Kundërshtarët e Bashës në PD festuan dje në malin e Dajtit
Kryeministri Rama sfidon liderin e opozitës Basha që në përballjen e parë
Fitorja e Partisë Socialiste për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë në Korçë është fitore e drejtpërdrejtë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës. Edi Rama me sa duket është përbetuar se do të vlerësojë çdo përballje me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha, qofshin këto zgjedhje parlamentare, lokale, komunash, bile edhe në komunën më të largët.
Ky përbetim është konkluduar me rrugëtimin e Ramës
drejt Korçës me gjithë armatën e kabinetit të tij për të sfiduar Lulzim
Bashën me një fitore të padebatueshme, më të thellë se ajo e 23
qershorit. PS mori në Korçë 76 për qind të votave, duke e shkatërruar
krejtësisht liderin e opozitës që në duelin e parë. Ky rezultat për
PD-në nuk është marrë as në vitin e mbrapshtë ‘97. Rezultati më sfidues,
bile edhe sikur të ishte vetë Sali Berisha tani në krye të PD-së e
ndonëse i dërrmuar nga 23 qershori, përsëri nuk mund të dilte me një
rezultat kaq trishtues. Në kampin e PD-së duket se kanë qenë të
përgatitur për humbje, por jo me një rezultat kaq të thellë.Kryeministri Rama sfidon liderin e opozitës Basha që në përballjen e parë
Fitorja e Partisë Socialiste për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë në Korçë është fitore e drejtpërdrejtë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës. Edi Rama me sa duket është përbetuar se do të vlerësojë çdo përballje me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha, qofshin këto zgjedhje parlamentare, lokale, komunash, bile edhe në komunën më të largët.
Mbështetës të PD-së e argumentojnë këtë parashikim me faktin se kryetari i ri i PD-së nuk ka zbarkuar në fundjavë në Korçë, por ka preferuar që gjatë fundjavës të qëndrojë në Tiranë. Në të vërtetë, analistët thanë se kjo është një përballje-test mes Ramës e Bashës, por asnjëri nuk parashikoi një fitore kaq të thellë për kryeministrin. Kundërshtarë të Lulzim Bashës në selinë blu, nën zë, kanë konfirmuar se kryetari i PD-së nuk është angazhuar seriozisht me zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë së Korçës për faktin se një fitore në Korçë e kandidatit të PD-së do të zëmëronte Edi Ramën dhe do të rrënonte ditën e hënë pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës në ujin e ftohtë në Vlorë.
Mundet të jetë disi e vërtetë kjo, pasi shiritat e policisë përreth pallatit të vjehrrit të Lul Bashës dhe disa të tjerëve janë vendosur që dy ditë para zgjedhjeve. Ndërsa mbështetës të Bashës, edhe këta nën zë kanë bërë të ditur në rrethin e tyre të të besuarve se Lulzim Basha i ka lënë çdo gjë në dorën e njërit prej grupit kundërshtar, Ridvan Bodes, për t’i treguar këtij të fundit se vazhdon të thellojë përgjegjësinë e humbjes për Korçën dhe pretendimet për t’u rizgjedhur sekretar i përgjithshëm apo anëtar kryesie janë të pakta. Edhe kjo mundet të jetë e vërtetë, porse zot shtëpie në PD është Lulzim Basha e jo Ridvan Bode, i cili nuk ka ndonjë simpati të madhe për kryetarin aktual të PD-së, bile futet në grupin e quajtur “grupi Olldashi- Patozi”. Dje në selinë blu shumë emra deputetësh demokratë theksonin që, nëse kryetari Basha do të manifestonte shenjat e një lideri përbashkues, duhej të kishte qëndruar ditë-natë në Korçë me të gjithë deputetët me emër dhe krahë përkrah Sokol Olldashit, i cili njihet si njeriu më praktik për fushatë zgjedhore.
Pavarësisht se çfarë thuhet në kampin e PD-së, kjo është një humbje marramendëse për PD-në dhe në veçanti për Lulzim Bashën. Me këtë fitore, Edi Rama e ka kthyer PD-në e kundërshtarit të tij në një OJQ. PD-ja humbi jo vetëm se ka përballë një dyshe politike Rama-Meta të blinduar dhe populiste, por edhe prej divergjencave e sherreve që ka brenda selisë blu. Aq i vërtetë është ky sherr në PD, aq sa dje në një prej restoranteve luksoze në malin e Dajtit kanë drekuar duke festuar një grup deputetësh kundërshtarë të Lulzim Bashës. Në realitetin e politikës së ditës, zgjedhja e kryetarit të Bashkisë nuk ishte thjesht një fushatë për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë së Korçës, por ishte edhe sfidë midis kryetarit të ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me aleancën e re, Rama-Topi. Kësisoj, këtë radhë, fitores Rama-Meta i është bashkangjitur edhe aleati i ri Bamir Topi.
Nëse të djathtët e Lulzim Bashës i janë bashkëngjitur në votim FRD-së së Bamir Topit, atëherë humbja e PD-së është e trishtueshme për liderin e ri Lulzim Basha. Kjo për faktin se redukton numrin e mbështetësve të PD-së për “beteja politike” në të ardhmen. Pikërisht, për këtë fakt, fitorja e Edi Ramës duket e trefishtë, fitore për PS-në, përçarje të së djathtës, si dhe dobësim të PD-së. Në këtë situatë, rrinë e presin përballë selisë së PD-së, pak afër Lanës, deputetët kundërshtarë të kreut të selisë demokrate. Siç duket, edhe shikimi i egër i Sali Berishës kundrejt tyre nuk e tut më këtë grupim solid të kryesuar nga Sokol Olldashi, dhe duhet pranuar se është bërë gabim fatal gjatë fushatës së zgjedhjes së kryetarit të PD-së, duke e vjedhur dhe turpëruar me vota “anëtarësh” të PD të shtuar një javë para ditës së zgjedhjeve. Lulzim Basha mbetet një intelektual i nivelit të lartë, por një lider me tendenca holandeze e sikur luan në një terren të Luksemburgut. Vetëm një bashkim i hapur e pa hile, mes tij dhe grupit Olldashi, mund ta rikthejë PD në ditë më të mira për të qenë një opozitë efiçente në betejat politike me mazhorancën. Kjo edhe për faktin se mazhoranca po shtohet frikshëm në numra, dhe Korça e pardjeshme tregoi se po rritet edhe në vota popullore.
Edi Rama ka sfiduar Lulzim Bashën! Madje e ka sfiduar pa angazhimin e drejtpërdrejtë të Ilir Metës. Kjo është hera e parë që fytyra e Lulzim Bashës nuk buzëqesh në politikë. Humbja e zgjedhjeve parlamentare ndoshta i ka ngrirë buzëqeshjen për një moment Lulzim Bashës, si ish-ministër, kryetar bashkie, anëtar kryesie, por zgjedhja e tij lider i PD-së, i ka kthyer menjëherë buzëqeshjen. Ndërsa, këtë radhë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është i ndërgjegjshëm se duhet shumë kohë dhe shumë punë për t’iu rikthyer buzëqeshja. Ky rezultat ka humbur shpresat tek demokratët për fitore të shpejtë të PD-së. Rezultati i Korçës mund të ndikojë në forcimin e pushtetit të Bashës me të tijtë në Korçë dhe të largojë Boden si Sekretar i Përgjithshëm apo anëtar kryesie, por do të ketë vështirësi për të forcuar pushtetin e tij dhe në veçanti për të përzgjedhur me të besuarit në strukturat e larta të PD-së, siç janë këshilli kombëtar dhe kryesia e PD-së. Të mos harrojmë se Sokol Olldashi, Astri Patozi, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, janë “kocka” të forta dhe me shumë mbështetës në PD! Edi Rama ka pasur një dëshirë të tmerrshme për ta sfiduar Lulzim Bashën edhe për inatin e marrjes së bashkisë së Tiranës, kur ishte 10 vota plus. Kjo është edhe një betejë e liderëve të brezit të ri.
Natyrisht, kjo betejë midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës sapo ka filluar, ndërkohë që policia e Shtetit ka rrethuar dhe mban me shirita bllokimi pallatin e vjehrrit të liderit të opozitës. Ende nuk dihet nëse është rrethuar për presion politik për ta detyruar kreun e PD-së të ulet në një marrëveshje politike apo në ditët në vijim shteti do të tregojë forcën e tij. Por problemi i këtij pallati në Vlorë është më shumë se thjesht një pallat! Aty do të shikohet sa është në gjendje kryeministri Rama të vendosë ligjin, nëse është shkelur, pasi nuk kemi të drejtë ta themi se ka shkelje ligji, sepse ka organe të specializuara për të thënë fjalën e fundit. Pas Korçës, pallati në Vlorë duket si beteja e dytë mes Ramës e Bashës. Deri tani janë 1-0 për Edi Ramën. Por beteja e pallatit të rrethuar mund të sjellë një 4-0 për Ramën ose një rezultat 1-3 për Bashën, pasi fitorja në këtë rast është me tre pikë, si në futboll!
No comments:
Post a Comment