Në famullinë katolike shqiptare në Shtutgart kremtimi i
Pashkës festohet së bashku pa dallim feje. Ato shohin në këtë mënyrë
kënaqësinë e përjetimit të traditës e kulturës dhe ndjesinë e të qenit
si në vendlindje.
Famullia e misionit katolik shqiptar në Shtutgart është mbushur plot në ditën e festës së Pashkëve. Shqiptarë nga të gjitha anët e jugut të Gjermanisë kanë ardhur të kremtojnë, pa dallim feje.
Disa prej tyre të organizuar në shoqata kulturore që nga Eslingeni në Manheim, Freiburgu, Shvarcvaldi, Gëpingeni. Kjo është një kënaqësi e veçantë për famullinë shqiptare dhe pjesëtarët e saj.
“Ne e ndjejmë veten mirë, të fuqishëm, shohim se si vëllezërit tanë janë afër nesh. Kjo na forcon edhe për të ardhmen që të bashkëjetojmë, ashtu si kemi bashkëjetuar me shekuj. Është një gjë shumë e madhe kur ti sheh njerëzit së bashku që flasin shqip, rrinë shqip, vallëzojnë shqip. Kjo është kënaqësi shumë e madhe”, thotë Vitor Spaqi, këshilltar i kishës katolike shqiptare në Shtutgart.
Për meshën e Pashkëve misioni katolik nuk bën ftesa, por njerëzit vijnë vullnetarisht. Dhe pjesëmarrja është e madhe këtë të dielë, që nis me celebrimin e meshës në orën 12:00 nga At Marjan Lorenci dhe vazhdon me aktivitetin kulturor të organizuar nga komuniteti katolik në Gëpingen, pranë Shtutgartit. Njerëzit mblidhen për t’i uruar njëri-tjetrit Pashkët, por edhe për të shijuar momente të gëzuara së bashku.
“Unë e ndjej veten si në shtëpinë time, kur të gjithë flasim një gjuhë e flasim shqip e kuptojmë njëri-tjetrin, për mua është sikur të jem në shtëpinë time, me vëllezërit e besimeve të ndryshme. Jemi shqiptarë, festojmë bashkë”, thotë Arif Hoti, kryetar i shoqatës kulturore Iliria nga Lahr në Shvarcvald. Megjithëse është e dyta herë që ai vjen në festimin e përbashkët në Shtutgart, kjo për të nuk është një përvojë e re. “Për mua është një vazhdimësi, është një gjë normale të festojmë bashkë”, thotë ai. Në vendlindjen e tij, në Klinë pranë Pejës, ku jetojnë shqiptarë të feve të ndryshme, Arifi i ka vizituar shpesh vëllezërit e fesë katolike shqiptare, kur ka qenë nxënës dhe student.
Është traditë disavjeçare që për festat fetare në Shtutgart të mblidhen bashkë një mori njerëzish të dy komuniteteve. Pjesëmarrësit gëzohen të kalojnë çaste me biseda të përbashkëta, me këngët e vallet e tyre, të ndjehen për disa orë si në vendlindje. Shumë prej tyre janë të organizuar në shoqata, nga qendra kulturore e Shtutgartit, Yjet e Kosovës, nga shoqata të vjetra, si Nënë Tereza, por edhe të reja si Iliria.
Kisha katolike shqiptare në Shtutgart, që ekziston që nga viti 1984, ka shërbyer gjithmonë si strehë për shqiptarët në mërgim. Këshilltari i kishës, Vitor Spaqi, thotë se njerëzit që janë të interesuar për të gjetur të kultivuara vlerat kombëtare, shohin se cilat institucione luajnë një rol të fuqishëm në këtë drejtim: “Andaj kisha shqiptare katolike në Shtutgart ka qenë një pikë, të cilën disa njerëz në fillim e kanë vizituar dhe kjo është folur dhe përfolur. Dhe është parë, që rinia që aty rritet dhe bashkohet, ka këto elemente shqiptare dhe nuk dallohet a jetojnë në vendlindje, apo në një shtet të huaj, dhe kështu njerëzit afrohen me kënaqësi”.
Integrimi në shoqërinë gjermane, prioritet i përbashkët
Kryetari i shoqatës Yjet e Kosovës, Tahir Shabani, thekson se mirëkuptimi mes komuniteteve, feve dhe nacionaliteteve qëndron në statutin e shoqatës, që ai drejton. Ai e ndjen veten të lumtur që merr pjesë në kremtimin e Pashkës: “Kur e shoh që vëllezërit e mi janë të lumtur, unë jam edhe ma i lumtur se ata. Të jep forcë momenti, që kur del nga objekti i kultit, del me dashuri, del me vullnet më të mirë, me të gjitha elementet, që e përcjellin një njeri, që të jetë normal në këtë shoqëri. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe i gëzuar. Sepse edhe para pesë gjeneratave të parët e mi kanë qenë të së njëjtës fe, por edhe këto pesë brezat e fundit, që kanë marrë fenë aktuale, nuk kanë qenë kundër fesë. Përkundrazi kanë respektuar fetë e tjera. Beso, gjyshja ime, e mbaj mend shumë mirë, kohën e Pashkëve gjithherë ka bërë ngjyrosjen e vezëve, edhe pse kemi qenë të besimit musliman. Mirëpo fryma jonë në familje ka qenë në frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe kjo me bën të marr fuqi të reja dhe të frymëzohem për dashuri, kur jam aty në mes, me gjithë bashkëkombasit e mi”.
Përveç kontaktit mes shqiptarëve shoqata Yjet e Kosovës përpiqet edhe për kontaktet me vendasit, hapjen ndaj vendit, ku jetojmë, thotë Tahir Shabani: “Nëse nuk e bëjmë ne integrimin, do ta bëjë një brez tjetër pas 30-40 vjetësh. Përse të mos e bëjmë me kohë, në mënyrë që kur jemi të hapur mirëkuptohemi me banorët e qytetit këtu, atëherë përfitojmë të gjithë së bashku. Së bashku bëjmë çudira, të veçuar nuk bën kush asgjë”
(Nga Deutsche Welle)

No comments:
Post a Comment