Nga Andi Bejtja
Duket qartë që LSI po fryhet dhe po tregon muskujt.
Brenda një harku kohor relativisht të shkurtër, Lëvizja Socialiste për
Integrim e pakësoi opozitën aktuale me dy deputetë, duke e çuar numrin e
deputetëve të saj në 19 dhe duke shpresuar e duke thënë nën zë, se ky
numër do të rritet akoma më shumë, ndonëse pa specifikuar nga cili krah
do të vinë deputetët e tjerë. I pari u largua një republikan, së fundmi
dhe një ish-socialist që e kishte dhe vetë të qartë që nuk kishte lidhje
me demokratët, si socialist Kadeli.