TIRANE- Emisioni ‘360 Gradë’ i gazetarit Artur Zheji është fokusuar sot tek zbardhja e marrëveshjes së mundshme mes Ramës e Metës, e cila sigurisht nëse ekziston do të formalizohet në ditët në vijim. Analistë e gazetarë japin këndvështrimin e tyre sot në News 24. Të ftuar janë Blendi Fevziu, Ajran Cani, Ylli Rakipi e Alfred Lela.
Artur Zheji: A mund të flasim sot për atë që mund të quhet pranvera e së majtës, ka gjasa që zoti Rama e Meta mund të bashkohen?
Blendi Fevziu: Ka dy lloj pranverash, ajo para plakave dhe ajo që të çon tek vera e vërtetë. Ka qenë një veprim që rrit aksionet politike të Ramës, e konsolidon koalicionin e tij, i jep idenë e një koalicioni që shkon i konsoliduar në zgjedhje. Por pritet që të formalizohet në ditët në vijim. Tek shumë politikanë të së djathtës kam vënë re një lloj tradhtie. Kryeministri sot në parlament mu duk i qetë, më i qeti.
Artur Zheji: Sot ka pasur një takim sqarues Berisha me zotin Meta?
Blendi Fevziu: Nuk di të them por di të them që politikanët me eksperiencë nuk e japin veten. Në gjykimin tim duket shenjë normaliteti veprimi i Metës. Një deklaratë, një marrëveshje që mbyll qeverisjen 4 vjecare, erdhi një pikë që Meta ka gjykuar se një aleancë me PD e nxirrte më të dobët se një marrëveshje e mundshme me PS.
Artur Zheji: Cfarë ka ndodhur me Ilir Metën, pse nuk funksionoi koalicioni me Berishën?
Arian Cani: Të paktën nga informacionet që kemi, të paktën ‘gojët e liga’ thonë se takimi i sotëm është se nuk dimë si ka reaguar doktori (Berisha), por Meta e ka siguruar se nuk do ketë asnjë problem, do sillet sikur nuk ka dalë nga koalicioni. Ndjesia ime e parë është se loja sapo ka filluar. Kam dyshimet e mija, që lajmi plasi me 1 prill, që palët, lojtarët po luajnë me bllofin, në kuptimin se nuk është e thjeshtë sa duket e gjitha kjo. Ilir Meta do ketë bërë një llogari të mirë që i ka hyre kësaj aventure, sepse Rama i ka futur thikën shumë herë, dhe meta ose është naivi, ose ka bërë mirë llogaritë. Është aventurë pasi në politike nuk është garanci 100%. Unë mendoj se është një aventurë që tymin do ja shohim pas pak jo tani.
Blendi Fevziu: Ky është risku i Metës. Ai e ka marrë vendimi si kreu i LSI-së, vendimi është basti i tij. Bast në kuptimin se ne nuk kemi informacion. Kur një marrëdhënie nuk ka funksionuar dy herë nuk ka shanse për të tretën
Arian Cani: Pas një divorci, ribashkimi është i vështirë, pasi është thyer xhami një herë. Mua më duket lojë... OK jemi dakord, por këto pirueta kaq të menjëhershme ka dicka që nuk funksionon. Edhe ‘tradhtia’, apo kjo lëvizje duhet të ketë alibi më të besueshme. Unë kam dyshimet e mija, me cfarë dëgjova dje, Meta nuk është i vendosur të bëjë këtë gjë, sapo Rama të votojë tre ligjet, Meta do dalë dhe të thotë kjo ishte ngjala numër dy.
Artur Zheji: Zoti Rakipi kam dy pyetje. Pyetja e parë, pse Papandreu, Sergei Stanishev dhe Gianni Pittella dhanë mesazhe inkurajuese? Pyetja e dyte si mendoni qe do jetë reagimi i Berishës?
Ylli Rakipi: Unë mendoj se batareja evropiane dhe e zotit Papandreu, ka një gjë... lidershipi i PS dhe LSI kanë kohë që punojnë, por nuk është e mundur që kjo të bëhet në mënyrë të sinkronizuar.
Belndi Fevziu: Kjo është e parapërgatitur. Pse nuk e bënë 10 ditë para.
Ylli Rakipi: Ata bënë të vetën, nuk është skemë naive.
Arian Cani: Kjo është skemë naive se duhet të ndodhte 1 muaj para.
Ylli Rakipi: Kjo i duhet popullit. Ata janë të majtë dhe janë deklarata që i duhen Ramës dhe Metës. Është një element i cili i duhet kësaj ngjarje.
Artur Zheji: Reagimi i doktorit....
Ylli Rakipi: Unë e kam ditur këtë Zheji, kemi qenë në një emision bashkë dhe ju kam thënë se do ndodhë.
Blendi Fevziu: Pse nuk na lajmëruat dhe ne. Ne kemi qenë të befasuar.
Rakipi-Fevziut: Ju keni punuar me Metën që të mos shkojë, në fragmentet tuaja. Ju mos u habisni se këta njerëz bashkohen. Berisha për mendimin tim edhe humb dhe fiton. Të humburit janë si Berisha dhe Rama. Berisha ka marrë pushtetin me Metën, sidomos në 2009, në këtë pikëpamje unë them se humb. Ka indicie që mund të ketë ndryshime radikale.
Artur Zheji: Nuk më thatë reagimin e doktorit...
Ylli Rakipi: Doktori është një politikan i mirë regjur, që di të reagojë. Berisha vjen dhe fiton qëndrueshmëri dhe stabilitet më të madh kur ka përballë një problem të vështirë.
Blendi Fevziu: E vetmja gjë që nuk mund të themi nëse Berisha ka hyrë me dy opsione apo një. Mendoj se ka pasur një opsion sikur LSI të shkojë në palën tjetër.
Arjan Cani: Unë kur thashë tradhti, kryqëzova duart. Jam i bindur që gjithë publiku do të dijë çfarë garancish ka marrë Meta nga Rama. Ne nuk dimë akoma sot të kuptojmë se ku ka mbetur i pakënaqur Meta me doktorin që shkoi tek Rama.
Blendi Fevziu: Unë në fakt nuk e shoh si pazar këtë histori.
Ylli Rakipi: Vetëm në Shqipëri është krijuar ky koncept të ikë ky se mjaft hëngri. Edhe Rama dhe Meta duhet të shpjegojnë hapin që po bëjnë. Ti shpjegojnë popullit.
Artur Zheji: Rama ka thënë që po nuk u bashkua e majta s’ka rilindje
Arjan Cani: Populli e sheh si telenovelë gjithçka që ndodh.
Artur Zheji: Majko u shpreh kundër koalicionit me Metën, ka deklaruar se është me koalicionin e 21 janarit, si e shikoni ju këtë?
Blendi Fevziu: Mendoj që Majko është solid në këtë qëndrim
Artur Zheji: A është Majko në listat e Ramës si deputet?
Blendi Fevziu: Sigurisht, s’ka si përjashtohet Majko. Kjo do të thotë që Majko është më i ftohtë
Artur Zheji: Cdo të thotë koalicion i 21 janarit?
Blendi Fevziu: Do të thotë bashkimi i një grupi deputetësh për të rrëzuar qeverinë duke përdorur si shkas Metën.
Cani tha se nuk beson se PD i ka bërë ofertë Metës, që ka marrë kundër-ofertë. PD nuk mund ti bënte ofertë pazari. Nuk mund të bënte marrëveshje një parti e majtë dhe e djathtë.
Arian Cani: Po e kanë bërë...
Belndi Fevziu: E kanë bërë pas dhe jo para. Opsioni i koalicioneve parazgjedhore me Partinë Demokratike nuk është mundur. Nuk mendoj se PD do e kishte menduar se do kishte Metën në koalicion. Ne të gjithë kemi menduar se Meta nuk do shkonte tek PS, por do rrinte ne qendër. Meta ndihet i penalizuar nga kodi zgjedhor dhe është i detyruar të hyjë në koalicion. Koalicionin me PD e ka parë të pamundur për shkak të programeve. Ndërkohë që koalicioni me PS ka problem moral. Kalimi i 21 janarit, i akuzave dhe mosbesimi nga zhgënjimet e mëparshme me PS, këtë e vlerëson Meta në do të bëhet viktimë apo e kalon.
Artur Zheji: Me këtë kalim eventual të zotit Meta me Ramën, në 2013 është përcaktuar që tani fituesi?
Alfred Lela: Në një koalicion PS dhe LSi sigurisht shumicën e bëjnë këto të dyja.
Arjan Cani: Për mua loja është e hapur, që do të thotë se ne e marrim të mirëqenë qe Meta iku. Kjo krijon idenë që Meta u bashkua, dhe socialistët gëzohen, por ne nuk dimë veprimin e palës tjetër. Unë mendoj se doktori edhe pse po i afrohet 70 -tave është shumë më i mençur sa të gjithë këta të marrë së bashku. Pse ky doktori pas kësaj situatë që Meta shkon tek Rama që e akuzoi me bllok me dorë, ka të drejtën e Zotit të reagojë.
Artur Zheji: Si duhet të reagojë doktori?
Arjan Cani: Po të isha unë doktori? Në emër të interesit publik unë do dojë që doktori të mblidhte aleatët dhe të bashkonte të pakënaqurit, duke filluar nga Bamir Topi.
Fevziu- Canit: Po ti sapo fole për moralin Meta-Rama....
Arjan Cani: Topi nuk ka qenë pucist, është politika e tillë... Unë them jemi në këtë sistem që doktori nuk është Donkishot, doktori do bashkohet me mua ty dhe ty dhe të tjerë nëse ne jemi allnuar.
Ylli Rakipi: Ne po themi tani se duhet të shpjegohen gjëra principale, për demokraci që nuk është e tillë ende. Nuk ka ende institucione.
Blendi Fevziu: Deklaratat që bëhen në opozitë, se nuk është diktaturë janë që futen në kosh mbeturinash. Unë kam 22 vjet që jam në politikë, por këto krahasime janë marrëzi. Shqipëria është shumë më mirë se Maqedonia madje dhe Mali i Zi. Rama-Meta janë afër, por jo aq afër sa mendojnë shumë veta. Berisha është politikani më i mirë që kemi. A ndodh që dhe këta njerëz me talent të spikatur të mos kenë talent, mund të ndodhë. Deri më sot kemi para strategji në PD që LSI do dalë më vetë. Un kam të drejtë ta them. Problemi është se PD duhet të ndryshojë strategjinë e saj elektorale. E para në rigrupimin e koalicioneve, duhet parë më me fleksibilitet. Stili i fushatës shumë amerikan, nuk është efikas, por kjo është zgjedhja e tij. Nëse Berisha ka strategji elektorale dhe do ketë fushatë të mirë nuk shoh fitore të së majtës. Bashkimi i Metës me PS i jep avantazh në raportin e entuziasmit. Nuk është njësoj e eksituar PS sikur te dilte me Metën në qendër apo me Metën tek PD.
Artur Zheji: Largimi i Metës nga një koalicion dhe futja tek një tjetër do krijonte të pakënaqur?
Blendi Fevziu: Mendoj se Berisha duhet të zgjerojë koalicionin e tij me cdo votë të mundshme. Në fund të fundit, PD duke qenë forcë e djathtë duhet të dilte për të fituar vetë zgjedhjet. PS ka një strategji për ti fituar vetëm zgjedhjet. Në këtë koalizion, PD ka shtuar PDIU, PDK, që ishte si poli i lirisë dhe LZHK dhe nga ana tjetër ka shtuar një figurë mediatike që është Eduart Selami.
Artur Zheji: Pse nuk je dakord me Canin që Berisha duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj Bamir Topi?
Blendi Fevziu: Retorika ka shkuar shumë larg. Një koalicion i Topit me PD është më i natyrshëm se nje koalicion i Metës me PD. Por, retorika dhe përplasja e tyre është më e fortë dhe e freskët, ndërkohë që retorika e PS dhe LSI ëhtë më e ulët që prej 1 viti. PS refuzonte të vinte dhe në debate televizive me LSI, për të mos u përplasur me Metën. Kjo do thotë e ka pasur një gjë underground (të fshehur), të kuptuar apo të biseduar. A është e aftë PD dhe Topi të kapërcejnë këtë frymë.... Topi i bie të dalë më vete.
Artur Zheji: Të duket e papajtueshme një rikthim Topi-Berisha.
Alfred Lela: Jo nuk më duket e papajtueshme, kur kemi ‘pranverë të së majtës’, pse të mos kemi të së djathtës!
Arjan Cani: A i tha Meta-Ramës, pasi i bëri gjëmën ky i fundit, ka dalë publikisht Meta dhe i tha merr mall në zyrë. Cfarë rëndësie ka që Berisha dhe Topi janë zënë 1 muaj para.
Artur Zheji: Akuzoi Berishën për vrasje...
Ylli Rakipi: Topi nuk ka dy vota...
Arjan Cani: Rakip, cfarë është kjo mëndje-madhësi, këta duhet të mbledhin cdo votë.
Ylli Rakipi: PD dhe jeta politike janë cështje brezash. PD ka bërë llogaritë e veta, që të humbasë, në llogari nuk i hyn Topi. Ti nuk e con dot Topin atje vetëm si ‘top futbolli’ mund të cosh atje. Kreshnik Spahiu do të dalë më vete. Ai nuk shkon majtas. Spahiu nëse deri tani ishte i kualifikuar për majtas deri tani nuk është.
Blendi Fevziu: Unë e kam dëgjuar se Spahiu ka thënë do fitoj zgjedhjet dhe nuk marr me vet as PS as OS.
Ylli Rakip: Topi nuk kalon se nuk e do Sali Berisha. Berisha nuk harxhonte aq energji kundër Topit për ta marrë pra.
Artur Zheji: Po të tjerët pse i mori?
Ylli Rakipi: Nard Ndoka nuk i sjell problem kur të mos jetë nesër apo pasnesër Berisha...
Arjan Cani: Unë jam dakord se për një kaprico mund të digjet gjithë jorgani. Por, në kushtet që luajnë këta aktorë nuk do ishte e pamoralshme që ky Rama ka mbledhur 38 parti. Ylli mua më duket jo kategorike që një lider të lë ish-presidentin. Cfarë do i bëjë Bamir Topi...
Blendi Fevziu: Në gjykimin tim nuk mendoj se Berisha mendon se farë do ndodhë më pas. Berisha ka një objektiv që është të fitorja e zgjedhjeve. Ideja që Topi apo figurë tjetër mund rë kërcënojë drejtimin e partisë nuk e mendoj. Nëse do shohim Berishën në histori është i vetmi njeri që historia i ka dhënë të drejtë. Janë larguar dhe janë rikthyer me kokën ulur duke e pranuar si lider. Kjo do thotë se nuk besoj se ka frikë nga Topi. E para duhet të shohim sondazhet e partive. A janë këto vota me tepër se pragu moral
Artur Zheji: Ti mendon se Topi i ka bërë aq keq ...
Blendi Fevziu: Po i ka bërë, por edhe Berisha i ka bërë një tjetër. Topi mendoj se ka shpërdoruar maksimalisht postin e tij në parti dhe ka dalë haptaz për të larguar PD nga pushteti . FRD ka një mision të vetëm lënien në opozitë të mazhorancës. A do e kapërceje Berisha këtë ngërc nuk di ta them, por mendoj se është e vështirë. Ajo që duhet të shohë Berisha janë koalicionet, të shohë parti si e Milos që me futjen e LSI nuk ndihen mirë.
Artur Zheji: Cfarë mendoni se do bëjë Blushi, Gjinushi dhe Malaj në këtë koalicion?
Blendi Fevziu: Blushi ka punuar për koalicion PS-LSI. Zoti Malaj është një nga njerëzit që do të shohë mundësinë rolin e tij. Gjinushi nuk e shoh më aktiv, ka një numër votash që vjen duke u reduktuar ndjeshëm. Gjinushi mendoj se do jetë pjesë e një paketë, bashkë me zotin Milo. Gjinushi nuk ka zgjedhje të bëjë, pasi ai ka qenë shumë radikal me PD-në sa nuk mund të bashkohet me të, në të kundërt me Milon. Meta ka bërë një vendim , pritet reagimi i Berishës. Por padyshim që ai do ketë reagim të pritshëm dhe të shpejtë sepse ai sot ishte shumë i qetë. Cështja e vetme është se Berisha duhet të reagojë shumë shpejt për të mos krijuar një lloj alarmi, një lloj paniku që është tek drejtuesit e niveleve të dyta. Ka mbaruar një kontratë duhet rigjeneruar një tjetër. Nëse PD do vajtojë Metën atëherë e ka të vështirë të mos i humbë zgjedhjet. Marrëveshja është mbyllur me marrëveshje . Meta më tha vetë se nuk jam i qartë mund të shkoj dhe me zotin Dule. I mbetet të djathtës të ndërtojë strategji, dhe e djathta duhet të shkojë me votat e veta.
Arjan Cani: Unë mendoj që jemi ende në prova, aktorët nuk kanë dalë ende në skenë
Blendi Fevziu: Në këtë zbrazëti nga 1 prill më 20 prill që dorëzohen listat do shohin gjëra interesante.
Artur Zheji: Meta është faktor stabiliteti dhe destabiliteti, nga shkon ai shkon pushteti?
Alfred Lela: Besoj që po. Nëse do ketë një bashkim real opozita bëhet dhe pozitë. Pra LSI ka një kosto.
Artur Zheji: E djathta duhet t’i bjerë fort LSI?
Alfred Lela: Prandaj përdora termin pykë, pra PD duhet ta etiketojë këtë ikje. Mua më duket ky si një gjysmë rotacioni. Tani ra dhe motivi i polit të tretë.
Artur Zheji: Cila do jetë strategjia e Berishës?
Arjan Cani: Mendoj që doktori nuk ka asnjë arsye të godasë Metën, ai po mendon thjesht për interesat e tij. Doktori është babai kurse Meta një djalë. Doktori duhet të gjejë zgjidhje.
Artur Zheji: Cili duhet të ishte reagimi i PD nëse largimi i LSI bëhet konkret?
Ylli Rakipi: Kjo është e lidhur me qeverisjen e dy forcave politike, që nuk është se shkojnë vaj. Askush nuk është i interesuar të hapet kutia e të palarave. Kjo s’mund të ndodhë në kohë fushatash. PS do ta ketë të vështirë, do ta ketë të vështirë tek elektorati, tek partia e vetë, është një kthim i djalit planprishës. Ata politikisht kanë dashur ta vrasin njëri-tjetrin.
Artur Zheji: Më thuaj pak tentativat vrastare të Metës ndaj Ramës?
Ylli Rakipi: Largimet janë problematika të njëshit. Lufta politike është mjaft e ashpër brenda një partie nuk ka vend për dy figura. Edi Rama ka zgjedhur një rrugë të thjeshtë, mes dy humbjesh ka zgjedhur atë që i duket si më e arsyeshmja, të rrëzojë Berishën me ardhjen e Metës. D.m.th që ka riskuar totalisht.
Artur Zheji: Mua më duket zgjedhje optimale
Ylli Rakipi: Është shumë i fortë Meta brenda PS. Ju e dini që jo të gjithë e duan Ramën brenda PS dhe Meta si një politikan i rikthyer aty do jetë një problem edhe për njëshin. Rama nëse nuk fitonte duhet të ikte nga PS.
Alfred Lela: Duke ardhur Meta, Rama ka shanse të fitojë zgjedhjet.
Arjan Cani: Nuk mund të them që është gjëja më optimale. Unë kam thënë që nëse të majtët bashkohen sigurisht që PS ka shans të riktheht në pushtet. Asgjë s’do më bënte cudi nëse kjo ndodh. Ne po flasim këtu për një vend ku numërohet cdo votë deri në fund. Duhet ta marrim parasysh këtë faktor që edhe nuk numërohen deri në fund. Këto janë zgjedhjet më të vështira. Besoj se vështirë të ketë një humbës dhe fitues sepse janë ngatërruar shumë lojtarët.
Ylli Rakipi: Unë mendoj që duhet të vijë momenti që votat të mbrohen.
Artur Zheji: Po nëse Berisha bën një koalicion të gjërë dhe të fitojë zgjedhjet?
Alfred Lela: Është shumë më morale që të fitojë PD me një koalicion të madh.
Arjan Cani: Rama duhet të shpjegojë disa gjëra. Kjo po ndodh pak para zgjedhjeve. Për ta mbyllur. Unë si gazetar dhe qytetar jam i gëzuar që politika po e çmitizon vetveten. Po rrëzohen disa mite. Që këtej e tutje nëse do ndodhin ‘21 janare’ dhe ‘Gërdeca’ njerëzit nuk do habiten. Pra njerëzit nuk do jenë më naivë si një vit më parë, këta janë aktorë, por që një ditë duhet të zëvendësohen. Këto gjëra i them në emër të një morali që pritet të vijë.
Ylli Rakipi: Dilema ime është nëse do ketë probleme me vjedhjen e votave, dilemë është a do ketë vend pune për ata që s’janë militantë, sepse vendet i zënë militantët.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment