Kompania amerikane TrackingPoint
prezantoi në ekspozitën Consumer Electronics Shows (CES) 2013 maketin e
pushkës snajper të kompjuterizuar Precision Guided Firearm (PGF). Pushka
ka të inkorporuar sistemin operativ Linux dhe është e pajisur me Wi-Fi.
Për
të goditur në shenjë objektivin duhet që më parë ai të vihet në
shënjestër dhe të "përcaktohet" duke shtypur një buton të veçantë. Më
pas kompjuteri
ndihmon në ndjekjen e lëvizjeve të objektivit.
Interface-i optik i dylbisë së shënjestrimit të TrackingPoint shëmbëllen
me një kompjuter, ndërsa në sajë të modulit Wi-Fi pushka snajper mund
të sinkronizohet me kompjuterat tabletë dhe telefonat e kompanisë Apple.
Kostoja e pushkës së kompjuterizuar është 17.000 $.
No comments:
Post a Comment