Opinioni botëror e priti me shumë interes një moment të tillë: Çfarë do
të thotë presidenti i ardhshëm i Iranit,
Hasan Rohani mbi orientimin e vendit nën udhëheqjen e tij. Katër ditë pas fitores së papritur në zgjedhjet presidenciale, kleriku i moderuar doli para shtypit për të folur për tema, që ndiqen me mjaft interes nga Perëndimi. Mesazhi qendror drejtuar bashkësisë ndërkombëtare. "Irani ka nisur një kapitull të ri të moderuar."
Epokë e re për grindjen atomike?
Këto deklarata sollën reagimin pozitiv të Uashingtonit. "Grupi 5+1 është rruga e duhur për ta zgjidhur konfliktin atomik", u shpreh Alan Eyre, zëdhënësi persishtfolës i ministrisë së Jashtme amerikane për Deutsche Welle-n. Në rast se fjalët e udhëheqjes së re iraniane ndiqen nga veprat, kjo mund të pasojë me zbutjen e politikës amerikane. "Ne e kemi theksuar disa herë se sanksionet nuk janë qëllimi, por vetëm mjeti. Po qe se Irani i përmbush detyrimet ndërkombëtare, dhe arrin ta bindë bashkësinë ndërkombëtare që ka një shqetësim gjithnjë në rritje për këtë çështje, atëherë SHBA-ja do të jetë e gatshme t'i heqë sanksionet."
Fjalë drejtuar Uashingtonit
Një temë tjetër e ndjeshme e që u prek në mënyrë të paplanifikuar në konferencën e shtypit ishte lirimi i ish-kandidatit për president, Hosein Musaui. Reformatori Musai ndodhet në arrest shtëpie. Një person kërkoi nga publiku në sallë lirimin e tij, por u largua menjëherë dhe konferenca e shtypit u ndërpre.
Hasan Rohani mbi orientimin e vendit nën udhëheqjen e tij. Katër ditë pas fitores së papritur në zgjedhjet presidenciale, kleriku i moderuar doli para shtypit për të folur për tema, që ndiqen me mjaft interes nga Perëndimi. Mesazhi qendror drejtuar bashkësisë ndërkombëtare. "Irani ka nisur një kapitull të ri të moderuar."
Presidenti i ri iranian, Hassan Rohani
Rohani kumtoi hapjen e një kapitulli të ri për grindjen atomike. Për të
rritur besimin e botës tek vendi i tij, presidenti do të lejojë më shumë
transparencë. Megjithëse ai i dënoi sanksionet ndërkombëtare kundër
vendit të tij, Rohani deklaroi se programi atomik iranian do të vazhdojë
dhe bëri të ditur edhe vazhdimin e pasurimit të uraniumit. Por në të
njëjtën kohë ai premtoi t'i intensifikojë bisedimet atomike me SHBA,
Britaninë e Madhe, Francën Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë. "Për konfliktin
atomik ekziston vetëm një zgjidhje diplomatike", tha ai. "Këcënimet dhe
sanksionet nuk janë zgjidhja e problemit".Epokë e re për grindjen atomike?
Këto deklarata sollën reagimin pozitiv të Uashingtonit. "Grupi 5+1 është rruga e duhur për ta zgjidhur konfliktin atomik", u shpreh Alan Eyre, zëdhënësi persishtfolës i ministrisë së Jashtme amerikane për Deutsche Welle-n. Në rast se fjalët e udhëheqjes së re iraniane ndiqen nga veprat, kjo mund të pasojë me zbutjen e politikës amerikane. "Ne e kemi theksuar disa herë se sanksionet nuk janë qëllimi, por vetëm mjeti. Po qe se Irani i përmbush detyrimet ndërkombëtare, dhe arrin ta bindë bashkësinë ndërkombëtare që ka një shqetësim gjithnjë në rritje për këtë çështje, atëherë SHBA-ja do të jetë e gatshme t'i heqë sanksionet."
Pamje simbolike
Perëndimi e akuzon Iranin, se po përgatit fshehurazi bombën atomike, gjë
që Teherani e mohon katërcipërisht. Gjatë mandatit tetë vjeçar të
presidentit në largim, Mahmud Ahmedinexhad nuk u arrit asnjë sukses për
këtë çështje. Frontet aktualisht janë tepër të ndara. Pikërisht për këtë
edhe doza e optimizmit për ndryshimet që do të mund të sjellë
presidenti i ri është e kursyer. Në fund të fundit ai është njeriu i
dytë në shtet. Fjalën e fundit nuk e ka presidenti, por lideri fetar
Ajatollah Ali Khamenei. Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme amerikane
shprehet: "Si të themi, një dallëndyshe nuk sjell pranverën."Fjalë drejtuar Uashingtonit
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit "një plagë e vjetër e hapur".
Presidenti i ri iu drejtua direkt edhe Uashingtonit. Gjendjen
aktuale të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Iranit ai e cilësoi si "një
plagë të vjetër të hapur". Tani bëhet fjalë të hidhen sytë nga e ardhmja
dhe të ulen tensionet "në frymën e mirëdashjes dhe respektit të
dyanshëm". Ky është një proces i vështirë dhe i komplikuar pas disa
dhjetëvjeçarësh të largimit diplomatik prej njëri-tjetrit. "SHBA-ja
duhet të mos përzihet më në punët e brendshme të Iranit, ajo duhet t'i
pranojë të drejtat legjitime dhe ndërkombëtare që i takojnë Iranit,
përfshirë edhe të drejtat atomike", u shpreh Rohani, i cili theksoi se
vetëm pas kësaj do të jetë e mundur që të zhvillohen bisedime direkte
mes dy vendeve.Një temë tjetër e ndjeshme e që u prek në mënyrë të paplanifikuar në konferencën e shtypit ishte lirimi i ish-kandidatit për president, Hosein Musaui. Reformatori Musai ndodhet në arrest shtëpie. Një person kërkoi nga publiku në sallë lirimin e tij, por u largua menjëherë dhe konferenca e shtypit u ndërpre.
No comments:
Post a Comment