Kryeministri italian Mario Monti, ka
shpalosur aleancën që do të çojë përpara në zgjedhjet parlamentare në
muajin shkurt. 69-vjeçari, i cili zëvendësoi Silvio Berluskonin në
postin e kryeministrit në nëntor 2011, njoftoi javën e kaluar se do të
garonte për një mandat të dytë.
"Sot po ju njoftoj konfigurimin e
forcave politike dhe sociale që synojnë të bashkohen për tu paraqitur
zgjedhësve për një ofertë të re politike", deklaroi Monti. Studimet e
fundit kanë treguar se deri në 50 % e elektoratit do të abstenojë ose
është i pavendosur për zgjedhjet 24-25 shkurtit.
Monti ka thënë se ai dëshiron të formojë një koalicion të gjerë pro-evropian, pro-reformave dhe synon të margjinalizojë elementet "ekstreme" në të majtë apo në të djathtë, sikundër dhe lëvizjet populiste anti-evropiane.
No comments:
Post a Comment