Pyetja e burrit të vjetër me të cilin po bisedonte në metro e kishte
prekur rëndë Juan Diaz-in: "Nga cili vend jeni?" Juani ishte tmerruar.
Edhe sot, shtatë vjet më vonë kur kujton zemërimin që ziente brenda tij,
atij i dridhet buza. Si kishte guximin ta bënte një gjë të tillë? Edhe pse ai ishte përpjekur që të flas pastër gjermanisht! Pastaj Juan-i buzëqesh lehtë: burri në moshë e kishte përqafuar atë kur i kishte thënë se ai vjen nga Amerika. "Ai më tha se amerikanët më kanë shpëtuar jetën kur unë isha një fëmijë i vogël. Me urën ajrore të Berlinit .."
Marrëdhënie të veçanta
Mark Hallerberg pohon: Në kohën kur Xhorxh Bush Junior ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara, në fakt nuk ishte gjithmonë e lehtë të jesh një amerikan. Profesori, i cili ligjëron ekonominë politike në Shkollën e Qeverisjes Hertie në Berlin, njeh bashkëkombas të tij të cilët atëherë preferonin të thonin se janë nga Kandaja vetëm për të shmangur kritikat ndaj politikës së vendit të tyre. Sepse qeveria e tyre kishte sulmuar Irakun kundër vullnetit të aleatëve të shumtë, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë. Të jesh amerikan nënkuptonte të dëgjosh menjëherë kritika. "Kështu ishte dëmtuar shumë respekti që kishin tradicionalisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjermani", thotë Hallerberg. Ndërkohë me zgjedhjen e Barak Obamës raportet janë përmirësuar. "Por, në Berlin kjo ishte pak më e lehtë." Ai buzëqesh. "Për shkak të historisë së veçantë."
Shpesh njerëzit harrojnë se Kennedy ishte në një udhëtim në Gjermani dhe kishte ndaluar edhe në qytete të tjera, thotë Heinze. Por Berlini i ndarë dhe muri kishin lënë nën hije çdo gjë tjetër. Për shkak se vizita ndodhi dy vjet pas ndërtimit të Murit të Berlinit dhe "në mes të një prej fazës më delikate të Luftës së Ftohtë."
Nga fuqi mbrojtëse në partnere
Ende sot vizitorët e moshuar qajnë ndonjëherë kur ata tregojnë për atë kohë, sqaron Heinze: për besimin që u ngjalli atyre një vizitë nga Amerika, për shpresën se Uashingtoni dhe trupat amerikane do të qëndrojnë krah tyre përballë Lindjes Sovjetike. Pa e ndërprerë tregimin Heinze mbyll me kujdes dhomën kur gjatë muajve të ardhshëm do të hapet një ekspozitë e veçantë e cila do të dokumentojë vizitën e atëhershme. Ajo qesh: "Sot natyrisht që kemi raporte krejt tjera në mes të Amerikës dhe Berlinit. Raporte partneriteti në nivel të barabartë." Kjo për faktin se ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 Berlini nuk kishte më nevojë për mbrojtje. Trupat amerikane u tërhoqën nga qyteti.
"Deromantizim i marrëdhënieve gjermano-amerikane", me këto fjalë i përshkruan John Thimm marrëdhëniet transatlantike që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Sepse në vitet e fundit, Uashingtoni është orientuar fuqishëm në drejtime të tjera, veçanërisht në Azi, thotë gjermani i cili kryeson grupin kërkimor Amerika në Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin. Shumë politikanë gjermanë ishin të shqetësuar se marrëdhëniet transatlantike për SHBA-të nuk janë më të rëndësishme. Por Grins e sheh këtë ndryshe: "Në esencë ky riorientim në Azi është një provë se Evropa është një histori suksesi, kështu që nuk ka asnjë krizë të madhe që SHBA do të duhej të ndërhynte."
atij i dridhet buza. Si kishte guximin ta bënte një gjë të tillë? Edhe pse ai ishte përpjekur që të flas pastër gjermanisht! Pastaj Juan-i buzëqesh lehtë: burri në moshë e kishte përqafuar atë kur i kishte thënë se ai vjen nga Amerika. "Ai më tha se amerikanët më kanë shpëtuar jetën kur unë isha një fëmijë i vogël. Me urën ajrore të Berlinit .."
Pamje simbolike - ura ajrore në Berlin
Atëherë në verën e vitit 1948, trupat sovjetike e kishin shkëputur
Berlinin nga bota e jashtme. Pothuajse një vit avionët kryesisht
amerikan por edhe britanik, e furnizuan Berlinin nga ajri. Kujtimi i
përqafimit të burrit ende vërehet në zërin e Juan-it. Ai fshin lotët
para se të sqaroj se: "Që nga ajo ditë më kurrë nuk e kam fshehur se jam
amerikan."Marrëdhënie të veçanta
Mark Hallerberg pohon: Në kohën kur Xhorxh Bush Junior ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara, në fakt nuk ishte gjithmonë e lehtë të jesh një amerikan. Profesori, i cili ligjëron ekonominë politike në Shkollën e Qeverisjes Hertie në Berlin, njeh bashkëkombas të tij të cilët atëherë preferonin të thonin se janë nga Kandaja vetëm për të shmangur kritikat ndaj politikës së vendit të tyre. Sepse qeveria e tyre kishte sulmuar Irakun kundër vullnetit të aleatëve të shumtë, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë. Të jesh amerikan nënkuptonte të dëgjosh menjëherë kritika. "Kështu ishte dëmtuar shumë respekti që kishin tradicionalisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjermani", thotë Hallerberg. Ndërkohë me zgjedhjen e Barak Obamës raportet janë përmirësuar. "Por, në Berlin kjo ishte pak më e lehtë." Ai buzëqesh. "Për shkak të historisë së veçantë."
John F. Kennedy në Berlin 1963 ("Ich bin ein Berliner")
Kjo për faktin se Berlinin e ndarë të pasluftës, trupat amerikane
garantonin sigurinë e qytetit: sidomos kur hendeku i Luftës së Ftohtë, i
cili ndau botën në Lindje dhe Perëndim, u çimentua në vitin 1961 me
Murin e Berlinit. "Njerëzit ishin të frikësuar", thotë Alina Heinze.
Drejtoresha e Muzeut të vogël Kennedy në Berlin, e cila ka dokumentuar
jetën e presidentit amerikan deri në vdekjen e tij në vitin 1963, tregon
një fotografi bardhë e zi: Mijëra njerëz u grumbulluan në shesh,
dukeshin nga lart si pika të vogla. Ata të gjithë donin të shihnin John
F. Kennedy i cili më 26 Qershor të vitit 1963 mbajti fjalimin e tij të
famshëm para Bashkisë Schöneberg në Berlinin Perëndimor. Duke deklaruar
në gjermanisht: "Ich bin ein Berliner" (Unë jam një berlinez) ai siguroi
Berlinin Perëndimor për mbështetjen e tij.Shpesh njerëzit harrojnë se Kennedy ishte në një udhëtim në Gjermani dhe kishte ndaluar edhe në qytete të tjera, thotë Heinze. Por Berlini i ndarë dhe muri kishin lënë nën hije çdo gjë tjetër. Për shkak se vizita ndodhi dy vjet pas ndërtimit të Murit të Berlinit dhe "në mes të një prej fazës më delikate të Luftës së Ftohtë."
Nga fuqi mbrojtëse në partnere
Ende sot vizitorët e moshuar qajnë ndonjëherë kur ata tregojnë për atë kohë, sqaron Heinze: për besimin që u ngjalli atyre një vizitë nga Amerika, për shpresën se Uashingtoni dhe trupat amerikane do të qëndrojnë krah tyre përballë Lindjes Sovjetike. Pa e ndërprerë tregimin Heinze mbyll me kujdes dhomën kur gjatë muajve të ardhshëm do të hapet një ekspozitë e veçantë e cila do të dokumentojë vizitën e atëhershme. Ajo qesh: "Sot natyrisht që kemi raporte krejt tjera në mes të Amerikës dhe Berlinit. Raporte partneriteti në nivel të barabartë." Kjo për faktin se ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 Berlini nuk kishte më nevojë për mbrojtje. Trupat amerikane u tërhoqën nga qyteti.
"Deromantizim i marrëdhënieve gjermano-amerikane", me këto fjalë i përshkruan John Thimm marrëdhëniet transatlantike që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Sepse në vitet e fundit, Uashingtoni është orientuar fuqishëm në drejtime të tjera, veçanërisht në Azi, thotë gjermani i cili kryeson grupin kërkimor Amerika në Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin. Shumë politikanë gjermanë ishin të shqetësuar se marrëdhëniet transatlantike për SHBA-të nuk janë më të rëndësishme. Por Grins e sheh këtë ndryshe: "Në esencë ky riorientim në Azi është një provë se Evropa është një histori suksesi, kështu që nuk ka asnjë krizë të madhe që SHBA do të duhej të ndërhynte."
No comments:
Post a Comment