Artan Fuga
Procesverbal
Para do kohe,
me njerëz që kanë përvojë në këtë fushë, u hap një bisedë se përse vihet re që emigrantët shqiptarë tani dërgojnë më pak parà te të afërmit e tyre në Shqipëri dhe si mund të bëhet që ata të vazhdojnë të kenë motivimin për ta bërë një gjë të tillë.
Pjesëmarrësit në bisedë ishin emigrantë vetë, të afërm të tyre në Atdhe ose emigrantë që ishin kthyer pas një përvoje të shkurtër jashtë vendit. Sigurisht që u shprehën opinione, dhe jo të gjitha opinionet
ndofta janë të sakta, por unë jam dikush që i besoj konceptit të ri të “wisdom of the crowds” që pak a shumë mund të kuptohet shqip si “mençuria e turmës”, e “shumicës”, që ka nisur të zëvendësojë fort konceptin e “turmave kriminele”, përpunuar në fundin e shekullit të 19-të dhe në dekadat e para të shekullit të kaluar.Pa mohuar format e tjera të dërgesave në parà nga ana e emigrantëve, duhet pranuar se në dy dekadat e kaluara kjo dukuri u shpreh në dy mënyra kryesore: e para, si dërgesa në parà cash për të afërmit e tyre, dikur për të ndihmuar një vëlla a motër keq financiarisht, diku për t’i paguar ndonjë nipi a mbese një pjesë të shkollimit privat, diku për t’iu mbyllur fundin e muajit mëmës ose babës me të ardhura kockë e lëkurë. Forma e dytë ishte pak më egoiste, por fort e kuptueshme dhe normale. Investuan për të blerë ndonjë banesë a për të ndërtuar ndonjë të tillë, që ta kishin për pleqëri a për ta dhënë me qira. Emigranti kërkon t’i ruajë rrënjët në vendin e tij të lindjes. Kështu nuk bën vetëm emigranti shqiptar, por edhe emigranti portugez, maroken, algjerian, kurd, në Evropën Perëndimore a gjetiu.
Por, kohët kanë ndryshuar. Prindërit e disave nuk janë më. Apartamenti apo banesa u ble, u mobilua, dhe kaq mjafton për emigrantin që banon atje shumë pak. Pak ditë në vit. Kriza në Perëndim erdhi dhe emigranti e pa veten të frikur se vala e së keqes mund t’i sjellë ditë jo fort të bardha duke e lënë pa punë. Tani është mbledhur disi kruspull dhe prurjet prej tij janë shteruar. Ndërkohë, ekonomia kombëtare, e mësuar me ato prurje të fuqishme financiare ishte mësuar keq, gjente aty burim dinamikash, kurse tani i mungojnë. Jemi të interesuar që ky fluks financiar të mos shteret. Po ta shohësh hollë-hollë edhe vetë emigranti është i interesuar që të fusë lekë në Shqipëri, ndonëse jo në planin afatshkurtër, së paku në atë afatgjatë, sepse e ka bërë ndofta mend që këtu të vijë në vitet e pensionit.
Pra, format e dikurshme të dërgesave financiare (remitancave) kanë njohur tkurrje të fortë. Emigrantët sjellin burime financiare kur vijnë për pushime në vendin e tyre, por edhe kësaj here, ata sigurisht përpiqen si çdo turist të kursejnë dhe të nxjerrin sa më pak parà nga xhepi.
Ç’mund të bëhet?
Ajo që dihet është se shumica e flukseve financiare të ardhura nga emigrantët ka shkuar më shumë për konsum ose për transaksione imobiliare, pra blerje pasurish të patundshme, sidomos banesash.
Çfarë u vu re nga diskutimi miqësor që bëmë me njeri tjetrin lidhur me qëndrimin dhe sjelljen financiare të emigrantëve tani dhe pritshmëritë për të ardhmen?
Faktorët që e vështirësojnë fluksin e parave të ardhura prej andej janë të natyrave të ndryshme. Ekonomike, psikologjike, familjare, kulturore, kështu me radhë.
Grupi i parë i arsyeve vjen nga faktorë që kanë të bëjnë me statusin e emigrantit në dhé të huaj dhe dinamikat e natyrshme të tij atje.
Klisheja që e barazon emigrantit me dikë që ka parà ose pasuri është krejt e pabazuar – tha dikush. Dhe ka të drejtë. Kjo klishe iluzore është krijuar një çikë edhe për faj të vetë emigrantëve. Arsyeja është se kur emigranti vinte me pushime në Shqipëri, për t’u hequr më i zoti dhe i fortë se miqtë e tij apo të afërmit e vet harxhonte pa llogaritur se çfarë bënte. Harxhonte një parà të venë me shumë mund dhe të kursyer gjithë vitin pikë – pikë. Ca e bënte nga nostalgjia e vendit të lindjes ku po çmallej, ca edhe për shkak të faktit që duke u ndodhur me pushime, si çdo njeri e lëshonte pak dorën. Por, si kushdo tjetër në Perëndim, aq më pak emigrantët shqiptarë, po të jetonin normalisht, nuk mund të kursenin aq shumë saqë me kapitalet e tyre të lira të financonin aktivitete ekonomike në vendlindje. E pamundur. Veç ndonjë fitimi me tregti mallrash jo fort të pastër.
Pra, nga kjo pikëpamje kemi pasur një pritshmëri disi edhe iluzore në planin afatgjatë.
Mirëpo, kësaj rrethana i duhet shtuar edhe një tjetër. Një njeri i ri, pa familje, i paintegruar në shoqëri, pa fëmijë, kursen si rregull më shumë nëse e ka këtë synim sesa dikush tjetër që ka filluar të integrohet në shoqërinë pritëse, ka miq dhe do të bëjë miq, ka grua e kalamaj, sepse nis t’i duhet një shtëpi më e zgjeruar, i duhet të harxhojë më shumë, e mbi të gjitha, nisin edhe energjitë për të bërë jete spartani t’i shterohen.
E këtyre faktorëve iu shtua edhe kriza ekonomike në Perëndim ku sjellja e të gjithëve është që të kursejnë sa më shumë, ndërkohë që papunësia në familjet e emigrantëve u zgjerua dhe tregtia e tyre e vogël u fut në qorrsokak.
Në këto kushte, emigranti e ka të pamundur të mos shkurtojë edhe dërgesat financiare me adresë familjen e mbetur në vendlindje.
Është e vërtetë ajo që theksonin pjesëmarrësit në atë forum qytetar se arsyet e rënies së dërgesave në parà nga ana e emigrantëve në vendlindje vijnë edhe nga faktorë të brendshëm të tregut dhe të ekonomisë shqiptare. Është në fakt si një letër që postohet. Duhet të niset nga diku, por duhet edhe adresën ta ketë në rregull që të arrijë atje ku duhet. Pritësi duhet të jetë në vendin e vet.
Cilët janë faktorët që aktualisht e bëjnë pritjen e parave të emigrantëve si problematike pra e frenojnë fluksin e tyre drejt vendlindjes?
Nga njëra anë, u tha se emigranti është mësuar një çikë keq me dinamikat e ritmit të bërjes së fitimeve në fazën e parë të tranzicionit. Investime më të vogla, shumë më të vogla se deri sot, mund të kishin sukses. Kurse sot ato investime, me përmasat e atëhershme janë të destinuara të dështojnë. Si mund të hapë për shembull një emigrant një sallon flokësh kur tani gjen prej tyre pa fund në çdo cep rruge? Aq më shumë që në vitet ‘90 ose 2000 fitimi mund të vinte shpejt prej një investimi, kurse sot ai është shumë më i ngadalshëm. Por, emigranti e ka humbur durimin.
Pjesëmarrësit në forum ishin të mendimit se për më tepër, paradoksalisht, emigrantët sot mund të kenë fitime më të mëdha nëse kursimet e tyre i vendosin në bankat e vendeve ku jetojnë sesa kanë fitim mbi bazën e normës së fitimit në ekonominë e vogël shqiptare. Ja, edhe një burim tjetër arsyesh që e çorienton fluksin e dërgesave financiare të emigrantëve duke e kthyer kundër nga drejtimi i rrugës së vendlindjes. Dikur, emigranti hapte ndonjë aktivitet të vogël tregtar në vendlindjen e tij. Por, tani masa të mëdha popullsie janë zhvendosur në disa qytete të rëndësishme të vendit. Në fshatin e lindjes nuk ka më kuptim të hapësh një njësi tregtie, kurse për ekonominë bujqësore është vështirë të financosh kur kurrkush nuk është atje për të punuar tokën.
Emigranti ndodhet disi i dyzuar, u tha. Vetë dëshiron të qëndrojë në Perëndim ose në emigrim, kurse po të investojë në vendlindje duhet të vijë për t’i qëndruar mbi kokë sipërmarrjes apo aktivitetit të vet tregtar apo prodhues. Nuk bëhet në kulturën shqiptare të sotme as me rrogëtarë, as me delegim te njerëz të familjes. Mungon besimi. Nuk ka rëndësi nëse është i bazuar ose jo. Rëndësi ka që emigranti nuk mund t’ia besojë më askujt paratë e tij për të cilat ka harxhuar jetën e tij.
Nga natyra është mosbesues, por shpesh ka dhe të drejtë. I duhet një pasuri e siguruar së paku nga vjedhjet, dëmtimet, nga aksidentet, nga zjarri, etj. Por, ende sistemi i sigurimeve në të gjitha agjencive nuk ia mbush mendjen për të qenë i qetë në këtë drejtim. Pastaj, edhe për t’u këshilluar nga dikush se në cilat fusha ia vlen investimi, nuk ka se me cilin ta realizojë. Frika e falimentit nga ana e një konkurrence të ndershme apo të pandershme, i qëndron gjithë kohën mbi kokë, i del edhe në ëndërr edhe kur fle. Dëgjon për falimentime, për produkte bujqësore që nuk arrijnë të shiten në treg dhe me të drejtë frigohet.
Ndërmarrja e vogël zakonisht rrotullohet me bazë punën e pronarëve të saj, përndryshe nuk funksionon, nuk ka rendiment financiar.
Nga të gjitha opinionet e shprehura ndihet se ndofta i vetmi instrument i fuqishëm për tërheqjen e dërgesave financiare nga ana e emigrantëve do të ishte një bursë e rregullt dhe me sigurira të mjaftueshme në Shqipëri. Jo se ajo është pa risk, por fundja do të ishte në dorën e kujtdo që të vlerësonte rrezikun që do të paraqiste investimi atje. Nuk janë shumë bankat, sepse në bankat e nivelit të dytë emigranti nuk ka shumë besim. Trauma e vitit 1997, bashkë me falimentimin e shoqërive financiare piramidale, ka lënë gjurmë të forta në kujtesën kolektive. Kurse po të jetë për bankat e huaja që gëzojnë reputacion më të mirë, nuk ka arsye që ata të investojnë në filialet e tyre shqiptare ndërkohë që kanë mundësira të tjera në vendet ku punojnë e jetojnë.
Mirë a keq, jashtë kohe apo brenda logjikës kur jetojmë, emigranti kërkon të financojë dërgesa parash drejt vendit të vet, kryesisht me një përkrahje dhe mbrojtje nga shteti. Blerje bonosh të thesarit, investime me aksione në privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha publike, pjesëmarrje në bursë me një lloj sigurie në aktivitete ekonomike të agjencive publike.
Të paktën nga forumi në fjalë kështu rezultoi një përfundim që kishte përkrahje nga shumica.
Nuk e di nëse është e mundur. Por, gjithsesi është një pistë për t’u parë dhe mbajtur parasysh.
Përndryshe: Gjithnjë e më pak të ardhura nga emigracioni, ndërkohë që vendit i duhen burime financiare!

No comments:
Post a Comment