Ismet Hasani
Vargjet e Fishtës tek rapsodi
Mustafë Hasani-Paci (1)
(Pas 73 vjetëve të vdekjës se të Madhit
At’ Gjergj Fishta
dhe 30 vjetëve të vdekjës se
rapsodit Mustafë Hasani- Paci)
Vendi ku u lind At’
Gjergj Fishta ( 23.10.1871 – 30.12.1940)
Këtë libër ua kushtoj At’Gjergj F. dhe babës tim Mustafë Hasani…
"Nepër armë kemi pështue
ekzistencën tonë,
nëpër pendë do t'ia sjellim të mbarën e të mirën
Atdheut"
(Gjergj Fishta)
At’
Gjergj Fishta
L A H U T
A E
M A L C I S’
Lahuta mbet varë n’trâ,
Mixha kalbët n’dhé,
E, nipat s’dinë me i ra!
Ismet
Hasani
*Pata
rastin, fatin dhe privilegjin dhe
shfrytëzova krejt atë që m’u dha në disponim për të shkrue për At’ Gjergj
Fishten. U përpjeka që, prej materies së gjërë që e pata në punim, ta zgjedhi
atë pjesën më të mirën, por vetëm sa humba kohë dhe e mundova veten, sepse
krejt materia e punës – fund e krye ishte e mirë, që është rast i rrallë të
materiet e tilla për të tjerët.
(autori)
Vargjet e Fishtës tek rapsodi
Mustafë Hasani-Paci
S’kan shka bajnë, athue të ’desin
T’desin pra, nuk kan shka presin!
Le të ‘desin, si u kanë ‘vdek’
t’part’
për ‘dhé t’ambël qi e kanë
shqiptart’!
…
E ti cubi i Malit t’ Zi,
mprefi kambt e shko në shpi,
e thuej Nânës e Nusës se re,
që n’i paq ti kund n’at dhé:
se për se dyti sot je
lé!* *Oso mujti
me e vra por nuk deshti
se po m’dukesh qenke i
rodit* *qenke i fisit, i
sojit të mirë
dhe t’i porositni fëmijtë m’as
sodit:
Mos t’lakmojnë tokën e
Kastriotit,
Se u bjen shtrêjt q’e besa e
Zotit!
(Lahuta
- Oso Kuka)
***
Pak si hyrje e pak si parathânje
"Nepër
armë kemi pështue ekzistencën tonë,
nëpër pendë do
t'ia sjellim të mbarën e të mirën Atdheut"
(Gjergj Fishta)
Koha
hapsinore vërtetë ka ecur përpara, por nga pikëpamja shoqërore koha shqiptare
ka mbetur në vend. Problemet shqiptare po përsëriten, po koklaviten e po bëhen
të pamundura për t’u zgjidhur si dikur.
Koha
e atdhetarëve të moçëm, me kulutrën e
tyre të lartë dhe punën e madhe që bëri për të krijuar një edukatë të re
kombëtare publikut shqiptar, tolerancë dhe mirëkuptim truallit politik
shqiptar, është zëvendësuar nga koha e shigjetarëve dhe inatçorëve të mëdhenj
që luftojnë për interesa personale me njëri-tjetrin.
Lufta
ndërmjet gjeneratave për nga ”mosha” ka për të vazhduar deri në mbarimin e
botës. Por lufta më e rreptë, për brezin e ri shqiptar, është mbrapa portës dhe
na pret të fillojmë. Kjo luftë dallohet nga të tjerat, nga drejtimi që ajo ka
kundra një armiku të padukshëm dhe të rrezikshëm për shpirtin e Kombit. Lufta e
ardhshme është luftra e djalërisë shqiptare kundra armikut të zemrës se vet,
është lufta e një mendjeje krijuese kundra një mendjeje destruktive, është
lufta e një botëkuptimi drite kundra një botëkuptimi errësire, është lufta për
oksidentali-
zmin
shqiptar kundra orijentalizmit shqiptar.
O perendi, a
ndjeve?
Tradhëtarët na lan pa Atdhe
e ti rrin e gjuen n’e rrfe
lisat n’per male kot.
Tradhëtarët na lan pa Atdhe
e ti rrin e gjuen n’e rrfe
lisat n’per male kot.
Dy fronte armiqsore po e coptojnë sot zemrën e Kombit
tone. Është mirë që t’i tregojmë brezit të ri se ku gjenden shkaktarët e kësaj
lufte pa krisma, para se cilës nuk guxojmë t’i mbyllim sytë.
Lahuta mbet varë
n’trâ,
Mixha kalbët
n’dhé,
E, nipat s’dinë me
i ra!
*
Mbasardhësve të Gjergj
Kastriotit, Dedë Gjo’ Lulit, Ismail Qemalit, At Fishtës dhe të gjithë Atyne
Atdhetarëve Shqiptarë, që luftuen Trimnisht e vdiqën Burrnisht për Shqipninë
Europiane, por kurrë të poshtnueme prej sllavëve:
Këtu, këtu Shqiptarë!..
Këtu, këtu Shqiptarë!..
A ndiet?..
Ku ju kam...Ku
jeni?
Mo’ leni burra!.. M’ armë!..
Mo’ leni burra!.. M’ armë!..
Mbaroi
Kosova!...
Janina humbi!.. e ndoshta Tepeleni...
Shkoi Manastiri! Dibra dhe Gjakova!...
Vendet ma t’mira ne na i mori shkjau,
E, çka asht ma zi, ne vëlla me vëlla na ndau.
E zani i Tij sot... ndër vorret në Rrëmaji ushton:
Janina humbi!.. e ndoshta Tepeleni...
Shkoi Manastiri! Dibra dhe Gjakova!...
Vendet ma t’mira ne na i mori shkjau,
E, çka asht ma zi, ne vëlla me vëlla na ndau.
E zani i Tij sot... ndër vorret në Rrëmaji ushton:
“Surgite
mortui!” “ÇOHUNI, TË VDEKUN!”
*
Gjergj
Fishta për një gjysmë shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqipe. Madje
për të gjallë u kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar. Ai është i pari
shkrimtar i madh shqiptar që gjithë shekullin e vet krijues (1900-1940) e kaloi
në Shkodër, asokohe kryeqytet kulturor i Shqipërisë. Fama e tij letrare nisi në
fillim të shekullit, kurse arriti kulmin kah fundi i jetës së tij. Ai për të
gjallë u bë një masë e madhështisë letrare shqipe, i njohur njësoj mbrenda
vendit dhe jashtë, kudo ku lexohej e vlerësohej krijimtaria letrare shqipe.
Me
përmbysjet ideologjike që bëri komunizmi në Shqipëri mbas vitit 1945, poeti
kombëtar Gjergj Fishta u ndalua, u hoq vepra e tij nga qarkullimi letrar, u
ndalua studimi i tij institucional, për të shkaktuar një nga vakuumet më të
tmerrshme në kulturën kombëtare. Po ai u lexua tinëz dhe u mbajt në mend nga
adhuruesit e veprës së tij.
Mbas
ndryshimeve të viteve nëntëdhjetë Fishta u rikthye në letërsinë dhe në kulturën
shqiptare, tanimë si i rigjetur në korpusin e plaguar të kësaj letërsie.
Zhvarrimi
tinëz i tij në Shkodër më 1968 në valën e një çmendie të afetarizmit dhe
rivarrimi i tij më 1996 vetëm rikrijojnë mitin për martirizimin e krijuesve
shqiptarë, të ngjashëm me Pjetër Bogdanin.
Vëllaznit:
Dalamon e Mustafë Hasani
Të shkruara për t’i mbajun në mend:
“Shka ka me
dijtë me folë mbi politikë e mbi organizmin e shtetit civil nji njeri malok,
matrahul, qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore e qi djerset kur i
duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shpijak e edukata
familjare, qi shumëkend ndër ta e ban krejt të neveritshëm e ekcentrik. Ky
babën gjaks, gjyshin katil, stergjyshin mizuer, rritë me katila, me gjaksë, me
mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hasëm të
kulturës e të gjytetnisë, kah mund të mendohet se ka me kenë i zoti me
rregullue fatin e nji kombi ende primitiv? Pse me sundue nji shtet nuk asht
mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakçilleku, rrena, tradhëtija; duhet nder
dhe urtì, burrnì: qe se shka duhet. Po, por dija, urtija, ndera, burrnija u
nxejshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë, e jo ndër kafeshantana
t’Europës e mejhane paçaxhihane të Tiranës, tuj luejtë “tavell” e “bigjoz” e
tuj pi “mastikë”. (Gjergj Fishta)
”Ky poet
i madh e veprimtar i shqiptarisë gjatë gjithë jetës punoi për kombin dhe vendin
duke jetuar në të. Lidhja e përhershme me ambientin e jetës shqiptare, ashtu si
dhe përkushtimi shpirtëror i atit françeskan, i vunë përgjithnjë vulën tipit të
artit të tij dhe përkushtimit të tij. Ai kishte dashurinë e zjarrtë të
Rilindësit për vendin, por jo mallin e mërgimtarit që këndon duke himnizuar,
prandaj mbrenda vetes rriste fuqinë vullkanike kundrejt fenomeneve e
paraqitjeve të këqija të botës shqiptare. Ai u bë një kritikues i ashpër i
realiteteve duke e kthyer artin e vet në tehun qëllimor të satirës, duke prekur
fenomene të individit, po dhe të shoqërisë. Prandaj, shprehja e tij dhe poezia
e tij janë cilësuar si copë e atdheut, poezi e elementaritetit kombëtar…!” (Akademik Sabri Hamiti)
“At Fishta, ky gjeni me rrajë në
tokën amtare të Popullit Shqiptar, që për shkak të njohjes së thellë që kishte
për letërsinë klasike dhe mbi jetën e sotme shpirtnore të kombeve të Europës, u
ngjit deri ndër majat ma të nalta të kulturës.” (Prof.
Dr. Norbert Jokl)
“Sa qe gjallë, Fishta arriti apogjeun e vlerësimit, duke u ngritur në piedestalin e lartë të Poetit Kombëtar...Vetëm katër – pesë vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtës u përbaltën në mënyrë të pashembullt, me synimin që ai të varrosej njëherë e përgjithmonë, ose, e shumta, të mbetej si një njollë e zezë dhe e turpshme në historinë e letërsisë shqiptare...”
(Prof. Ndue Zef Toma)
“Veprimtaria
e At Gjergj Fishtës, në fushen letrare ishte me permasa gjeniale, ku talenti
dhe aftësia e Tij e bani të njohun mbrenda dhe jashtë Atdheut. Ai ishte dhe
asht një Poet i përmasave që ka terheqë vëmendjen e shumë bashkëkohësve edhe në
Europë, por nuk mbet i tillë vetëm në fushën letrare, mbasi Ai, si Atdhetar i
vërtetë, veprimtarinë e Tij e shtrin edhe në lamën shoqnore dhe politike, ku
mbrojti me vendosmëni dhe guxim çashtjen tonë mbarëkombëtare. Jeta e Tij në
shërbim të Formulës “Fe e Atdhe” e lidhi përjetësisht me brohoritjen në kupen e
qiellit për Atdhe dhe ofshamjen e thellë të Popullit Shqiptar, të cilit i
këndoi me aq mjeshtri në veprat e Tij të pavdekshme. Sa ishte gjallë arrijti
majat ma të nalta të vlerësimit, sa u quejt Poeti Kombëtar i Popullit Shqiptar,
tue u vlersue dhe nderue me një mirënjohje të madhe me shumë dekorata, medalje
e tituj nderi…”
(Fritz Radovani e Daniel Gázulli)
Këtu përfundoi pjesa e parë. (v i
j o n)
E-mail: ekspertih@hotmail.com
No comments:
Post a Comment