Tuesday, October 30, 2012

CIA zbardh sekretet: Tito kishte lidhje në Tiranë me Haxhi Lleshin e Myslym Pezën

Raporti i CIA-s për bisedimet e datës 8 tetor 1952 me ish-Mbretin.
Tito njoftonte Zogun se kishte lidhje me Haxhi Lleshin e Myslym Pezën.
Në vigjilje të Konferencës së Tiranës të vitit 1956, Rankoviçi pohonte se Dali Nderu vepronte për interes të UDB-së.
 “Zogu i kërkoi Titos 8 mijë kosovarë të rrëzonte Enverin”

Monday, October 29, 2012

Kampionati Botëror i Futbollit 2018 në Moskë: ndeshja finale në arenën legjendare të stadiumit "Lluzhniki"

Stadiumi "Lluzhniki" i Moskës. Foto: RIA Lajmet

Në vitin 2018 Moska do të shndërrohet në qendër të jetës së futbollit botëror. Në kryeqytetin e Rusisë do të zhvillohet ceremonia e hapjes dhe ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe në të njëjtin vend edhe loja finale e tij. Në një nga qytetet më të mëdha të Evropës do të krijohen të gjitha mundësitë jo vetëm për t’u kënaqur me futbollin, por edhe për një kalim të shkëlqyer të kohës së lirë.

Rostovi mbi Don, Kampionati Botëror 2018: zona e tifozëve, stadiumi në Azi

Për Kampionatin Botëror të Futbollit të vitit 2018 në Rostov mbi Don (Rostovi mbi lumin Don) do të ndërtohet një stadium i transformueshëm me mbi 45 mijë vende. Ndërsa në pushimet midis ndeshjeve të serisë finale të Kampionatit Botëror tifozëve do t’u ofrohet njohja me kulturën kozake.

Kampionati Botëror i Futbollit 2018 në Ekaterinburg: pelmenjët dhe futbolli

Ekaterinburgu - kryeqyteti i Uralit do të bëhet pika më lindore e zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Ai ndodhet rreth 2.000 km larg nga Moska. Kjo distancë mund të përshkohet për dy orë e gjysmë me aeroplan. 

Turistët, të cilët do të vijnë për të parë ndeshjet e Kampionatit Botëror në Rusi, do të kenë mundësi të bëjnë shëtitje të paharrueshme në malet Urale, për të parë monumentet jashtëzakonisht interesante të antikitetit dhe, natyrisht, për të shijuar kuzhinën tradicionale lokale.

"Sandy" rrezikon Nju Jorkun

Uragani "Sandy" pezullon jetën publike në Nju Jork. Pika kritike për Nju Jorkun është e hëna në mbrëmje. Stuhia e frikshme ka bërë që edhe fushata zgjedhore presidenciale të frenohet.
Uragani "Sandy" kërcënon jetën publike në bregdetin lindor të SHBA-ve duke e paralizuar plotësisht atë. Në Nju Jork nga frika e një stuhie të tmerrshme të dielën në mbrëmje u mbyll paraprakisht i gjithë rrjeti i komunikacionit.

Kush banon në qytet vuan më shpesh nga çrregullimet psikike

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton ndërkohë në qytete. Banorët e qyteteve të mëdha sëmuren më shpesh mendërisht.
Jeta në një qytet të madh të rëndon shpirtin. Këtu njerëzit vuajnë shumë më tepër nga çrregullime psikike si ankthe, depresione dhe madje edhe skizofreni se sa në fshat. Zhurma e vazhdueshme, mungesa e hapësirave, dhe stresi luajnë në këtë mes një rol të rëndësishëm.

Genc Tukiçi dhe Inva Mula, pas Kosovës, në Tiranë për albumin me këngë patriotike

Krijimtaria muzikore patriotike shqiptare së shpejti do të vijë në skenë nga dy artistë të njohur jo vetëm në vendin tonë, por fama e tyre është dhe në skenat e tjera të botës. Pianisti Genc Tukiçi dhe sopranoja e njohur Inva Mula në muajin nëntor pritet të jenë me një koncert me krijimtari patriotike në skenën e Tiranës. Të dy do të jenë para publikut shqiptar dhe për të promovuar albumin muzikor që përmban 12 këngë të njohura të ripunuara, dhe duke qenë se ka krijimtari patriotike duket se është menduar nga artistët dhe në kudaër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Pas suksesit me “Salla e banjës”, Inis Gjoni rikthehet në skenë me “Klani i të divorcuarve”

“Klani i të divorcuarve” është komedia që pritet të ngjitet pas disa ditësh në skenën e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Vepra vjen nën regjinë e Inis Gjonit, e cila duket se falë kësaj vepre premierë që ajo sjell në skenën teatrore bën që publiku të shijojë një shfaqje e cila vjen dhe me një mesazh të madh për shoqërinë. Vepra do të interpretohet nga aktorët Romir Zalla, Jonida Vokshi, Adriana Tolka dhe Orsi Vagjeli.

EUROPEIZMI: NGA UTOPI NË PROJEKT DHE MËNYRË JETESE

Për librin e prof. dr. Liman Varoshit “Europeizmi si histori mendimi”
Nga Luçiano Boçi
Libri “Europeizmi si histori mendimi” (botimet “Naimi”, Tiranë 2012), me autor prof. dr. Liman Varoshi, është i treti studim monografik i tij brenda tre vjetësh. Ai vjen pas monografisë “Ballkani mes tri perandorive”,

Sunday, October 28, 2012

Filma kundër të gjitha klisheve

Seksi, dhuna, mobing në internet - asnjë temë nuk është tabu për regjisorët e rinj të Projektit Medial Wuppertal. Me videot e tyre nxënësit dhe studentët kanë iniciuar shumë debate dhe kanë fituar çmime.

Mihaill Gorbaçov botoi librin e kujtimeve

Ish-Presidenti i Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçov botoi librin e vet të kujtimeve me titull "Në vetmi me vetveten". "Në të nuk ka vetëm politikë, por edhe shumë episode nga jeta personale. 
Unë shpresoj që lexuesve t’u pëlqejë libri im", - tha Gorbaçov në një intervistë.
Shërbimi për shtyp i Ish-Presidentit të Bashkimit Sovjetik njoftoi se prezantimi i librit "Në vetmi me vetveten" do të bëhet më 13 nëntor në Moskë.

Përfunduan zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

Në Ukrainë përfunduan zgjedhjet parlamentare. Në to u përfshinë 21 parti politike. Në bazë të rezultateve të exit polls, kapërcimin e pragut prej 5 përqindësh për të hyrë në parlamnent e arritën vetëm pesë pjesëmarrës të garës elektorale. Fituese e zgjedhjeve u bë “Partia e Rajoneve” me (28,1%) të votave, vendin e dytë e zuri Partia opozitare “Batkivshina” ("Atdheu") me (24,7%), medaliste bronzi u bë Partia “UDAR” (“Goditja”) me (15%). Më tej renditen Partia nacionaliste “Svoboda” ("Liria") me (12,3%), Partia Komuniste e Ukrainës me (11,8%).

NEW YORK : Gjendja e Jashtëzakonshme ndërkohë që Uragani Sandy po i afrohet Bregdetin Lindor



BEQIR SINA, New York
"Njerëzit mendojnë se ne jemi duke thirur " ujku ". Por, ne nuk e bëjmë këtë me lehtësi. Ne jemi duke u përpjekur që çdo gjë të jetë e ekuilibruar," tha Bloomberg. "Logjika thotë se ne dhe ju duhet të fillojmë të marrëm masat, të jemi të gatshm për çdo parashikim dhe çdo rast" tha ai.