Gara midis Obamës dhe Romney është vlerësuar si “head to head” apo “kokë më kokë”, pasi që të gjitha sondazhet dhe parashikimet nxjerrin një diferencë tepër të ngushtë midis dy kandidatëve presidencial.
Beqir Sina/INA
Amerikanët nesër do të dalin në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin
e ardhshëm të vendit.
Votimet e së martës do të kenë jehonë të madhe dhe se pritet të ketë mbi 180 milion amerikan që do të votojnë për njërin nga dy kandidatët presidencial, Barak Obama dhe Mit Romney. Në votime pritet të dalin mbi 68 për qind e votuesve dhe pritet të jetë jehona më e madhe qysh nga viti 1908, kur votuan 65,7 për qind të trupit votues amerikan të asaj kohe.
Votimet e së martës do të kenë jehonë të madhe dhe se pritet të ketë mbi 180 milion amerikan që do të votojnë për njërin nga dy kandidatët presidencial, Barak Obama dhe Mit Romney. Në votime pritet të dalin mbi 68 për qind e votuesve dhe pritet të jetë jehona më e madhe qysh nga viti 1908, kur votuan 65,7 për qind të trupit votues amerikan të asaj kohe.
Gara midis Obamës dhe Romney është vlerësuar si “head to head” apo “kokë më kokë”, pasi që të gjitha sondazhet dhe parashikimet nxjerrin një diferencë tepër të ngushtë midis dy kandidatëve presidencial.
Mediat amerikane shkruajnë se as Obama dhe as Romney nuk do të kenë një natë të rehatshme, një ditë para votimeve, për shkak të rezultateve të ngushta.
Zgjedhjet në SHBA zhvillohen shtet më shtet, dhe është e rëndësishme që kandidati presidencial të fitojë në shtetet kryesore: sidomos si shtete kyçe llogariten Ohajo, Virxhinia dhe Florida.
Tre nga gjashtë sondazhet përditshme amerikane, të agjencive më prestigjioze kanë treguar kandidatin republikan Mitt Romney me një avantazh të lehtë, një ka treguar të favorizuar Obamën, ndërsa dy tjerë kanë mbetur të pandryshuar.
Por, Obama duket se udhëheq në shtetet e pavendosura. Parashikimet e “Neë America Grove Insight” tregojnë se Obama është me 1 për qind avantazh, 45 për qind, kundrejt 44 për qind për Romney.
Sondazhet e CNN, CBS, NBC News, Wall Street Journal, Resmussen, Marist College, tregojnë se kandidatët janë barazim me nga 48 për qind mbështetje, me pak avantazh për Romney.
Kështu që si për të treguar se çdo gjë do të përcaktohet deri në "votën e fundit" “Rasmussen” i jep dy pikë avantazh Mitt Romnit, sikurse “Public Policy Polling” favorizon Obamën me një për qind në shtetet kyçe.
Të dy kandidatët kanë kërkuar mbështetësve jo vetëm për të votuar, por të nxisin për të votuar votuesit e pavendosur. Megjithë kësaj demokracie të zhvilluar dhe debateve aktive, SHBA-të më 6 nëntor do të kenë presidentin e 45 të vendit.
Ekspertët më të njohur në SHBA thonë se tashmë asnjeri pre dy kandidatëve për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë nuk mund të hyjë nëpërmjet të ashtuquajturave votave të garantuara të elektoratit, pasi si Obama ashtu edhe Romney deri tash nuk "e parakalojnë" në mënyrë të sigurt njëri tjetrin. Asnjëri prej tyre nuk i ka siguruar vetes, sipas parashikimeve deri tani, mbi 240 mandate të Kolegjit Zgjedhor.
Gjithsej në SHBA në zgjedhjet presidenciale të nëntorit do të votojnë 538 mandate të Kolegjit Zgjedhorë - në atë që zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë indirekte. Gjithçka, do të duhet të vendoset në tetë "shtetet e lëkundura, të papërcaktuara" ende me zgjedhjen e tyre. Para, së gjithash në shtetin e rëndësishëm të Ohajo-s, mbasi ky shtet jep 55 vota të zgjedhësve (electors).
Në historinë e SHBA-së as edhe një kandidat i vetëm republikan nuk ka mundur të bëhet president pa i fituar zemrën shtetit Ohajo (Ohio).
No comments:
Post a Comment