Berisha ka zgjedhur javën e fundin, si të vetmen javë të fushatës për të dhënë intervista për mediat.
Ajo që bie në sy
është se për të parën herë gjatë këtyre tetë viteve, Berisha ka
përjashtuar një intervistë në emisionin “Opinionin” me Fevziun. Në vend
të Fevziut, Berisha ka zgjedhur emsionin rival të “Opinion”, “Top
Story”, i cili drejtohet nga Sokol Balla.
Berisha pritet të
jetë të enjten në “Top Story”.Formati i intervistës do të jetë ai, ku
Balla do të bëjë moderatorin, ndërsa të pranishëm do të jenë shumë
gazetarë të mediave të ndryshme në vend.
Një tjetër intervistë, Berisha ka planifikuar në emisionin e gazetarit, Artur Zheji në “News 24”.
Ndërsa ka
braktisur Fevziun, Berisha nuk ka përjashtuar TV Klan nga intervista e
tij. Ai do të jetë në Tv Klan të premten, por moderatori i kësaj
interviste do të jetë Reis Çiço.
Largimi nga i
Berishës nga emisioni i Fevziut ka të bëjë me linjën e adoptuar së
fundmi nga gazetari. Fevizu, i cili deri paj muaj më parë ishte një nga
servilët më të shquar të pushtetit të Berishës, tani ka ndërruar kahjen.
Duke e parë me syzet e opozitës rezultatin e 23 qershorit, Fevziu ka
vendosur të hapë emisionin e tij për Ramën dhe të bëjë edhe diversion
brenda së djathtës përmes Topit, të cilin e kishte ftuar mbrëmë.
Fevziu shquhet për
servilizma të tilla si dhe një njeri pa shtyllë kurrizore, gjë që e
dëshmon edhe e kaluara e tij e largët. Në vend të Berishës, Fevziu ka
zgjedhur në emisionin e së enjtes të ketë sërish Ramën, për të tretën
herë brenda pak javëve.
No comments:
Post a Comment