Sot në mëngjes në shtëpitë e pesë
gazetarëve të njohur grekë në disa zona të Athinës u aktivizuan bomba të
përbëra nga dy bombola me propan. Viktima fatmirësisht nuk pati.
Zëdhënësi
i qeverisë greke, Simos Kedicoglou, i quajti shpërthimet në shtëpitë e
gazetarëve "një operacion për të terrorizuar në mënyrë të hapur mediat,
të cilat përbëjnë një sektor jetik të demokracisë sonë".
Një
ditë më parë
policia greke pastroi nga radikalët e majtë ndërtesën
historike të zaptuar prej tyre në qendër të Athinës, duke arrestuar 100
persona. Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve janë përgjegjësit kryesorë
për aktet e dhunës në rrugë.
No comments:
Post a Comment