Denisa Haxhiaj
Në praktikën e investigimit, gazetarëve iu është dashur të përdorin edhe filmimet me kamera të fshehtë apo incizimet me mikrofon të fshehur. Cili është mendimi juaj për këtë praktikë investigimi?
Gjatë përgjigjes sime do t’i referohem punës që bëjmë në “Fiks Fare”, redaksia ku unë punoj prej 10 vjetësh. Në punën tonë të përditshme, gazetarët tanë përdorin mjete të zakonshme regjistruese. Dua të theksoj se gazetarët tanë përdorim mjetet e zakonshme regjistruese dhe jo përgjuese, siç komentojnë jo rrallë dashakeqët, ose ata që janë djegur nga këto kamera.
Regjistrimi i të dhënave, i bisedës apo intervistës është në praktikën e punës së çdo gazetari. Çdo gazetar regjistron. Regjistrimi i bisedave nuk është ndonjë problem. Në vend të bllokut gazetari mban një regjistrues, një diktofon, një celular. Regjistrohen dhe filmohen vetëm personat dhe ngjarjet ku është i pranishëm edhe gazetari ynë. Askujt s’i përgjohet jeta private, vetëm regjistrohen dhe filmohen persona dhe ngjarje ku është i pranishëm edhe gazetari ynë. Është mjet që e kanë gazetarët për të zbuluar korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga njerëzit e zgjedhur, nga njerëzit që kanë pozita shtetërore.
Si dhe sa e kanë përdorur mediat shqiptare këtë mjet investigimi? Mendoni se ka raste kur është abuzuar me të?
Siç e theksova edhe në përgjigjen e pyetjes së parë, unë mund të jap mendim për redaksinë e emisionit Fiks fare që e ka përdorur me sukses dhe profesionalizëm të plotë kameran e fshehtë dhe investigimi me kamera të fshehta ka patur një efekt të madh në publik. Fiks fare nuk ka abuzuar asnjëherë me përdorimin e kameras së fshehtë, madje edhe në një rast të vetëm që Fiks fare është paditur në Gjykatë (rasti Pango), prokuroria shqiptare për veprimet e gazetarëve të Fiks fare ka theksuar se kanë qenë brenda ligjit dhe nuk shohim ndonjë shkelje të ligjit nga gazetarja e Fiks fare në këtë investigim. Ky është i vetmi rast që na kanë çuar në gjyq pasi nuk kemi raste të tjera në 10 vjet transmetimi dhe përdorimit të kamerave të fshehta. Nuk them që e kemi zbuluar ne këtë gazetari, por mendoj që punën e kemi bërë mirë.
A mund të hyjë kudo kamera e fshehtë e gazetarit investigativ? Ku do ta vendosnit ju vijën e verdhë të etikës për kamerën e fshehtë?
Pra, cilat mund të ishin ato rrethana, mjedise apo situata ku kjo kamera, nga pikëpamja etike nuk duhet të hyjë? Jo, nuk mund të hyjë kudo. Kamera e fshehtë përdoret për të investiguar për abuzimet apo shkeljet e ligjit që mund të kryejnë personat zyrtarë që kryejnë një funksion të caktuar, nuk mund të përdoret për të pasqyruar apo regjistruar jetën e njerëzve të thjeshtë. Madje edhe këta zyrtarë në kohën e lirë nuk mund të regjistrohen me kamera të fshehtë në bisedat apo veprimet e tyre, me përjashtim të shkeljes të etikës dhe në rastet e shkeljes së ligjit, pra kryerjes së një krimi apo korrupsioni, por gjithmonë në funksion të pozicionit zyrtar që ka, kur shpërdoron detyrën. Në cilat rrethana, mjedise apo situata, kamera e fshehtë apo incizimet me mikrofon të fshehur mund ta kalojnë vijën e verdhë të etikës? Për mendimin tim nuk ka vijë të verdhë etika. Ne punojmë gjithmonë brenda një kuadri ligjor dhe regjistrojmë ato fakte apo shkelje të ligjeve në bazë dhe vetëm të atyre informacioneve që kemi. Nëse një zyrtar i shtetit, pasi e takon në zyrë gazetarin e më pas e fton në një ambient tjetër (qoftë edhe privat), ne ndjekim gjithmonë korrupsionin. Nëse ky zyrtar thotë: mos ma jep zarfin me lekë në zyrë, por ma sill në shtëpi”,- ne do ta ndjekim edhe në shtëpi, por gjithmonë në funksion të investigimit dhe vërtetimit të shpërdorimit të detyrës nga ky zyrtar, të zbulimit të korrupsionit përdoret kamera e fshehtë. Mendoj se ku ka shkelje ligji nuk ka privatësi, qoftë ministër, qoftë kryeministër apo kushdo qoftë. Fiks fare nuk e përdor kamerën e fshehtë për çështje private të jetës së një zyrtari apo funksionari shtetëror. Shumë regjistrime me kamera të fshehta ne nuk i kemi transmetuar pasi bashkëpunëtori ynë ofron lekë e këto nuk ia kërkon zyrtari. Pra nuk komprometojmë ne, kjo është etika jonë.
Arben Muka/DW

Askush nuk mund të trokasë në redaksi dhe të thotë se: “Unë jam i korruptuar!”, apo “Unë shkela ose e injorova ligjin për qëllime përfitimi për vete dhe të tjerët”. Atëherë, një reporteri ose ekipi që investigon i duhet të përmbushë misionin për të provuar “mëkatin”. Të tregojë për publikun jo vetëm dukjen por dhe thelbin e gjërave. Këtë të gjithë e presin nga media dhe për këtë nuk ka dilema. Ama, si duhet shkuar deri tek të provuarit e “mëkatit”, kjo është një temë e diskutueshme brenda dhe jashtë komunitetit të medias. Unë kam bindjen se gazetarët duhet t’i përdorin filmimet dhe regjistrimet audio në mënyrë të fshehtë. Një personi, një grupi personash, një institucioni apo një grupi institucionesh që punojnë duke thyer ose injoruar ligjin për qëllime përfitimi, duhet bërë gjithçka që të parandalohen, të ndalohen, ose të demaskohen publikisht. Ndaj të drejtën e regjistrimeve audio e video fshehtazi nuk mund ta kenë vetëm institucionet e hetimit dhe të inteligjencës, por dhe media. Nga pikëpamja etike dhe profesionale kjo do të funksionojë vetëm kur objekt është abuzimi me përgjegjësitë publike që ka individi apo subjekti që është nën një investigimi gazetaresk.
Si dhe sa e kanë përdorur mediat shqiptare këtë mjet investigimi?Mendoni se ka raste kur është abuzuar me të?
Nuk mund të them se kam ndjekur gjithçka të investiguar nga gazetarët shqiptarë nëpërmjet regjistrimeve të fshehta. Ndër më të bujshmet i kam përcjellë me shumë vëmendje dhe i kam ndarë në diskutime kolegësh gjatë seancave të trajnimeve. Rasti i gazetarit të televizionit “News 24” Artan Hoxha është më mbresëlënësi. Filmoi në mes të parcelave me bimë narkotike në rajonin rreth Lumit të Vlorës. Një territor me një infrastrukturë të mjeruar, lënë pas dore, një xhungël mjerane në dukje që nuk shkelej nga këmbë njeriu. Por në fakt reporteri provoi se bëhej fjalë për një oaz të krimit të organizuar, që prodhonte para dhe nuk ishte në axhendën e policisë. Reporteri me pamje të rralla filmoi parcelat dhe makinat luksoze që “shijonin” prodhimin, një denoncim i pazakontë i pleksjen e prodhuesve dhe trafikantëve të lëndëve narkotike me strukturat e shtetit. Po ky reporter i guximshëm shkoi në një nga krahinat e njohura për kultivimin e bimëve narkotike në Jug të vendit. Pak ditë më parë plot eufori ministri i brendshëm, zyrtarë të lartë të policisë dhe të pushtetit lokal plot ngazëllim deklaronin para gazetarëve se ishte “fituar lufta ndaj krimit”. Por filmimet e fshehta, në kushte rreziku dhe për vetë strukturat e policisë, treguan vetëm pas pak ditësh se prodhimi i kanabisit në atë zonë ishte po aq pjellor sa një vit më parë. Më vjen në mendje nga lista e investigimeve brilante të reporterëve të palodhur të programit “Fiks Fare” në TCH rasti i zbulimit të një linje të tmerrshme trafiku të fëmijëve romë nëpërmjet Shqipërisë e Greqisë. Mund të listoj dhe raste të tjera të suksesshme investigimi që kanë goditur në shenjë. Por për fat të keq në morinë e publikimeve investiguese ka dhe raste të abuzimit. Ka pasur joprofesionalizëm, ne rastin më të mirë. Ka pasur hapur “porosi politike” për të goditur kundërshtarin në rastin më të keq. Sikur ka pasur në rastin edhe më të keq nxjerrje në treg të filmimeve policore, apo shërbimeve inteligjente dhe përdorimi i tyre si “investigim” për të favorizuar pushtetin .

Pra, cilat mund të ishin ato rrethana, mjedise apo situata ku kjo kamera, nga pikëpamja etike nuk duhet të hyjë? Jo, jo në çdo rast. Regjistrimet e fshehta na nevojiten vetëm për të provuar përgjegjësitë publike të njerëzve dhe institucioneve. Nuk na duhen për të provuar përgjegjësitë personale dhe familjare. Këto dy të fundit hyjnë tek privacia, të cilat mund të sjellin shumë andralla për gazetarët dhe redaksitë, por dhe ndëshkime ligjore, pasi Kodi Civil dhe Kodi Penal janë të qartë për këto raste.
Në cilat rrethana, mjedise apo situata, kamera e fshehtë apo incizimet me mikrofon të fshehur mund ta kalojnë vijën e verdhë të etikës?
E përsëris, kur hulumtojmë një shkelje apo injorim të ligjit për qëllime përfitimi për veten ose të tjerët. Kur dukja e një ngjarje/fenomeni që ka interes për publikun është e ndryshme nga thelbi. Gjatë një diskutimi të para disa muajve mes kolegëve në mjediset e Institutit Shqiptar të Medias “lista” e rrethanave për nevojën e regjistrimit të fshehtë ishte pak a shumë me këtë rend: kur vidhen e shpërdorohen fonde publike; në trafiqet dhe aktivitet e krimit të organizuar të çdo lloji; kur për qëllime fitimi “kafshohet” mjedisi, mitmarrja e detyruar ose vullnetare; aktiviteti i biznesit që vëne në rrezik shëndetin e komunitetit etj., etj. Në një vend si Shqipëria, që renditet në vendet shumë problematike për prezencën e korrupsionit dhe ku ka mangësi në sundimin e ligjit heqja e regjistrimeve të fshehta për gazetarët do të ishte demotivuese për median dhe favorizuese për shkelësit dhe injoruesit e ligjit.
*Medi@Link revistë online e Institutit Shqiptar të Medias.

No comments:
Post a Comment