Producenti dhe regjisori Ilir Harxhi
këtë vit është pjesëmarrës me filmin artistik me metrazh të shkurtër në
Festivalin e 13 të Filmit Shqiptar. Ai konkurron me filmin “Shkallët” në
festival, i cili deri më tani ka fituar katër çmime në disa festivale
të tjerë ku ai ka qenë në pjesëmarrës.
Një ditë pas shfaqjes së filmit në festival, dje në konferencë shtypi regjisori i filmit Ilir Harxhi u shpreh se i vjen keq që festivali i filmit shqiptar që organizohet pas gjashtë vitesh ka shumë probleme në organizim. Sipas tij, ka probleme me shfaqjen e filmave, shikohet që nuk ka interes në publik, por dhe mungesë materiale për tu informuar mbi festivalin. Ndryshe nga festivalet private që zhvillohen në vendin tonë, producenti dhe regjisori për këtë festival pohon se mungojnë të ftuarit, edhe pse është një festival që i përmbledh të gjithë shqiptarët dhe janë gjashtë vjet krijimtari. Më tej regjisori u shpreh se është një situatë që nuk të ngroh aspak nga ana organizative, kur sipas tij festivali është më fonde publike dhe duhet të kishte më shumë vëmendje.
-Në këtë festival ju konkurroni me filmin “Shkallët”, çfarë mund të na thoni për pjesëmarrjen tuaj?
Një ditë pas shfaqjes së filmit në festival, dje në konferencë shtypi regjisori i filmit Ilir Harxhi u shpreh se i vjen keq që festivali i filmit shqiptar që organizohet pas gjashtë vitesh ka shumë probleme në organizim. Sipas tij, ka probleme me shfaqjen e filmave, shikohet që nuk ka interes në publik, por dhe mungesë materiale për tu informuar mbi festivalin. Ndryshe nga festivalet private që zhvillohen në vendin tonë, producenti dhe regjisori për këtë festival pohon se mungojnë të ftuarit, edhe pse është një festival që i përmbledh të gjithë shqiptarët dhe janë gjashtë vjet krijimtari. Më tej regjisori u shpreh se është një situatë që nuk të ngroh aspak nga ana organizative, kur sipas tij festivali është më fonde publike dhe duhet të kishte më shumë vëmendje.
-Në këtë festival ju konkurroni me filmin “Shkallët”, çfarë mund të na thoni për pjesëmarrjen tuaj?
Filmi “Shkallët” ka 4 vjet që është
bërë, dhe pas premierës u vlerësua në Maqedoni, në TIFF, por dhe në një
festival filmi që u bë në Kosovë. Filmi ka shkuar në gjashtë festivale
dhe ka marrë 4 çmime. Ndërsa pas çmimit që mora në Francë me filmin unë
kam pasur ftesa që të merrja pjesë dhe në festivale të tjera si në
Australi, Amerikë, etj, dhe nuk kam shkuar sepse mendova se kjo pjesë
është ezauruar. Unë di që kam një film të mirë me të gjithë komponentët.
Duke qenë se për fat të mirë në juri janë dy emra që vijnë nga Kosova
për vlerësimin e filmit artistik me metrazh të shkurtër, besoj se ata do
të dinë të vlerësojnë bazuar mbi vlerat që kanë prodhimet
kinematografike.
-Deri tani çfarë mendoni për Festivalin e 13 të Filmit Shqiptar, mënyra se si është organizuar ai?
Çudia më e madhe në këtë festival është
se mungojnë dhe programet për festivalin. Më dhanë një program të
festivalit dhe unë ia dhashë dikujt tjetër, por nuk gjeja dot më
program, pasi mungonin. Ne pjesëmarrësve në festival na dhanë një çantë
që kishte vetëm një katalog, i cili në fakt ka dhe një cilësi të dobët
dhe kishim dhe një program. Ka një mungesë të theksuar materiali mbi
festivalin. Për mua ky është festivali më i varfër nga ana organizative.
Nuk e di se si mund ti kenë pasur problemet me fondet, por duke menduar
që ky festival bëhet pas gjashtë vitesh mendoj se duhet të kishte pasur
më shumë organizim dhe vëmendje. Festivali i 13 i Filmit Shqiptar me aq
sa kam parë deri tani ka shkuar në një lloj derexheje ku nuk ke asnjë
lloj mjeti propagandistik, nuk gjen asnjë copë letër që të shohësh
programin, kjo më duket e habitshme. Katalogu ishte një botim pa cilësi,
foto me ngjyra apo dhe bardhë e zi, kishte dhe foto që ishin sterrosur
shumë.
-Po sa i takon shfaqjes së filmave, çfarë mund të na thoni?
Ka pasur jo pak probleme dhe me shfaqjen
e filmave. Kishte filma që u tha se do të ketë kualitet ku do të
shfaqeshin dhe në HD, por kishte probleme. Kishte filma që nuk hapeshin,
apo që nuk ishte bërë mirë seleksionimi nga organizatorët, të cilët
vinin tek ana teknike e filmit brenda ditës, ndërkohë që duhet ta kishin
menduar më herët këtë në kinemanë që shfaqeshin filmat. Përmend këtu
filmin e 100 vjetorit, i cili nuk hapej blurei, dhe një nga producentët
për fat e kishte në një flesh 15 giga, dhe u fut fleshi në punë që u dha
filmi, në rast të kundërt do të kishte dështuar shfaqja e tij. Duket se
deri tani festivali veç këtyre problemeve që unë përmenda ka sjellë dhe
jo pak reagim në emrat e kinemasë. Edhe pse nën zë nuk para flasin, e
shikojnë që ka jo pak probleme. Më ka bërë përshtypje kineasti i njohur i
filmit shqiptar Dhimitër Anagnosti, i cili u largua i indinjuar nga
festivali. Po prisnin të shfaqej filmi “100 vjet hymni i flamurit” dhe
ai ishte i pranishëm për ta parë, por programi u bë rrumpallë. Filmi që
ishte planifikuar të shfaqej në orarin e caktuar në program u shty për
shkak se duhej të prisnim të vinte ministri, pasi kishte dëshirë
ministri ta shikonte. Ata njerëz që kishin interes ta shikonin u
larguan, pasi u ndryshua programi, por programi i festivalit ishte i
vendosur dhe nëse ministri kishte dëshirë të vinte dhe ta shikonte, por
nuk duhej të ishte bërë një lëmsh me programin. Por edhe pse u bë e
gjithë kjo me programin, ministri nuk erdhi që ta shikonte filmin. Nuk
merrej vesh se çfarë fillonte dhe çfarë mbaronte në festival. Dita e
parë e festivalit të filmit ishte një organizim i ç’organizuar, prit
ministrin dhe asgjë në program.
-Ju konkurroni në këtë festival
me filmin “Shkallët”, ndërsa keni marrë pjesë dhe në festivale të tjerë
që janë zhvilluar, mund të bëni një krahasim mes tyre?
Mungojnë të ftuarit në Festivalin e 13
të Filmit Shqiptar, edhe pse është një festival që i përmbledh të gjithë
shqiptarët, janë gjashtë vjet krijimtari. Është një situatë që nuk të
ngroh aspak. Të vjen keq që sallat janë bosh nga publiku dhe shikon që
ka dhe një organizim tjetër që për mua është sërish ç’organizim. Kam
parë një farsë të çuditshme në festival. Erdhën nxënës shkollash dhe nuk
e mori vesh i pari të dytin, u bë një rrëmujë që nuk merrej vesh. Dy
filma që desha ti shikoja nuk mundesha, sepse ishte një zhurmë e madhe,
ishte dhe një fjalor jashtë etikës tek nxënësit. Me sa dimë këtu ka një
produksion privat që merret me festivalin, i cili dhe përgjigjet për
organizmin e tij, por këtu shikoj dhe QKK prezent dhe duket që janë
bashkë për mbarëvajtjen e festivalit.
-Çfarë mund të na thoni për projektet tuaja në fushën e kinematografisë gjatë këtyre viteve?
Sa i takon projekteve të mia në fushën e
kinematografisë, unë kam pasur disa projekte dhe kam bashkëpunuar me
profesionistë, dhe tashmë dhe si regjisor dhe si producent. Kam
angazhuar njerëz në punë dhe kjo kundrejt pagesës që duhet. Kam
bashkëpunuar me Jani Duron, Petrit Rukën, Ruzhdi Pulahën, etj. Në katër
vite unë kam katër projekte gati, dhe kisha menduar që të bëja diçka në
fushën e filmit, por kjo gjë nuk bëhet e mundur. Edhe pse kryetari i
QKK, Artan Minarolli thotë që vendos bordi në qendër sa i takon
projekteve, mendoj se sistemi që ka zgjedhur ai është i zhdrejtë nga
sistemi i mëparshëm, që në një farë mënyre ka qenë debat brenda bordit
për vlerat dhe në debat e sipër kishte dhe argumente, dhe ai që merrte
më shumë argumente për atë binin dhe dakord në projekt dhe merrte
aprovimin siç ndodhi dhe me filmin “Shkallët”. Minarolli futi një metodë
të mbrapshtë, sepse aty kishte dhe njerëz që nuk diskutonin aspak mbi
filmin. Pasi iku kjo fazë, ai bëri një fazë ku dukej sikur njerëzit
hanin gjithë ditën fara si gardalinat, dhe nuk besoj se do i kenë
lexuar. Unë kam çuar katër projekte deri tani në QKK dhe më janë hedhur
poshtë, por këto projekte kur i kanë lexuar njerëzit që kanë bërë
historinë e kinemasë më kanë thënë që janë të mirë, përmend këtu
skenarin e filmit “Shoferi” të Pëllumb Kullës, apo “Rruga që nuk të çon
gjëkundi”, “Paguaj unë”, etj. Unë i qëndroj asaj që kam thënë dhe disa
herë të tjera mbi QKK, që këtë sistem të mbrapshtë e bëri kryetari i
saj. Unë nuk marr pjesë më me projekte filmike në QKK sa kohë do të jetë
kryetar i saj Artan Minarolli, sepse jam zhgënjyer shumë nga mënyra se
si punohet sot atje. Intervistoi: Julia Vrapi-Çfarë mund të na thoni për projektet tuaja në fushën e kinematografisë gjatë këtyre viteve?
No comments:
Post a Comment