Është
fëmija i parë i një familjeje të vogël borgjeze të Milanos. I ati,
Luigi, ishtë nëpunës i Bankës Rasini, ku punoi derisa u bë prokuror i
përgjithshëm. Nga martesa e tij me bashkëshorten Rossa Bossi,
ish-sekretare e grupit Pirelli, përveç Silvios lindën: Maria Antonietta
Berlusconi (1943) dhe Paolo Berlusconi (1949), gjithashtu një
sipërmarrës
.
Në
vitin 1954, Silvio mbaron gjimnazin “Sant Ambrogio” në Milano. Më pas
regjistrohet në Fakultetin e Juridikut Shtetëror, ku diplomohet me nota
maksimale në vitin 1961. Pas diplomimit nuk e kryen shërbimin ushtarak
dhe fillon biznesin duke blerë një tokë në fillim të viteve ‘60. Gjatë
kësaj kohe njihet edhe me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio, me të cilën
martohet në vitin 1965 dhe bën dy fëmijë: Maria Elvira (Milano, 10 gusht
1966), e cila është presidente e Fininvest dhe e grupit Arnold
Mondadori Editore dhe Pier Silvio (Milano, 28 prill 1969), i cili është
zëvendëspresident i Mediaset.
Në
vitin 1985 divorcohet nga Carla dhe zyrtarizon lidhjen e tij me
Veronica Lario, me emër arti Miriam Bartolini, aktore me të cilën
martohet në vitin 1990. Nga martesa me Veronicën ka tre fëmijë: Barbara
(Zvicër, 30 qershor 1984, e lindur gjatë kohës që ishte ende i martuar),
e diplomuar për filozofi, pjesëtare që në vitin 2003 e Këshillit
Drejtues të Fininvest. Fëmijët e tjerë janë Eleonora (Zvicër, 7 maj
1986) themeluese bashkë me Barbarën dhe 7 miq të tjerë të Fondacionit të
Bamirësisë “Milano Young Onlus” dhe Luigi (18 tetor 1988), i cili është
fëmija i pestë dhe i fundit.
Aktivitetet sipërmarrëse
Pas
eksperiencave punëtore rinore si këngëtar dhe argëtues në anijet
turistike bashkë me mikun e tij të ngushtë Fedele Confalonieri dhe si
shitës ambulant i fshesave me korent bashkë me mikun e tij Guido Possa,
filloi aktivitetin si agjent imobilar dhe në vitin 1961 themeloi
“Kantierët e bashkuar milanez SRL”, bashkë me ndërtuesin Pietro Canali.
Terreni i parë që kanë blerë është në rrugën Alciati në Milano falë
garancisë së bankierit Carlo Rasini (titullar dhe bashkëthemelues i
Bankës Rasini në të cilën punonte i ati i Berlusconit).
Në
vitin 1963 themeloi “Edilnord Sas” në të cilin ishte partner i Carlo
Rasinit dhe biznesmenit zvicerian Carlo Rezzonico. Në këtë kompani,
Carlo Rezzonico furnizote kapitalet me anë të kompanisë financiare
“Finanzierungsgesellschaft für Residenzen AG” në Lugano. Një pjesë e
kapitaleve anonime të kompanisë financiare zviceriane depozitoheshin në
Bankën Ndërkombëtare të Zyrihut, tërhiqeshin nga Edilnord me anë të
Bankës Rasini.
Në
vitin 1964, kompania e Berlusconit hap një kantier në Brugherio për të
ndërtuar një qytet model prej 4000 banorësh. Lagjet e para ishin të
përfunduara që në vititn 1965, por nuk shiteshin me lehtësi. Në
vitin 1968, lind “Edilnord Sas e Lucia Borsani e C.” (kushërira e
Berlusconit), përgjithësisht e njohur si Edilnord 2, duke blerë 712 mijë
m2 terren në komunën e Segrate, ku do të lindi Milano 2 në sajë të koncensioneve ndërtimore të marra në vitin 1969. Në
vitin 1972 u likuidua totalisht Edilnord dhe u krijua “Edilnord Qendra
Rezidenciale Sas e Lidia Borsanit”, e cila ishte gjithashtu partnere e ’Finanzierungsgesellschaft für Residenzen AG” të Luganos.
Në
vitin 1973 themelohet Italcantieri, fillimisht si Srl dhe me pas Spa në
vitin 1975, me Silvio Berlusconin si president. Kapitalet ishin të
financuara nga dy garante zviceriane te kompanisë “Cofigen”, e lidhur me
financierin Tito Tettamanti dhe me Bankën Italiane të Zvicrës. Në të
njëjtin vit, falë avokatit Cesare Previti, Berlusconi blen me një çmim
të favorshëm vilën San Martino në Arcore dhe disa terrene përkatëse.
Prona i shitet nga Annamaria Casati Stampa nga Soncino, trashëgimtare e
një familjeje të vjetër fisnike lombarde, e mbetur jetime në vititn 1970
dhe në vështirësi financiare për shkak të borxheve bankare.
Në
vititn 1974 themelohet “Imobiliare San Martino” në Romë e administruar
nga Marcello Dell’Utri (mik i ngushtë i Berlusconit që në vitet e
Universitetit bashkë me Fedele Confalonieri), me anë të financimit të dy
garantëve të Bankës Kombëtare Punëtore (BNL). Në vititn 1977, për të
kurorëzuar suksesin e tij të gjerë në fushën e biznesit, Silvio
Berlusconi emërohet si “Zotëri i Punës” nga presidenti i Republikës,
Giovanni Leone. Në janar të vitit 1978 likuidohet përfundimisht edhe
“Edilnord” për t’i dhënë jetë “Milano 2 Spa”, e themeluar në Segrate nga
shkrirja me “Imobiliare San Martino Spa”
Televizioni
Pas
eksperiencës së tij në fushën e biznesit, Berlusconi e zgjeron rrezen e
tij të biznesit edhe në sektorin komunikativ dhe mediatik. Në vitin
1976 seanca gjyqësore nr.202 e Gjyqit Konstitucional i hap rrugën e
investimit edhe sektorit privat në fushën e telekomunikacionit, deri në
atë kohë e mbuluar vetëm nga shteti. Në vitin 1978 blen nga themeluesi
Giacomo Properzi, Telemilano, një televizion kabllor, i cili operonte që
në vitin 1974 në zonën rezidenciale Milano 2. Shoqërisë më vonë iu dha
emri “Canale 5”. Në vitin 1982, rrjeti zgjerohet duke blerë edhe “Italia
1” dhe “Rete 4” në vitin 1984 nga grupi Mondadori. Në këtë mënyrë,
grupi arrin të rrëzojë monopolin televiziv “RAI”. Në vitin 1990 Ligji
Mammi i lejon Berlusconit të transmetojë në nivel kombëtar programet
radio televizivë kombëtarë privatë. Në vitet vijuese grupi përhapet edhe
në Evropë: në Francë themelon “La Cinq” (1986), në Gjermani “Tele 5”
(1987), në Spanjë Telecinco (1990).
Në
fushën mediatike ai është publikuesi më i madh italian në fushën e
librave peiodikë, duke qenë aksionisti kryesor i Mondadori, më pas bleu
Tv Sorrisi e Conzoni dhe disa shtepi diskografike më të vogla si: Elemond, Sperling & Kupfer, Grijalbo, Le Monnier, Pianeta scuola, Edizioni Frassinelli, Electa Napoli, Riccardo Ricciardi dhe Poseidona.
Në fushën e distribuimit audioviziv, Berlusconi ka qënë ortak prej
vitit 1992 deri në vitin 2002, nëpërmjet Fininvest, i “Blockbuster
Italia”. Gjithashtu kontrollon edhe grupin “medusa Cinema”.
No comments:
Post a Comment