Saturday, June 22, 2013

Verdikti 2013, shqiptarët votojnë sot. Pritshmëritë në mandate sipas qarqeve

TIRANË-Për 1 muaj foli politika me fushatë kurse sot, më 23 Qershor, populli vendos me votë se cilët do të zgjedhë në Parlamentin e ri.
Rreth 3 milion e 271 mijë e 885 zgjedhës kanë të drejtën t’i drejtohen kësaj të dielë kutive të votimit për të përzgjedhur deputetët e parlamentit e ri. Sipas KQZ, për zgjedhjet
parlamentare 2013, janë regjistruar rreth 3.271.885 zgjedhës, bazuar në regjistrin kombëtar elektronik.

Nga këta për herë të parë votojnë 165 mijë zgjedhës të rinj të grup-moshave 18, 19 dhe 20 vjeç . Po ashtu drejt kutive, në të gjithë Shqipërinë do të shkojnë edhe 560 mijë pensioniste nga të cilët 750 zgjedhës konfirmon Ministria e Brendshme nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe se të cilët nuk janë paraqitur pranë zyrave të zyrave të gjendjeve civile.
Por ndryshe nga këta, 380 persona të moshës 100-vjeçare të tjerë, të cilëve u ishin bllokuar emrat për shkak të moshës me kërkesë të posacme rifituan të drejtën e votës.

Në orën 7:00 të kësaj të diele për shqiptarët hapën 5508 qendrat votimit, ku mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur deputet e rinj, deri në orën 19:00, sipas orarit zyrtar. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 te dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve printoi në Slloveni rreth 3 milion e 337mijë fletë votimi, ashtu siç e parashikon kodi , 2% më shumë se numri i zgjedhësve.
Këta të fundit do të jenë më të shumtë në qarkun e Tiranës, ku votojnë 785 mijë persona, dhe më të paktë në kukës ku votojnë 77 mijë.

Kosto e këtyre zgjedhjeve është llogaritur nga KQZ rreth 744 milionë lekë. Kësaj vlere iu shtuan dhe rreth 3 milion euro të tjera që cilat i janë paguar kompanisë spanjolle Indra pavaresisht se dy projektet pilote për numërimin elektronik në Fier dhe indentifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë dështuan.

SPECIALE NEWS24
BERATI Plot 149977 votues do t’i drejtohen kutive të votimin në 23 Qershor në 302 qëndrat e votimit në qarkun e Beratit. Të dhënat zyrtare janë raportuar nga Zyra Rajonale Zgjedhore për qarkun e Beratit, nga e cila konfirmohet se numri i votuesve në këto zgjedhje parlamentare është 10% më i ulët krahasuar me zgjedhjet paralmentare të vitit 2009, ndërkohë që në këto zgjedhje jane rregjistruar 4 800 votues të rinj. Në të gjitha zgjedhjet Parlamentare e Vendore të 20-viteve të fundit qarku i Beratit ka pasur vetëm 4 KZAZ,ndërsa në zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit këtij qarku i është shtuar edhe një KZAZ tjetër me qëndër në Komunën më të madhe Otllak. Pritshmëritë në këto zgjedhje mendohet të sjellin surpriza në rezultat. Partia Socialiste pretendon të ruajë numrin 4 të mandateve të deputetëve, ndërkohë që LSI pretendon mandatin e dytë, ndërkohë që nga ana e saj Partia Demokratike parashikon të ruajë numrin 3 të mandateve. Ajo që është konsideruar si risia e këtyre zgjedhjeve është pretendimi i PR për të marrë një mandat përmes kandidatit të saj. Në zgjedhjet Parlamentare 2009, nga 8 deputetë që ka qarku i Beratit, 4 mandate i fitoi PS, 3 mandate PD dhe 1 mandat LSI.

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2013 QARKU BERAT
Numri i votuesve 149977
Numri i QV 302
Numri i KZAZ 5

DIBER Qarku i Dibrës në veri-lindje të vendit zhvillon zgjedhjet ne 23 qershor per 6 mandate në parlamentin e Shqipërise. Në zgjedhjet e vitit 2009 PD arriti te marre 4 mandate, kundrejt 2 mandateve te PS. 120.000 votues i drejtohen kete te diel kutive te votimit ne 264 qendra votimi ne gjithe qarkun, ndërsa ne votimet e kaluara per zgjedhjet parlamentare morën pjesë 72.000 zgjedhes, nderkohe mandatet ateherë u ndanë bazuar ne 69.755 votat qe rezultuan te vlefshme. Ne keto zgjedhje parlamentare, qarku I Dibres perfshihet nga nje situate e re, ndryshe nga ajo cfare njihet prej disa vitesh, si bastion i se djathtes. Kandidaturat e FRD dhe LSI pritet te ndryshojne balancat ne kete qark. Kjo, pas futjes ne koalicionin e majte te LSI, e cila në zgjedhjet e 2009-ës arriti të marrë në Qarkun Dibër 3.774 vota dhe me hyrjen në garë të FRD-së, lista e secilës kryesohet nga Sali Shehu. I gjithe qarku eshte I ndare ne tre rrethe, Bulqize, Mat dhe Diber, nderkohe qe procesi zgjedhor ne 23 qershor dhe deri ne perfundimin e plote te tij do te administrohet nga 3 KZAZ. Pervec zgjedhjeve parlamentare, kete te diel, pritet te zhvillohen edhe zgjedhje vendore ne qytetin e Bulqizes, per zgjedhjen e kreut te Bashkisë, pas kandidimit të Roland Ketës në krah të së djathtës.

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2013 QARKU DIBER

Numri i votuesve 120.000
Numri i QV 264
Numri i KZAZ 3


DURRËS Qarku i Durrësit është i katërti për nga madhësia në vend prej të cilit dalin 13 deputetë dhe ka qënë disa herë vendidmtar për anësimin e balancës fituese në zgjedhjet në Shqipëri. Në zgjedhjet e vitit 2013 qarku I Durresit perfaqesohet me te njejtin numer deputetesh ne Parlament, ndërkohë që në 2009, 7 mandate i fitoi PD , 5 PS dhe 1 LSI.

Por në këto zgjedhje PS synon përmbysjen e rezultatit, ndërsa PD synon të fitojë mandatin e 8, për shkak te differences se ngushte mes dy forcave per marrjen e mandatit shtese. Në krahun tjetër LSI pretendon të marrë minimalisht dy deputetë në qarkun e Durrësit pasi në zgjedhjet e 2009 mori rreth 10 mije vota. Kandidimi I Gazmend Oketes ne FRD pritet te ndryshoje disi balancat ne keto zgjedhje ne Durrës. Gjithashtu nje tjeter pike e nxehte e kesaj fushate është konsideruar kandidimi i Agron Dukes, ish-ministri socialist nën siglën e Partisë Republikane, i cili lufton per marrjen e nje mandati.

313058 votues i drejtohen kutive te votimit kete te diel, 7 mijë prej të cilëve për herë të pare. Votimet do te kryhen ne 439 qëndra votimi, për të cilat janë ngritur 7 KZAZ nga 4 qe ishin në 2009. Njësia më e madhe administrative është Bashkia Durrës me 158 606 votues, e ndarë në tre KZAZ konkretisht 23 24, 25, me 207 Qendra votimi. Në rrethin e Krujës është ngritur KZAZ numër 19 dhe figurojne 57231 votues, në 85 qëndra votimi.
Në Bashkinë e Sukthit, Komunën e Katundit të Ri dhe Ishëm, janë 36024 zgjedhës në 52 qëndra votimi që menaxhohen nga KZAZ numër 20. Në Bashkinë Shijak Manëz Gjepalaj e Maminas, që mbulon KZAZ 21, votojnë 27 mijë 931 votues, në 46 qëndra votimi. Në 2 Komunat më të mëdha Rrashbull e Xhafzotaj votojnë 33.223 votues, në 49 qendra votimi zgjedhje që menaxhohen nga KZAZ numër. Vetëm 48% e votuesve moren pjese ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 në rang qarku.

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2013 QARKU DURRES
Numri i votuesve 313058
Numri i QV 439
Numri i KZAZ 7

ELBASAN Në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit do të votohet në shtatë bashki dhe 43 komuna me 386 fshatra, të cilat ndodhen në rrethet e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Peqinit me një popullsi prej afro 293 mijë banorësh. Deputet qe do te dalin nga zgjedhjet e 23 qershorit per qarkun e Elbasanit perbejne një të dhjetën e parlamentit të ri, me 14 mandate. Në votimet e te dieles pritet te shprehin vullnetin e tyre 144, 700 persona , ndërsa njësia më e madhe elektorale është bashkia e Elbasanit me 94 mijë zgjedhës, e ndjekur nga Cërriku me 11,100 zgjedhës, bashkia e Belshit me 10 mijë zgjedhës, bashkia Librazhd me 7,200 zgjedhës, ,Peqini me 6,500 zgjedhës dhe me numrin më të vogël bashkia e Prrenjasit me 6 mijë zgjedhës. Qarku i Elbasanit ka patur luhatje të forta mes të majtës dhe te djathtës ne dy dekadat e fundit. Ne zgjedhjet e vitit 2009 PD dhe PS ndanë mes tyre nga shtatë mandate. Në këto zgjedhje, të parat me sistemin proporcional rajonal, edhe pse socialistët patën rreth dhjetë mijë vota më shumë sesa demokratët, në emër të koalicioneve politike , mandatet parlamentare u ndanë në mënyrë të barabartë. Ky rezultat i cilësuar i çuditshëm atëherë e bën edhe më interesante garën aktuale në Qarkun e Elbasanit. PS në zgjedhjet e 2013-s synon të fitojë mandatin e tetë në qarkun e Elbasanit, ndërsa PD të ruajë numrin shtatë si në vitin 2009. Por përballë tyre FRD synon te marre një mandate, ndersa ndikim ne vota pretendojne te japin ndjeshem edhe PDIU dhe AK.

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2013 QARKU ELBASAN
Numri i votuesve 144700
Numri i QV 541
Numri i KZAZ 10

FIERI Qarku i Fierit është konsideruar si një nga zonat ku këto zgjedhje pritet të ketë një nga garat më të forta për mandatet në parlamentin e ri. Në total në 23 qershor pritet të votojnë 373 635 zgjedhës. Rezulton se ka nje rritje të këtij numri prej 5 perqind me shume se ne zgjedhjet e 2009, ku 205 860 i përkasin rrethit fier ,136 561 rrethit te Lushnjes dhe 31 214 votues rrethit e Mallakastres. Në zgjedhjet e 2009 moren pjese në votime 52% e zgjedhësve. Votimet pritet te kryhen ne 575 qendra votimi dhe 10 KZAZ, 3 me shume se vitin e kaluar kjo për faktin se ka nje rritje te zgjedhesve prej 5% .

Në vitin 2009, Fieri coi në parlamentin shqiptar 16 deputetë, ku Partia Demokratike mori 7 mandate dhe ajo socialiste 9 mandate. Por në këto zgjedhje dy forcat e mëdha politke kanë thuajse të njëjtat pretendime, ku secila prej tyre pretendon të sigurojë maksimumin Partia Socialiste sebashku me Levizjen Socialiste per Integrim po synojnë të marrin mandatin e 10 kundrejt PD, qe lufton për te marre 8 mandate. Por e vecanata e e zgjedhjeve te 2013 ne qarkun Fier eshte garimi si deputet i pavarur i Dritan Priftit. Ndërkaq PDIU, nje force qe ne zgjedhjet e 2009 humbi mandatin e saj vetem per 300 vota pretendon kete here marrjen e mandatit. Nje tjeter risi ne keto zgjedhje ne qarkun e Fierit eshte garimi i Frymes se Re Demokratike, qe pritet te ndikoje ne ndryshimin e balancave krahuasura me vitin e 2009.

PROCESI ZGJEDHOR 2013 QARKU FIER
Numri i votuesve 373 635
Numri i QV 575
Numri i KZAZ 10

KORCE Qarku i Korcës i konsideruar si qarku më i balancuar politikisht qoftë në zgjedhjet vendore apo ato parlamentare ndër vite, këtë herë duket se është duke zhvilluar një luftë të fortë mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, me qëllimin e vetëm ndryshimin e balancave sa i takon mandateve të deputetëve. Në vitin 2009 Korca coi në parlamentin shqiptar 12 deputetë, ku partia Demokratike dhe ajo Socialiste morën nga një numër të barabartë mandatesh, nga 6 secila, me një diferencë prej 1936 votash në favor të partisë socialiste. Por në këto zgjedhje dy forcat e mëdha politike kanë thuajse të njëjtat pretendime, ku pavarësisht se në qarkun e Korcës janë vetëm 12 mandate deputetësh secila prej tyre pretendon të sigurojë 7 të tilla. Nga njëra anë Partia Socialiste ,së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim e cila në zgjedhjet e kaluara arrti të siguronte 4500 vota, synojnë të marrin mandatin e shtatë përkundrejt 5 mandateve të kundërshtarit, por edhe partia demokratike po lufton fort për të prishur balancën e zgjedhjeve të 2009 ,me qellim sigurimin e 7 mandateve. Ndërkaq edhe Fryma e Re Demokratike ndonëse një forcë e re politike, pritet të japë ndikimin e saj në këto zgjedhje në Korçë, cka duket qartazi edhe ne krijimin e elektoratit të saj. Për të vijuar më pas edhe me PBDNJ,e cila për shkak të disa zonave minoritare në juglindje pritet të kontribuojë më së shumti në koalicionin e majtë, ndërsa është luftuar për marrjen e një mandati. Në qarkun e Korcës rezultojnë rreth 220 mijë zgjedhës, nga 217 mije ne vitin 2009, nga këta jane rreth 1500 votues te rinj.
Në zgjedhjet e 2009 në Korcë moren pjese në votime 51% e zgjedhësve. Partia Demokratike ndër vite ka dominuar fort në rrethin e Devollit, bashkinë e Leskovikut dhe disa komuna në Korcë, ndërsa partia socialiste është mbajtur fort në bashkitë Korcë, Ersekë, Maliq dhe Pogradec, si dhe komunat e kësaj të fundit. Gjithashtu në Korcë rezultojnë 447 qendra votimi dhe 8 KZAZ.

KUKES Qarku i Kukësit edhe pse me nje numer te vogel deputetesh ne kuvend, vetem 4 te tille konsiderohet si nje nga zonat me te nxehta ne keto zgjedhje. Te dyja foract e medha politike PS dhe PD sunojne permbysjen e rezultatit te 2009. Nderkohe qe ne 2009 PD arriti te marre 3 mandate kunderejt 1 te PS, tashme synon marrjen e 4 mandateve. PS nga ana saj pretendon marrjen e dy te tillave. Në qarkun e Kukësit rezultojnë 77 mijë e 102 zgjedhës nga 74 mijë në zgjedhjet e 2009, ku 41 mijë e 836 zgjedhës i përkasin rrethit të Kukësit, 14 mijë e 503 rrethit të Hasit si dhe 20 mijë e 763 rrethit të Tropojës. Sakaq numri i zgjedhësve që votojnë për herë të parë në rang qarku është mbi 3 mijë zgjedhës. Në zgjedhjet e 2009 në qarkun e Kukësit morën pjesë në votime 67 % e votuesve. Në qarkun e Kukësit rezultojnë 167 qendra votimi dhe 3 KZAZ.

ZGJEDHJET 2013 QARKU KUKES
Numri i votuesve 77 102
Numri i votuesve te rinj rreth 3000
Qendra votimi 167
KZAZ 3

GJIROKASTER Plot 129. 540 votues ne qarkun e Gjirokatres do t'i drejtohen te dielen kutive te votimit per zgjedhjet parlametare 2013. Ky qark qark i konsideruar si bastioni i se majtes, con ne parlamentin e Shqiperise 5 deputete. Ne zgjedhjet e 2009, rezultati mes PD dhe PS ka qene 3 me 2, ne favor te te majteve, rezultat i cili pretendohet te thellohet dukshem nga ana e PS. Kjo e fundit ,së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim zynojne te marrin kater mandate kundrejt kundershtareve, ndersa nga ana tjeter Partia Demokratike synon te arrije ne rezultatin 3 -2 ne favor te tyre. Pergjate zgjedhjeve te 2009 incidenti me i madh u shenua ne komunen Qender Libohove ku u kontestuan votat per vleshmerine e tyre, gje e cila e cila coi ne finalizim te fitores se kandidatit te PD. Po me te njejtin synim per te mare nje kandidat vijon te jete ne keto zgjedhje PBDNJ e cila pretendon ne bastionet e komunave te Dropullit ku edhe ka minortitet nje mandate te tille.
ZGJEDHJE PARLAMENTARE GJIROKASTER
129. 540 votues
KZAZ 4

SHKODER Qarku i Shkodrës perbehet nga rreth 350 mije banorë dhe do përfaqësohet në kuvendin e Shqipërisë me 11 deputete. Ne zgjedhjet e 2013-tes, numri i votuesve eshte 250.803, ku 11.578 prej tyre jane votues te rinj, të ndarë në 438 qëndra votimi në të 33 nëjsitë vendore të qarkut. Në dallim prej zgjedhjeve të 2009 Qarku Shkodër nga 4 ZAZ që kishte, ne keto zgjedhje ky numer është dyfshuar duke shkuar ne 8 tilla. Në zgjedhjet e 2009-es moren pjesë rreth 116.427 votues ose 49,77% nga të cilat koalicioni I udhëhequr nga PD arriti që në total të marrin 67,656 vota ose 58,11% të votave e përkthyer në mandate 7 nga 11, kurse koalicioni I udhëhequr nga PS mori në total 40,964 vota ose 35,18% të votave, 4 mandate. Ne zgjedhjet e 2013-tes, gara me e forte behet serish nga dy forcat e medha PD e PS, e perqendrua mes dy kandidateve Jozefina Topalli dhe Tom Doshi, kandidati I dyte I listes se PS per kete qark, te cilet pretendojne te thyejne rezultatet e deritanishme.

PD pretendon te marre 8 mandate ndersa PS pretendon per 7 te tilla. PD lufton te riktheje ne krahet e saj 3 komuna qe u fituan nga PS ne zgjedhjet lokale te 2011-tes, Gurin e Zi, Berdicen dhe komunen Rrethina. Nga ana tjeter pretendon te thyeje bastionin e PD-se prej 22 vitesh. LSI eshte nje tjeter faktor i rendesishem ne Shkoder ne keto zgjedhje, qe pretendon marrjen e te pakten nje mandati

ZGJEDHJET 2013 QARKU SHKODER
Numri i votuesve 250. 803
Votues te rinj 11.578
Numri i QV 438
Numri i KZAZ 8


QARKU I VLORES Qarku i Vlores ne zgjedhjet parlamentare te 2013 do te perfaqesohet ne parlament me 12 depute. Numri i votuesve ne keto zgjedhje eshte 290 899, te ndare ne 440 Qendra votimi, ndersa numri I KZAZ-ve shkon ne 440. Partia Socialiste, e cila ka qene dominuese ne kete qark, ne keto zgjedhje synon marrjen e 8 deputeteve, ndersa si koalicion kete rezultat synon ta thelloje ne 10. Perkatesisht, nje mandat synohet nga PBDNJ, dhe nje nga LSI. Nga ana tjeter PD synon marrjen 5 mandateve. Ne zgjedhjet e 2009, Partia Socialiste mori 6 mandate, Partia Demokratike 4 te tilla, PBDNJ nje mandate dhe ne ate kohe PDI, 1 mandat. Te perkthyera ne perqindje PS kryesoi me 44.19% të votave kundrejt PD që kishte 28.13 %. Forcë e tretë ishte PBDNJ me 5.71 % dhe PDI 4.7 %. Rezultate te cilat, pothuajsëe nga te gjitha partite ne gare, synojne te thellohen. Në bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme të 2009 funksionuan 86 qendra votimi. Ndërsa në rang qarku funksionuan 345 qendra votimi. Persa i perket mbarevajtjes ne keto zgjedhje, ishte nderprerja per disa ore e numerimit te kutiv në KZAZ-në e bashkisë së Vlorë per shkak te kontestimit për procesverbalet shoqëruese të 6 kutive të votimit, gje qe u shoqerua me rinumerim, por nuk pati ndryshim rezultati.

ZGJEDHJET 2013 NE QARKUN E VLORES
Numri i votuesve 290 899
Qendra votimi 440
Numri i KZAZ 8

LEZHE Që nga viti 1992, Partia Demokratike dhe e djathta ne pergjithesi kane qene dominuese ne qarkun e Lezhes. Ne zgjedhjet e 2005, PD merr 5 mandate, duke lene pa asnje mandat te majten. Ne zgjedhjet e vitit 2009, PS arriti te marre 3 mandate kundrejt 4 te tillave qe mori partia demokratike. Te djathet humben mandatin e 5-te per vetem 528 vota. Pritshmerite jane te medha ne te dy kampet politike. PD pretendon qe ne keto zgjedhje te marre mandatin e peste nga Lezha ne parlamentin e Shqiperise, per t’i lene vetem dy mandate PS. Kjo e fundit nga ana tjeter pretendon qe te thelloje rezultatin e vitit 2009 me 4 mandate, kundrejt 3 te PD.
Ndërkohë vend të rëndësishëm në rezultatin e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Lezhës ka edhe LSI, PDK dhe PR, keto te fundit brenda koalicionit te djathte. Numri total o zgjedhesve ne 23 qershor ne qarkun e Lezhes kap shifren 145 mije, nderkohe qe procesi zgjedhr eshte i ndare ne 4 KZAZ

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2013 QARKU LEZHE
Numri i votuesve 145 000
Numri i KZAZ 4

No comments: