Friday, May 17, 2013

NJË JAVË E KEQE PËR ADMINISTRATËN OBAMA


  Nga Frank Shkreli
Jam i bindur se Presidenti Barak Obama dhe administrata e tij po presin me ankth fund javën.  Ishte një javë tepër e vështirë për ta por edhe për sistemin politik amerikan, pasi presidenti dhe zyrtarët e tij u përballuan me akuza të ashpëra nga media dhe nga Kongresi në lidhje me zbulimin se Departmenti i Thesarit, që në të vërtetë është Agjencia Tatimore, kishte venë në shënjëstër grupe dhe organizata

Interviste me Dr.Elez Biberaj, Nderi i Kombit, dhene TV Alba Life, New York

Interviste me Dr.Elez Biberaj, Nderi i Kombit, si dhe Drejtori I Euroazise per Zerin e Amerikes, VOA, marre ne 70 Vjetorin e Zerit te Amerikes ne Shqip ne Washington DC. Kronika e plote e aktivitetit qe u zhvillua ne seline e Zerit te Amer...ikes po transmetohet ne kanalet televizive si dhe ne paketen TV Alb, ne kanalin 53 pergatitur nga TV Alba Life, New York.
Per me shume ju mund te ndiqni intervisten ne kete lidhje:

Skemi nevojë askujt, ti shitemi as ti falemi



Në të gjitha brezëni të Malësisë së Madhe ma shumë peshon dhe vleftësohet
morali e karakteri njerëzor, sesa pasunia që sjell begati ekonomike me shumë
lloj mënyrash, pra me pa meritë të djersës dhe punës së ndershme, apo sisteme ideologjike që sjellin e ndërrojnë pushtet dhe me ata udhëheqës krijojnë diktaturë e masakrojnë popullin e vet. Tue krijue karierën e tyne politike shëndrrohen në despotizëm, në subjektin unë dhe kurrkush tjetër. Malësia e Madhe e shkoi jetën tue u mbrojtë prej robënuesëve. Edhe prej ideologjisë komuniste që skishte gja të përbashkët me parime

Nderim, bijëve të Malësisë, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit



   Malësorët që sfiduan një perand  ndryshe              Nderim, bijëve të Malësisë, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit  

Vëllezër dhe motra të Shkrelit dhe Kastratit, trashëgimtarë dhe trashëgimtare të denja të atij brezi që me qëndresën e vet për dinjitet kombëtar dhe shpirt të paepur për dashurinë njerëzore evidentuan në historinë e një populli të vogël dhe të shtypur,  si yni, në vitet makabre të Luftës së Parë Botërore, shembullin më të shkëlqyer të vetmohimit dhe altruizmit  duke dëshmuar shkallën e lartë të vetëdijes së kthjellët për vlerat e jetës dhe unitetin e një kombi, vërtet dashnor i jetës, me një të ardhme të qartë.

“KËSHTJELLA” QË HA LIBRA

(Libri në kohën e krizës)

-         Njerëzit lexojnë gjithnjë e më pak.
-         Dikur lexuesit rrinin në radhë për të blerë librin e ri të autorëve të preferuar. Tani rrinë autorët në radhë në kërkim të lexuesve.
-         Mbyllen ose rrezikojnë të mbyllen librari që kanë bërë histori në propagandimin e shitjen e librit.


  Kohët e fundit kam ndeshur në disa fakte tronditëse për çdo dashamirës të kulturës e

Zëri i Amerikës 70 vjet në shërbimin shqip

Nga Keze Kozeta Zylo

Në mjediset e zyrave të Zërit të Amerikës në Washington DC u festua 70 vjetori i Zërit të Amerikës në shërbimin Shqip.  Gazetarë, personalitete të shquara amerikane dhe shqiptare nderuan dhe vlerësuan punën e palodhur të Zerit të Amerikës në shërbimin shqip që ka kryer plot 70 vjet me radhë.  Zëri i Amerikës është një nga mediat më kryesore dhe që ka realizuar një nga misionet më fisnike për të frymëzuar popujt që jetonin nën diktaturë që të çliroheshin dhe të

Tuesday, April 30, 2013

VATRA, nderoi me çmimin e "Meritave", disa nga figurat e dalluara të kësaj shoqate


BEQIR SINA, New York
Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Lighthouse Restaurant – në City Island Avenue, Bronx, NY, u shtrua një darkë, gjatë së cilës u dhanë çmimet “AWARD OF MERIT”, disa vatranëve, më të dalluara në dekadat e fundit

CITY ISLAND BRONX NY : Mbas Kuvendit të sukseshëm, të shoqatës më të vjetër në Amerikë, në mbrëmje u mbajtë një darkë tradicionale e organizuar nga Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA. Në këtë darkë festive, përveç drejtuesve të lartë, të Vatrës, kryetarit të saj Dr Gjon Buçaj dhe kryesisë dhe anëtarëve të saj delegatëve morën pjesë dhe mysafirë të nderuar, Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Ibrahim Makolli i shoqëruar nga drejtori për investimet në Diasporë, Naim Dedushaj,  Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York, Ambasadori Bekim Sejdiu, anëtari i Asamblesë të Shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj, konsulli Fatmir Zajmi.

Sunday, April 28, 2013

Ç’po i ndodh Kreshnikut?

Kreshniku si kamikaz politik
Xhevdet Shehu
Kreshnik Spahiut i doli kallaji shumë shpejt ndërsa shkëlqimi i është venitur krejt. Tashmë kemi Kreshnikun e vërtetë, një Kreshnik në panik që në tatëpjetën që ka marrë i janë këputur frenat dhe që nuk di se ç’bën. Mjafton të themi se dje, nga kërcënimet për burgosjen e Sali Berishës, kaloi me kërcënime ogurzeza ndaj të vetëve.

Amerikanët në 1901: Shqipëria, peng i sherrit mes Austrisë dhe Italisë

 Armand Plaka
„Në asnjë moment qysh prej formimit të saj, Aleanca Treshe nuk është kërcënuar më seriozisht për ekzistencën e saj se sa tani“. Pak a shumë ky është mesazhi që përcjell një artikull mbi fatet e pritshme të Shqipërisë, në atë vit të largët akoma një provincë otomane. Bëhet fjalë për njërën ndër aleancat më të forta të kohës, mes Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë, ngjizur qysh në vitin 1882 ( si kundërthënie ndaj iniciativës së ngjashme – Antantës Treshe- mes Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë ) e cila zgjati deri në vitin 1914, kur shpërtheu edhe Lufta e Parë Botërore. Artikulli i amerikanes „New York Tribune“, në qershor 1901, na sjell në vetvete shumë fakte

Vargjet e Fishtës tek rapsodi Mustafë Hasani-Paci (1)



Ismet Hasani 

             Vargjet e Fishtës tek rapsodi Mustafë Hasani-Paci (1)

                    (Pas 73 vjetëve të vdekjës se të Madhit At’ Gjergj Fishta
            dhe 30 vjetëve të vdekjës se rapsodit Mustafë Hasani- Paci)     

Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta për Fe, Atdhe e Përparim


Shkruan : Leonora Laçi
          
 “Nata sa do e gjatë nuk mund ta ndaloj agimin për të dale”
          
Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda
 
SHKODER: Gjysma e dytë e shek XIX do të jetë e mbushur me ngjarje, episode, zgjime nga gjumi letargjik shumë shekullorë, levizje të cilat do jenë të nxitura në kuadër të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e pararojë e Lidhjes mbar shqiptare  të mbajur në qytetin historik të Prizrenit në vitin 1878 .                                                                                                                                                      

E përkatësisht në vitet 1866-1871 do të lindin dy bij të shqipes Ndre Mjeda e Gjergj Fishta  ku ngjarje historike do shënohen e do skaliten më shkronja të arta në historinë e kombit Shqiptarë. Mjeda –Fishta dy bashkëudhëtarë në kalvarin e mundimshëm të vuajtjeve, mjerimit, mospërfilljes nën thundrën e një
Perandori obskurantiste, sëbashku çan mes përmes erresirën për të ndriquar mendjen e kombit tonë, si dy pishtar të diturisë të pajisur me vizion, moral, guxim, virtyte e tradita të trashëguara që nga kanuni.                                                                                     
 

Korrupsioni problem kryesor në Shqipëri dhe në Kosovë



Nga Frank Shkreli

Të Premtën që kaloi, Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) botoi raportin vjetor mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në çdo vend të botës. Në parathënien e raportit, Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri thotë se raporti dokumenton rrugën, shpeshëherë të vështirë të zbatimit të të drejtave të njeriut, duke theksuar se megjithëse "është bërë përparim i dukshëm në disa vende, në një numër tepër të madh vendesh, qeveritë nuk ndajnë vizionin e “Deklaratës Universale për të

Një histori ballkanike ndryshe

Nga Catherine Ashton*
Ashtu si kudo në Evropë, historia e kohëve të fundit në Ballkanin Perëndimor është shkruar me gjak. Që nga roli i tij në nxitjen e Luftës së Parë Botërore, gjatë pushtimit dhe rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, betejave dhe barbarive që pasuan ndarjen e Jugosllavisë, popujt e rajonit kanë vuajtur shumë.
Të premten e kaluar, Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi vendosën t’i bënin gjërat ndryshe. Pas gjashtë muajsh bisedash të drejtpërdrejta, kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës vendosën të normalizonin marrëdhëniet.