Kryengritja
Shqiptare e vitit 1913 përfaqëson preludin heroik të qëndresës dhe të
luftës shekullore të shqiptarëve në ish Jugosllavi për çlirim dhe të
drejta kombëtare. Sipas autorit, traktati Turko-Bullgar mbeti i sigluar,
sepse projektimi i një lufte të tretë ballkanike në prag të Luftës
Botërore as nuk mund te mendohej. Pavarësisht nga fati i tij, ai mbetet i
vetmi traktat që merrte parasysh qoftë dhe pjesërisht interesat
legjitime të shqiptarëve mbi trojet e tyre etnike.
Me çështjen e kufijve të shtetit shqiptar të porsa-njohur Konferenca e
Londrës u mor shumë gjatë. Dhe kjo përfaqëson pjesën më të dhimbshme të
këtij forumi të diplomacisë ndërkombëtare për shqiptarët. Porse, nuk
mund të mos përmendim që po në këtë konferencë fuqitë evropiane njohën,
falë Shën Adriatikut, dhe pavarësinë e Shqipërisë, çka nuk mund të
injorohet kurrsesi. Pas përgjysmimit të trupit të Shqipërisë me vendimet
e padrejta të marsit dhe të gushtit të vitit 1913 nuk do të hedhim
poshtë dhe vendimin e 29 korrikut të po atij viti, e cila njohu
pavarësinë Shqipërisë. E shohim të nevojshme ta theksojmë këtë fakt
sepse gjatë këtyre muajve në Shqipëri në mjaft artikuj të shtypit dhe në
ndonjë veprimtari shkencore vendimi shumë i rëndësishëm, madje, jetik
për të ardhmen e shtetit shqiptar ngatërrohet keqas me vendimet e
sipërpërmendura të Fuqive të Mëdha, të cilat e sakatuan Shqipërinë
pavarur.
E pasaktë është gjithashtu të pretendohet se vendimet për copëtimin e trojeve shqiptare qenkan sanksionuar në një traktat të Londrës të vitit 1913, të cilin bëhet thirrje t’i jepet fund më 2013. Me sa duket, ngatërrohen vendimet e Konferencës së Ambasadorëve me Traktatin e Fshehtë të Londrës të vitit 1915, i cili parashikonte fundin e pavarësisë shqiptare dhe copëtimin e plotë të shtetit shqiptar. Këtë traktat populli shqiptar, duke përfituar nga koniunktura e re ndërkombëtare pas Luftë së Parë Botërore, e hodhi poshtë me Luftën e Vlorës dhe me vendimet e Kongresit të Lushnjës.
Vendimet e vitit 1913
Për të pasur mire parasysh rëndësinë e vendimit të 29 korrikut 1913 mjafton të sjellim para jush, veç të tjerash, direktivën që u jepte Pashiqi përfaqësuesve të Serbisë në kryeqytetet e Fuqive të mëdha të Europës: “ja të shuhet Shqipëria, ja të bëhet sa më e vogël dhe e paaftë për të jetuar” (?!)
Mbi bazën e këtij perceptimi të cunguar të vendimeve të Konferencës së Londrës edhe në Tiranë më 20 shtator 2013 u mbajt një veprimtari me temë “Konferenca e Londrës, padrejtësia më e madhe e shekullit për Dibrën dhe Shqipërinë”, organizuar nga Bashkësia Dibrane dhe Unioni i Krijuesve Dibranë. U fol dhe për dibranët e shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre, të cilët gjetën strehë dhe mikpritje pikërisht në atë pjesë Shqipërie të njohur më 29 korrik 1913 në Londër nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha.
Kosova, Shqipëria Lindore dhe anët veriperëndimore të saj, si dhe Çamëria, vatra të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare, midis tyre dhe Dibra e kuvendeve dhe e kongreseve historike të Rilindjes (1878, 1880, 1909), nuk e meritonin fatin historik që i caktuan përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Konferencën e tyre të Londrës më 1913, pa dëgjuar zërin e përfaqësuesve legjitimë të popullit shqiptar.
Nga ana tjetër, banorët e këtyre trevave, sikurse mbarë populli shqiptar nuk ua patën borxh të gjithë atyreve që u vunë në shërbim të armiqve të kombit tonë në të gjithë atë vorbull të pazarllëqeve diplomatike të Fuqive të Mëdha dhe të monarkive të Ballkanit në kurriz të trojeve të tyre. Kryengritja e Shtatorit e vitit 1913 kundër zgjedhës serbe vërtetoi padrejtësinë e vendimeve të Konferencës së Londrës përsa i takon kufijve të shtetit shqiptar. Hodhi poshtë pretendimet e fqinjëve tanë për justifikimin e synimeve të tyre aneksioniste, veç të tjerash, me kinse misionin e tyre qytetërues mbi shqiptarët, të quajtur prej tyre, primitivë e, madje, të egjër.
Në rrafsh ballkanik kjo kryengritje shpalosi, sapo shpërtheu, forcën dhe peshën e faktorit shqiptar në zhvillimet politike ndërshtetërore dhe ndërnacionale në gadishullin tonë, fill pas vendimeve të Konferencës së Londrës. Këtë faktor, aleatët ballkanikë nuk e kishin marrë në konsideratë dhe e nuk e përfillën gjatë Kryengritjeve të Mëdha të shqiptarëve në vitet 1909-1912 dhe gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Më pas, është i padyshimtë ndikimi i kësaj kreyngritjeje në ecurinë e bisedimeve turko-bullgare që kishin nisur për krijimin e një aleance të re kundër Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ideatorët e saj e patën të qartë se në kontekstin ballkanik faktori shqiptar, tashmë, nuk do të mund të injorohej në të ardhmen në asnjë projekt të tillë. Tjetër problem ishte se në çfarë mase do të përfillej.
Në rrethet politike shqiptare shtypja e egër e Kryengritjes së Shtatorit përforcoi bindjen se në rrethanat e krijuara, të brendshme dhe të jashtme, detyra e çlirimit dhe e bashkimit të trojeve shqiptare nuk mund të zgjidhej pa siguruar aleatë të jashtëm. Kombinimet politike që po projektoheshin midis Perandorisë Osmane dhe Bullgarisë u dhanë atyre një rast të mirë për të vepruar. Interpret aktiv i tyre u bë me autoritetin, përvojën dhe maturinë e vet kryetari i qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali.
Pasojat e Turqisë
Në të vërtetë, pas Luftës së Dytë Ballkanike Turqia e mundur dhe Bullgaria e pakënaqur, me nxitjen e qarqeve të caktuara të Austro-Hungarisë, në vjeshtën e vitit 1913, filluan bisedimet për krijimin e një aleance kundër Athinës dhe Beogradit. Krahas bisedimeve në shkallë qeveritare, u zhvilluan bisedime dhe midis komitetit xhonturk të Stambollit dhe komitetit të verhovistëve bullgarë (“Komiteti epror maqedonas”, i themeluar në Bullgari më 1894 nga elementë liberalë të mërguar nga Maqedonia, i përkrahur nga nacionalistët dhe rrethet monarkiste bullgare si kundërpeshë ndaj organizatave revolucionare demokratike maqedonase) për të organizuar veprime çetash në tokat shqiptare dhe maqedonase të aneksuara prej Serbisë dhe Greqisë.
Angazhimi i Shqipërisë në këto projekte pamundësohej nga statusi i saj i përcaktuar në Londër si shtet asnjanës, nën garancinë dhe kontrollin e Fuqive të Mëdha. Në këto rrethana, si hap i parë për t’ia arritur qëllimit, xhonturqit mendonin të zgjeronin në Shqipëri lëvizjen në favor të princit mysliman. Në qoftë se lëvizja do të kurorëzohej me sukses dhe në se Fuqitë e Mëdha, të vëna përballë faktit të kryer, do ta njihnin princin mysliman në fronin e Shqipërisë, ky, duke ruajtur zyrtarisht asnjanësinë, do të lejonte që në territorin shqiptar të organizoheshin fshehurazi çeta, të cilat do të vepronin në prapavijat e forcave serbe dhe greke.
Me këto plane u bashkuan menjëherë një varg personalitetesh politike shqiptare, çka lehtësoi mjaft punën e grupit të emisarëve xhonturq, të kryesuar nga majori shqiptar B. Grebeneja, heroi i qëndresës së popullsisë shqiptare të aneksuar nga Greqia.
Grupi i pare së bashku me B. Grebenenë arriti nga Stambolli në Shqipëri në muajin tetor për të konkretizuar bashkëpunimin me shqiptarët. Në krahina të ndryshme të vendit u krijuan komitete të fshehta. Këto komitete, në bashkëpunim me emisarët xhonturq, u përpoqën që në lëvizje të përfshiheshin grupe me prirje të ndryshme politike dhe shtresa të ndryshme shoqërore, duke bërë, sipas rastit, një propagandë të diferencuar. Në radhë të parë emisarët xhontruq shfrytyzuan gatishmërinë e shqiptarëve për të çliruar trojet e tyre të mbetura, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës, nën zgjedhën e re dhe për t’i bashkuar ato me Shqipërinë e pavarur. Kjo gatishmëri ekzistonte në mënyrë të veçantë të dhjetra mijë muhaxhirë kosovarë që prisnin me padurim të ktheheshin edhe me luftë në vatrat e tyre. Udhëheqësi i shquar kosovar Hasan Prishtina u bë një ndër aktivistët kryesorë të kësaj lëvizjeje për bashkimin kombëtar.
Projekti i një aleance, në fakt, turke-bullgare-shqiptare synonte për palën shqiptare çlirimin e tokave të robëruara të Kosovës dhe Çamërisë. Prandaj, aksioni gjeti mbështetje edhe nëpër kolonitë shqiptare të mërgimit në Rumani e Bullgari si dhe në atë të Stambollit ku B. Grebeneja zhvilloi një propagandë tepër aktive. Midis tyre u dallua atdhetari i shquar Ibrahim Temo. Ato organizuan një fushatë të gjerë për grumbullimin e mjeteve financiare dhe blerjen e armëve dhe dërgimin e tyre në Shqipëri. Ndërkaq, nga kolonitë u nisën për në atdhe edhe vullnetarë që do të merrnin pjesë në këtë aksion me armë në dorë.
Në nëntor 1913 Fuqitë e Mëdha pranuan përfundimisht që princ i Shqipërisë të ishte gjermani Vilhelm fon Vid, i propozuar nga Austro-Hungaria dhe Italia. Kjo ngjarje pati jehonë të gjerë në rrethet politike shqiptare dhe i dha shkas gjallërimit të konflikteve politike. Rrethet patriotike brenda kufijve të shtetit shqiptar pranuan, në përgjithësi, vendimin e Fuqive të Mëdha, duke ushqyer shumë iluzione te princi gjerman, si simbol i Shqipërisë së pavarur. Të dëshpëruar nga anarkia, që kishte mbërthyer vendin dhe të shqetësuar për fatin e atdheut, këta patriotë shpresonin se princi do ta bashkonte Shqipërinë, do ta shpëtonte atë nga rreziku i copëtimit dhe nga pushteti i reaksionit çifligar dhe do të krijonte kushtet për zhvillimin e shpejtë ekonomik e shoqëror të saj. Ata kujtonin, gjithashtu, se princi i huaj dhe protestant, pra, i pangatërruar në taraflleqet, krahinarizmat, bajraktarizmat dhe, sidomos, në ndarjet fetare në Shqipëri, do të ishte në gjendje të ushtronte me paanësi autoritetin e lartë në dobi të kombit shqiptar. Me këto rrethe u bashkua dhe një pjesë e mirë e çifligarëve, të cilët, nga ana e tyre, kishin besim se princi për qeverisjen e vendit do të mbështetej tërësisht te përfaqësuesit e tyre.
Prandaj, aksioni i sapo ndërmarrë në vend në bashkëpunim me B.Grebenenë në kuadër të aleancës së projektuar turke-bullgare mbeti në mes të rrugës. Midis tyre kishte jo pak prej atyre që deri dje qenë përkrahës të kandidaturës së një princi mysliman. Një politikë me dy faqe luante në këto rrethana Esad Toptani. Ndërsa zyrtarisht u shpall mbështetës i V. Vidit, që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin e tij, nga na tjetër, vijoi të nxiste lëvizjen për një princ me “fes te kuq” me qëllim që ta përdorte në të ardhmen në favor të vet.
B. Grebeneja i kërkoi I. Qemalit në Vlorë pjesëmarrjen e Shqipërisë në realizimin e planeve ushtarake turko-bullgare kundër Serbisë dhe Greqisë. Ai u zotua, në emër të Komitetit xhonturk të Stambollit, siç del nga burime të tërthorta, se në rast fitoreje Shqipërisë së pavarur do t’i ktheheshin Kosova dhe Çamëria. I. Qemali nuk ishte, në parim, kundër bashkëpunimit me Turqinë dhe Bullgarinë. Ai ishte në kontakte me konsullin e përgjithshëm bullgar në Vlorë, Pavllov. Por megjithëse i premtohej kthimi i tokave shqiptare të pushtuara nga shtete fqinjë, I. Qemali, me të drejtë, u tregua i rezervuar dhe nuk dha zyrtarisht pëlqimin e tij.
Megjithatë, I. Qemali i vijoi kontaktet për të përcaktuar të drejtat dhe detyrat që rridhnin nga pjesëmarrja e mundshme qoftë dhe jo zyrtare e Shqipërisë në marrëveshjen turke-bullgare. Me sa duket ai pranoi në parim që Shqipëria të shërbente si bazë për veprimin e forcave ushtarake turke e bullgare, në formë çetash jo të rregullta, në kufijtë e Serbisë dhe të Greqisë. Me këtë hap ai mendonte, gjithashtu, se do të mund ta nxirrte shtetin e ri shqiptar nga izolimi diplomatik, dhe t’i hapte perspektivën zgjidhjes së çështjes kombëtare mbarëshqiptare. Marrëveshja turko-bullgare e sigluar nga të dy palët, në janar të vitit 1914, është dëshmi e faktit se deri në çfarë shkalle u morën parasysh interesat e palës shqiptare të parashtruara nga Kryetari i Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali. Konkretisht: Në nenin IX të këtij traktati pranohej që shtetit të pavarur shqiptar i njihej e drejta për territoret në vijën Ohër, Dibër, Prizren dhe Prishtinë. Çfarë parashikohej në këtë traktat nuk përmbushte tërësisht aspiratat e ligjshme të shqiptarëve, megjithatë ai do të shënonte një hap të madh në drejtim të korrigjimit të padrejtësive të Konferencës së Londrës në kurriz të kombit shqiptar. Diplomacia bullgare me këtë akt diplomatik pranonte që përkatësia etnike e banorëve, të paktën, e trevave të shënuara në traktat, ishte shqiptare.
Përmbajtja e marrëveshjes
Përmbajtja e këtij neni të marrëveshjes turko-bullgare të janarit të vitit 1914 dëshmon që autoritet bullgare dhe organizatat revolucionare bullgare që vepronin në Maqedoni e kishin të qartë se Kryengritja e Shtatorit e vitit 1913 është zhvilluar në vise me popullsi në shumicë shqiptare. Fakti që ndonjë pjesëtar i këtyre organizatave si Nikolla Matov, me prejardhje siç e pranon dhe vetë në kujtimet e tij nga Mati, ku nuk ka pasur popullsi sllave, madje, në kohët e reja, as edhe besimtarë ortodokse, ai iu përgjigj ftesës së udhëheqjes së Kryengritjes dhe të “qeverisë së Dibrës” për bashkëpunim, nuk mund të shpërdorohet. Dëshmi të tilla nuk përligjin fare pretendimet e historianëve në Shkup dhe në Sofje sa të pretendojnë se para 100 vjetësh në ato treva qenka zhvilluar një kryengritje bullgaro-shqiptare apo maqedono-shqiptare. Ata shkojnë aq larg sa që faktorin shqiptar ta nxjerrin në rrafsh të dytë.
Mirëpo projekti i aleancës turke-bullgare, me pjesëmarrjen e padeklaruar të palës shqiptare, me gjithë masat ushtarake që u ndërmorën dhe hapat që u hodhën nuk arriti të realizohej. Marrëveshja për caktimin e V. Vidit në fronin e ri të Shqipërisë e bllokoi këtë nismë të rretheve të caktuara të Vjenës. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, përfshijë dhe përfaqësuesin e Austro-Hungarisë, u njoftua nga konsulli serb P. Gavrilloviç rreth aksionit të B. Grebenesë. Për denoncimin e tij u angazhuan dhe kundërshtarët politikë të I. Qemalit, M. Libohova dhe S. Vlora deri atëherë edhe vetë në lidhje të ngushta me B. Grebenenë, se bashku me E. Toptanin. Me urdhër të KNK-së u shpall, më 6 janar 1914, gjendje rrethimi dhe gjatë kontrollit që iu bë anijeve austriake të ankoruara në gjirin e Vlorës, më 7 dhe 8 janar u gjetën në to 11 oficerë dhe më tepër se 200 ushtarë, shumica shqiptarë të ardhur nga Turqia. Oficerët u arrestuan, ndërsa pjesa më e madhe e ushtarëve u nisën për në Trieste. Në Vlorë u bënë arrestime të shumta. Midis të arrestuarve ishin dhe B. Grebeneja dhe atdhetarë të njohur si Ç. Topulli e të tjerë. KNK e shfrytëzoi këtë rast për të bërë një zhurmë rreth të ashtuquajturit “komplot xhonturk” të qeverisë së Vlorës me qëllim që ta eliminonte kryetarin e saj nga skena politike që para ardhjes së princit të ri. Kësaj propagande i shërbeu edhe gjyqi ushtarak, i cili e dënoi B. Grebenenë me vdekje. Dënimi u kthye në burgim të përjetshëm dhe përfundimisht u fal nga princ Vidi. Ndërsa 23 bashkëpunëtorë të tjerë u dënuan me burgime të ndryshme. Para këtij gjyqi u detyrua të paraqitej dhe vetë I. Qemali (!?).
Në rrethanat e kohës, përfaqësuesit e rretheve politike shqiptare nuk e patën të lehtë, sikurse dhe para Luftës Ballkanike, të hynin në lidhje me përfaqësuesit e popujve fqinjë në ish vilajetet perëndimore të Perandorisë Osmane, të lidhur ngushtë me kryeqytetet e shteteve fqinje. Synimet e tyre territoriale i tejkalonin aspiratat e drejta nacionale të popujve të tyre në kurriz të trojeve shqiptare. Diplomacia e tyre, përjashto Bullgarinë, e pati më të lehtë të lidhej me Esad pashën se sa me Isamil Qemal beun.
***
Janë për t’u përshëndetur nismat vendore për përkujtimin e Kryengritjes Shqiptare të shtatorit të vitit 1913. Kam parasysh veprimtaritë e organizuara ditët e fundit të muajit shtator në Strugë, organizuar nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni. Dega e këtij qyteti, mbështetur nga Komuna e Strugës dhe kryetari i saj, zoti Ziadin Sela. Ka përpjekje për organizimin e tyre dhe në qytete të tjera. Veprimtari të tilla nuk janë siç mund të pretendojë ndonjëri, shprehje e një patriotizmi lokal. Porse është detyrë e dorës së parë e forcave politike shqiptare në Maqedoni që ato të ngrihen mbi bajraktarizmin e tyre partiak dhe të bashkërendojnë dhe të mbështesin nismat shkencore të Shoqatës se Historianëve Shqiptarë ne Maqedoni dhe të katedrave të Historisë në Universitetet e atjeshme. Qëndrimi i njësuar i faktorit shqiptar në Maqedoni do të mundësonte bashkërendimin e forcave më të kualifikuara shkencore për organizimin e një veprimtarie të përbashkët. Në të do të jepej mundësia e trajtimit të Kryengritjes Shqiptare të vitit 1913 në rrafsh problemor, si një e tërë dhe jo të copëzuar, rrjedhimisht në nivel më të lartë shkencor.
Kryengritja Shqiptare e vitit 1913 përfaqëson preludin heroik të qëndresës dhe të luftës shekullore të shqiptarëve në ish Jugosllavi për çlirim dhe të drejta kombëtare. Traktati Turko-Bullgar mbeti i sigluar, sepse projektimi i një lufte të tretë ballkanike në prag të Luftës Botërore as nuk mund te mendohej. Pavarësisht nga fati i tij ai mbetet i vetmi traktat që merrte parasysh qoftë dhe pjesërisht interesat legjitime të shqiptarëve mbi trojet e tyre etnike. Dhe kjo nuk ishte pak po të kujtojmë që pothuajse në të njëjtën kohë me të u nënshkrua Protokolli i mirënjohur i Korfuzit dhe Traktati i fshehtë i Londrës i cituar më sipër pa vijuar më tej.

No comments:
Post a Comment