S
FRD e Bamir Topit do të përfaqësohet në qeverinë “Rama” me dy poste Zv/ministrash dhe dy Drejtori.
Lajmi
i u bë i ditur nga vetë Topi. Dje, në të njejtën kafene, ku Edi Rama
bëri një mbledhje qeverie me ministrat e tij (te ish-shtëpia Enver
Hoxhës, pranë zyrave të Shekullit të Koço Kokëdhimës) ka bërë një
mbledhje edhe Bamir Topi me një pjesë të bashkëpunëtorëve të tij.
Duke
gjetur edhe sebepin për zgjedhjet lokale për Korçën, Topi konfirmoi
aleancën për Partinë Socialiste
duke treguar se ai nuk ka dashur asnjë
herë të bëjë aleancë me Partinë Demokratike. Topi, gjithashtu gëzoi pa
masë bashkëpunetorët e tij, duke deklaruar se se Edi Rama e shperbleu me
dy poste Zv/ministrash dhe dy Drejtori.
Bëhet
fjalë për Zv/ministrin e Brendshëm dhe Zv/ministrin e Integrimit. Topi,
më në fund ka konfirmuar aleancën e hershme me Ramën.
No comments:
Post a Comment