Josip Broz Tito është një nga figurat më kontroverse të
historisë jugosllave. Ai ishte komunist, agjent, një ushtar, sekretar,
politikan dhe presidenti i përjetshëm i RSFJ-së. Jeta e tij sociale
është pak a shumë e njohur, por ana tjetër e tij, romantike, mbetet ende
një mister. Ajo çka dihet është se i donte gratë e tij, e ndonjëherë
edhe të huajat. Zyrtarisht thuhet se ishte martuar katër herë dhe se
kishte shumw dashnore!?
"Gruaja e tij e parë ishte rusja Pelagija Belousova, e cila ishte vetëm 15 vjeçe kur u martua me të. Ai atëherë ishte rob në Rusi. U martuan dhe e patën djalin Zarko. Janë shpërngulur në Kroaci, por ajo pas një kohe kthehet në Rusi,
ku martohet me dikë tjetër. Edhe pse u ndanë, për shkakun e tij ajo e pëson, madje edhe me punë të detyrueshme”, thotë për ditoren Blic, Momcilo Jokic, autor i librit “Dosja sekrete - Josip Brozi" .
Pero Simic, gazetar, publicist dhe autor i biografisë së parë të plotë politike të Titos ,"Tito, sekreti i shekullit”, ka thënë se në dokumentet e tij personale, të cilat janë mbajtur në Arkivin Shtetëror të historisë socio-politike në Moskë, ka zbuluar se Tito u shkurorëzua në prill të vitit 1936 dhe se një vit e gjysmë më vonë, po ashtu në Moskë, martohet me një gjermane.
"Ajo ishte Johanna Anna Koenig. Ishte martuar me një funksionar të lartë të komsomolit gjerman, i cili, pasi Hitleri erdhi në pushtet u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg. Organizatat ndërkombëtare e Ndihmës së Kuqe ka arritur që gruan e tij ta dërgojë në Moskë, ku e mori pseudonimin Lucija Bauer”, thotë Simic.
Ajo ka punuar në një fabrikë të radio-aparateve, dhe me Titon martohet me atë emër. Simic tha se ai shpejtë e la Moskën, e ajo qëndroi aty. Në gjysmën e parë të vitit 1937, nga Parisi ia shkruan katër letra dashurie, që janë dëshmi se ajo ishte dashuria e jetës së tij.
"Në librin tim është botuar dokumenti ku Tito tek organet represive të regjimit sovjetik shpjegon lidhjet e tij dhe raportet me gruan e parë Pelagija, por edhe me të dytën, Lucija Bauer, e cila më 1937 ekzekutohet me akuzat e rrejshme se ishte spiune gjermane”, thotë Simic, duke shtuar se Tito për Lucijan ka thënë se “do të lë njollë të rëndë në biografinë e tij”.
Gruaja e tij e tretë ishte një sllovene e pasur, me origjinë çifute, Herta Has. Momcilo Jokic thotë se kur është fjala për momentet vendimtare të jetës, ajo ishte më e rëndësishmja për Titon. Ata u takuan në Paris në vitin 1937.
"E kanë djalin Miso, që është ende gjallë. Megjithatë, derisa ai ishte i martuar me të, ai veç e kishte ‘përpunuar’ Davorjanka Paunovic Zdenkan. Ajo ishte sekretare e tij", tha Jokic.
Me Hertan u nda pas katër viteve, dhe romanca e tij me Davorjankan nuk ishte më një sekret. Ish-kolegët e tij kanë pohuar se dashuria e tyre ishte e zjarrtë dhe e shpesh e zëshme, sa që sekretari i organizatës partiake të Komandës Supreme kishte shkuar tel Tito për t’ia tërhequr vëmendjen.
"Tito iu përgjigj: Marjan, unë nuk mundem pa të”, thotë Simic.
Davorjanka ndërkohë u sëmurë me tuberkuloz dhe vdiq. Tito ka kërkuar që ajo të varroset afër rezidencës së tij në Beograd.
Pas vdekjes së saj, thuhet se u përpoq t’i kthehet sllovenes, por ajo e refuzoi. Herën e fundit ata u panë në kabinetin e tij më 1946.
Herta ka vdekur para dy viteve në Beograd. Për jetën e saj me Titon nuk ka folur kurrë.
Jovanka Budisavljeviin, më vonë Broz, e takon gjatë desantit në Drvar, kur vallëzuan për herë të parë. Më vonë ajo u soll në Pallatin e Bardhë, që të jetë shtëpiake.
"Është spekuluar se ajo është sjellë me qëllim aty. E ka fituar besimin e tij, ka ndikuar që ai të qetësohet, sepse kur ishin në pyetje gratë atëherë ishte i pangopur. Atëherë në fakt filloi loja e tyre”, thotë Jokic.
Edhe pse deri në fund të jetës së tij ai ishte në martesë me të, raportet rrënohen viteve ’70 të shekullit të kaluar, sa që në 3-4 e fundit të Titos ata as që janë parë.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

No comments:
Post a Comment