Batuta dhe këshillat e Berishës për Ramën: Ruhu nga Ilir Meta!
Mes këngëtareve Elvana Gjata dhe Soni Malaj, Kryeministri Berisha nisi rrëfëmin e tij për jetën, pasionet, por sigurisht edhe për politikën në studion e emisionit “Zonë e lirë” të gazetarit Arian Çani. Shefi i qeverisë kishte zgjedhur që të hynte në studio, fiks në orën 21:44 minuta, ku si për analogji 44 është numri rendor që Partia Demokratike
mban në fletën e votimit, ndërsa në ambientet e televizionit kreu i ekzekutivit mbërriti në orën 21:32 minuta. Duke mos fshehur kënaqësinë e tij që ndodhej mes këngëtarëve që këndojnë në të gjitha takimet elektorale të tij, lideri i kabinetit qeveritar tha se “të jesh mes yjeve njerëzit fluturojnë”. Mes batutash të ndërsjella, plot humor dhe pikante, kaluan 145 minutat e emisionit, ku Kryeministri Berisha së bashku me Çanin me plot gojë mund të thuhet se kanë sjellë një risi në ekranet shqiptare. Një rrëfim ndryshe i kreut të qeverisë, të çliruar nga kornizat strikte të politikës, shto këtu edhe faktin e thjeshtë që pas dhjetë viteve që transmetohet ky emision, e mbrëmshmja ishte hera e parë që zoti Berisha ndodhej në studio. Çani pa filluar ende pyetjet për Kryeministrin, kishte vendosur që t’u provonte të gjithëve se zoti Berisha nuk mban të veshur antiplumb, ashtu siç zakonisht akuzon kreu i opozitës Rama. I veshur me këmishë dhe jelek, shefi i mazhorancës pranoi që gazetari ta prekte për ta provuar dhe ndërkohë tha: “Na ka gënjyer piktori”. Por udhëheqësi demokrat menjëherë tha se ky është një fiksim i tij dhe prandaj nuk mund të quhet një gënjeshtër. “Fiksmi është fiksim, nuk është gënjeshtër. Duhet t’ia falim”, – tha Kryeministri, batutë kjo që u shoqërua me duartrokitje në studio. Më pas biseda u ndal në etapa të ndryshme të jetës së kreut të selisë blu, një prej njerëzve më të rëndësishëm të vendit, duke filluar me fëmijërinë. Çani e pyeti shefin e mazhorancës për pasionet e ndryshme, ndërsa numri një i ekzekutivit foli për muzikën, politikën dhe dashuritë e tjera të tij në jetë.
Facebook
Si një prej përdoruesve më të ethshëm të rrjetit social Facebook, Kryeministri iu përgjigj pyetjes së Çanit se pse kishte vendosur t’i bashkohej kësaj platforme. “E kam shumë të qartë forcën e jashtëzakonshme të komunikimit që sot është një mjet interaktiv komunikimi. Ka studime që faktojnë se numri i miqve i atyre me të cilët komunikon ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv mbi performancën, njohuritë dhe në tërësi. Pa FB komunikimi është shumë i reduktuar. Komunikimi është mjaft i thjeshtuar te Harvardi, që dëshmon se numri i miqve me të cilët komunikon, është shumë i vogël dhe kjo është një defekt. E përdor, sepse sms-të janë një mënyrë shumë e lodhshme, por i qëndroj sepse është më çmim të ulët për qytetarin”, – tha Berisha, ndërsa pohoi se kishte mbi 560 mijë miq.
Fëmijëria
Kryeministri, duke u ndalur në vitet e hershme të fëmijërisë së tij, kujtoi se në ato vite ai i kishte jetuar njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë, ndërsa solli në vëmendje edhe kohën kur udhëtonte në borë dhe mes Alpeve për të shkuar në shkollë. “Kur isha fëmijë, ëndërroja të bëhesha kritik letrar ose filozof, i pasionuar pas kalit dhe nuk kisha shumë shokë”, – nënvizoi lideri demokrat. Ai vijoi të tregonte se kishte mësuar të lexonte që në moshën 5-vjeçare, falë motrës së vet, e cila me përkushtim i kishte mësuar edhe të shkruante. “Arrita të lexoja 5 vjeç dhe fillova të shkruaja dhe u betova të mos shkruaja. Meqënëse dështova, hoqa dorë nga shkrimi i letrave. Vazhdova shkollën e mesme mjekësore, sepse në atë kohë nuk kishte shkollë të mesme në Bajram Curr dhe ishte i vetmi variant që më mbeti dhe gjithnjë mendoja se një ditë do të kaloja në fakultetin e letrave. Ëndërr që s’mund të realizohej dhe pati një spostim drejt mjekësisë”, – tregoi kreu i qeverisë. Ai kujtoi edhe momente kur kishte luajtur me top prej lecke, ndërsa 13-vjeçarët e sotëm nuk e mendojnë se mund të ekzistojnë gjëra të tilla. Duke u dalur në pasionin e kalit, për të cilën Berisha tha se është rrëzuar disa herë dhe ka hipur përsëri, drejtuesi i emisionit i përmendi legjendën urbane “se ke hipur dhe nuk i zbrisni kalit”. Dhe Kryeministri tha se e vërtetë që ai ka rënë, por përsëri ka hipur.
Muzika
Një nga pasionet më të mëdha të shefit të qeverisë është muzika. Berisha gjatë pyetjeve zbuloi se kënga e tij e preferuar, kur kishte qenë i vogël, ishte “Padam Padam”, ndërsa tregoi për të gjithë teleshikuesit se sot në iPad-in e tij ka 3658 këngë. Për shefin e mazhorancës zëri është diçka mistike, sepse vetëm nga ai njerëzit mund të zbulojnë të gjitha. Për këtë arsye, Çani i kishte përgatitur një test muzikor, të cilin Kryeministri e përballoi me sukses, duke i gjetur të 7 këngëtarët dhe titujt e këngëve.
Politika
“Pushteti të lodh kur nuk e ke, kur e ke dhe e përdor si duhet, të jep energji dhe të frymëzon. Nuk e dua unë pushtetin për veten time. Pushteti im është ai i kardiologut dhe kam pasur publikime në të gjithë botën. Në fushën time kam bërë ëndrrat e mia realitet. Nuk kam ambicie personale”, – kështu u shpreh Kryeministri, sapo u hap tema e politikës. Ai tha se fle zakonisht në orën 2 të mëngjesit dhe zgjohet rreth orës 7:00-7:30.
Mandati i tretë
Shefi i mazhorancës tha se prioritetet e mandatit të tretë do të jenë shëndetësia dhe përfundimi i infrastrukturës, duke përfshirë këtu Rrugën e Arbrit dhe Boshtin e Jugut. “Finalizimi i infrastrukturës, cilësi më e lartë shërbimesh në arsim dhe shëndetësi, zhvillim energjetik dhe gazifikimi dhe paga e arsimtarit 700 dollarë, do të jenë disa prej prioriteteve më kryesore të 4-vjeçarit të ardhshëm”.
Shëndetësia
“Objektivi është Shqipëria vend i zhvilluar. Duhet të kapë një tërësi treguesish të vendeve të OECD-së. Kemi kapur koeficientët për jetëgjatësinë e shqiptarëve, ndjekjen e shkollës së mesme dhe të lartë, vdekshmërinë foshnjore dhe atë amtare. Shqipëria është në grupin e vendeve të zhvilluara”, – nënvizoi Kryeministri. Kreu i mazhorancës pranoi se shëndetësia është fusha ku duhet të vijohen përpjekjet për të bërë të mundur që edhe në këtë fushë Shqipëria të ketë sukses. “Kontributi i sigurimeve shëndetësore është elementi themelor për të financuar sistemin shëndetësor. Ligji hyn në fuqi këta muaj dhe nuk cenon në xhep asnjë qytetar, por 2-3% e të ardhurave do të shkojnë në sigurimet shëndetësore. Sot ekziston në Shqipëri teknologjia më e lartë, janë investuar mbi 300 milionë euro në këtë sektor, mbi 400 qendra shëndetësore dhe spitale në të gjithë vendin. Problem ështe menaxhimi. Kemi një plan dhe janë bërë analizat klinike dhe të gjitha këto do të hyjnë në fuqi. S’ka më ankesa për sistemin parësor. Ankesat janë për sistemin dytësor”, – pohoi Kryeministri.
Infrastruktura
Ka mbetur Rruga e Arbrit, Tiranë-Peshkopi, dhe Boshti i Jugut, Memaliaj – Berat – Kuçovë dhe Elbasan dhe i japin Shqipërisë një trafik që Peshkopia bëhet një orë nga Tirana. Për shefin e qeverisë, rruga e Vjosës është shumë e bukur dhe ajo është një nga ato që i ka mbetur në mendje, mendim të cilin e materializon, duke i treguar fotot në iPad.
SHBA
“Liberalizim vizash dhe një kohë më të gjatë për vizat dhe në mënyrë më të thjeshtë. Do kenë një afat më të gjatë, por ne do ta arrijmë. Ne jemi një vend mik, por duhet të punojmë shumë dhe nuk ka asnjë lloj arsye që ne të mos jemi një nga vendet me të cilat është ky liberalizim”. Ky ishte një prej lajmeve të mira që mund t’u jepte zoti Berisha të gjithë shqiptarëve.
Këshillat
Për Ramën – Ruaju nga Meta!
Për rikthimin e Nanos – Ëndërr e në nate Vjene
Për Majkon si kundërshtar politik – Je kurbani i rradhës
Për Braçen – Aksident ke qenë në politikë
Për Blushin – Nuk merr teserën e PD-së për mungesë besnikërie

No comments:
Post a Comment