe një tjetri, apo ndërmjet një populli kundër një tjetri. Kjo bën që banorët të arrijnë deri aty sa të vriten e të theren mes tyre, dhe kur në fund anarkia mbretëron, Turqia ndërhyn me degën e ullirin në dorë, duke u përkujdesur njëherazi që të krijojë prestigjin e vet atëror, si dhe të mbajë të gjallë ata vendas që ruajnë në kraharor këto pasione të zjarrta.
Përveç veprimtarisë së shteteve të huaja, ka pasur edhe të tjera fuqi, të cilat ndonëse më të buta në dukje, kanë qenë po aq shkatërrimtare. E tillë ka qenë ajo turke, e cila përherë ka punuar kundër bashkimit shqiptar, duke sulmuar edhe pikën e saj të dobët, larminë fetare. Por mbi të gjitha, duke shfrytëzuar padijen e përgjithshme të atij vendi, për të mbjellë aty arsimimin e helmatisur me synimet politike që më së miri i leverdisin interesit të secilit shtet.
Kësisoj, Greqia, Italia, Franca, Rusia dhe Austria prej kohësh e përdorin këtë taktikë, e cila ofron dy avantazhe të paçmueshme: së pari, përpunon ndërgjegjen e shqiptarëve në mënyrën që më së tepërmi u shërben interesave të tyre në të ardhmen, dhe së dyti, i shndërron ato në një faktor të domosdoshëm aty ku janë të vetme.
Mirëpo, ndërmjet të gjithë këtyre shteteve, dy janë ata të cilët dallohen për përdorimin e disa mjeteve edhe më të padrejta. Këto dy kombe janë Greqia dhe Austria. E para, nën maskën e një konfederate ballkanike, apo me të tjera utopi të ngjashme, ka punuar në mënyrë të vazhdueshme që ta përpijë Shqipërinë. Madje, nuk ka nguruar as të bashkëpunojë me armiqtë më të mëdhenj të këtij vendi sa herë ka menduar se ka mundur ta dëmtojë. Në raste të tjera ka ndryshuar sjellje, duke u hequr sikur donte tu jepte mbrojtje patriotëve shqiptarë, në mënyrë që më pas t’i tradhtonte. Për më tepër, ajo përherë i ka përndjekur të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në territorin e saj, duke i detyruar të ndërrojnë kombësinë e tyre në greke.
Por shënjestra më e parapëlqyer e fushatave të saj, ka qenë përherë gjuha shqipe, përhapjen e së cilës e cilëson si një goditje për vdekje ndaj synimeve të saj. Një komentues i shquar i Jeronim De Radës, doktor Marchiano, shprehet se të dërguarit helenë u predikojnë vendasve luftën kundër gjuhës shqipe, dhe njëherazi i thurnin lavde gjuhës greke, duke qenë se në këtë gjuhë paskëshka folur Krishti. Si provë përfundimtare të urrejtjes me të cilën Greqia e sheh përhapjen e gjuhës shqipe, do të përmendim një ngjarje të ndodhur verën e kaluar, të denoncuar nga Lëvizja Maqedonase dhe të botuar më pas në mënyrë të detajuar nga shtypi italian.
Duke qenë se Komiteti shqiptar i Bukureshtit mëtonte t’i dëftonte Evropës mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe, kërkoi dhe gjeti, ndër të tjera vepra të përzgjedhura, edhe në fjalor të një dijetari shqiptar, i cili i kishte kushtuar njëzet vjet pune të imët mbledhjes dhe renditjes së 40.000 fjalëve. Konsulli grek në Durrës, sapo vihet në dijeni nga burime të fshehta se dorëshkrimi kishte rënë në dorë të Komitetit, thërret të birin e autorit së bashku me dy njerëz të tjerë të shquar, dhe u propozon atyre botimin e tij me shpenzimet e qeverisë greke, si dhe duke u ofruar një shumë të madhe si shpërblim. Mirëpo, sapo shtie në duart e tij dorëshkrimin, i denoncon tre shqiptarët pranë Qeverisë osmane si anëtarë të Komitetit revolucionar. Kështu, Porta e Madhe i burgos ata, ndërsa dorëshkrimi dërgohet në Athinë…
J. Ruiz Castillo
Çfarë shkruante shtypi spanjoll 110 vjet më parë mbi përpjekjet shqiptare e ndërkombëtare për të pasur më në fund një shtet shqiptar? Sa e njohur ishte kauza në Spanjë dhe cili ishte roli i Austro–Hungarisë, fqinjëve tanë dhe Europës. Kush ishte mëtonjësi spanjoll i fronit të Shqipërisë?
Në fakt artikulli nis me një shprehje të një autori italian, analist në zë për kohën e vet i çështjeve politike ndërkombëtare, dhe autor i një vëllimi që vetëm një vit kishte që ishte nxjerrë në
qarkullim nën emrin “L’Albania”( 1902). Ai ishte italiani Ugo Ojetti, i cili citohej të thoshte se: “Autonomia e Maqedonisë do ta shkëpuste krejt Shqipërinë jashtë Turqisë”. Në fakt shumëçka duhet parë në kontekstin e kohës, ku tashmë çështja maqedonase e ajo shqiptare shiheshin si të pandara në përpjekjet e tyre për t’u shkëputur nga perandoria osmane. Risia është se Spanja, ashtusikurse edhe në ditët e sotme, vlerësohej si një aktore fare e painteresuar ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Sot, për arsye që nuk lidhen direkt me shqiptarët, ajo nuk njeh akoma Republikën e Kosovës.
Kurse dikur, fiks 110 vjet më parë, rezultonte se vetëm disa segmente mediatike spanjolle apo dhe spanjishtfolëse, duke e trajtuar problemin vetëm nga disa këndvështrime thjesht humane, folklorike, apo si një përkrahje të një beteje tjetër për të larguar përfundimisht pushtimin osman të Europës, po interesoheshin për ecurinë e çështjes shqiptare. Është interesant të konstatosh se shtypi spanjoll të jetë marrë disi më shumë se sa ç’kemi menduar dikur për fatet e Shqipërisë në fund të shekullit 19-të dhe fillimshekulli 20-të. Kjo, në dukje pasi ajo lidhej me përpjekjet e një njeriu të vetëm, i cili po investonte prej kohësh në ngjitjen në fronin shqiptar, dhe për këtë i duhej pikësëpari suksesi në një përpjekje që do të mund të prodhonte një komb, një shtet me kufinj dhe një kurorë të gjithëpranuar, nga faktorë të brendshëm e të jashtëm.
Ky ishte njeriu që pretendonte të ishte pasardhës i familjes së Kastriotëve, i njohur si Kalorësi i Jerez-it, Don Juan Pedro Aladro, i njohur tashmë nga historiografia jonë zyrtare. Duket se ai gëzonte një prestigj në rrethet aristokratike të kohës në Spanjë, Francë e Itali, pavarësisht se ndërmarrja e tij cilësohej në disa ambiente edhe si “aventureske”. Emrin e tij e kemi hasur në fakt, sidomos në periudhën e viteve 1900-1913, kur ai shihet të luftojë fort në përmbushjen e qëllimit të tij, i cili realisht nuk u sos kurrë.
Artikulli i botuar në “Revista Contemporanea”, më 15 maj 1903 të Madridit, ka vlera të veçanta jo vetëm nga sasia e madhe e informacionit që lëvron, por edhe nga thellësia e cilësia e shtjellimit, analiza e gjerë dhe përfundimet e parashikimet interesante, të cilat na bëjnë të mendojmë se edhe pse Spanja, sipas vetë autorit, ndaj kësaj çështjeje ndjehej “e huaj”, tashmë kishte ardhur koha që ajo ta njihte më mirë e të ndikonte në fitoren e kësaj kauze. Artikulli nën titullin origjinal “Çështja shqiptare” (La Cuestion Albanesa) botohet për herë të parë në shqip dhe autori i saj, Juan Ruiz Castillo, rezulton të ketë shkruar edhe herë të tjera për çështjen shqiptare, duke sjellë në dritën e botimit edhe një historik të përpjekjeve shqiptare për liri e pavarësi, si dhe detaje që ndër të tjera të bëjnë të mendosh edhe se cilat ishin për kohën qëllimet e vërteta të Austro-Hungarisë, Italisë, Rusisë, Greqisë etj.
Mbi rolin e kësaj të fundit, shumë interesant është pohimi i dhimbshëm që sillet pikërisht në fund të artikullit, ku thuhet se: “Duke qenë se Komiteti shqiptar i Bukureshtit mëtonte t’i dëftonte Evropës mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe, kërkoi dhe gjeti, ndër të tjera vepra të përzgjedhura, edhe në fjalor të një dijetari shqiptar, i cili i kishte kushtuar njëzet vjet pune të imët mbledhjes dhe renditjes së 40.000 fjalëve. Konsulli grek në Durrës, sapo vihet në dijeni nga burime të fshehta se dorëshkrimi kishte rënë në dorë të Komitetit, thërret të birin e autorit së bashku me dy njerëz të tjerë të shquar, dhe u propozon atyre botimin e tij me shpenzimet e qeverisë greke, si dhe duke u ofruar një shumë të madhe si shpërblim. Mirëpo, sapo shtie në duart e tij dorëshkrimin, i denoncon tre shqiptarët pranë qeverisë osmane si anëtarë të Komitetit revolucionar. Kështu, Porta e Madhe i burgos ata, ndërsa dorëshkrimi dërgohet në Athinë”.
Kontributi i këtij autori, edhe pse me shumë vonëse, duhet njohur e vlerësuar në tërësinë e tij e t’i shërbejë realisht historiografisë shqiptare, pasi tek J. Ruiz Castillo, përveç të tjerash, vërehet qartë këmbëngulja dhe serioziteti për t’i paraqitur një publiku në mënyrë shumë profesionale, të vërtetat që lidheshin me një vend e rajon, që në dukje ishte shumë larg kufinjve e interesit spanjoll. Po ashtu, artikulli i tij ishte edhe një thirrje ndaj shurdhërisë së Europës për t’u marrë sa më parë me këtë çështje e për të pranuar në gjirin e saj një komb të ri, atë shqiptar. Më poshtë, përmbajtja e plotë e artikullit të tij:
* *
Kryengritja që aktualisht po zhvillohet në Maqedoni ka bërë që në
qendrat më të larta politike dhe diplomatike të Evropës të shtrohet
sërish çështja e Shqipërisë. Kjo çështje para disa kohësh, sidomos gjatë
verës së kaluar, kish pajisur me material të bollshëm studimi dhe
debati një numër të madh mendimtarësh, publicistësh dhe burrash shteti.
Shqipëria është e lidhur me Maqedoninë jo vetëm nga afri etnografike,
historike dhe gjuhësore, por edhe nga lidhje simpatie dhe dashamirësie
të cilat, si te popujt ashtu dhe tek individët, krijojnë një bashkësi
fatkeqësish dhe një njëjtësi aspiratash. Po ashtu, siç dihet, fati i
ndërthurur i të dyja kombeve përbën një faktor tepër të rëndësishëm në
zgjidhjen e çështjes më të nxehtë të shekullit, asaj ballkanike. Si
rrjedhojë, është e kuptueshme që qeveritë e interesuara në zgjidhjen e
saj, t’i ndjekin me vëmendje të rejat e konfliktit ndërmjet forcave
rebele dhe Sulltanit, dhe që po ashtu të bëjnë objekt të vendimmarrjes
dhe analizës së tyre, secilin prej problemeve të kësaj çështjeje, të
udhëhequr përherë nga interesi vetjak.Sipas opinionit të përgjithshëm, në një kohë jo shumë të largët, në Ballkan do të ndodhin ngjarje shumë më të mëdha dhe të bujshme se ato me të cilat jemi përballur deri më tash. Ndonëse Spanja do të vazhdojë të mbetet e huaj ndaj tyre, për nga jehona që ato do të kenë ashtu edhe për nga çështja e drejtësisë universale që rasti i Shqipërisë do të shtrojë, menduam se do të ishte me vlerë ta ndriçonim paraprakisht gjykimin e lexuesve të kësaj reviste me një sërë faktesh historike dhe të dhënash mbi këtë vend thuajse krejtësisht të panjohur nga publiku ynë. Kjo përmbledhje do të hedhë dritë si mbi ndërlikimet e problemit në lidhje me politikën evropiane, ashtu edhe mbi historinë dhe zhvillimin e lëvizjes revolucionare kundër Turqisë, që nga zanafilla e saj deri në ditët e sotme.
Në kryerjen e kësaj pune na nxit edhe një tjetër rrethanë. Bëhet fjalë për interesin e veçantë që i jep çështjes shqiptare fakti që protagonist i saj është një bashkatdhetar i yni, kalorësi i shquar nga Jerez-i Z. Juan Pedro Aladro.
Nga ana tjetër, nëpërmjet të dhënave tona, do të ndreqen edhe ato gabime e fantazira të nxjerra së fundmi nga shtypi kombëtar gjatë publikimit të lajmeve mbi ngjarjet nga Shqipëria. Në to, si për nga mosnjohja e plotë e çështjes ashtu edhe për nga prirja që kemi si jugorë për të jashtëzakonshmen, realiteti vishet me ngjyresa kalorësiake, ndërsa personaliteti i Z. Aladro dhe sipërmarrja e tij tejet fisnike, përshkruhen me nuanca aventureske. Ndërkohë që e vërteta është se prej shumë vitesh tashmë ai i kushton kësaj çështjeje gjithë talentin e tij të rrallë, përpjekjet e veprimtarisë së tij të palodhur, si dhe zemrën e tij të mbarsur me dashuri ndaj idealeve të larta të drejtësisë.
* *
Para së gjithash duam të nënvizojmë se, përkundër besimit të
përgjithshëm të formësuar nga raportimet e gabuara të shtypit të
përditshëm, lëvizja shqiptare, që sot zhvillohet, zgjerohet dhe përhapet
me një shpejtësi të ethshme nëpër gjithë rruzullin, zë fill së paku që
prej shekullit të XVIII.Në atë kohë kolonia e shqiptarëve që kishin gjetur strehë në Itali duke u çliruar nga zgjedha turke, hodhi hapin e parë për rimëkëmbjen e kombit dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Që nga ajo periudhë u shtuan dukshëm patriotët, që brez pas brezi, i bashkuan përpjekjet e tyre individuale për një vepër të përbashkët: krijimin e një hapësire në mendjen botërore, për emrin e këtij vendi i cili, deri në atë kohë, nuk njihej përveçse nga udhëtarët e rrallë që përshkonin gadishullin ballkanik, nga misionarët e Kishës Katolike, nga ndonjë poet ëndërrimtar, si dhe nga refugjatët e kolonive të Italisë.
Gjithsesi, periudha më e fuqishme dhe efikase e fushatës mund të thuhet se nisi vetëm pak para gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Botimi i një gazete shqiptare në Napoli në vitin 1848 qe shenja e parë e kësaj fushate. Ajo gazetë që u quajt Shqiptari i Italisë, vendosi një komunikim të qëndrueshëm dhe të ngushtë ndërmjet të gjithë patriotëve, si ata të Rumanisë, të Egjiptit dhe të gjitha vendeve të tjera ku kishte mërgimtarë të përmallur për kombin e tyre të pafat. Kështu mori hov entuziazmi, dhe fill pas kësaj gazete u botuan me shpejtësi një sërë të tjerash në gjuhën shqipe, të cilat shfaqeshin dhe zhdukeshin si të ishin meteorë. Më pas në Bukuresht, Belgjikë, Itali, Egjipt, Sicili, Greqi dhe Dalmaci panë dritën gjer njëzet e kusur gazeta të tjera, shumica e së cilave vijojnë sot e kësaj dite. Ashtu si ajo nismëtare, edhe këto të fundit ishin politike, letrare, historike dhe filologjike, duke kontribuar kësisoj të tëra në sipërmarrjen e shenjtë kombëtare.
Mirëpo, asnjëra prej tyre nuk pat një veprimtari aq të fuqishme dhe pjellore si revista e quajtur Flamuri i Arbërit, që u botua në gjuhën shqipe dhe italiane nga vetë themeluesi i gazetës Shqiptari i Italisë, Jeronim De Rada. Një njeri i lavdishëm, me një veprimtari intelektuale të jashtëzakonshme dhe një talent krijues sa të larmishëm aq edhe origjinal. Po ashtu edhe vepra e tij, e cila ka marrë lëvdatat e jo pak figurave të dorës së parë brenda botës intelektuale, përfshin me një fuqi të mahnitshme poezinë, politikën, filozofinë, historinë, estetikën, gjuhësinë dhe gazetarinë.
Kjo revistë u prit në Evropë me një përkrahje të pazakontë, duke arritur të ketë abonuesë në Itali, Francë, Gjermani, Austro-Hungari, Greqi, Turqi, Rumani, Shqipëri, Egjipt, Shtetet e Bashkuara, Argjentinë dhe Azi. Ndërmjet abonuesëve mund të përmenden personalitete të larta të politikës, letërsisë dhe shkencës, të tilla si Mommsen, Dora d’Istria, Meyer, Podhorszky, Samogy, Nicoluçi, Cesar Cantu, Kerbaker, Stier, Bucholtz, Benloeë e të tjerë.
Që prej asaj kohe, duke përkuar me disa ngjarje popullore që shpërthyen në Shqipëri dhe për të cilat do të flasim më tutje, lufta e pendës në të cilën u përfshinë të gjithë shqiptarët me merita të larta intelektuale (në krye të cilëve ngrihet figura e Jeronim de Radës, për gjeniun e tij të padiskutueshëm) mori një karakter aq të gjallë e të shndritshëm, saqë ideja e kombit shqiptar e hedhur si një klithmë për drejtësi kundrejt diplomacisë evropiane, i detyroi popujt dhe Parlamentet të diskutojnë për të, duke e ndarë kësisoj botën politike në dy kampe. Ajo zgjoi po ashtu edhe kureshtjen e shkencëtarëve të cilët iu përkushtuan, ndër të tjera çështje, edhe historisë, gjuhës, dokeve, zakoneve, këngëve popullore, pasurisë së nëntokës dhe bukurisë së maleve e luginave të Shqipërisë. Kjo ushqeu kësisoj shpresat për shpëtimin e atdheut, që ndonëse nën pushtetin turk nuk u nënshtrua duke mallkuar fatin e tij apo duke ëndërruar i dorëzuar çlirimin e ardhëm.
Më pas, nuk do të vonojnë të grupohen dhe organizohen të gjitha forcat e shpërndara, aq sa tashmë, përballë një çështjeje është shtruar, e gjithë bota e qytetëruar pyet veten për herë të parë: A janë të drejta aspiratat e shqiptarëve?
* *
Aspirata e Shqipërisë – e shtruar në mënyrë elokuente nga Z. Aladro,
në emër të Partisë Kombëtare – është më se e drejtë dhe legjitime,
ndonëse nuk ka korrur duartrokitjet unanime të diplomacisë evropiane, e
cila është sa e vëmendshme ndaj interesave të saj aq edhe e shurdhët
ndaj zërit të drejtësisë. Ajo çka duan dhe kërkojnë shqiptarët, është
ajo që kanë të gjithë popujt e botës: një atdhe.Parimi i kombësisë së popujve, është ngulitur aq thellë në ndërgjegjen e gjithë njerëzimit si një aksiomë aq e padiskutueshme, saqë fakti që në ditët tona vijon të ekzistojë ende një vend që i nënshtrohet sundimit të tjetrit, nuk mund të pranohet veçse si një anakronizëm absurd apo si një mbeturinë barbarie.
Për më tepër, kombi shqiptar është më se i dallueshëm dhe evident. Raca shqiptare është më e lashta në Evropë. Shqiptarët u vendosën në bregun Verior të Adriatikut, në kohë parahistorike. Ata janë pasardhësit e pellazgëve, atyre që Homeri i quante “hyjnorë”. Gjuha e tyre sipas Max Müller-it, e njohur siç duhet, mund të jetë çelësi i sekreteve të mëdha historike, duke qenë se përbëhet nga mbetje të gjuhës së stërlashtë pellazge dhe nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër evropiane. Historia e Shqipërisë është gjithashtu një histori e veçantë, dhe të tilla janë edhe doket e zakonet e saj.
Është e vërtetë se ky vend i pafat që prej pesë shekujsh vuan me radhë pushtimin grek bullgar dhe turk, por është po aq e vërtetë se kurrë nuk i është dorëzuar humbjes së lirisë dhe se, nën të gjitha zgjedhat, ka ruajtur në mënyrë tejet shembullore deri më sot karakterin e tij, pa pësuar kësisoj qoftë më të voglën gërvishtje apo njollë në shkëlqimin e vet. Shqiptarët zotërojnë në përgjithësi cilësi të mrekullueshme luftarake dhe në kohë paqe kanë ditur të tregojnë epërsinë e tyre përkundrejt fqinjëve serbë, bullgarë dhe rumunë, të cilët qeveria turke i ka mbajtur deri dje në gjendje barbare por që sot, tek fryn era e lirisë, me shpejtësi po vihen në të njëjtën lartësi me kombet më të qytetëruara.
Një udhëtar i huaj me nam, i cili përshkoi viset shqiptare gjatë verës së kaluar, pasi rendit emrat dhe veprat e disa shqiptarëve që kanë arritur të shquhen në luftë, politikë, shkencë dhe arte, flet me një entuziazëm të madh edhe për gjendjen e atyre vendasve, duke pohuar se janë guximtarë, plot gjallëri, këmbëngulës, të përkorë e të sinqertë. Më tej ai shprehet se elementët moralë të shqiptarëve, janë ato të gjithë atyre popujve të përzgjedhur nga historia për një të ardhme të lavdishme. Këta individë nuk kërkojnë tjetër veçse një ideal që t’i bashkojë dhe t’i shndërrojë në një komb kompakt, dhe ky ideal, i cili ka nisur të zgjohet në mendjet e tyre, është ai i rifitimit të së drejtës për jetë…
Dy janë kufizimet më të mëdha për çështjen shqiptare. Nuk është vetëm pengesa e hekurt e sundimit osman ajo që ia ndal hapin aspiratës së atij vendi, por është edhe burracakëria e diplomacisë së kombeve evropiane që ia ka vështirësuar triumfin kësaj çështjeje. Shqipëria është vënë në shënjestër të disa shteteve, të cilat janë tërësisht në mosmarrëveshje mes tyre.
Anglisë, që mbron Bosforin prej kusarisë së sllavëve dhe që ëndërron të zotërojë një pjesë të majme të tregtisë së gjerë me Azisë së Vogël (e cila aktualisht është në dorë të sllavëve dhe gjermanëve), i leverdis më së shumti ruajtja e Status quo-së në Ballkan. Franca, nga ana tjetër, druhet që nëse aspirata e shqiptarëve do të mbytej përgjithmonë nën pushtetin e ndonjë qeverie evropiane që kërkon aneksimin e vendit, tregtia e saj me Orientin do të duhej të shpallte falimentimin dhe po ashtu ndikimi i saj në Gadishullin Ballkanik do të shuhej. Përkundër prirjeve të Anglisë dhe Francës, Italia (e cila duke hulumtuar në historinë e Sicilisë, Romës, Venedikut dhe Napolit, zbuloi se një herë e një kohë bregu i Shqipërisë ishte italian dhe që deti që e ndan nga ky vend i përkiste asaj) beson se gjendja aktuale nuk i leverdis aspak dhe kërkon njohjen dhe pavarësinë e kombit shqiptar, për sa kohë që aneksimi i Shqipërisë është i pamundur.
Mirëpo ka edhe të tjerë faktorë të cilët ndikojnë në këtë çështje diplomatike. Nga traktati i Shën Stefanit, dhe pas tij nga ai i Berlinit, shqiptarët humbën një pjesë të territorit të tyre, i cili kaloi në duart e Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë që këto tri fuqi synojnë ndarjen e plotë të Shqipërisë.
Greqia mëton Epirin dhe Maqedoninë, duke u mbështetur në argumentin se në lashtësi këto territore ishin helene, dhe se i përkasin asaj si pjesë e trashëgimisë së Aleksandërit të Madh. Ndonëse është botërisht e qartë se ky shtet nuk ka një nocion shumë të qartë mbi këtë të drejtë, për sa kohë që në një rast ka bërë pazare të fshehta me Austrinë dhe Serbinë mbi ndarjen e Shqipërisë, dhe aty u ra në ujdi që t’i jepeshin territore të tjera nga ato që sot i shpall si të vetat. Serbia mëton Serbinë e Vjetër, e cila për shkak të një gabimi historik dhe etnografik, mendohet nga disa se shtrihet deri brenda kufijve aktualë të Shqipërisë. Ndërkohë që në të vërtetë Serbia e Vjetër, e cila sot është e mbushur me shqiptarë, në Lashtësi i përkiste kombit shqiptar dhe serbët e kanë pushtuar atë vetëm në Mesjetë. Nga ana tjetër Mali i Zi, i cili që prej Traktatit të Berlinit zien nga një dëshirë e paprecedent për ekspansion, kërcënon vazhdimisht kufirin shqiptar me rrezikun e një pushtimi. Kësisoj me mbështetjen e Rusisë, së cilës Mali i Zi i përulet në mënyrë servile, nxitet përhapja e sllavizmit që synon të përpijë si Shqipërinë ashtu edhe vendet e tjera ballkanike.
Megjithatë, është faktori austriak ai i cili vesh rëndësinë më të madhe, si për nga pretendimet tejet të rrënjosura ashtu edhe për nga veprimtaria cilësore, së cilave vështirë se mund t’u kundërvihesh duke qenë se i tejkalojnë kufijtë diplomatikë dhe, siç do të shohim më tutje, mbërrijnë në një pikë ku çdo debat bëhet i pamundur. Austria ushqen një dëshirë shekullore për t’i zgjeruar më tej zotërimet e saj në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kësisoj, me sytë e drejtuara për nga portet e Selanikut dhe Vlorës, ajo përparon në brendësi të Gadishullit Ballkanik duke shtrirë nëpër të ndikimin e saj. Në kundërshtim me marrëveshjen e kërkuar nga Rusia, sipas së cilës situata në Ballkan nuk do të duhej të lëvizë së paku për momentin, qeveria e Vjenës, duke parashikuar edhe mundësinë e një të papriture, vijon të punojë pareshtur, në mënyrë që të përgatisë shpirtrat e shqiptarëve për aneksimin e plotë të vendit, ditën kur do të kur do të bien kambanat e mortit për Turqinë. E tillë qe, deri para disa vitesh, çështja shqiptare përkundrejt politikës së kombeve të huaja. E rrëfyer këtu në vija të trasha, ashtu siç e lips vetë zanati ynë.
* *
Me kaq shumë interesa në lojë, vështirë se ndonjëri do të mund të
dilte ngadhënjimtar duke shtënë kësisoj në dorë, krejt territorin e
Shqipërisë. Më e arsyeshme është të mendohet se ata do të shkatërronin
njëri-tjetrin nëse do t’ia nisnin luftës. Por nëse ky popull nuk do t’u
kishte paraprirë ngjarjeve, sipas të gjitha gjasave, ose do të qe
shpërbërë nën peshën e luftërave, ose së paku do të kishte humbur gjithë
fuqinë e vet, për shkak të përçarjes dhe pamundësisë së bashkëpunimit
të disa prej njerëzve të tij. Ky ka qenë përherë synimi kryesor i
politikës turke dhe i kombeve të huaja, të cilët kanë ecur gjithmonë me
bindjen se pa e shkatërruar një herë e mirë, shpirtin e këtij populli,
nuk do të qe e mundur as sundimi dhe as ndarja e tij.Mbi këtë bindje mbështetet edhe parimi i famshëm divide et impera i qeverisë osmane. Një parim ky, i zbatuar me shumë zell që në fillimet e sundimit, në çdo plan të jetës së shqiptarëve. Por veçanërisht dhe çka është më e rëndësishmja, mbi ndërgjegjen e tyre fetare. Porta e Madhe në kohën kur e pushtoi Shqipërinë, pa se ky vend ishte me prejardhje katolike, ndaj dhe i imponoi fenë muhamedane. Po ashtu, duke përkrahur më pas ngulimet bullgare, vllahe, greke dhe serbe, ndikoi në vendosjen dhe zhvillimin e ortodoksisë.
Kësaj përçarjeje kaq të thellë dhe të qenësishme, siç vërtetohet edhe nga zhvillimet aktuale, shtetarët turq i kanë shtuar edhe të tjera ndasi tepër kobzeza. Një udhëtar, mbi këto çështje shprehet si vijon: “Qeveria e Sulltanit, në përputhje me politikën e saj përçarëse, e mban një provincë apo vilajet, si atë të Shkodrës, të lirë nga detyrimet e taksave dhe nizamit, ndërsa një tjetër të shtypur nga administrata e rëndë dhe gjakatare e një valiu (guvernatori), si ai i Janinës. Në Veri, një ditë mbështet apo mbron myslimanët kundër katolikëve, ndërsa ditën tjetër nxit propagandën ortodokse në Epir. Një herë ndihmon shqiptarët kundër bullgarëve në kufijtë e Maqedonisë, më pas i cyt shqiptarët kundër vëllezërve të tyre në Serbi të Vjetër.
Duke u shpallur në mënyrë hipokrite, rojtare e flaktë e Shqipërisë së Madhe në çështjet ndërkombëtare, nga brenda përpiqet të nxisë urrejtjen mes rajoneve fqinje, apo mes një qyteti dhe një tjetri, apo ndërmjet një populli kundër një tjetri. Kjo bën që banorët të arrijnë deri aty sa të vriten e të theren mes tyre, dhe kur në fund anarkia mbretëron, Turqia ndërhyn me degën e ullirin në dorë, duke u përkujdesur njëherazi që të krijojë prestigjin e vet atëror, si dhe të mbajë të gjallë ata vendas që ruajnë në kraharor këto pasione të zjarrta.
Përveç veprimtarisë së shteteve të huaja, ka pasur edhe të tjera fuqi, të cilat ndonëse më të buta në dukje, kanë qenë po aq shkatërrimtare. E tillë ka qenë ajo turke, e cila përherë ka punuar kundër bashkimit shqiptar, duke sulmuar edhe pikën e saj të dobët, larminë fetare. Por mbi të gjitha, duke shfrytëzuar padijen e përgjithshme të atij vendi, për të mbjellë aty arsimimin e helmatisur me synimet politike që më së miri i leverdisin interesit të secilit shtet.
Kësisoj, Greqia, Italia, Franca, Rusia dhe Austria prej kohësh e përdorin këtë taktikë, e cila ofron dy avantazhe të paçmueshme: së pari, përpunon ndërgjegjen e shqiptarëve në mënyrën që më së tepërmi u shërben interesave të tyre në të ardhmen, dhe së dyti, i shndërron ato në një faktor të domosdoshëm aty ku janë të vetme.
Mirëpo, ndërmjet të gjithë këtyre shteteve, dy janë ata të cilët dallohen për përdorimin e disa mjeteve edhe më të padrejta. Këto dy kombe janë Greqia dhe Austria. E para, nën maskën e një konfederate ballkanike, apo me të tjera utopi të ngjashme, ka punuar në mënyrë të vazhdueshme që ta përpijë Shqipërinë. Madje, nuk ka nguruar as të bashkëpunojë me armiqtë më të mëdhenj të këtij vendi sa herë ka menduar se ka mundur ta dëmtojë. Në raste të tjera ka ndryshuar sjellje, duke u hequr sikur donte tu jepte mbrojtje patriotëve shqiptarë, në mënyrë që më pas t’i tradhtonte. Për më tepër, ajo përherë i ka përndjekur të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në territorin e saj, duke i detyruar të ndërrojnë kombësinë e tyre në greke.
Por shënjestra më e parapëlqyer e fushatave të saj, ka qenë përherë gjuha shqipe, përhapjen e së cilës e cilëson si një goditje për vdekje ndaj synimeve të saj. Një komentues i shquar i Jeronim De Radës, doktor Marchiano, shprehet se të dërguarit helenë u predikojnë vendasve luftën kundër gjuhës shqipe, dhe njëherazi i thurnin lavde gjuhës greke, duke qenë se në këtë gjuhë paskëshka folur Krishti. Si provë përfundimtare të urrejtjes me të cilën Greqia e sheh përhapjen e gjuhës shqipe, do të përmendim një ngjarje të ndodhur verën e kaluar, të denoncuar nga Lëvizja Maqedonase dhe të botuar më pas në mënyrë të detajuar nga shtypi italian.
Duke qenë se Komiteti shqiptar i Bukureshtit mëtonte t’i dëftonte Evropës mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe, kërkoi dhe gjeti, ndër të tjera vepra të përzgjedhura, edhe në fjalor të një dijetari shqiptar, i cili i kishte kushtuar njëzet vjet pune të imët mbledhjes dhe renditjes së 40.000 fjalëve. Konsulli grek në Durrës, sapo vihet në dijeni nga burime të fshehta se dorëshkrimi kishte rënë në dorë të Komitetit, thërret të birin e autorit së bashku me dy njerëz të tjerë të shquar, dhe u propozon atyre botimin e tij me shpenzimet e qeverisë greke, si dhe duke u ofruar një shumë të madhe si shpërblim. Mirëpo, sapo shtie në duart e tij dorëshkrimin, i denoncon tre shqiptarët pranë Qeverisë osmane si anëtarë të Komitetit revolucionar. Kështu, Porta e Madhe i burgos ata, ndërsa dorëshkrimi dërgohet në Athinë…
J. Ruiz Castillo
No comments:
Post a Comment