Ajo është shfaqur në foltoren e selisë blu gjatë dy javëve të fundit,
duke tërhequr vëmendjen e publikut. Laura Vorpsi, vajza bukuroshe që
flet në emër të PD-së, u bë personazh mediatik menjëherë pas daljes së
parë publike. Mediat “gërmuan” dhe gjetën foto të saj, të realizuara nga
fotografë profesionistë, çka bëri menjëherë që Laura të konsiderohej
modele. Por në një intervistë për suplementin Bluetooth të GSH, Laura
thotë se nuk ka qenë kurrë modele dhe as nuk aspiron të jetë ndonjëherë.
Ajo rrjedh nga një familje e pasur tiranase dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik. Në intervistë, Vorpsi flet për lidhjet e saj me Partinë Demokratike
, figurat që vlerëson më shumë nga radhët e demokratëve dhe fotot seksi të publikuara në mediat rozë.
Fotot
Dua të saktësoj që nuk kam qenë kurrë modele. Fotot që qarkullojnë në internet janë realizuar para 6 vitesh, nga një mik shumë i mirë i imi, aktualisht edhe fotograf i njohur në këtë fushë. Fotografia është një ndër pasionet e mia. Nuk më ka ardhur mirë, për faktin që janë vjedhur, dhe habitem si janë ruajtur në një periudhë relativisht të gjatë, gjashtë vite. Vlerësoj dhe dëshiroj shumë të vlerësohem për përgatitjen dhe edukimin tim dhe jo për pamjen time fizike, pasi mendoj që njeriun nuk e bën asnjëherë pamja e jashtme.
Lidhja me PD
Që në ditën e parë të krijimit të Partisë Demokratike, unë dhe prindërit e mi jemi bërë pjesë dhe ndjekës të saj. Devotshmëria dhe përkushtimi ndaj Partisë Demokratike kanë qenë gjithmonë të brendshme në mua. Angazhimi i ri, është i pari që kam marrë përsipër dhe besoj që me vullnetin dhe dëshirën më të madhe do ta realizoj më së miri.
Figura më e pëlqyer
Kam disa pëlqime, por znj.Jozefina Topalli qëndron në krye të kësaj liste. Të qenit femër e hijshme është shpeshherë shumë e vështirë në realitetin shqiptar. Mendoj që znj.Topalli ka arritur më së miri të jetë një figurë politike shumë e nderuar; së pari për shkak të përgatitjes së saj, por edhe të pamjes dhe stilit aq fisnik që mbart.
Puna si pedagoge
Është ende herët të shprehem për përfshirjen në politikë, por gjithsesi jeta është e gjatë dhe besoj plot rastësi, që mund të sjellin ndryshime tek mua. Mësimdhënia është pasioni im më i madh, ndaj për momentin, veten pas 10 vitesh e shoh sërish në auditorët e Fakultetit.
Zëdhënësve u duhet të lexojnë deklarata sulmi për partinë rivale, por ndodh që edhe ato vetë të bien pre e sulmeve…Mësimdhënien e kam pasionin tim më të madh. Studentët përpiqem t’i trajtoj ashtu sikur t’i njihja prej vitesh dhe jo vetëm për një semestër. Afrimiteti dhe të qenit e gatshme ndaj kërkesave të tyre lidhur me lëndën, besoj se më bëjnë një “zyshë” të dëshirueshme. Edhe pse mendoj që këtë duhet ta shprehin ata më mirë se kushdo tjetër.
Marrëdhënia me kolegen Argita Berisha
Kam marrëdhënie profesionale shumë të mira dhe një respekt shumë të veçantë, pasi mendoj që Prof.Argita Berisha është një pedagoge e rrallë në përgatitjen dhe fisnikërinë që mbart. Urime kam pasur nga të gjithë kolegët e Fakultetit të Drejtësisë.

No comments:
Post a Comment