Zbardhen debatet me dyer të mbyllura të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.
Socialistët
realizuan dje, disa minuta para se të votohej kandidatura e Bashkim
Dedjes për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, mbledhjen për të vendosur
rreth qëndrimit që do të mbanin për dekretin e Presidentit Nishani.
Burime nga Grupi i PS-së zbardhën për gazetën “Panorama” debatin e
zhvilluar në sallën e seancës plenare. Gjatë kësaj mbledhjeje, që zgjati
rreth 30 minuta, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka
deklaruar votën kundër Bashkim Dedjes, duke thënë se ky i fundit është i
përfshirë në koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve. Por debati ka
vijuar më tej mes Kryeministrit Rama dhe deputetit të Shkodrës, Tom
Doshi, për emërimet që janë bërë në Tatime dhe Dogana, për koncesionet
dhe për emërimet në Polici.
Doshi
ka kërkuar nga qeveria që të mbajë premtimet dhe të zhbëjë monopolin e
ngjyrosjes së karburanteve, pullave fiskale, Lotarinë Kombëtare dhe
HEC-et. Ai akuzoi ministrat se po mbrojnë biznesmenë të caktuar, që
sipas tij, po gëzojnë të njëjtat koncesione si kur ishte PD-ja në
pushtet. Por Rama ka debatuar me deputetin e Shkodrës duke thënë se çdo
gjë do të bëhet duke ndjekur një strategji të caktuar dhe se po të
prishen kontratat në mënyrë të njëanshme, atëherë qeveria rrezikon të
humbasë miliona në Gjykatën e Arbitrazhit. Po ashtu Rama ka kërkuar nga
deputetët mbështetje për ministrat dhe ka shpjeguar pse PD duhet të
votojë pro kandidaturës së Dedjes.
Debati në mbledhjen e Grupit të PS
Gramoz Ruçi:
Çështja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese duhej shqyrtuar në
mbledhjen e Grupit. Votimi sipas Rregullores është nominal për t’i dhënë
mbështetjen, ndaj dhe kjo ishte arsyeja e kësaj mbledhjeje. Dakord?
Ben Blushi: Si do votojmë? Pro apo kundër?
Bashkim Fino: Do të japim argumente?
Erjon Braçe:
Për çështjen e ngjyrosjes së karburanteve, që ne si Grup Parlamentar
kemi kontestuar, unë kam 4-5 muaj që merrem me këtë çështje dhe më
rezultojnë dy gjëra. Në gjykatë janë ndarë para dhe ky zotëria me këtë
çështje ka gënjyer dhe ka investuar karrierën nëpërmjet kësaj çështjeje.
Çështja për të cilën flasim është një çështje me karakter tërësisht
publik. Për çdo tre lekë për litër karburant që ngarkohet për një
shërbim ngjyrosje, ose 7 lekë, ky koncesion për një litër karburant që
ngarkohet, pa kthyer në asnjë shërbim pas për qytetarët e Shqipërisë, ka
ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët për interesin e qytetarëve. Mua
më mjafton ky rast që të vërtetoj që ky gjykatës është apo jo në shërbim
të interesit të qytetarëve. Në këtë rast ky gjyqtar që ka ndikuar dhe
në vendimmarrje në Gjykatën e Kushtetuese, këtë herë për këtë çështje
vendimi i marrë apo që është shpallur ka qenë drejtpërdrejt në interes
të një kompanie, e cila mbetet okulte dhe sot e kësaj dite dhe që
përfiton nga ky koncesion të paktën 20 milionë dollarë në një vit. Kjo
kompani, për shkak se ngjyros dhe karburantin që prodhohet në vend dhe
nga kompani të tjera, përfitimi i kësaj kompanie është 300 milionë
dollarë në vit. Unë nuk jam i gatshëm ta votoj këtë gjyqtar. Dhe për
këtë arsye, dhe e përsëris, dhe për arsye të ndarjes së parave brenda
asaj gjykate. Dhe për arsye se ky zotëria, për karrierën e tij në
Gjykatën Kushtetuese vazhdon t’ia dijë për nder Zenit. Në qoftë se ia di
për nder karrierën e tij Zenit, të shkojë të marrë votat e Zenit.
Tom Doshi:
Ne duhet me ia tregu shqiptarëve kush është dhe se do të anulojmë të
gjitha koncesionet. Ne e dimë mirë kush i ka marrë koncesionet. I ka
marrë Zamir Mane. Qeveria po e mbron Zamir Manen, nuk po i bie. Të
gjitha këto koncesione, që nga lojërat e fatit, ngjyrosja e karburantit
dhe te Lotaria Kombëtare, të gjitha, ai po i merr dhe po i gëzon sikur
është në kohën e vet. Prandaj po ju them që ministrat tanë e mbështetin,
deputetët tanë e mbështetin, Kryeministri e mbështet, dhe unë votën
time e kam kundër.
Edi Rama:
Më fal, fole ti? Herë tjetër më mirë t’i mendosh këto gjëra. Mendoj
unë. Ajo që do t’i thosha Erjonit është që, pavarësisht vendimit të
Gjykatës, ne jemi zotuar, qoftë për ngjyrosjen e karburanteve apo qoftë
dhe për pullat fiskale, ne do ta liberalizojmë tregun. Ne kemi thënë në
fushatë çfarë do bëjmë, dhe do t’i bëjmë. Por këto nuk po bëhen për një
arsye, kemi rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të marrëveshjeve dhe të
koncesioneve që janë bërë, dhe po merremi me studimin, por, nga ana
tjetër, nuk mund t’i pasurojmë sepse janë shuma marramendëse që mund të
ikin nga Arbitrazhi. Nuk janë të lehta për t’u rrëzuar dhe po punohet
intensivisht dhe krejtësisht kundërt asaj që spekulohet dhe në mënyrë
tendencioze ministrat absolutisht nuk janë të angazhuar të merren me
çështjen e Lotarisë Kombëtare apo për çështjen e të drejtave të dhëna në
mënyrë arbitrarisht si të drejta ekskluzive, por për të rivendosur
normalitetin. Kjo është e sigurt dhe më vjen keq që ka informacion dhe
ka më shumë lartësi pala tjetër. Ata e dinë mirë, prandaj bërtasin.
Lidhur me votimin, ne këtu nuk po zgjedhim një gjykatës, por thjesht dhe
vetëm ne po hyjmë në votim në lidhje me një zgjedhje brenda kuorumit të
Gjykatës Kushtetuese. Dhe ndërkohë jeni në prag të votimeve të tjera
për Gjykatën e Lartë. Se dakord po e marrim që do votojmë kundër. Ç’do
të vijë? Do vijë një tjetër dhe do të krijojmë një konflikt të
panevojshëm. Në mënyrë që të jemi krejtësisht të lirë, që pastaj kur të
vijë puna për të vendosur për gjykatësit, të mos pranojmë asnjë
kandidaturë që nuk i përmbush kërkesat. Për më tepër, mos harroni, jemi
në një terren shumë të vështirë sepse jemi nën një presion që vjen duke u
rritur nga BE-ja, për ndryshimet, për vendimet që merren. Kështu që me
këtë votim ne japim një shembull duke i thënë që s’kemi problem të
votojmë edhe kandidatura që nuk vijnë nga kampi i përgjegjshmërisë sonë.
Kjo është arsyeja. Shqetësimi i ngritur nga Erjoni është shumë serioz,
është real. Është e vërtetë që ka një situatë skandaloze me atë
koncesion dhe ne kemi vendosur edhe strategjinë me të cilën do të
merremi me të. Mos harroni dhe kini parasysh që çdo dosje, sidomos këto
të hidrocentraleve, janë të blinduara paraprakisht. Aq më tepër që pas
zgjedhjeve ne folëm aq shumë, sa që të gjithë kanë rendur që t’i
rikopsitin dhe të bëjnë çdo gjë. Ne nuk do të tërhiqemi, por mund ta
bëjmë këtë gjë me minimumin e kostos, që do të thotë se sa më shumë
kujdes të kemi, aq më pak para do të paguajmë. S’ka kuptim që të godasim
që sot koncesionet sepse më pas shteti do të paguajë miliona për dëmet.
Këtë ne nuk dëshirojmë ta bëjmë sot me entuziazëm të madh dhe pas një
viti të gjendemi rrugëve të gjykatave.
Tom Doshi: Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve janë mbushur me njerëz të PD-së. Ka
edhe në Polici. Ata kanë më shumë informacion se ne.
Edi Rama:
Edhe një herë, ta them miqësisht, ta them vëllazërisht, po ta them si
kryetari yt, po ta them si Kryeministri yt. Unë jam krenar për çfarë
kemi bërë deri më sot. Dhe po ta përsëris ty dhe gjithë të tjerëve:
çfarë jemi zotuar në raport me këto çështje, ne do t’i bëjmë. Nuk jemi
zotuar t’i bëjmë për 40 ditë, nuk jemi zotuar as t’i bëjmë për 58 ditë.
Ne jemi zotuar që do ta bëjmë. Kemi anuluar thuajse të gjitha
marrëveshjet dhe koncesionet e dhëna mbas 23 qershorit, që i kemi gjetur
gati…
Rama-Doshit: Nuk mund të fus në dogana njerëz me precedentë penalë
Punesimi i njerezve, ne menyre te vecante ne Tatime e Dogana ka qene nje nga ceshtjet e debatit te djeshem ne mbledhjen e Grupit te PS-se.
Deputeti
Tom Doshi ka ngritur shqetesimin se Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve
janë mbushur me njerëz të PD-së. Rama, ne pergjigje te Doshit ka thene
se aty nuk mund të shkojnë kandidatë njerëz me dosje penale, që kur i
kërkohet pastaj dëshmia e penalitetit, tërhiqen.
Duke iu referuar denoncimit te opozites, sipas te ciles kreu i Policise ka qene numerues, Rama ka terhequr vemendjen per kujdes.
“Një
njeri që të jetë numërues është detyrë qytetare në këtë rast, por kjo
është për të kuptuar se ata merren me çdo person, me çdo detaj, në çdo
fushë, në çdo zyrë. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që nga njëra anë ta
forcojmë këtë strukturë, nga ana tjetër nuk mund ta katandisim që
partnerët ndërkombëtarë të na lënë pa mbështetje”, ka thene Rama
No comments:
Post a Comment