Megjithëse kishte orientuar strukturat e
PS për të organizuar mitingun duke kërkuar pjesmarrjen e shumë vetëve,
në shesh janë grumbulluar shumë pak mbështetës të PS. Duke parë këtë
gjendje, Rama i është hakërryer kandidatit socialist për deputet në
Peqin, Afred Peza duke e cilësuar atë një deshtak.
Rama
është irrituar jashtë mase duke dalë jashtë kontrollit dhe ka sharë e
fyer me fjalë të rënda kandidatin e tij, Peza. Rama i është drejtuar
Pezës me fjalët: “M’u hiq sysh, mos të të shoh më”.
I
nxirë në fytyrë dhe me lëvizje duarsh të pakuptimta, Rama ka foluar
fare pak gjatë mitingut dhe më pas është larguar drejt Librazhdit, por
nuk e ka marrë me vete Pezën. Ky fakt ka rënë në sy për keq tek
militantët e PS. Në të gjitha rastet e tjera kur Rama bënte mitingje në
qytetet të ndryshme, ka marrë me vete të gjithë kandidatët e PS për
deputetë sipas qarqeve. Pas mitingut të Peqinit, Rama ka shkuar në
Librazhd, por bashkë me të në tribunë ndodheshin të gjithë kandidatët e
PS për Qarkun e Elbasanit, përveç Pezës, i cili nuk ishte lejuar nga
Rama që të vinte në Librazhd.
Gjithsesi,
irritimi nga dështimi në Peqin është dukur qartë edhe në mitingun e
Librazhdit. Rama në mitingun përmbyllës në Librazhd ka sulmuar
investimet e qeverisë duke i cilësuar ato si investime elektorale. Ai
tha se tuneli Tiranë-Elbasan është hapur me lekët e shqiptarëve, por kjo
deklaratë ka ngjallur reagime sepse ai e prnaoi vetë që lekët e
shqiptarëve kanë shkuar për investime, siç është rasti i tunelit
Tiranë-Elbasan. Pak ditë më parë Rama dështoi edhe në mitinguun e
Libohovës në Gjirokastër.
No comments:
Post a Comment