Alfred Lela
Fotot në fillim ia behën nga “Hadi” i bodrumeve të Kryeministrisë, qoshkat ku pastrueset mbanin kovat e shtupat, taracat e ministrisë së Rendit e çdo skutë tjetër ku Rama me të tijtë futej, si dielli, edhe aty ku nuk hyn mjeku.
Edhe kur shtegtoi tri mijë milje larg, përtej Atlantikut, në New York ku sado i gjatë të jesh, prapë vetja mes qiellgërvishtësve të duket i vogël, Rama na shkruante me dritë. Sepse fotografi në fakt shkruaj me dritë do të thotë.
Nga pas e mban një fotografe të mirë boll, me një emër ngjethës gjermanik, Jutta. Në Tiranë ka lënë edhe dy D’Artanjanët e oborrit kryeministror dhe fugën e imazhit, njëkohësisht Cerber i portave të fjalës në qeveri. Gjithë ç’kemi kuptuar deri më sot është se vendi ka hyrë në erën dhe diktaturën e fotografisë.
Por, nëpërmjet një ose disa fotove, vjen edhe premtimi i parë i pambajtur i Edi Ramës. Pat thënë dikur, diku në dell të fushatës e në zell të premtimeve, se kurrë nuk do të më shihni që të mundohem të grumbulloj kapital politik të brendshëm duke publikuar foto me shtetarë të huaj. E bënte këtë si kundrapeshë ndaj photo op-eve të qeveritarëve të kohës, opozitarë të sotëm të cilët, ashtu si paraardhësit e tyre, shfrytëzonin çdo rast për një foto me Bush-in, Obama-n, Laura-n, Michele-n apo këdo tjetër me njëfarë rëndësie e njëfarë ndikimi, të paktën simbolik, në opinionin shqiptar.
Këtë javë të qëndrimit të kryeministrit Rama dhe delegacionit shoqërues në Shtetet e Bashkuara, kemi parë foto pas fotoje, ku si zakonisht shfaqen të gjera, të sikletshme e oportuniste buzëqeshjet ceremoniale të rastit e të radhës. Rama nuk ka mënuar t’i shpërndajë sa me Facebook e sa me Twitter, sigurisht duke i shoqëruar edhe me diçiturë ku shpjegohej (pa qenë nevoja) ngrohtësia e takimit dhe rëndësia e tij.
Në fakt, nuk ka ndonjë shkelje e as të keqe në këtë miriadë fotografike të kryeministrit të ri. Siç nuk ka të tillë as në pajtimin e firmës së Tony Blair për asistencë dhe lobim. Kundravajtje është kur këto gjeste i qesëndis dhe i shan te të tjerët për t’i bërë më pas vetë. Ka gjithashtu një tejkalim të sensit të masës në atë se kemi parë fotografi dhe jo punë. Për të mos thënë se ka edhe një gabim taktik të Ramës dhe stafit në përpjekjen për një samifrashëriadë të llojit Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet.
Celuloidi socialist na ka zbardhur deri më tash Shqipërinë siç ka qenë dhe siç është, duke edhe e retushuar me sa mundet realitetin e pamjes. Duke fotografuar ose shkruar me dritë të keqe mbi ngjarjet, vendet e personazhet. Përpjekja është për të ndërtuar një rrafsh zero të Shqipërisë, e sado pak punë të bëhet mbi këtë pothuajse reliev, do jetë më mirë se hiçi i paraqitur. Kjo mund të funksionojë, por mund edhe të krijojë një efekt bumerang duke i futur njerëzit në një pritshmëri jorealiste. Nëse e nesërmja nuk takohet diku me pritshmëritë, njerëzit do kthehen tek e djeshmja. Apo nuk e ka natyra njerëzore një predispozitë për reminishencë dhe djeshmëri që e bën të shkuarën të duket më rozë se mavia e Rilindjes.
Të gjitha mund të ndodhin, sepse siç thotë dikush potencialja ka më shumë gjasa se aktualja. Por aktualja është se ka mbërritur premtimi i parë i pambajtur i Ramës: në formën e një fotografie. Apo shumë të tillave.

No comments:
Post a Comment