TIRANË -
Nga dje dhe sot vijuan apelet e përfaqësuesve të së majtës evropiane që
kërkuan bashkimin në aleancë të PS dhe LSI për zgjedhjet parlamentare.
Sipas së majtës evropiane, nëse Meta bëhet bashke me Ramën, vetëm në
këtë mënyrë largohet Berisha nga qeverisja dhe vendi integrohet në BE.
Ndërsa
apelet vijonin, paradite u shënua në kryeministri një takim i Berishës
me Metën. Kreu i LSI komentoi shumë shkurt mbi aludimet për një
marrëveshje të mundshme mes PS e LSI.
Ndërkohë burime nga selitë e partive konfirmojnë se ka një marrëveshje mes Ramës dhe Metës.
RAMA MBLEDH KËSHILLIN KONSULTATIV POLITIK Kryetari
i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme këshillin
konsultativ politik për të diskutuar në lidhje me aleancën parazgjedhore
që PS duhet të krijojë, për të qenë më e sigurt në fitoren e pushtetit
më 23 qershor.
Në një mbledhje ‘hermetike’ në ambientet e
Cibrakut marrin pjesa shumica e lidershipit të PS-së, numri 2 i kësaj
partie Gramoz Ruci, sekretari organizativ i kësaj partie si dhe tre
kryebashkiakët Peleshi, Sejdini dhe Dako.
Takimi vjen një ditë para mbledhjes të kryesisë së Partisë Socialiste, ku pritet që të ftohet zyrtarisht LSI në koalicion.
Javën
e kaluar, në 20 mars, Rama mblodhi në një takim rreth 34 parti, të
cilat kanë pranuar të jenë pjesë e koalicionit me PS-në. Aleatëve iu
paraqit një formulë bashkëpunimi, e cila do të bazohet në votat që do të
sigurojë secila parti.
Këto parti do të mund të kenë fatin të
bëhen pjesë e qeverisjes së përbashkët me PS, vetëm nëse sigurojnë rreth
10 mijë vota në një qark, pra nëse ato vetë sigurojnë të paktën një
deputet.
RAMA-META, JA MARRËVESHJA, PS MIRATON 3 LIGJET, LSI IKËN NGA QEVERIA Burime brenda PS e LSI konfirmuan për "News 24" se realisht është bërë një marrëveshje mes Ramës dhe Metës. “PS miraton 3 ligjet, LSI ikën nga qeveria me Berishën”, është thelbi i marrëveshjes mes PS dhe LSI. Ndërkohë nesër kryesia e Partisë Socialiste fton zyrtarisht LSI për koalicion.
BERISHA TAKON METENKryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim në Kryeministri me kreun e LSI-së Ilir Meta.
Takimi
mes kryeministrit Berisha dhe aleatit të tij Meta vjen vetëm një ditë
pasi Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian Gianni Pittella i bëri
thirrje kreut të LSI-së Ilir Meta që të bashkohet me PS-në për të
arritur një fitore në 23 qershor.
Po sot, apeleve iu shtua
thirrja e Presidentit të Internacionalistet Socialiste Jorgos Papandreu.
Papandreu iu drejtua dy kryetarëve të partive të majta, PS dhe LSI që
të bashkëpunojnë në këto zgjedhje parlamentare me qëllimin e vetëm që të
largojnë nga pushteti kryeministrin Berisha.
Pas apeleve nga
jashte vendit, sot Berisha priti në Kryeministri Meten. Takimi është
zhvilluar për 40 minuta ndërsa në fokus të bisedimeve mendohet të ketë
qenë koalicioni parazgjedhor mes LSI-së dhe Partisë Demokratike. META I
ndodhur rreth mesditës në ambientet e ‘Rogner”, Meta u pyet nga mediat
se për çfarë diskutoi me kryeministrin Sali Berisha sot paradite. Por
kreu i LSI vlerësoi se meqë sot është 1 Prilli, nuk ka vlerë asnjë
deklaratë. Meta preferoi të përgjigjej shumë shkurt për mediat. “Sot
është 1 Prill dhe në 1 Prill nuk ka vlerë të bëhet ndonjë deklaratë se
nuk e di sa e besueshme do jetë deklarata”.
I pyetur mbi apelet
që po bën e majta evropiane, që LSI dhe PS të jenë bashkë në zgjedhjet
parlamentare, Meta tha se “këto janë qëndrime të cilat në fund fare do i
vlerësojnë forumet e LSI”.
Ndërkohë, deputeti i LSI, Lefter
Koka, në një prononcim për mediat theksoi se nuk ka asnjë ftesë zyrtare
të PS. Në një deklaratë për mediat, jashte sallës së Kuvendit, Koka ka
thënë se zgjidhja që do të bëjë LSI do të jetë në shërbim të vendit dhe
të saj.
“Kreu i LSI, zoti Meta e ka bërë të qartë që do të jenë
strukturat e partisë që do të marrin vendimin e duhur në shërbim të
Shqiperisë dhe të LSI-së”- tha ai.
Sipas
tij, LSI është një forcë e majtë dhe që PS mund të bëjë thirrje për
koalicione, kjo ishte gjëja më normale. “Mirëpresim çdo bashkëbisedim me
forcat politike, por në shërbim të vendit”,- tha ai.
Sipas Kokës, struktura të LSI do të vendosin këtë muaj mbi vendimet që do të merren mbi koalicionet për zgjedhjet parlamentare. Koka theksoi se LSI do të vijojë të jetë fuqishëm në Parlamentin që pritet të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Presidenti i Internacionales Socialiste apel Edi Rames dhe Ilir Metes. Papandreu: Rama-Meta bashkohuni Apeli
i Presidentit të Internacionalistet Socialiste George A. Papandreou
ishte sot thirrja e radhës nga e majta evropiane drejtuar Edi Ramës dhe
Ilir Metës. Papandreou iu drejtua dy kryetarëve të partive të majta,
PS dhe LSI që të bashkëpunojnë në këto zgjedhje parlamentare me
qëllimin e vetëm, të largojnë nga pushteti, kryeministrin Berisha. “Një qeveri e majtë do të sjellë integrimin e vendit”, thotë mesazhi i presidentit të Internacionales Socialiste.
APELI I PLOTE I PRESIDENTIT TË INTERNACIONALES SOCIALISTE “Në
cilësinë e Presidentit të Internacionales Socialiste dëshiroj t’ju bëj
një thirrje Zëvendës Presidentit tonë dhe njëherazi Kryetar i Partisë
Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetarit të Lëvizjes Socialiste
për Integrim, Ilir Meta.
Unë u bëj thirrje të dyve për ta
konsideruar në mënyrë serioze bashkëpunimin mes forcave të tyre, duke
patur parasysh zgjedhjet e qershorit 2013 që po afrojnë.
Pavarësisht
dallimeve, sot sfida e vërtetë është krijimi i një fronti të bashkuar
progresist. Ky front i bashkuar progresist do t’i mundësojë vendit
ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të garantuar një shoqëri më të
ndershme me institucione demokratike, transparencë dhe llogaridhënie.
Këto reforma janë të nevojshme qoftë për të siguruar statusin e vendit
kandidat për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, qoftë
për të garantuar liri dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e
Shqipërisë.
Për të konsoliduar demokracinë në Shqipëri nevojiten
zgjedhje të lira e të ndershme dhe një shumicë e re qeverisëse që të
jetë e vendosur dhe e gatshme për të garantuar sundimin e ligjit. Kjo
është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin, për
Europën dhe më gjerë.
Në këto kohë sfidash dhe krize ekonomike,
progresistët, socialistët dhe socialdemokratët kanë përgjegjësinë të
garantojnë që interesat e njerëzve të dëgjohen dhe shihen si prioritet,
duke garantuar një funksionim transparent të qeverisjes dhe
institucioneve demokratike.
Bashkimi mund të sjellë fitoren dhe
fitorja mund të sjellë shpresë dhe ndryshim. Dëshira ime është që të dy
ju, të dashur Edi dhe Ilir, ta shfrytëzoni këtë mundësi historike.
Mund
t’ju garantoj se do të keni mbështetjen e plotë të të gjithë familjes
sonë progresiste në përpjekjen e vështirë dhe të guximshme drejt
përmbushjes së synimeve dhe vlerave tona të përbashkëta”.
(d.b/e.m/BalkanWeb) |
No comments:
Post a Comment