Përktheu nga gjermanishtja Skënder GASHI Ky
dokument autentik botohet për të parën herë në median shqiptare e që në
kohën e hartimit dhe të shpërndarjes në instancat kompetente ishte
sekret. Me kohë ishte zbuluar nga shërbimi sekret britanik. Dokumenti
është gjetur para pak kohësh në një arkiv të Zvicrës.
Këtë dokument të Wehrmacht-it e botojmë
pa asnjë ndërhyrje me qëllim që opinion ynë ta ketë edhe një të vërtetë
(atë gjermane) mbi këtë pjesë të historisë tonë, një këndshikim tjetër,
të tillë sa shpesh nuk na pëlqen ta lexojmë., por që duhet të mësohemi
dhe t’ia pranojmë vehtes edhe anët e errëta dhe tiparet tona arkaike
shpesh deri në mjerim, ndonjëherë edhe qesharake deri në marrëzi, me të
vetmin qëllim: ta njohim vehten për ta kultivuar!
Ngritja e një divizioni shqiptar në
Kosovë nën komandën gjermane, përveç anës së diskutueshme politike,
kishte mbase anën e vet pozitive: po mësoheshin shqiptarët se çfarë
është uniforma dhe strukturat ushtarake në një anë sikur dhe po bëheshin
të zotët e vehtes, për të mbrojtur Kosovën dhe për të mos rënë nën
kthetrat e bolshevizmit. Historia megjithatë është nëna e mrekullive,
por edhe e dëshpërimeve të botës. Ajo tradhëtoi shqiptarët, por më parë
edhe këta e tradhëtuan vehten…
“Div. St. Qu. më 2.10.1944
Komandanti
Ia Tgb.-Nr. 175/44 g. Kdos”
Komandanti
Ia Tgb.-Nr. 175/44 g. Kdos”
Raport përmbledhës mbi ngritjen dhe gjendjen e Divizionit 21 të armatosur malor SS “Skanderbeg”
Vendimi për ngritjen e Divizionit pati për mbështetje parashikimin se niveli i Shqipërisë në aspektin e civilizimit dhe kulturës, marrë në përgjithësi, është përafërsisht i njejtë me atë të Evropës. Në këtë mjedis nuk mund të kontestohet se në Gjermani deri para pak kohësh njohuritë mbi Shqipërinë nuk ishin shumë më të mëdha se ato për cilindo shtet të vogël të Amerikës Jugore. Për shkak të kësaj mosnjohje zyrtare dështoi asokohe edhe një Princ Wied. Shqipëria, 400 vjet provincë e Turqisë, ka mbetur në çdo pikëpamje “më turke” se Turqia vetë; duke u nisur nga ferexheja për gratë edhe deri tek kuptimi i nocionit popull.
Që nga vdekja e heroit të tyre kombëtar, Skënderbeut (1468), shqiptarët nuk janë zhvilluar por kanë vegjetuar. Këta nuk kanë së këndejmi, sot kurrfarë ndjenje, as të përkatësisë shtetërore as edhe të shtetësisë, porse gjallojnë si këtyneherë gjermanët, me idenë e vllazërisë dhe të fisit. Fati i popullit të Shqipërisë, pas vdekjes së Skënderbeut mund të krahasohet në një farë dore me gjendjen hipotetike, sipas së cilës pas vdekjes së princit Herman të Cheruskeve, Gjermania të mos ketë dhënë më asnjë prijës tjetër. Popullata katundare (85-95%) është nën sundimin feudal mesjetar të bejlerëve e të agallarëve. Çifçinjtë duhet që jo vetëm një copë të madhe të fryteve të punës së tyre t’jua venë në prehër bejlerëve e agallarëve të tokave, porse duhet të jenë edhe në shërbim të mbrojtjes së institucionit të fisit. Sa më shumë që shqiptari lejon shfrytëzimin e tij nga “i zoti” i tokës, aq më shumë lejon ndikimin dhe keqpërdorimin e tij në kuadrin e politikës popullore lokale; këtij si mbetet gjë tjetër, sepse ky i fundit nuk mund ta lëpijë “therrën”(=nuk mund ta çojë çështjen më tej. Përkth)
Edhe në pikëpamje thjesht organizative-ushtarake, urdhëri për ngritjen e Divizionit hasi në parashikime të gabueshme. Këta shqiptarët nuk kishin deri tash kurrfarë trupash të rregullta në kuptimin gjerman. Njësitë e deritashme ushtarake të Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe njësitë e uniformuara të milicëve, paraqitnin, përkrah uniformimit të tyre të jashtëm, një farë formimi të kreaturës ushtarake. Këtyre u mungonte çdofarë strukture e brendshme. Mungesa e disiplinës, si veçori karakteristike e shqiptarit, u shfaq edhe në strukturat e milicisë italiane të cilës shqiptarët nuk ia varën fare, porse me plot gjallëri mosdisiplina u kultivua më tej. Për shqiptarin disiplina është veçori e cila këtij ja kufizon lirinë, prandaj edhe i irriton ata. Shqiptari jeton i lidhur me natyrën dhe do të bëjë ashtu siç do ai vetë. Ai ka kohë. Ai nuk do të luftojë në strukturën ushtarake, porse në bandën (njësi prej 30-100vetash. Përkth) e tij. Në këtë bandë të tij, nuk ka kurrfarë disipline të sanksionuar. Nëse bie shi, shqiptari largohet nga posti i tij; kur terrohet, ja kthen shpinën vendit të tij të rojes dhe shkon në katund e pi raki; nëse ka ndejtur 12 ditë jashtë shtëpisë, (në shërbim. Red.) atëhere edhe pa e pas pyetur udhëheqësin ia kthen shpinën bandës e shkon për nja 4-5 ditë në shtëpi; bën vaki që përsëri kthehet në njësitin e vet. “Aftësia” e shqiptarit për të qëlluar me pushkë (për të marrë shenjë. Red.) është një pallavër. Ai e do gjuajtjen me pushkë, ia ka ënda murmurimën që e shkakton duke shtënë në ajër, por preferon edhe këtë ta bëjë ulur dhe i mbrojtur nga një shtrojerë dhe me kushtrim të përsëdytshëm për ikje. Nga ky pasion lëngon edhe e ashtuquajtura ushtri e rregullt shqiptare, nga e cila- ç’është e vërteta- ka mbetur vetëm edhe një batalion. Këtu e ka gurrën edhe pangopësia e shqiptarit me armatim. Fakti që (në Gjermani. Përkth) municioni prodhohet nga gratë e nga vashat, sa kohë që burrat e të rinjtë shqiptarë dembelosen nëpër kafene dhe pazare duke bërë sehir përreth, në gjendje të kalakryquar të shtatit, nuk zgjon tek këta as mirëkuptim dhe as dëshirë për t’ia vënë ledhin shpenzimit kot së koti të municionit.

Edhe trimëria prej heroi e shqiptarit i
takon mbretërisë së pallavrës. Me një granatëhedhës shqiptarin mund ta
ndjekësh, në një farë mase, nëpër krejt rruzullin tokësor. Shqiptari
merr pjesë në sulm vetëm për aq kohë sa mund të vjedhë ose të plaçkitë
diçka. Për shqiptarin, lufta merr fund atëhere kur ky mund ta vjedhë
ose të plaçkitë një dhi, një um plugu ose një rrotë të makinës qepëse.
Dhe, pas kësaj, ky “me leje të Bajram Begut” shkon në shtëpi të vet. Në
mbrojtje shqiptari është skajshmërisht i ndjeshëm karshi zjarrit nga
granatat. Karshi kushteve të tilla, emërimi me bollëk i korpuseve, i
nënoficerëve dhe i oficerëve është një domosdoshmëri mbi të cilën nuk
mund të kapërcehet. Për 20 shqiptarë duhet të emërohen dy nënoficerë
gjermanë: njëri për të drejtuar dhe tjetri për të mbikqyrur nga prapa.
Sa i përket veshjes (uniformës) ushtruesit (gjermanë) u gjendën shpesh
para vështirësive të njëjta, të ngjashme me ato si para zezakëve.
Shumica e rekrutëve nga provinca i mbathen tashti për herë të parë
këmbët e tyre me këpucë. Për këtë, ata të gjithë ishin krenarë dhe nuk
i zbathnin madje as natën. Mirëpo ata i zbathnin këpucët menjëherë sapo
të dihej se duhet të marshonin gjatë dhe i varnin këto krahëqafë. Por,
menjëherë sapo shqiptari t’ua mbathë këmbëve në ikje, shkurorëzohet edhe
me këpucët dhe i hedh përtej, në mënyrë që zbathur të mund të jetë më i
shpejtë në ikje. Në Shqipëri kumbaria me zmbrapsjen, me ikjen ordinere,
konsiderohet punë e mençur dhe me rëndësi të jashtëzakonshme. Të gjitha
këto fakte e bëjnë më shumë se gjithëherë deri tashti të nevojshme që
së pari të emërohen oficerët dhe nënoficerët dhe pastaj të përmbushen me
rekrutë shqiptarë. Që nga kjo kohë, duke nënkuptuar edhe kohën që duhet
kursyer, mendoj se as mosngritja edhe në vetë luftën e një trupe në
Shqipërinë primitive, nuk na lë gjë keq.
No comments:
Post a Comment