PJESA
E DYTË Vendimi i DHPDN iu kalua Lidhjes së Kombeve, e cila gjithashtu,
në tetor 1924, ia njohu Shën-Naumin Shqipërisë. Ai iu përcoll edhe
Konferencës së Ambasadorëve, me qëllim që të merrte vendimin përkatës
për ta detyruar Jugosllavinë ta dorëzonte Shën Naumin. Ajo e mori në
shqyrtim çështjen gjatë muajve shkurt-mars 1925 dhe më 27 prill 1925 u
shpreh për zbatimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Por
Serbia refuzoi dhe vazhdoi ta mbante Shën Naumin nën zotërimin e saj...
Sunday, November 4, 2012
Marrëveshja Zogu-Pashiç
Studiuesi
i njohur bën një pasqyrim të marrëveshjes së shumëpërfolur Zogu-Pashiç
dhe pasojat e saj. Autori, specialist i të Drejtës Ndërkombëtare, e
shpjegon atë në një areal të plotë, duke treguar me këtë rast edhe
pozicionin e pandershëm të Zogut, që për interesin personal cedoi në
interesa kombëtare...
Të fshehtat e Bashkimit Sovjetik
Të
fshehtat e një ngjarjeje që shoqëroi rënien e Murit të Berlinit dhe
rrëzimin e komunizmit. Si mori kthesë perandoria e kuqe, drejt një
sistemi të ndryshëm shoqëror dhe çfarë nuk dimë nga ky proces akoma i
pandriçuar Çdo revolucion është një surprizë. Megjithatë, revolucioni rus duhet
renditur ndër surprizat më të mëdha. Gjatë viteve që i paraprinë
1991-shit , praktikisht asnjë ekspert, studiues, zyrtar apo politikan
perëndimor parashikoi kolapsin e afërt të Bashkimit Sovjetik,
Kukësi mund sërish Tiranën; Vllaznia “mbytet” në Durrës
/Panorama Plus/
Tirana nuk sheh dot dritë në fund të tunelit, duke vijuar të mbetet në krizë rezultatesh. Me një reagim të dukshëm pozitiv në lojën e saj, por pa superuar dot Kukësin debutues në Superiore, skuadra 24 herë kampione e vendit është detyruar t’u ulet në gjunjë për të dytën herë radhazi verilindorëve të dyshes Starova-Cungu. Pas disfatës së turpshme në kupë, kur u mund 4-0, vjen edhe humbja në kampionat, me rezultatin 2-1, brenda në “Qemal Stafa”. Rikthimi i Alban Tafajt në stolin bardheblu nuk i bën derman kësaj Tirane, që tashmë ka humbur edhe tifozët e vet të zjarrtë.

Anët e pa njohura të Ismail Qemalit në udhëtimin drejt Vlorës
Udhëtimi historik i ‘plakut të Vlorës’ nga Stambolli, nëpër
kancelaritë e Europës e më pas, herë më këmbë e herë në karrocë, nëpër
rrugët e baltosura të Shqipërisë së 1912-ës, vjen me hollësi gati intime
nën penën e gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi.
Libri ‘Pavarësia-Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit’
mbërrin nën siglën e botimeve të UET Press si pjesë e kolanës së botimeve historike me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Promovimi i librit bëhet të mërkurën, ora 18.00, në hotel Tirana International, me pjesëmarrjen e posaçme të kryeministrit të vendit, Sali Berisha, i cili kryeson edhe Komitetin e Festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Libri i gazetarit Ikonomi, të seksionit shqip të Zërit të Amerikës, është sprova e tij e dytë në botimet historiko-publicistike.

Ndryshon harta elektorale, ja llogaritë e reja PS-PD për zgjedhjet
Fejzi Braushi
Sa pa u nxehur ende fushata, partitë do të duhet t’i bëjnë llogaritë me një hartë të re elektorale. Lëvizjet demografike në 4 vitet e fundit kanë shtuar numrin e banorëve të Tiranës, por edhe një mandat deputeti në kryeqytet. Në legjislaturën e ardhshme, Tirana do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë jo më me 32 deputetë, por me 33.
Shtimi i mandateve për qarkun e Tiranës duket se favorizon socialistët, të cilët në kalkulimet e tyre kanë përfshirë 16 deputetë. Pritshmëritë megjithatë nuk janë përfundimtare, sa kohë llogaritë bëhen me rezultatet zgjedhore të vitit 2009

Saturday, November 3, 2012
NEW YORK : Anullohet Marataona e 43-të e New Yorkut, mes debateve dhe kritikave
BEQIR SINA, New York City
Anulimi
i kësaj Marathone, tha ai, ishte "një vendim i vështirë, ishte një vendim i
dhimbshëm," por ai ishte vendim i drejtë
NEW YORK CITY : Ndonëse ishte paralajmëruar se do të
mbahej pavarësisht shkatërrimeve të uraganit “Sandy”, martona e Nju Jorkut u
anullua përfundimisht ditën e shtunë. New
York Road Runners president & CEO Maria Wittenberg dje në një mbrëmje
në konferencë për shtyp së bashku me Kryetarin e Bashkisë
Michael Bloomberg - njoftuan së bashku anulimin e Maratonës 43 të,
të së dielës në New York.
SHBA: 82 të vdekur dhe 30 miliard dhe 50 miliard dollarë humbje ekonomike...
BEQIR
SINA, New York City
Nëse
dëmet e lëna pas nga uragani Sandy, arrijnë 50 miliardë dollarë, kjo do të
bëjë Sandy-n stuhinë dytë më të kushtueshme në dëmet që ka shkatuar ndonjëherë
në SHBA pas Uragani Katrina në vitin 2005. Shpenzimet e përgjithshme
të Uragani Katrina ishin 108 miliard dollarë amerikan. Duke
marrë parasysh inflacionin, dhe punën e bërë jashtë përllogratijes shuma në
total thuhet se ka shkuar 128 miliard dollar
sot
Thursday, November 1, 2012
Wednesday, October 31, 2012
Tuesday, October 30, 2012
Fevziu: Zogu mori me vete 11 valixhe me 178 kg flori
“UET Press” dhe “Klan” hedhin në treg “100 vjet (1912 – 2012)”
“Zogu la në heshtje shumë firmëtarë, Enver Hoxha mbuloi emrat e kundërshtarëve me një foto”
Fjalimi i fundit i Mbretit dhe largimi nga Shqipëria.
“Zogu mori me vete 11 valixhe me 178 kg flori”
“Me kursin e sotëm, ka marrë me vete 5.6 milionë euro”
Pas suksesit të librit bestseller “Enver Hoxha”, Blendi Fevziu vazhdon sërish në fushën e historisë. Në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar, Fevziu boton “100 vjet (1912 – 2012)- Një ekskursion 100-vjeçar në politikën shqiptare”. Libri, i cili prej ditës së sotshme është në treg, vjen sërish nën siglën e UET Press dhe TV Klan. Në këtë botim, Fevziu përshkruan gjithë etapat më të rëndësishme ku ka kaluar vendi ynë në këtë shekull. Ai e nis pikërisht me Shpalljen e Pavarësisë, udhëtimin e Ismail Qemalit, ngritjen e flamurit, listën e firmëtarëve, njohjen nga fuqitë e mëdha,

Subscribe to:
Posts (Atom)