Secila palë ka variante të ndryshme për historinë. Të dyja, kanë dhënë variantin e tyre, tërësisht të ndryshëm, nëse ka pasur ose jo një lidhje mes vajzës së Kadaresë dhe djalit të Janullës
Pasi e ka rrëfyer sa herë në faqet e shtypit apo në ekranet e
televizioneve, Janulla Rrapi, i rikthehet sërish historisë së 30 viteve
më parë, por kësaj here përmes një libri, botuar nga “Botart 2013”. E ka
quajtur “Djali i ëndrrës së vrarë”. Autorja, e cila prej vitesh jeton
në New York, SHBA, ka preferuar të sjellë një histori të romanizuar.
Emrat e personazheve realë i ka ndryshuar apo i ka sjellë me pseudonime,
por janë lehtë të identifikueshëm për lexuesin. “Djali i ëndrrës së
vrarë” është varianti i Janulla Rrapit mbi historinë e dashurisë së
djalit të saj, Renatos me vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Gresën,
një histori që sipas saj ka përfunduar tragjikisht. Sipas Rrapit, jeta e
tyre mori rrokullimën në momentin kur vajza e shkrimtarit mbeti
shtatzënë, duke u detyruar të abortojë me dhunë në muajin e gjashtë.
Historia ka ndodhur kut Renato Rrapi ishte në vitin e tretë në lice për
violinë, dhe Gresa Kadare në vit të dytë, në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Netë të gjata hetuesie, internim në Kosovë të Madhe, varfëri ekstreme,
rikthim në Tiranë e mbyllje në spitalin psikiatrik për Renaton. Për
gjithë pësimet në jetën e familjes së saj, Rrapi akuzon shkrimtarin. Nga
libri që pritet të dalë këto ditë në libraritë e kryeqytetit, janë
përzgjedhur disa fragmente, që tregojnë (gjithnjë sipas autores)
përplasjet me Kadarenë dhe pasojat në jetën e tyre.
***
E keqja filloi në një natë dimri. Ishin orët e vona dhe Janka, pasi kishe derdhur në arkën e ndërmarrjes së shërbimeve ku punonte paratë e xhiros që kishte bërë gjatë asaj dite të lodhshme pune, e mbledhur mirë e mirë me jakën e madhe të palltos së trashë, po çapitej e lodhur për në shtëpi… Hapi derën me çelësin e saj dhe u mundua të hynte brenda pa zhurmë, për të mos ua prishur qetësinë e filmit. Por, si lugat, i del përpara Nora me fytyrë të prishur. Pa pasur kohë të pyesë, ajo gati duke nxjerrë shkumë nga goja, zbrazi: -Ka ardhur ajo! -Kush ajo? -Ajo moj, Genta! Ka që pasdite që rrinë të dy turivarur në divan. As mua nuk m’i hedhin sytë. Presin të vish ti. Se ç’kanë, një Zot e di! Unë jam trembur për vdekje! … Nora skish të sosur, ndaj Janka e mbërtheu fort nga krahu dhe e shkundi: -Ç’thua moj, se më plase?! Rri këtu, të shoh çka ngjarë. I dha një të shtyrë me bërryl së motrës, e cila ishte bërë sa një grusht nga tensioni që kishte mbledhur gjithë pasditen… -Thuaja ti sat ëme,- foli e para Genta sapo Janka u duk në derë… -Ma… Genta është shtatzënë… -Çfarë?!,- gati sa s’ulëriu Janka… -Sa e keni numrin e telefonit të shtëpisë? Për Jankën kjo nuk ishte pyetje, por urdhër. Vajza shtangu, ndërsa e verdha e fytyrës po i merrte ngjyrën e një limoni të papjekur mirë. -E di mami këtë? Kjo ishte tamam pyetje. Një “jo” e mekur u dëgjua në atë dhomë që tashmë ishte bërë akull e ftohtë… Në një copë letër të mbledhur shuk në dorë Janka mbante numrin e telefonit të Shokut X… Në veshin e Jankës dëgjohej zilja që binte disa herë me radhë. Më në fund u dëgjua zëri i gruas së Shokut X, nënës së Gentës. Pasi u prezantua me një zë të plotë, Janka i tha shkurt se vajza e tyre ndodhej tek ata e ishte mirë që vetë ajo (e cilësoi, vetë ajo, dhe jo me Shokun X) të vinte e të bisedonte me të në shtëpinë e tyre, si dy nëna që ishin. Nga ana tjetër u shpreh miratim e u tha se do të vinte shumë shpejt.
* * *
Gruaja u shfaq në derë me po atë buzëqeshjen e saj të zakonshme, por e gjithë maska i ra, sapo pa të bijën ulur përballë saj. Gruaja simpatike, për të cilën flitej aq shumë në Tiranë për hiret që mbartte, për hijeshinë në veshje e për pamjen aq krenare, e kapërceu pragun gjithë ndrojtje. Përveçse e shqetësuar nga largimi gjithë ditën i vajzës nga shtëpia, duke mos e ditur se ku kishte shkuar, pasi ishin interesuar te të gjitha shoqet, madje i kishin telefonuar edhe mësueses kujdestare, me të cilën këto kohë plot shqetësime mbanin lidhje të ngushta, për të ndjekur lëvizjet e vajzës gjatë orarit të shkollës, gruaja dukej edhe e sëmurë. -E kam nga dhëmballa që kam hequr sot,- justifikoi gruaja pamjen e saj, që vërtet të vinte keq tek e shihje….. -Si thua, ç’do të bëjmë me këta tani?- guxoi e foli e para Janka, kur ata të dy u kthyen në kuzhinë. Gruaja gjithë kohës qëndronte e ngrirë, e përhumbur, e trembur, e pafuqishme, shumë më keq nga sa ishte e bija. Nuk mundi të përgjigjej menjëherë. Priti gjatë e dukej sikur ato që po mendonte po i thoshte edhe me buzën që i dridhej. Jankës i erdhi vërtet keq për të…
Fytyra e gruas sa vinte e skuqej, e të jepte përshtypjen sikur do të shpërthente nga çasti në çast. Pasi e mblodhi disi veten nga ajo rrufe që i ra në kokë, me një ton autoritar e plot mllef, iu drejtua Jankës: -Nesër eja nga ne të marrësh vesh përgjigjen, të bisedosh me tim shoq, se ai është kryefamiljari e unë nuk merrem me këto punë. Ai është babai dhe ai vendos për gjithçka! Këto fjalë asaj gruaje me aq personalitet e që adhurohej nga shumë njerëz, që njihej jo vetëm si gruaja e Shokut X, por edhe për sharmin e misterin që dukej se mbante, i dolën në pavetëdije. Ashtu edhe u la. Janka do të shkonte të nesërmen te shtëpia e tyre, shumë pranë së tyres, kur të dilte nga puna, aty nga ora nëntë e mbrëmjes.

No comments:
Post a Comment