Mali
i Zi është tronditur së fundmi nga një skandal seksual. Ish- ministri i
Financave, Miroslav Ivanisheviç, është filmuar duke bërë seks në zyrën e
tij.
Pas publikimit të videos në YouTube, ai dha dorëheqjen nga posti i
Drejtorit të Auditit Shtetëror.
Mediat e Malit të Zi bëjnë me dije se autorja e kësaj videoje është Vesna Gjukiç Ivanoviç.
Ajo
ka pranuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Ivanisheviç, madje
së bashku kanë pasur një vajzë, për të cilën ai bën edhe pagesa
periodike.
Dyshohet se ajo e ka publikuar videon kur janë zënë për çështjen e atësisë së vogël.
Vetë Vesna thotë se nuk është në video.
Por
skandali thellohet pasi është zbuluar se ish- ministri ka një
apartament në Romë, si dhe ka ndihmuar të dashurën e tij të përfitojë
një kredi në bankën NLB në vlerën e 70 mijë eurove.
No comments:
Post a Comment