Thursday, December 11, 2014

Mesila Doda: Fuksat kanë nisur të shqetësohen

Njëra nga nismëtaret për ligjin e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit Mesila Doda shkruan se, ka nisur frika e “fuksave old and new age”.
Me një shënim në profilin e saj në Facebook, Doda shkruan: “Janë shqetësuar fuksat old and new age???”
“Shumë mirë bëjnë… Nuk do ketë kryetar partie a shef mediash ti ndihmojë në hallin që i ka zënë….”, thekson deputetja e PD-së.
Sipas Dodës, “kot rreken të frustrojne ndokënd. Kjo është fushate
e dekomunistizimit të vendit, e betejës me gënjeshtrën dhe krimin e ri e të vjetër në vend…”
“Është Nisma e Re për çlirimin e shoqërisë shqiptare nga të vërtetat e patreguara dhe të vetmit aleatë që kërkojmë janë qytetarët shqiptare që mendojnë së krimi i vjetër e i ri po na mban peng dhe që kundërshtojnë sistemin e hipokrizisë që po na mbyt prej çerek shekulli”, nënvizon Mesila Doda.
“Jam e bindur se e vërteta na bën mirë të gjithëve, edhe për këtë dosjet duhet të hapen, dhe të inkriminuarit duhet të dalin jashtë vendimarrjes shtetërore e institucionale…”, përfundon shënimin e saj në Facebook, deputetja e PD-së, Mesila Doda.

No comments: