Edi Rama hakmerret
ndaj ish-gruas së tij, Rudina Magjistari, duke i kaluar pronat e saj në
Durrës në administrim të Ministrisë së Brendshme.
Në
mbledhjen e fundit të qeverisë, Rama ka shfuqizuar vendimin që i kthen
familjes sw Rudina Magjistarit pronën si pronare legjitime duke e kaluar
atë nën administrimin e Gardës së Republikës.
Sipërfaqja
e tokës në fjalë është në Durrës dhe në vitin 2007, qeveria e djathtë
me kërkesë të Ministrisë së Brendshme miratoi një vendim për kalimin në
administrim të një sipërfaqe toke Gardës së Republikës. Kërkesa e
Ministrisë së Brendshme për kalimin e kësaj prone në administrimin e
Gardës së Republikës u bë pa dijeni të pronarëve të ligjshëm të saj për
shkak të problematikës të regjistrave të pronave.
Rreth
tre muaj më parë, me nisjen e aplikimit të sistemit spanjoll për
krijimin e hartës dixhitale të tokës, Magjistari interesohet pranë
zyrave të Hipotekës në qytetin e Durrësit për të marrë një çertifikatë
pronësie për sipërfaqen e tokës që zotëron ajo dhe familja e saj dhe aty
informohet që sipërfaqja në fjalë i ka kaluar për administrim Gardës së
Republikës nga Ministria e Brendshme.
Më pas, ajo ka bërë një kërkesë pranë instancave për të zgjidhur rastin në fjalë.
Pas
verifikimit të të gjithë dokumentacionit përkatës rezultoi se,
Magjistari dhe familja e saj ishin pronarë të ligjshëm të pronës në
fjalë.
Kështu,
pas verifikimeve përkatëse, Kryeministri Berisha shfuqizoi vendimin në
fjalë, duke i hapur rrugë rikthimit të pronës pronarëve legjitimë, në
rastin konkret Rudina Magjistarit dhe familjes së saj.
Vendimi
që tashmë është botuar në Fletore Zyrtare e bën Magjistarin pronare
legjitime të pronës, pasi ajo dhe familja e saj tashmë janë pajisur me
çertifikatën e pronësisë dhe të gjitha dokumentat e tjera ligjore që
konfirmojnë pronësinë e tyre.
Vendimi
që Rama miratoi për kalimin e kësaj prone në administrim të Gardës së
Republikës, përveçse është qesharak dhe dëshmi e hakmarrjes së tij
primitive nuk ka asnjë fuqi ligjore, sepse prona në fjalë ka pronarët e
saj legjitimë.
Por
ndërkohë, që ndaj Majgistarit ka vendosur të hakmerret, Edi Rama ka
tjetër standard me ish-gruan tjetër të tij, Delina Fico, pasi
bashkëshortin e saj, Bledi Çuçin, ai e ka emëruar ministër për Çështjet
Vendore, duke e futur në kabinetin e tij qeveritar dhe në radhët e
bashkëpunëtorëve të ngushtë.
No comments:
Post a Comment