Besim Ndregjoni
“Ne jemi duke u përballuar me historinë tonë, ne nuk po fshihemi pas ndonjë perdeje për asgjë dhe nuk po përmbahemi, duke mos fshehur asgjë nga ato që kanë ndodhur. Është e domosdoshme që të përballemi me këtë histori, për të siguruar se jemi një partner i besueshëm në të ardhmen, ashtu siç jemi edhe sot”, shtoi udhëheqësja gjermane, Agela Merkel në ditën botërore të kujtimit ndaj diktaturave naziste e komuniste. A po përballemi ne me të kaluarën tonë si shoqëri e si komb?
Vitet 1944-1954 do të mbesin në historinë shqiptare si vitet më të errëta të terrorit komunist, (jo se vitet që pasuan ishin më pak të errëta!)... Telemak Dilo, një ish-i burgosur politik në kampin shfarosës të Vloçishtit do të
shkruante: “O udhëtar që kalon nëpër këtë fushë të begatë, shkel me kujdes! Poshtë këmbëve të tua janë eshtrat e atyre që thanë kënetën”
Vloçisht!... Vloçisht!... Vloçisht!...Tiranë, më 20/05/1993
Vëllavrasjet e shumta që shkaktoi lufta “për marrjen e pushtetit”, arratisja e mjaft prej atyre që e dinin “stuhinë” që po vinte, ishin të ndërgjegjshëm se çështja shqiptare qe shitur, vrasjet e pafundme pa gjyq, arrestimet, dënimet, pushkatimet, rezistenca në male, djegiet e kullave, shpronësimet, zaptimet e dhunshme të shtëpive, rrëmbimi i pasurisë dhe arit, internimet masive të familjeve (kryesisht të grave, pleqve dhe fëmijëve) të krejt elitës shqiptare e shndërruan dhjetëvjeçarin e parë mbas çlirimit, në faqen më të zezë, më makabre të një gjenocidi ende panjohur midis vetë shqiptarëve...
Ajo çka shpesh harrohet o anashkalohet prej kësaj periudhë është fakti se gjithë shtresa më e lartë shqiptare humbi vijimësinë e përtëritjes, u këput një nga hallkat më të rëndësishme të jetës, vazhdimësia e gjeneratave dhe integriteti i familjes ishte vënë në ankand... Hakmarrja e kuqe po godiste rëndë familjen e pambrojtur, gjë e pandodhur ndër shqiptarë... Në harkun e atij dhjetëvjeçari terrori, krejt familjet e asaj që mund të quhet elita shqiptare, ose pjesa më e emancipuar e saj, prej atij kalvari të papërshkrueshëm, kish zbritur në natalitetin zero ose pothuaj zero!
Pra, misioni i parë i diktaturës qe realizuar: kishte shkëputur normalitetin e jetës!
Familjet e elitës praktikisht kishin humbur gjithçka, së pari boshtin: burrat, pjesa më e madhe e të cilëve o ishin vrarë, o ishin nëpër male apo arratisur, o ishin nëpër burgje... apo prisnin t’u vinte radha... Kishin humbur banesat dhe krejt pasuritë. Ishin në rrugë. Mbijetesa, pothuaj e pamundur, por më e frikshmja ishte se koha s’jepte asnjë shpresë të fashitjes së kësaj urrejtjeje të përbindshme, që u shfaqej egërsisht gjithkah!
Pleqtë, nënat, gratë, fëmijët dhe foshnjat vërtiteshin në karuzelin e madh të internimeve prej një kampi në tjetrin, më zi se kafshët! Tepelena, Porto-Palermo, Berati, Kruja, Valiasi, Lozhani, Kuçi i Kurveleshit, Zvërneci shërbenin tashmë si kampe të shfarosjes në masë, për ata më të pafajshmit: pleqtë, foshnjat e fëmijët dhe as bëhej fjalë për vazhdimësi jete, ndërsa programohej zhbërja me themel e kësaj shtrese...
Kishin kaluar dhjetë vjet prej këtij pogromi sistematik e të studiuar mjeshtërisht në laboratorët e gjenocidit dhe terrorit të kuq komunist. Dhe vazhdonte lufta e paskrupullt dhe e pangopur e diktaturës… do të vazhdonin arrestimet masive mbas kursit të ndryshimit të udhëheqjes komuniste të Bashkimit Sovjetik në rininë shqiptare, me rastin e revolucionit hungarez të vitit 1956. Burgjet shqiptare do të ishin të mbushur me burra e djem, që nga regjimi quheshin armiq të komunizmit.
Vitet ‘60-‘70 do të ishin ndërtimi i kampeve të punës së detyruar pa ligj dhe shkatërrimi i të gjitha institucioneve fetare, duke e shpallur shtetin ateist të parin në botë. Në këto vite do arrestonin priftërinj, hoxhallarë, shehlerë të të tria besimeve fetare dhe kështu do të vazhdonte të mbushej me vagonë të rinj treni i tragjedive njerëzore të sistemit diktatorial të Enver Hoxhës. Krahas familjeve kundërshtare të regjimit komunist, regjimi do të fillonte dhe luftën brenda llojit të tij, duke arrestuar e dënuar bashkëpunëtorët e drejtuesit e diktaturës që e kishin përkrahur atë, por që tani nuk i nevojiteshin më. Pra, lufta në mes ujkut e çakallit... në mes vedi. ‘74 ishte viti i revoltës heroike të të burgosurve politikë të Spaçit, e vrasjet brenda në atë kamp shfarosës të katër heronjve, organizatorëve të asaj greve kombëtare. Periudha ‘70-‘80 do të vazhdonte me pushkatime e burgime, siç ishte pushkatimi i të ashtuquajtur grupi armiqësor në ushtri, ekonomi..., si dhe pushkatime të trashëgimtarëve të familjeve fisnike, siç qe rasti i poeteve të Librazhdit, Blloshmi Leka. Çdo intelektual në diktature, apo shfaqje të intelektualizmit do të ndëshkohej me vrasje, apo burgime që shkonin deri në vdekje... Vitet ‘80-‘90 do të ishin masivizimi i burgjeve politike me elementë të ndryshëm. Në këto vite u vranë brenda vedit kryeministri kriminel Mehmet Shehu, e ministri monstër i Sigurimit të Shtetit, Kadri Hazbiu… dhe kulmi i reprezaljes do të arrinte me varjen në litar të poetit disident, Havzi Nela dhe do të mbyllte historinë e krimit me vrasjet që do të bëheshin në ‘90 e kufijtë e Shqipërisë do të mbusheshin me kufomat e vajzave dhe djemve të pafajshëm se donin liri. Këta burra e gra, familje të mëdha fisnike në vitet ‘90 kur u bë rrëzimi i komunizmit, i gjeti të shkatërruar nga mbijetesa, për të mos u asimiluar siç ishte programi komunist shfarosës ndaj kundërshtarëve antikomunistë. Në vitet ‘90 u gjetën dokumentet në Ministrinë e Brendshme, ku ishin emrat e familjet që do të pushkatoheshin me rastin e humbjes së pushtetit dhe të cilat për ironi, ish-ministri Ruçi i dogji, se sipas tij nuk kishin vlerë ligjore… Shoqëria shqiptare në vitet ‘90 nuk kishte ndonjë elitë intelektuale, se pjesa më e madhe e inteligjencës së saj qe bërë njësh me ideologjinë sunduese totalitare të komunizmit. Shërbëtorët e regjimit nuk mund të kishin një ndërgjegje qytetare, as nuk mund të ishin të aftë për refleksione të thella, të ishin udhëzuesit e drejtë të daljes së shqiptarëve nga qorrsokaku gjysmëshekullor komunist. Familjet antikomuniste do të përballeshin me atë inteligjencë mercenarësh që do të luante mercenarizmin në partitë postkomuniste. Antikomunistët vendosën mbi çdo gjë moralin e tyre, atë moral që e kishin përdorur në përballjen me reprezaljet e torturat e diktaturës. Shoqëria shqiptare u përball në vitet ‘90 me të vërtetën e krimit komunist… Është rrëqethëse dhe sot kur e kujtoj një nënë nga Vlora, e internuar në Dumre, kur klithi tek gazeta ‘Liria’: “Për nënën e babanë që të rinj u ndanë, për fëmijët tanë që prapa diellit qëndruan, dhe vetëm në hekura, në Burrel u panë. Se këtë gjendje dot s’e duruan… Kush paguan, Kush paguan, Kush pra paguan…” Klithma e nënës nga Vlora mbeti pa përgjigje. Ashtu si vajtimi i Jobit në Bibël. Kjo përgjigje duhet të mbulojë moralisht e ligjërisht katastrofën e gjenocidit komunist në Shqipëri dhe ta gozhdojë atë si një nga momentet më të dënueshme të historisë së Shqipërisë, duke i treguar botës mbarë se ajo që ngjau në Shqipëri ka pasur përmasa të jashtëzakonshme, përmasa që i kalojnë kufijtë e vendit tonë të vogël. Përvoja komuniste në Shqipëri nuk mund të kufizohet brenda mureve të një gjykate e aq më pak të gjykatave qesharake të tanishme në Tiranë. Kjo përgjigje duhet të vijë nga një gjykatë që përqendrohet jo tek i akuzuari komunist por tek viktima e tij. Nga goja e viktimës, bota mbarë duhet të mësojë gjithçka që ngjau në Shqipëri për gjysmë shekulli. Gjithçka me hollësi. Vetëm kështu publiku në sallë dhe bota jashtë do të kenë idenë e saktë të lartësisë morale të viktimës, të degradimit të plotë çnjerëzor të xhelatit. Vetëm kështu do të tronditet ndërgjegjja e botës së qytetëruar. Gjyqi i Nurembergut kundër udhëheqësve nazistë dhe gjyqi i Eichmann-it në Jerusalem. Vetëm kështu gjenocidi komunist në Shqipëri do të shfaqet lakuriq dhe pa maskë. Vetëm kështu shqiptarët e vërtetë do të kuptojnë rolin qendror të rezistencës antikomuniste në historinë bashkëkohore të Shqipërisë. Natyrisht, kjo përgjigje duhet dhënë pa zemërim e me shumë kujdes, me respekt për shenjtërinë e saj, dhe të shërbejë si lëndë pedagogjike për edukimin e breznive të rinj në Shqipëri. Shqipëria ka përqafuar heshtjen që vret, që përfaqëson errësirën, padrejtësinë dhe mohon denoncimin e krimit dhe kriminelit. Me këtë heshtje shqiptarët po zhyten në moçalin e mëkatit që refuzojnë të njohin. Me heshtjen ata kryejnë aktin e vetëvrasjes së tyre morale. Në Shqipëri, jo vetëm që nuk është dënuar krimi dhe krimineli, por viktimat e komunizmit vazhdojnë të vuajnë pa punë, pa bukë, pa strehë, pa përkrahje dhe pa mirënjohje.
Asnjëra nga partitë politike në Shqipëri nuk ka në programin e saj dokumentimin e krimit komunist 45- vjeçar. Prandaj Shqipëria sot jeton në mes të së vjetrës që refuzon të vdesë dhe së resë që nuk lejohet të lindë. Një spastrim ligjor i paligjshmërisë është një imperativ kategorik. Ne nuk jemi vonë të hapim dosjet, të shkruajmë të vërtetën. Jo të hapim thjesht dosjet për komunistët, por për komunizmin. Për atë sistemin që, siç thoshte Milan Kundera, bëri që “gjyqtari të mos ishte gjyqtar, prifti të mos ishte prift, hoxha të mos ishte hoxhë, tregtari të mos ishte tregtar, por të gjithë, shërbyes të fjalës së partisë.” Asnjëherë nuk është vonë të thuash të vërtetën. Sidomos nëse kjo e vërtetë zbut plagë dhe na ruan nga devijime njerëzore. E nëse nuk e bëjmë, nostalgjikët mjeranë, të verbuar ende nga ajo dritë qorruese, do të kërkojnë me ngulm që të rindërtohen ata që përdhunuan çdo vlerë njerëzore. Dhe aq më keq nëse ka të tillë që e mbrojnë nën pretekstin e së kaluarës së vet të qetë, sepse njerëz të tillë do të vijojnë të mbeten ende një rrezik për ndryshimin që na duhet, drejt një shteti ku respektohet jeta e tjetrit, e ligjit, dhe ku tentohen vlerat. Fati e deshi që krimi e krimineli në Shqipëri të mos dënoheshin. Me këtë akt antinjerëzor që shkel parimet e drejtësisë më elementare dhe që turpëron demokracinë që nuk po gjen fuqinë të lindë në Shqipëri, atdheu ynë ka hyrë në qorrsokak, fundi i të cilit nuk shihet, por që paralajmëron katastrofa të reja për ne, për fëmijët tanë, për nipat tanë. Unë nuk besoj se ka njeri me arsye e ndërgjegje që pranon me lënë trashëgim të këtillë për breznitë e ardhme në atdheun tonë. E padyshim, asnjëri nga ne të përndjekurit. Por klasa jonë, që përfaqëson fitoren morale të kombit shqiptar mbi çnjerëzimin e çmendurinë komuniste 45-vjeçare, e ka humb betejën politike. Pushteti politik ka rënë në duart e matrapazëve partiakë që tregtojnë vuajtjet tona e që shfrytëzojnë pa turp kapitalin tonë moral. Ajo që na mbetet sot është këmbëngulja jonë për të mos u kompromentuar me llumin e politikës shqiptare. Profesori i nderuar, ish-i burgosuri politik Sami Repishti na jep këto dy këshilla. E para: luftoni kundër harresës, harresa është vdekja e dytë e viktimës. Komuniste kanë vrarë me mijëra vëllezër e motra tonët. Por, po të harrojmë sakrificën e tyre, dëshmorët do të vdesin përfundimisht, dhe po të ngjasë kjo, ne, të gjithë ne, jemi përgjegjës. Me rikujtimin e tyre, ne shpëtojmë nga vdekja e përhershme heronjtë, dëshmorët dhe viktimat. Ne që i mbijetuam katastrofës kolektive të terrorit të kuq, e kemi për detyrë. E dyta: është fare e qartë se askush nuk shqetësohet për fatin tonë. Nganjëherë, më duket se edhe vetë zoti ka vdekur për ne. Megjithëse nuk jemi ne ata që e gjuajtën me gurë. Ajo që na mbetet është solidariteti mes nesh, në mes atyre që shpeshherë akoma fshehin fytyrën me duar nga frika, kurdoherë që derdhin lot. Jepini dorën njëri-tjetrit. Ndihmoni njëri-tjetrin!
Vëllezër, motra bashkëvuajtës, sidomos ju të rinj e të reja që nuk njohët gjenocidin komunist në Shqipëri, ju fatlumë që nuk jetuat terrorin që dërrmoi prindërit tuaj, ju të lindur me fatin që afron demokracia për popullin tonë e vendin e të parëve tanë! Ju lutem mos harroni: Regjimi komunist në Shqipëri nuk mund të shihet ose gjykohet thjesht si një aksident historik. Ai ka qenë një komplot antishqiptar dhe antidemokratik i studiuar mirë që nuk duhet të përsëritet! E djeshmja e pasqaruar prodhon të nesërmen konfliktuale të mbushur me hije dyshimi dhe pa një paqe të vërtetë sociale. Ne kemi nevojën urgjente të dekomunizimit të gjithçkaje që ka ndodhur.
Por në fillim, ama, le të dimë se cilët jemi… Kjo nevojë ka qenë për të gjitha vendet në ish-diktaturë, që në një mënyrë a në një tjetër kanë gjetur rrugëzgjidhje për të pranuar të vërteta, duke na lënë të kuptojmë se harresa për atë kohë është thjesht një iluzion. Siç thotë Ana Ahmatova, një poete e jashtëzakonshme ruse e persekutuar nga komunizmi: “…Do të kujtoj gjithnjë dhe kudo ata që persekutuan dhe ishin fytyra e regjimit komunist. Nuk do t’i harroj kurrë, dhe kështu duhet të bëjë shoqëria, në mënyrë që të kemi një ndërgjegje morale e të ndërtojmë një shoqëri pa konflikte, por të dashur e paqësore.

No comments:
Post a Comment